Trashëgimia Kulturore i ngjan një plage të madhe mbetur në trupin e kulturës shqiptare, që të gjithë dashamirët e saj e ndjejnë në trupin e tyre. Ata që janë me ta, thjesht e mjekojnë këtë plagë për ta lehtësuar, kurse fjalamanëve u pëlqen që ajo vazhdimisht të kullojë…Për fat, diçka po mendohet dhe po projektohet nga dikasteri i Kulturës për një të ardhme që na takon të gjithëve…
Nga Ben Andoni
Fjala Trashëgimi Kulturore përmendet kaq shumë në vitet e fundit dhe po luhet kaq shumë me konceptin e saj, saqë njerëzit e zakonshëm e kanë gjithnjë e më të vështirë t’i kuptojnë strukturat e saj ose pse flitet kaq shumë për punën e tyre. Pa u kthyer pas në koncepte dhe përpjekje për të cilësuar se kush është në të vërtetë roli i Trashëgimisë Kulturore për një vend (që pak a shumë dihet ose ndjehet), do duhet të përshkruhen disi strukturat e saj dhe pse është kaq kakofoni në ditët e sotme me zërat e strukturave të saj. Një e tillë, saqë titullarët e rinj të Ministrisë së Kulturës e kanë të vështirë të orientohen në këtë xhungël të paparë me organizma, pretendime arkeologësh, specialistësh monumentesh etj. dhe fjalëve e fjalëve pandalim. Përplasjet më të mëdha, sot, po ndodhin me amullinë e kërkimeve arkeologjike dhe vazhdimit së punës së tyre (gjetjeve) për konservimin nga ana e Institutit të Monumenteve. Ky është një aspekt. Aspekti i dytë është hierarkia e projekteve. Në Shqipëri ndodh një paradoks, ku oponenca e projektit i bëhet më e madhe në bazë sesa në strukturat më të larta, ku prezupozohet se janë personazhe më të përgatitur dhe shumë më të ashpër profesionalisht për oponenca të tilla.
Si procedohet
Zakonisht, projektet e gërmimeve arkeologjike me qëllime kërkimi shkencor, të cilat tradicionalisht i kryen Instituti i Arkeologjisë (IA) (teorikisht edhe universitetet e tjera), procesi fillon në Institutin e Arkeologjisë, ku kërkuesit paraqesin projektet në departamentin e tyre përkatës (Prehistori, Antikitet dhe Antikitet i Vonë dhe Mesjetë). Nëse do aprovohen këtu, atëherë, ato kalojnë menjëherë për aprovim në Këshillin Shkencor të Institutit të Arkeologjisë. Ky Këshill i paraqet pastaj këto projekte në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë (KKA) në MTKRS (sot Ministria e Kulturës). Ajo që kanë treguar realitetet vitet e fundit është se në këtë instancë të fundit vendimet merren pa një oponencë të fortë. Kurse, projektet e tjera të natyrës preventive që kanë lidhje me vepra publike apo private kalohen në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë nga ASHA. “Për Amantia oponenca më e fortë është bërë në Departamentin tim të Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës. Më pak në Këshillin Shkencor të Institutit të Arkeologjisë dhe fare në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë”, do na thoshte arkeologu Elio Hobdari kur hulumtonim grabitjet në Amantia.
Çdo të thotë kjo? A ka një kakofoni zërash, që e humbin të gjithë përgjegjësinë e një pune të madhe apo thjesht e gjitha çfarë ka ndodhur është një mosefikasitet i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Në të vërtetë, nga ajo që ka dalë, dhe që tani flitet më kthjellët është se në kaq vite që ai ekziston nuk ka mundur të jetë kurrë një autoritet realisht vendimmarrës. Kuptohet se në praktikë Instituti i Arkeologjisë bën po atë gjëra që ka bërë edhe më parë, megjithëse në letër i mungojnë kompetencat që gëzonte dikur. Sot, me çfarë nënkuptohet nga përplasjet e vazhdueshme apo nga lloj-lloj personazhesh që bëjnë show: aprovohen projekte pa u pasur të qarta pasojat e kësaj pune. Ç’do të thotë, më thjeshtë? Shpesh hapen dhe gërmohen objekte pa ditur pasojat, p.sh. se nuk ekzistojnë fonde për t’i ruajtur, apo se banorët dhe keqbërësit mund t’i vjedhin apo se nuk ka fare mundësi që këto të konservohen. Këtyre u shtohet edhe fakti se puna me një monument s’lidhet vetëm me konservimin, ruajtjen, zhvillimin e këtij objekti, por edhe e një të ardhme turistike, perspektivën e kërkimit më të thelluar në sit edhe pas përfundimit të një projekti etj. Rasti i Dervenit e tregon më së miri një gjë të tillë. U hap nga Arkeologjia, por po të rakordohej më mirë me Monumentet dhe këta të ishin më të përgjegjshëm për rëndësinë e këtij objekti, atëherë nuk do të humbisnin për fare afresket e shekullit të XIV.
Dhe zbulimet
Skema, në rastet kur jemi para një zbulimi, është edhe më e ngatërruar për njerëzit. Por një gjë kuptohet qartë se mbivendosjet e kompetencave dhe vonesat në bashkëpunime të institucioneve prishin shumë punë…Një nga idetë e Kumbaros është se që këtej e tutje drejtoritë rajonale të kulturës kombëtare (DRKK) duhet të jenë më aktive dhe më kompetente në kryerjen e detyrave të tyre. Ministria e Kulturës ka filluar një ide disi globale për rrudhjen dhe bërjen e tyre më fleksibël. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se në kushtet e Shqipërisë është e vështirë të pretendohet për një nivel të lartë profesional nga drejtoritë lokale. Në shumicën e rasteve ato kanë shpërpjestim të strukturave që punojnë në raportin studiues-punëtorë. Apo më keq akoma, në disa raste kanë shërbyer si vende strehimi militantësh. Të kujtojmë se kohë më parë një nga drejtoritë rajonale kryesore, ajo e Tiranës, ishte fole militantësh (Kur i kërkuam njërit prej punonjësve të Drejtorisë së Tiranës, që na e ka referuar këtë lajm, ai na ankohej për këtë se mund ta largonin). Si për ironi, jo pak herë, personazhet që flasin dhe pretendojnë ndryshimet në media, janë bash ata që edhe i kanë bërë këto.
Duke u kthyer në argumentin tonë: Në kushtet më të mira apo në rastin më të volitshëm, gjithnjë bëhet një njoftim i shoqëruar me propozimin për vënie në mbrojtje të monumenteve. Dhe për hir të së vërtetës, asgjë më shumë se kaq nuk shtohet në shumicën e rasteve. Teorikisht, kur i pyet specialistët, të thonë se nuk ka mbivendosje kompetencash por thjesht pasivitet dhe një tendencë për të ecur për inerci sipas skemash të vjetra. Sërish, kjo është e mirëkuptueshme nga ndryshimet e herëpashershme, që kanë ndodhur, apo ngaqë institucionet në ditët tona janë të tjera ose kanë kompetenca të rishikuara. Sot, e kësaj dite, për publikun dhe sidomos për gazetarët që janë lajmëtarët e parë, është e pamundur të dihet se kush autoritet duhet të ketë tagrin të bëjë vlerësimin paraprak profesional të një monumenti të porsazbuluar. Instituti i Arkeologjisë nuk e bën, pasi pretendon se nuk e ka për detyrë të sajën. Te Monumentet pretendohet se nuk ka specialistë të mirëfilltë për monumente antike, ndërsa drejtoritë rajonale nuk janë të afta dhe nuk e ndjejnë ndoshta për detyrë ta bëjnë megjithëse janë administratorë të pasurisë arkeologjike të zonës që mbulojnë, thotë një specialist i vjetër që nuk do të identifikohet.
Ndryshimi
Ideja për t’i mbledhur Drejtoritë rajonale nga ana e ekipit të ri të MK-së duket tepër i arsyeshëm. Kjo do të thotë se në një vend kaq të vogël, kur sot mund të arrish brenda gjysmës të ditës çdo ekstrem të Shqipërisë, të krijosh sërish bërthama njësoj si drejtoritë ekzistuese rajonale është tejet e tepruar. Ndaj, ato do rrudhosen. Ajo që të shkon ndërmend, në këto raste, është e menjëhershme: Po si bëhej atëherë në kohën e diktaturës? Përgjigja është e thjeshtë: Nuklat e asaj kohe kanë kohë që janë zhdukur, për faktin se nuk mund të ekzistonin më si atëherë, por edhe pse kanë pësuar reforma pas reformash. Plaga e vërtetë, pra, mbetet në Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare. Atje mungon informacioni i detajuar për monumentet, që do të ishte si një kartelë mjekësore, ku do të hidhej sistematikisht informacioni me projektet për to, vërtetimet për punët e kryera, apo edhe shënimet e informacionet periodike të mbledhura nga lëvizjet në terren apo forumet dhe individët e ndryshëm që denoncojnë.
Çfarë mund të bëhet
Znj. Kumbaro, titullarja e re e Dikasterit, ka menduar që fillimisht, ndryshe nga paraardhësit e vet, të zhytet me kokë në një thellësi ujërash të ndotur, ku pak kanë begenisur të shkojnë. I ka marrë rast pas rasti problemet, duke dashur që pas njohjes ekstreme të ndajë disi dhe përgjegjësinë. Deri më tani është bërë e ndërgjegjshme se me këtë hapësirë dhe me edukimin e pakët të publikut, por edhe me dashakeqësinë e madhe që është kudo për monumentet, lufta është gati si e Davidit. Më e shumta është me pseudot që bërtasin dhe nuk afrojnë alternativa. Apo të tjerë që për çdo gjë dalin dhe bëjnë bujë mediatike, për interesa të look-ut të tyre. Kjo e ka bërë publikun, që i do monumentet disi të tërhequr, kur kujton se çdo denoncim i bërë për një shkatërrim monumenti, arkivohej deri më tani pas… 3 muajsh me motivacionin e thjeshtë për mospasje fajtori. Ministria e Kulturës duket se e ka marrë seriozisht si sensibilizim dhe kjo duhet përkrahur. Anipse, asaj vetë, do t’i duhej që këto struktura që e rrethojnë, duhet të bëjnë menjëherë inventare të të gjithë muzeve dhe depozitave të objekteve arkeologjike, etnografike etj., dhe t’ia përcjellin edhe asaj vetë, me kopjet përkatëse në Tiranë. Të paktën, lista objektesh me matrikull dhe me përshkrime, që do të rrisin sensibilizimin e punës dhe mundësinë e hartimit të politikave inkurajuese nga MK-ja. Hë për hë, për të pasur kartela për çdo gjë, duket hipotetike. Plaga është e madhe dhe ende njerëzit e kulturës janë duke u kujdesur për të, që të gjejnë pak mbështetje nga dashamirët. Por, lufta, sapo ka filluar dhe është e gjatë. Ajo s’i ngjan madje asfare edhe asaj luftës mediatike që kryeministri i ri e shpalli aq me zhurmë.
TE THEMI ATE QE ESHTE NUK KEMI KULTUREN E DUHUR PER TE RUAJTUR MONUMENTET E KULTURES, NUK E KEMI PASUR AS PERPARA 1990. GJERMANIA U BE HI GJATE LUFTES SE DYTE DHE U NGRIT ME KEMBE SAKAQ. NE NUK E KEMI PASUR NE THUA DHE ENDE NUK E KEMI KULTUREN. XHAXHI ENVER HARXHONTE PARA PER KULTUREN POR DUHEJ TE BEHEJ SI THOSHTE AI DHE KJO NUK MUND T”IA FUSTE NE SHPIRT POPULLIT KULTUREN. EDHE AJO QE E PARA TE ISHTE STUDIMI I MARKSIZE- LENINIZMIT E CORODITI KETE POPULL, ASHTU SI MUNGESA E LITERATURES BOTERORE PER NJERIUN E THJESHTE E VARFERIA. kUR U PRISHEN KISHAT NE NJE FSHAT ANDEJ NGA PRESPA NJE FSHATAR KISHTE MARRE NJE IKONE PER TA BERE DERE PER KOLIBEN E DERRIT. kJO TREGON SE AI NUK BESONTE, PASOJE E KOMUNIZMIT, ISHTE I VARFER SA NUK GJENTE ASNJE DERRRASE, PASOJE E KOMUNIZMIT, DHE NUK KISHTE AS NJE KULTURE MINIMALE PER TE MENDUAR QE PER TA BERE ATE FIGURE SHENJTORI ISHTE HARXHUAR MUND DHE PUNE, PASOJE E KOMUNIZMIT. HARROVA QE EDHE NDONJE QE I PIKONTE ZEMRA PER KETO MARRI KISHTE FRIKE TE FLISTE
O Ben Andoni,
KKA ka anëtarë nga IA dhe nga IMK. Nuk i merr vendimet ASHA por KKA (janë 11 anëtarë në krye ka 3 anëtarë janë nga IA) bashkë me profesorët e saj të tredhur qe kane frike te thonë fjalën e tyre, ne çdo rast kur profesorët e IA kane qene kundër ne KKA, nuk është miratuar ASGJE. Informohu me mire nga ana administrative, puna e gërmimeve klandestine është problem kontrolli mbi territorin dhe nuk janë arkeologet qe kontrollojnë por policia e shtetit se bashku me komunën apo bashkine qe është përgjegjëse direkte…. probleme te gërmimeve nuk ka vetëm në Amantia ku gërmon Elio por edhe ne Cakran, Korçe, Selcë gjithandej..dhe ta dish i dashur se IA i miraton vetë projektet e veta qe ne shumicën e tyre janë skandaloze pasi bëjnë gropa ngado i kane pa rilevim, pa gërmuar asnjë kompleks te qarte…
Rasti i Dervenit, ka pasur një marrëveshje të shkruar midis IMK dhe IA për atë punë ku IA bënte gërmimin kurse IMK konservimin, problemi është se drejtorët e atëhershëm nuk i çuan paratë ne destinacionin e duhur por ne xhepat e tyre.
Ne KKA i dashur miratohen vetëm projektet e infrastrukturës dhe jo projektet e IA. Strategjia e gërmimeve behet nga qeveria se për çfarë qëllimi do kenë, pra turizëm apo shkence dhe jo nga IA, sepse po te jete për IA ajo bën gërmim qe nuk kane asnjë qellim për turizem, gjoja per te mbushur boshllëqe historike por ne fakt i bën ku do qejfi si psh ne Amantia, Koman apo ne Apoloni ku hapen vetëm gropa dhe nuk është germuar kurrë një insul me Banesa romake, pra i dashur këtu problemi është vetë IA.
Jam dakord me Kumbaron, DRKK te kthehen ne profesionale, dhe kjo vjen avash – avash dhe me kohe, duke i futur njerëzit me shkollën e duhur dhe duke i trajnuar vazhdimisht nga qendra.
Vlerësimet për shpallje monumentesh ne gjithë boten i bëjnë DRKK, euforite ne rastin e Greqisë. Ato propozojnë, por edhe individë dhe te gjitha drejtoritë ne sistemin e trashëgimisë. Ministria mund te ngrejë një grup ekspertesh për vlerësimin e vlerave qe ka një monument.
Do alternativa ti Beno se bashku me ministren,
Këto janë:
1. Forco drejtoritë rajonale mbi baza profesionale dhe jo militantesh,
2. Vendosu detyra te qarta si krijimin e një databaze për trashëgiminë kulturore, evidentim te gjitha ndërhyrje qe janë bere dhe duhen bere, evidentim problematikash, etj
3. Vendosjen e një raporti te qarte me punëtor, restaurator, teknike, dhe arkeolog ne DRKK
4. Jepu status shkencor IMK, DRRK dhe ngri profesionalizmin, kërkohu njerëzve brenda saj kualifikime dhe jepu mundësi te kualifikohen
5. ASHA te bashkëpunoje me IMK, DRRK dhe IA ne fushën e arkeologjisë preventive,
6. IA të caktoj strategji te qarte gërmimesh dhe kërkohu llogari se ku po gërmojnë çfarë gërmojnë dhe shtohu staf shkencor sepse e kane lënë vetëm me njerëz qe vegjetojnë
7. Vendos raport bashkëpunimi te qarte gjate gërmimeve arkeologjike midis IA dhe IMK, ku te jete restauratori i cili te kuptoj monumentin gjate gërmimit ne mënyre qe te mos bej gabime trashanike gjate restaurimit.
8. Vendos penalitete ne ligjin e trashëgimisë për dëmtimet qe kryhen
9. Profesioniste nuk mund te ketë kur nuk funksionon universiteti, duhet te ketë ngritje profesionale te gjithë institucione dhe një lidhje vertikale student – specialist – profesor, gjë qe nuk funksionon sot sepse profat tanë nuk marrin pothuaj fare studente.
Edhe një këshillë, për ministren dhe për ty, kur te behet reforma është mire te ketë tavoline pune ku te jene te thirrur te gjithë specialistet, pa përjashtim, nga IMK, ASHA, IA, DRKK, Fakultet. Tu dëgjohet zëri te gjithëve dhe reforma del me e plote me gjithëpërfshirëse dhe dalin dhe gjera me vlere. Mbledhjet nuk duhet te jene ne baze preferencash personale për individë te caktuar qe këshillojnë, njerëz afër qeverise…
Hajt tung
Trashegia kulturore nuk eshte vetem tek monumentet dhe zbulimet arkeologjike.
Eshte jashtezakonisht me e gjere dhe me e pasur.
Duke qene se trashegimia kulturore dhe historike eshte nje pasuri e pacmuar qe i perket ne thelb ne radhe te pare kombit tone dhe me gjere njerezimit atehere ajo duhet te evidentohet qarte dhe ne menyre shkencore.
Prandaj del e domosdoshme krijimi i nje vizioni te qarte ne lidhje me nxjerrjen ne pah te thesareve kulturoro-historike qe ruhen nga shqiptaret.
Gjithashtu duhet te gjenden mekanizmat qe edhe koleksionistet te ekspozojne ne menyre te qarte, shkencore,te sigurte dhe me perfitime reciproke objektet e tyre me vlere.
I nderuar Z. Andoni,
Artikujt tuaj janë gjithmonë shumë të sakta dhe më vjen mirë që dikush ka filluar dhe shpjegon për publikun mekanizmin absurd që ekziston në Shqipëri për këtë lloj pasurie kombëtare. Saktësia e artikujve tuaj vjen edhe sepse ju informoheni tek profesionistë të vërtetë që punojnë çdo ditë dhe jo disa personazheve, të cilët janë bërë të njohur vetëm se dalin neper media. Ajo ç’ka keni harruar të thoni është që IA varet nga Ministria e Arsimit ndërsa IMK dhe DRKK-të varen nga Ministria e Kulturës. Pjesa më e madhe e këtyre specialistëve shpesh kanë mëri ose interesa personale midis tyre, të cialt pasqyrohen në vendimet që merren.
Rasti i Derventit që përmendët është një rast i pastër lekësh, ku kisha nuk i dha specialistëve (Edlira Çaushi-ish Drejtoresha e IMK) të IMK shumën e madhe prej disa miliona lekësh që kërkonin dhe ata në mënyrën më të pashpirt e lanë këtë pasuri të jepte shpirt në mëshirë të fatit. Tani një ndër personat përgjegjës Edlira Çaushi do të jetë pedagoge për Arkeologjinë dhe Trashëgiminë në UT (Fakultetin e Historisë dhe i Filologjisë), e cila do të përgatisë së shpejti xhelatët e ardhshëm.
Ju lutem shkrauni sa më shpesh.
Edlira Çaushi do te bente mire te sqaronte historine e financimit te dubluar te kishes se Badhdrenit ?
Zoti Andoni!
Bëni shume mire qe terezisni keso shkrimesh sepse i ndriçoni mendjen miletit, por a do te ishte me mire ta mirrje me vehte ministren Kumbaro e te vizitonit pak germimet “shkencore” ne nekropolin dhe kalane e Lezhes nga shkencetarja albano-franko-italiane ? Shikoni aty se si jane lënë varrezat e germuara dhe i gjithe siti: GERMO-SKICO-BOTO DHE MOS KONSERVO!
Derrat e fshatarëve do te kene vend ku te kalojne kohen e lire, mbas asaj batërdie! ?
Si mund te mbrohet trashegimija Bizantine Orthodokse nga nje shtet ateist me popullisi qe shumica jane muslimane pa trashegimi????
Ky “Asdreni” eshte me injoranti,me hileqari dhe me ateisti qe kam njohur. Sepse nuk kerkon, as reforme, as ndryshim situate, rregullash dhe ligjesh, por kerkon te ndrroje popullin shqiptar “musliman” me ndonje popull tjeter. Po pse mor zoti “zoteri”, qe fshih emrin pas nje emri te madh, pse nuk u del zot kesaj trashegimi “bizntine orthodokse” Kisha Orthodokse, (se nuk behet fjale per “auteqefali”)!? Pse i shpenzon energjite dhe fondet duke ndertuar kisha betoni dhe varreza fantazmash ne Memaliaj, Permet, Kelcyre Tepelene, Gjirokaster, Sarande, Himare, etj etj, dhe nuk bashkepunon me shtetin shqiptar dhe institucionet shqiptare, qe kjo pasuri qe i perket ketij populli SHQIPTAR, jo vetem te ruhet, jo vetem te restaurohet, por edhe te kthehet ne funksionale per besimtaret orthodoks shqiptar!? Kulturen dhe trashimine do ta bejne dy kategori njerzish: profesionistet dhe pasionantet. Nuk mbahet gjithe kjo pasuri e jashtezakonshme shperndare ne çdo cep te vendit me roje 24 oresh, por me dashuri dhe pasion. Kultura dhe trashegimia jane te shqiptareve, koha eshte e hajduteve dhe maskarenjeve, ka thene nje burre i mençur Shqiperie. Nuk behet reforma, aq me teper ne kulture dhe trashegimi, me militante, hajdute, maskaren dhe kusherinj. Ok?
Jam plotësisht dakord që ngrihet me të madhe problemi i trashëgimisë kulturore, sepse është një nga pikat kryesore të identitetit të një kombi, së bashku me kulturën.
Kur flasim për trashëgimi kulturore, mendoj se nuk duhet të përqendrohemi vetëm tek gërmimet arkeologjike, të cilat për mendimin tim kanë një vlerë kolosale, por duhet të kthejmë sytë edhe nga trashëgimia shpirtërore dhe ajo materiale, e cila deri tani është lënë pothuaj fare në harresë.
Duke folur për këtë problem, dua të theksoj, se pas viteve ’90 u bë një masakër e vërtetë në kulturën materiale, pas shkurtimit të institucioneve kulturore në bazë -ish kooperativa bujqësore. Të gjitha këto shtëpi kulture kishin një pasuri të madhe të kësaj lloj kulture që nga veshjet popullore origjinale të krahinave që përfaqësonin e deri tek imtësitë më të vogla. Ku shkuan? Le të mbetet enigmë për faj të strategjisë kulturore të asaj Ministrie të asaj kohe. A mund të gjenden? Mendoj se jo, sepse një pjesë e tyre mund t’i gjesh nëpër muzeumet e Europës dhe ndoshta dhe të botës, duke përvetësuar autenticitetin e tyre. Kaq e domosdoshme ishte që nëpër institucionet kulturore pas viteve ’90 të strehoheshin kryetarët e komunave, apo të bashkive të atyre krahinave, duke mos mbajtur mbi supe asnjë lloj përgjegjësie për ato vlera që mbanin brenda këto institucione? Ky është gabim i pafalshëm dhe papërgjegjshmëri totale e atyre ministrave që e ideuan dhe zbatuan këtë katastrofë. Ishte një keqdashje dhe e qëllimshme, që çdo gjë do ta fillonin nga zeroja. A mund të fillosh nga zero kulturën e një kombi? Pra këtu fillon katastrofa e parë e duke vazhduar më tej me muzeumet, të cilat mbnin atë pak histori të krahinave, pavarëshisht politizimit që mund të ishte në to. Mund të bëhej përzgjedhja. Po dhe ato i mori lumi. A mund të lihen vlera të tilla si Kullat e Dervish Aliut në Dukat fshat, të rrënohen e të shkatërrohen duke mos mbetur as nam e as nishan? Ky është vetëm një shembull midis dhjetra e qindra, ndoshta edhe mijrave shembujve të tillë. Heqja e atyre mikrorrogëtarëve ishte thjesht për shkatërrimin e kësaj trashëgimie kulturore. Pa le, pastaj të flasim për trashëgiminë shpirtërore, e cila deri tani është përdhosur, në emër të disa shoqatave kulturore, të cilat nuk e kanë as në statutet e tyre mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por janë vet ata që e kanë përdhosur. A mund të vihet dorë mbi këngën e bukur himarjote duke e shpërfytyruar e bastarduar, si në rastin e këngës ” Marikë, moj”, nën emrin e turbofolkut? Mendoj se lënia totalisht në vartësi të pushtetit vendor të institucioneve kulturore, nuk sjell gjë tjetër, veçse rrënimin e tyre. Pse të mos ketë një vertikalizim të këtyre institucioneve? Kështu si po veprohet këto institucione do të humbasin, jo vetëm qëllimin e tyre përse janë ndërtuar, por do të humbasin edhe emërtesat, sepse do të vijë një ditë që do të kthehen, pa e vulgarizuar në supermarkete për të krijuar të ardhura Bashkitë, paçka se në ato nstitucione janë vlera të mëdha të artit në dekada të tëra.Lënia vetëm në vartësi të pushtetit lokal do të sjellë rrënimin e tyre, siç u bë me kinematë e shumë qyteteve, ashtu siç përmendën më lart e pastaj do të themi: a ka patur teatër ndonjëhetë ky qytet, ashtu siç themi sot se ku ka qenë kjo apo ajo kinema? Trashëgimia kulturore është një temë e gjerë dhe nuk mund të thuhet as një shkrim e koment e as në dhjetra të tilla. Për këtë duhet njerëz profesionist, të dashuruar pas kësaj pune, pasionantë dhe jo militantë, siç është bër deri tani, sepse ende ka akoma nga ata njerëz specialistë që mund ta kryejnë shumë mirë atë punë. Përsa i përket kërkimeve dhe gjetjeve arkeologjike, shpreh mendimin, se do të ishte mirë që ato gjetje të konservoheshin në atë vend ku janë gjetur, këtu flitet për qytetet e mëdha antike, si Amantia, Oriku e të tjera, të cilat do të shërbenin shumë mirë edhe për turizmin kulturor dhe të mos ndodh, siç ndodhi me varrin e çifutit në Amantia që pasi u gërmua, pastaj u dhunu, se ishte i pambrojtur. Pra, duhet një politikë e hollë kulturore në këtë drejtim dhe e studiuar imtësisht.