Hapet sot ekspozita "Udhëtimi" e piktorit George (Gjergj) Pali

28 Tetor 2013, 12:45Kulturë TEMA

Nga data 28 Tetor 2013, ora 18.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve në sallën e ekspozitave të përkohshme do të hapet ekspozita e piktorit George (Gjergj) Pali (lindur 1957) me titull “The Journey / Udhëtimi”.

George (Gjergj) Pali i përket brezit të artistëve shqiptarë që u diplomuan gjatë viteve tetëdhjetë në Institutin e Lartë të Arteve (ILA) në Tiranë.

Në vitin 1988 ai arratiset nga Shqipëria. Sot ai jeton si artist i lirë në SHBA, në Stamford, Connecticut.

Në këtë ekpozitë, e para e tij në Galerinë Kombëtare të Arteve, ai paraqitet me një numër pikturash në vaj të prodhuara kryesisht vitin e fundit në studion e tij.

Vladimir Myrtezai, kurator i ekspozitës, shprehet se “Krijimtaria e George Palit karakterizohet nga nje kërkim artistik intensiv i cili tregon rrugëtimin e piktorit me një fantazi të pasur, duke kombinuar zhanret e pikturës dhe kolazhit. Puna e Palit mbahet në dy kolona kryesore: në një reminishencë të nënndërgjeshme të artistit që ka lidhje me muzikën, të cilën ai shpesh e kthen në një formë tejet të instrumentalizuar në tablotë e tij, dhe së dyti, në një kolonë tjetër, që buron nga një udhëtim nën traumë i autorit ku shpesh ai i drejtohet zanafillës së jetës duke e përshkruar atë me një humor tragjik të hapur në pikturat e tij”.

1 komente në “Hapet sot ekspozita “Udhëtimi” e piktorit George (Gjergj) Pali”

  1. kot says:

    George apo Gjergj se nuk po e kuptoj mire?
    Po u quajt ne pasaporte George vari teneqet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje