Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore u mblodh sërish ketë muaj për të diskutuar një sërë problematikash të fushës.
Qëllimi i takimit kishte të bënte me prezantimin e Forumit të Trashegimisë, si një zë dhe opinion intelektualësh, pa bindje politike, por me dëshirën e mirë në mbrojtje të Trashëgimisë sonë kulturore.
Takimi theksoji idenë se ky grupim vullnetar do të vazhdojë të jetë një Forum aktiv në mbrojtjen e këtyre çeshtjeve, pavarësisht ikjes se një qeverie apo një ministri.
Në veçanti Forumi i Trashëgimisë është shumë i shqetësuar për situatën ku ndodhet Shtëpia ku u shpall Republika e Korçes dhe takimi i mbrëmshëm u përqendrua me shumë në këtë pikë.
Në mbarim të këtij takimi ku ishin shumica e anëtarëve të saj u ra dakord që Forumi ti bënte publike konkluzionet që dolën nga ky takim.
1. Shtëpia e Republikës në Korçë (informacionet janë që është rrafshuar tërësisht, dhe janë hequr prej aty dhe gurët. Bazuar ne ligjin për trashëgiminë, duhet që kjo shtëpi, te ribëhet sikurse ishte). Për këtë duhet të shprehet edhe Ministria e Kulturës
2. Anulimi i ligjit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, që automatikisht, ka vendosur për prishjen e Piramidës.
3. Rivendosjen në listën e objekteve Monument Kulture, të të gjithë atyre objekteve qe janë hequr gjate këtyre viteve nga lista
4. Forumi gjatë funksionit të tij, ka ngritur një varg kauzash, të cilat kanë pasur edhe ndjeshmëri të madhe publike. Forumi i Trashëgimisë do ti kërkojë Ministrisë se Kulturës që të bejë publike të dhëna, argumente e informacione, se si do të ndiqen tani e në vazhdim këto çështje me ndjeshmëri të lartë. Në veçanti informacion publik për shpenzimet e taksapaguesve shqiptare që janë përdorur në restaurime se ku kanë përfunduar këto investime publike.
5. Forumi do të rekomandonte Ministrisë së Kulturës vendosjen e tabelave informuese të gjithë monumenteve të Kulturës, në të gjithë vendin.
6. Forumi kërkon të ribëjë edhe një herë publik shqetësimin e madh për ndërtimet e paligjshëme në Kalanë e Prezës, në Gjirokastër Sheshi Fantazia dhe në hyrje të Kalasë së Krujës.
7. Forumi dëshiron ti kërkojë Ministrisë së Kulturës që i gjithë dokumentacioni teknik i Këshillit Kombëtar të Restaurimit, të bëhet edhe publik në website online.
8. Një përfaqësues i Forumit, sipas çeshtjeve, të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të Restaurimit pa të drejtë vote.
Ky soj forumi i terezitur nga parime te larta, ka ne krye te tij Artan Lamen, arkitektin e shkaterrimit te plazhit te golemit, dhe thote se nuk eshte partiak, drejtori i ALUIZNI-t ?
Pa le pastaj, Auron Taren, ngelesin ne arkeologji dhe njekohesisht ekspert ne ate fushe!! ?
Si nuk e kuptojne se jane bere gazi i dheut!
Nese ky Forum eshte qeveritar (partiak) atehere me mire do te ishte mos te egzistone aspak. Nese ky forum (ndoshta me perberje tjeter) ka bere disa vendime, ato duhet te ndiqen nga ky i stomi. Perndryshe, sa here nderron qeveria, nderrojne edhe vendimet dhe ashu mbetemi ne vend numro — nderto, rreno,nderto…
Kisha me ju lute ketij Forumi mos te kufizohet me kufijt artificial te shtetit shqipatr por te kujdeset edhe per monumentet historike ne trojet shqiptare kudo. Njesoj si po kujdeset Serbia per monumentet ne Kosove, edhe ju duhet te kujdeseni per ata ne Mal te Zi, Maqedoni dhe Cameri.
Kush eshte zeri dhe opinioni intelektual i kesaj fushe, Auroni, Lame, Shkreli, apo ai djali i fizarmonikes, te gjithe pa perjashtim jane militante dhe partiak qe i ngre ne krik mjeshtri i madh i anonimeve Prof. Gjerak Karaiskaj. Ju lutem mos u merrni me vendime qoftesh dhe filloni inatin me njeri – tjetrin se lame jua lagu iku te aluizni, ju para ca ditesh dolet e thate qe ju tashme u bete politikane dhe do te merreni me detyra te tjera dhe forumin do tja lini Gjergj Bojaxhi, apo sju rri shpirti ta dorezoni forumin se akoma se keni te qarte nese do ju jape kryeministri ndonje post apo jo, gjithsesi sjeni aq intelektuale ju saqe te shkruani me pika dhe njeri prej jush te jete anetar i KKR, KKR eshte institucion per intelektuale ku Kryeintelektualja eshte ajo lodra juaj ZNJ. Mirela Kumbaro, MINISTRE E KULTURES/KRYETARE E KESHILLIT KOMBETAR TE RESTAURIMEVE, shihemi
Këta Zotërinj të nderuar a mund të na thonë se çfarë është kjo strukturë cilët janë ekspertët përkatës që japin këto propozime “konkrete”. Me siguri kjo budallaçka e Mirela Kumbaros, e cila si paraardhësit e saj nuk ka per të zgjatur si ministre (më jetëgjati ndër ta ngeli tek ca mbërthecka) sepse në vend të rrethohej nga profesionistë të fushave që mbulon Ministria e Kulturës, vajti dhe mori gjithë shokët e saj përkthysa dhe tani ose më saktë dje në mbasdite thërret per “konsultë” treshen e fshehur të Kulturës (Pojani, Bejko, Çaushi), të cilët do ta fundosin edhe këtë siç bënë edhe me paraardhësit e kësaj injorante dhe me mani protagonizmi.
Epo c’te ka gjetur! Si te te ndihmoj valle? Nga mesazhet e tua ketu ne blog te kane dale kembet ne shesh e nuk fshihesh dot, duket nga marrazi e marrezia! Edhe burimet i ke nga shpellat e shpellaret e leshte! Ecen dynjaja perpara moj/more Fred/Isis/Shpagim etj. Merru me ndonje pune te paqme se keshtu do mbetesh vertet jashte loje!
Identitetin e ke te afirmuar sa here nderron epitetin e pretendon te shpalosesh informacionet e tua deformuara me prejardhje gjirizesh!
auroni me shoke te veje ne vend mozaikun e teqese te melanit pastaj te mert me kulturen.
Do pyesja te gjithe komentuesit deri te hader gjirokastriti.
A e dini ç’do te thote Trashegimi Kulturore dhe cili edhte objekti i saj ?
Se e shohe se jeni te gjithe bylmez ne kete fushe dhe mirni mundimin te komentoni.
Paska qene nje komunitet shume i ndotur ky i ketyre cubave te trashegimise…se me sa duket interesat qenkan shume te medhaja…Ne nje shkrim te ben andonit me poshte, vrerri e mllefi i vjelle ishte i neveritshem….me akuza dhe sharje personale 2 lekeshe qe zakonisht nuk i bejne ata qe ju dhimbet atdheu dhe trashegimia. I bejne ata qe i terbon e verteta e shperfilljes . Moskapja e llokmave te enderruara! Ju iku edhe ky 8 vjecar pa bere krefjen e rradhes dhe nderkohe po plaken. Dhe qenkan shtuar shume. Nuk eshte vetem Auron Tare dhe Shkreli i koridoreve te kryeministrise qe bejne nga keto anonimet. qenkan dhe ca djelmosha te hequr nga puna dhe ca pleq te qofteve te kalase se Lezhes…
Një pyetje: cili është përgjegjës për administrimin e portalit “shpëto thesarin” sepse shumë denoncime dhe abuzime të faktuara, nuk janë bërë publike. Mos ka ndonjë konflikt në këtë mes?