Nga Mira Kazhani
Për herë të parë Kristo Frashërin e kam takuar 5 vite më parë. Në atë kohë punoja në prapavijë për një projekt televiziv, të cilit gjatë një viti i bëra dhurata të vyera, siç ishte dalja për herë të parë në ekran e historianit që kurrë nuk kish pranuar një kamera. Ishte në fakt rezultat i disa vizitave rresht në shtëpinë e tij. Herë me portokalle në duar, ndonjëherë kaloja 2 ose 3 orë duke i lexuar veprat dhe shënimet e tij, dhe nuk di sa shumë provova që t’i hyja në zemër një burri të moshuar, i cili nuk doja që të largohej prej nesh pa i thënë disa gjëra. Më kujtohet se një ditë bleva kek, dhe ‘e detyrova’ të më priste në shtëpi duke i thënë se e kisha përgatitur vetë, vetëm për të. Pa mendjemadhësi, u ndjeva e vetëkënaqur që ia dola të bind një plak kokëfortë, të mençur dhe të lodhshëm për gazetarët që s’kanë durim të presin.
Sot kam vendosur që këtë intervistë t’ia bëj dhuratë vetes, pasi vjen një ditë dhe punëve të mira iu vë poshtë emrin tënd. Kam marr sërish kek të blerë tek ushqimorja aty pranë pallatit të tij.
Ai ka pranuar në telefon që të takohet dhe çuditërisht më krijoi idenë që s’më kishte harruar. U habita disi, por gjatë rrugës mendova se memoria është diçka që duhet të jetë se s’bën e fortë te një historian, dhe tek Kristo Frashëri natyra mesa duket nuk është kursyer aspak. Ama dhe unë ia kisha nxirë me prezenca aq shumë sa diku duhet të kisha lënë njollë në kujtesë, e pranoj!
Në shtëpi ndodhet një grua e cila më tregon se ajo është e turnit të pasdites, a thua se unë e di që aty punojnë 3 gra. Ai është 93 vjeç, për pak vite mbush një shekull jetë. Dalloj që këto vitet e fundit kanë lënë gjurmë sa për 10 vjet. Ai merr frymë përmes një pompe oksigjeni, dhe ka shumë kohë që nuk është në gjendje të dalë nga shtëpia.
-“Më ka marr malli të dal vetëm një herë dhe të ulëm buzë rrugës në një bar e të shoh njerëzit kur kalojnë”,- më thotë ai duke e shpjeguar me dorën që e lëviz sikur imagjinon qytetin, pemët, makinat që lëvizin dhe aromën e kafesë se lokalit. Nuk më ndodh të përlotem, por ndiej që mbase këtë detaj ai s’do e shohë dhe ia lejoj vetes një njomje qerpiku!
-Çfarë mendoni këto kohë? E kam fjalën kur nuk bëni histori, çfarë kujtoni, nëse reflektoni për jetën që jetuat?
-“Që jam ngopur me jetën. Që nuk dua t’ia nis nga fillimi dhe që po të ndodhte kjo do të isha bërë sërish historian, do kisha dashur shumë familjen time, nuk do isha bërë kurrë politikan. Ngopesh, moj vajzë ngopesh, – thotë ai me zërin e dobët dhe me një mallëngjim që sikur ngjitet nga barku e del mbi ajrin e tryezës.
-I lutem nënës që të vijë të më marrë, se nuk dua më të rri këtu”.
-Pse nënës? Pse jo gruas ose babait?
-“Nëna është dhembshuri, ndërsa babai është mençuri. Gruaja ka ikur para 17 vitesh, vijon ai. Kur kisha ende fuqi shkoja çdo të diel në varreza. Më mungon ajo. Në jetën time kam qenë me fat dhe kam patur mundësi të shkoj e të jetoj jashtë që para komunizmit, por unë kam zgjedhur familjen gjithmonë, nuk e kam lënë kurrë atë. Tani ajo më ka lënë mua”, – tregon ai me një inat që dihat bashkë me sondën që i dërgon oksigjenin.
-Kështu si po më flisni më trembët, jeta duket sfidë e madhe. Unë nuk e di a di të jetoj pa njerëzit që dua, – i them.
Ai qesh pak, dhe më dallon që mbaj shënime. Nuk e kuptoj atë njeri: nuk shikon më as TV, nuk lexon prej vitesh dhe mua më dalloi që shënoja çfarë thoshte. Por e kaloi shpejt me një fjali duke më thënë se të gjithë gazetarët janë hileqarë. Gjithsesi biseda vazhdon, dhe ai nuk tregon shenja pendese që pranoi këtë intervistë me mua. Mund të them se ka ndryshime të shpeshta të humorit, por është i vetëdijshëm për gjithçka. Kam frikë se e di çfarë është dhe Facebook e Twitter, aq i kthjellët është. E pyes dhe më thotë se ka dëgjuar në radio për to. Por nuk shfaq interes për pyetje që me siguri i konsideron humbje kohe. Ai është në një proces tjetër tashmë.
Më tregon se shikon shpesh në ëndërr nënën, e cila gjithmonë bën të njëjtin veprim.
-“Më prek në ballë, ma fërkon pak dhe unë aty zgjohem”. Kaq e shkurtër është jeta sa prekja e ballit të nënës sime në ëndërr, por tani jam lodhur, – më thotë ai dhe këtë herë më duket sërish ai plaku kokëfortë, por dhe pak sarkastik.
Kam shumë pyetje për të, por dua t’i bëj më të rëndësishmet.
-“Si do jetë Shqipëria pas 100 vitesh, ose kur të jem unë një grua plakë dhe e thinjur?
Unë nuk jam fallxhore, por duke u nisur nga 100 vite shtet, them se do jetë siç e deshi Ismail Qemali. E lirë, më vete dhe e mosvarur. Më vjen keq që as Deklaratën e Pavarësisë nuk lexojnë shqiptarët. Ismail Qemali ishte burri më i mençur e i kulturuar nga të gjithë ne të tjerët që erdhëm pas (ai flet duke përfshirë edhe veten e tij).
-Po Ahmet Zogu si ishte?
Ai më pyet se nga jam dhe i tregoj se origjina ime është për ironi nga i njëjti fshat, edhe pse nuk jam zogiste.
-Qenke nga Burgajeti! A e di ti që ka dy Mat-e, një të qytetëruar e një që kishte nga ata që ishin gati të bëheshin xhandarë për të jetuar. Fshati yt bën pjesë tek Mati i shkolluar. Shiko, Ahmet Zogu ishte një njeri i rritur me mësues në shtëpi. Ai u shkollua, ishte njeri i kulturuar. Bëri punë të mira për vendin. Pati edhe të meta, por nuk i mohohet emancipimi dhe përpjekja për të vënë shtet. Nuk jam zogist, por të mirat nuk ia mohoj si historian. Shumë veta bëjnë gabim që e quajnë Zogun malok.
Ai ka shumë dokumente mbi tryezë. Po përgatit një libër ku do t’i japë përgjigjen përfundimtare Janullatosit.
-“Do të bëj një shkrim dhe më pas librin. Me kaq e mbyll me Janullatosin dhe s’do merrem më me të. Ai ndryshon shumë argumente të miat dhe shpif mbi gjërat që unë kam thënë. Si të ta them, m’i ndryshon ato. Po të kishim ne shtet, nuk bënte kështu një Peshkop në vendin tonë. Ata tallen, sepse nuk mund të qëndrojë 20 vjet në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare një grek. Kur me status është që duhet të jetë një shqiptar. Kaq vite nuk kemi ne një peshkop?! Është tinëzare kjo moj vajzë,” – më drejtohet ai dhe duket sikur diçka e nervozoi. “Ah ç’më prishe gjakun se më çove në këtë temë! Ortodoks nuk do të thotë grek. Në Korçë nuk ka patur asnjë grek, tani na dalin mijëra. Në fshatin tim, në Frashër, nuk ka patur kurrë grekë, tani na del që paska grekë. Po të kemi qeveri zgjidhet kjo punë. Zogu dhe Enveri kanë qenë më konsekuentë me këtë çështje. Ata i treguan vendin Greqisë, por me pluralizmin të gjitha qeveritë kanë frikë. Kanë frikë se mos u kthejnë mbrapsht emigrantët.”
-Kush e zgjidh të ardhmen me Greqinë?
-Haga, – më përgjigjet ai direkt. Çështjet duhet të marrin një zgjidhje vetëm atje. Por nuk di se kur do realizohet. Greqia është e llastuara e BE-së. E ke parë sesi sillet? I kanë dhënë hua dhe prapë do i japin. Sa herë të kërkojë ajo. Ata e dinë se Greqia ka pozitën gjeografike. Ka dalje në Azinë Qendrore dhe në Afrikën Veriore, si dhe dalje në Detin e Zi. E mbron Europën nga dy kontinente. Ndaj kot sa lodhen, se sa herë do hapë gojën Greqia ata do i thonë: Na!
A mund të jemi fqinjë më të mirë?
-Se di, – thotë ai. Por me siguri këto punë nuk zgjidhen nga qeveri inferiore.
Meqë ra fjala tek qeveria, si të duket Edi Rama. Të pëlqen?
-Mirë më duket Edi Rama, por ende nuk është bërë i gjallë.
Kur thotë këtë gjë, mendoj se pleqëria është një fëmijëri e dytë. Janë aq të sinqertë dhe të paskrupullt. Humbasin muret e hipokrizisë dhe duan atë që kujdeset për ta. Ndërsa ai ma thotë këtë, unë shpresoj që në këto vite që rezistojnë përmes një pompe që harxhon korrent më shumë sesa një kondicioner i ndezur gjithë ditën, dikush të bëhet i gjallë. Edhe pse fëmijët ndihet që janë aktivë dhe e mbështesin nga larg. Ai po pleqëron në stacionin e fundit, i vetëm.
Biseda rrjedh tek Turqia dhe ngrohja e marrëdhënieve të qeverisë Rama me Erdogan.
-“Nuk shoh asgjë të keqe unë këtu. Turqia është një vend mik dhe që na do për shkak edhe të historisë që kemi. Ajo edhe politikisht është një gjetje, pasi qëndron si kundërbalanca me Greqinë. Si i thonë asaj fjalës, ‘armiku i armikut është miku im’.
Mos ndoshta më mirë me Turqinë sesa me BE-në?
-Jo, kurrën e kurrës. Kjo nuk do ndodhë askurrë. Shqipëria e ka vendin në BE. Bashkimi Europian është një superfuqi. Turqia duket e mirë nga jashtë, por është e krimbur nga brenda. Ajo kërkon vetë të jetë në BE, po zor se do e pranojnë me këto politikat islamiste. Ky Erdogani nuk duket ta ketë shumë drejt këtë kauzë. Më lakrat që ka në kokë ai, vështirë se e pranon BE.
Kush është mik i Shqipërisë?
-Mik, është zakonisht ai që s’i intereson të të hajë. Por mund të them që mik është SHBA, Gjermania, Franca, Italia e sotme, Britania. Këta na duan.
Ku do donit të kishit jetuar veç Shqipërisë.
-“Në SHBA jo, njëherë! Atje nuk ecën dot pa makinë dhe duhet të presësh të dielën që të takosh dikë, por e diela kalon shpejt, – thotë ai dhe duket se nuk i ka pëlqyer formati i ftohtë amerikan.
“Në Europë ndihem mirë, sidomos në Itali dhe Greqi. Jam si në shtëpinë time në këto vende. Njerëzit ecin në këmbë, flasin, qeshin, pijnë kafe. Kjo është jeta.
Ai është një dashnor i Europës. Ndihet linja perëndimore në të cilat mbështet idetë e tij. Që në moshë të re kur studionte në Itali, më tregon se vendosi të ishte një social-demokrat dhe i tillë mbeti gjithë jetën.
Frashëri ka disa libra që presin dritën e botimit, por thotë se asnjë shtëpi botuese nuk i qaset, madje shprehet:- Më kanë kthyer të gjithë kurrizin. Askush nuk do t’i botojë.
Nuk është e vërtetë, i them unë në përpjekje për t’i zbutur mërzinë.
-Qenke entuziaste shumë ti gazetare. Do vijë një ditë që do më kujtosh e kuptosh. Të gjithë ikin një ditë dhe të kthejnë kurrizin.
Po për fat të mirë, i them unë me pak humor, jeta zgjat sa ajo ëndrra juaj dhe do bëj si do bëj.
-Zhgënjimet zgjasin ca më shumë, ose mbahen mend, – sqaron ai.
Ai mban mend gjithçka. Edhe thashethemin për rusen që legjenda urbane thotë se u marros pas Profesor Frashërit.
-Kush ta ka thënë këtë? – më drejtohet kur e ngacmoj.
Dikush, i them unë.
-“Nuk është e vërtetë. Ajo ishte studente që unë i udhëhoqa diplomën për një periudhë 6-mujore. E kam dashur shumë gruan time dhe familjen. Nuk ka patur të tilla gjëra. Janë gjepura këto dhe vë pak buzën në gaz, në atë pak buzëqeshje që ka mbetur nga rruga e gjatë, e kushedi çfarë ndërmend.
Sot që po e shoh me kujdes teksa shkruan një shënim në librin që po ma dhuron, dalloj që veç memories, pjesa tjetër po zbehet si shikimi i vagullt. Nuk është më ai burri hijerëndë që shfaqet në disa portrete të varura në mur. Ndihet në dhomë pasioni për historinë, për Shqipërinë, dhe kujtesa e aromës së kafes me gruan si dikur në ballkon në një pasdite pranvere, janë ato që sillen rrotull më shumë sesa hidhërimet. Tani mban mëritë e së tashmes dhe kryesisht me ata që thotë se i kanë kthyer shpinën. Gjatë bisedës kishte momente që ndihej i kënaqur, por ndonjëherë të krijonte idenë se po bezdisej. Gati mendova se as pleqëria s’ia ka zbutur egon, dhe se mbetet një burrë i vështirë dhe i përkëdhelur. Por tani që po bëjmë një fotografi bashkë dhe ai kujdeset të rregullojë jakën e këmishës së bardhë, më ngjan veç një njeri i butë që kërkon vëmendje të vogël dhe pak ngrohtësi para se të jetë tepër vonë!
Idergoj pershendetjet dhe urimet me te perzemerta Zotit Kristo Frasheri dhe i uroj gjithashtu jete te gjate e shendet per te miren e Shqiperise. Jam nje i moshuar nga =Korca dhe nuk i heq asnje presje per cfar deklaron Zoti Kristo. Desha vetem te shtoj se ne vitin 1913, ne kohen kur ne Shqiperi ishte komisioni i percaktimit te kufirit me Greqine, 800 familje te njohura orthodhokse korcare i derguan nje peticion ketij komisioni ku deklaroheshin se ishin shqiptare dhe jo greke gje qe inflyencoj shume ne percaktimin e kufirit.
Nje mirenjohje te thelle per vepren e Prof. Kristo Frasherit! Do ta kerkojme nje dite fjalen e tij por si gjithmone jemi aq indiferente per thesaret tane e nje dite do ti kerkojme me dhimbje por nuk do jene me prane nesh!
Bravo z,gazetare Mira .Profesori eshte nje vlere e shtuar per te gjithe ne shqiptaret.Jam shume larg por dhe une ,do planifikoja vizite ,gjithmone po te me pranonte Profesor KRISTO FRASHERI,Me qellim per ta shplodhur dhe kenaqur, njekohesisht do ndieja kenaqesi te madhe dhe vet une……………
Nder te paktat intervista qe nuk deshiron te mbarojne kaq shpejt. Bravo gazetares, ndersa profesorit do i uroja nje rrugetim te qete drejt hyjnores, nenes se tij.
…për fat të keq burra të tillë gjithmonë e më pak lindin në Shqipëri…
Shume respect dhe nderim i vecante per kete monument te kultures Shqipetare, dhe falenderimet e komplimentet per kete interviste kaq prekse shkojne per gazetaren simpatike dhe teper inteligjente Mira Kazhani…
Profesorit Ju shtofte jeta dhe ato shtepi botuese qe botojne lloj lloj libri me vjersha demode te marin nisma per te botuar librat e profesorit se fitimin e kane mbrenda.
Gjithashtu dhe gazetares Mira i uroj suksese ne shkrime dhe ne televizor ku punon.
Jo profesor i nderuar, te jane larguar bythelepiresit e pushteteve, por me mire, shqiptaret te jane mirnjohes, per ate Qe ke bere dhe vazhdon te besh, ne historine shqiptare.
Ti sot ke me sume miq, se cdo politikan apo pseudohistorian.
Te urojme jete Te gjate.
Profesor Frasherit i uroj SHENDET ne radhe te pare!!!
Per gjithcka ,qe thote jan dakort pervec vleresimit per TRADHETARIN ZOGOLLI!!!
Cdo gje,qe ka bere te mire( une nuk di asgje) ai e mbylli me SHITJEN E SHQIPERISE TEK FASHIZMI,LENIEN E VENDIT SI HAJDUT duke grabitur te gjithe FLORIRIN E BANKES KOMBETARE SHQIPTARE!!1
Asnje shtet europian nuk e pranoi si MBRET kete SHARLATAN,prandaj CFARE DUHET ME per ta SHPORRUR KETE ANTI SHQIPTAR NGA MEMORIA E HISTOPRISE???
Edhe lopa embush kusine me qumesht,por kur i jep shkelmin dhe e dredh,NUK I MBETET asnje miresi me!!!
Zogolli ishte i shitur tek SERBET se ata e vune ne pushtet!!!
Ai vrau te gjithe demokratet e medhenj te kohes dhe MIGJENI i madh e pershkruan sakte MJERIMIN ne te cilin jetonte populli yne nen regjimin SATRAP TE TIJ!!!
Kur Zogolli paska ca te mira,po ENVER HOXHA,qe e filloi me CLIRIMIN E VENDIT E DERI NE NDERTIMIN E NJE SHTETI MODERN ME ARSIM,SHKENCE,SHENDETESI,BUJQESI,KULTURE,UESHTRI moderne etj perse nuk mund te thuhet nje fjale???
Pse kjo eshte HISTORIA PA MBALLOMA???
Eshte e qarte:KAPITALIZMI NUK ESHTE SISTEM PLURALIST,POR FASHIST,ARMIK I SOCIALIZMIT!!!
@feniks
Ju a jap une pergjigjen ENVER HOXHA eshte themeluesi i Shqiperise moderne.
Emri dhe vepra e tij do te jene sa kohe do te egzistoje drita e diellit.
Respekte per te madhin dhe shpresoj jo te fundmin perfaqsues te Dangellise dhe Frasherit te ndritur!
Shqiptari i Madh dhe Fisnik, Kristo Frasheri nuk mund te kete fat tjeter perpos ati qe paten ata qe shkrine pasuri e katandi per te bere Shqiperine Shqiperi dhe shqiptaret shqiptare.Eshte RRAP Kristo shqiptari, prandaj Hiresia e Tij ne do te respektoje grigjen e tij shqiptare, ta nise me respektin e nje shqiptari ortodoks qe nuk mendon si ai, por qe mendon ashtu si gjith shqiptaret ortodoks se miku eshte mik dhe pas 3 ditesh fillon te vij ere.Cudi se si ne Shqiperi gjenden shtepi publike per te botuar pacavuret e nje deliranti zvicerian si Shmid, dhe nuk gjendet nje shtepi botuese per ta botuar vepren e kolosit Frasheri,e verteta djeg.Ndihma e shtetit me te pakten per studiuesin Frasheri duhet tani, kur te largohet nga kjo jete nuk do te kene vlere qurravitjet e ministrave dhe nepunesve te vegjel.
Burra te rralle shqiptare….ikona e historise dhe shqiptarizmit ka vetem nje emer….Kristo Frasheri…nderime pet kete figure qe nuk lind me
Ministria e arsimit ne bashkpunim me ate te kultures,te ndihmojne z.Frasheri,perlen e historise shqiptare,qe ti botohen te gjitha shkrimet,librat dhe cdo doreshkrim i Tij,si vlera te pallogaritshme te shtetit shqiptar!Nderime prof Kristo Frasheri dhe zoti ta befte me te lehte pleqerine!
Ka mbetur t’ia varin vetem “verioret”, c’te ben pleqeria…
Vetem respekte per Kete profesor te madh.
Respekte o Permetar i madh!
Me habit fakti qe kur shkruani i drejtoheni tjetrit me’ ti’.
A nuk egziston ne Shqip ‘Ju’?
Respekte per ket njeri te MADHE! Jete te gjate profesor!
Feniks!
Nese duam te kuptojme vertetesisht termin pluralizem duhet te pranohet edhe komunizmi si sistem qe te kemi pluralizem.
Pluralizmi demokratik sot,ky qe po joshim asht pluralizem vetem i sistemit kapitalist.Kemi norma,rregulla dhe qitap drejtesie dhe politike ne nji linje,ne nji bosht.Shkurt:Mbrend avathit.
Per tu bind.
Kalojme ne kohen e votimeve te 2 dhjetorit 1945 kur demokracia perendimore i kerkonte sistemit komunist te Hoxhes qe te lejojne votimin edhe kundershtaret politik te mendimit ndryshe te perfaqesuar me Gjergj Kokoshin me idena pro perendimin.Me mos lejimin dhe denimin e tyre per te mos ndare pushtetin me to bota kapitaliste deklaroi:Nuk ka liri demokratike ne Shqiperi.Ashtu sic bani Enveri me keto kundershtar.Po keshtu ben dhe kapitalizmi demokrat me komunizmin.Pra ne asnji rast nuk kemi pluralizem vertet demokratike.
Ndonjeri mund te ngrej zerin per ti dhane drejtesi dhe Fashizmit.Kjo nuk mund te bahet mbasi fashizmin e luftoi e gjithe bote dhe barren ma te rand e mbajti mbi kurrize komunizmi rus.
Interviste e nje gazetareje mjaft te talentuar tek nje shqiptar dhe historian i madh.
Ylli Polovina
Jete te gjate prof.Kristo Frasherit.Ju lutem z.prof te mendoni sot per librat tuaj te pa botuar dhe per shenimet tuaja, per te gjithe ne jane nje pasuri e pacmuar
Profesor,se pari,jete te gjate dhe te frytshme.Se dyti,duke qene nje ikone kombetare,dashamiresit i ke ghithmone ne popull,sepse,njerez si Ju,jane probleme te pushteteve pa pushtet.Gjithmone te rendes,frikacaket i largohen,nuk eshte faji Juaj,burracaket duken te vegjel.Nuk vuaj nga sindroma e nacionalizmit absurd,por,te mos promovoheni Ju,te mencurit e Akademise se Shkencave(jo mediokrit e politizuar),Pellumb Xhufi,etj.,atehere,pseudonacionalistete kane problemin me veten,dhe me lepirjen ndaj te huajve(te kuptohemi ndaj sjelljeve histerike).Je krenaria jone,shqiptar i vertete,dhe,si i tille,per mendimin tim,ke hyre ne panteonin e nderit te kombit.Shendet te plote!
Prekese intervista e Prof Frasherit
e shkruar thjesht dhe me teper sinqeritet nga gazetarja dhe ne kete rast kam pershtypjen qe ne shiptaret duhet te kemi pak me rrespekt per vlerat tona. Shteti duhet ti thure permendore per se gjalli ketij kollosi te ceshtjes akoma te pazgjidhur Shqiptare
Prf Frasheri duhet te jete nje simbol per tu ndjekur lexuar e mesuar nga Shqiptaret e rinj te facebook apo twitter ne menyre qe libri historia e gojedhena (ne mos dish te lexosh) te jene burim dijeje! Ne duhet te rrespektojme te gjithe Shqiptaret e mire ne duhet te dime te ngrejme ne pjedestal vlerat tona jo me hove por perdite e nga pak me modesti qe neser te shihemi me fqinjet drejt e ne sy e jo ne syte perdhe e ato ne qiell. Ne jemi Shqiptare ne histori gen e tradite e kjo eshte vlere vlere e cila duhet te na bej te reflektojme me syte drejte miresise dashurise per nj-tj e vendin tone te vogel e kjo jo per fajin tone por te madh ne vlera e histori.
Ne shqiptaret kemi nevoje per shembuj te tille per tu bere me te mire per tu bere me te ndershem e per tu bere me te dhimsur per nj-tj!
Me respekt nje Shqiptare qe po kerkon te jete i tille e shembulli im eshte Prof Krosto Frasheri nje Shiptare i mire!
Ky Frashelliu e don Greqine por Greket i quan armiq. ABSURDITET!!!!
Gjaku s’bejet uje dhe Greku s’behet Shqiptar me zorr Zoti Frasheri.
Ti shqipshkruesi me pseudonimin asdreni nuk je
nje shqiptar,
Ti me mendimet qe shfaq shpesh je asdrenaqis
nje mashtrues grek.
Nuk duam absolutisht qe greket te behen shqiptar, por te behen fqinj te respektuar.
Nuk duam absolutisht qe minoritaret te behen me kombesi shqiptare, por te respektojne shtetin shqiptar.
Greqine e duam natyrisht si nje vend fqinj,
ndersa greket shovinist dhe fashist dhe
veglat e tyre shqipshkrues greko maskarenj,
-qe jane kunder sovranitetit shqiptar,
-qe denigrojne shqiptaret pergjithesisht,
-qe dhunojne emigrantet shqiptar konkretisht,
ISHIN JANE DHE DO TE JENE ARMIQTE E SHQIPTAREVE.
GJAKU NUK BEHET UJE,
EDHE TI NUK BEHESH KURRE SHQIPTAR ME MASHTRIM,
EDHE KUR PARAQITESH ME EMRIN E NJE RILINDASI SHQIPTAR.
GREKO MASKARA!
“Nëna është dhembshuri, ndërsa babai është mençuri”.
Kjo fjali e Prof.Kristo Frasherit mu duk shume domethenese.
Profesor Kristo Frasheri nje nga te paktet shqiptare per se mbari te te gjitha koherave, ne te gjitha planet, ne ate intelektual, njerezor, profesional etj. Respekt dhe nderim per profesorin.
ME pelqeu shume batuta per GREQINE SA HERE TE KERKOJ DO I JAPIN.THENJE MONUMENTALE DHE SHUME AKTUALE, iuroj profesor FRASHERIT JETE TE GJATE, nga VLONJATI i çerekçise.
Profesor Frasheri eshte nje monument i gjalle.
Ministria e Kultures mos ta admiroje nga larg dhe larg qofte pas vdekjes.
Kjo nuk i hyn ne pune askujt. Derisa ka leke per konkurse misesh dhe filma koti, te gjenden leket edhe per botimin e vepres se ketij rilindasi.
Respekt dhe admirim te pakufishem per kete dijetar dhe patriot qe i ben
nder deres se madhe te Frasherllinjve.
historiani duhet te jete i pa mvarur nga politika,kam respekt per z,frasheri,per moshen ,e kam pas ndjek me vemendie kur dilte me per tema te ndryshme, per shume probleme interesante,me te vertet u be kohe qe nuk e kam pare ,mosha ben te veten,nje historian i madh si z.frasheri ,nuk duhej te perziej me politiken, per te ndryshuar te verteten. historine popujt e kane shkruar me gjak ,kane legjendat per cdo trim dhe tradhetar, me vjen keq ,qe z frasheri ne kohen e duhur. ishte ne vendin e gabuar, prane shokut sali ,i cili cdo gje te bukur e shkateroi efali e vodhi. i dukej vetem vetem qe se kish shpaaur sali zogji i 2 te.ai enderonte veten mbret z frasheri ka thene ne interviste zogu ska qene malok populli thote nje fjale,nuk calon gomari nga veshet,nuk na intereson ishte malok apo jo zogu,ose saliu ato shikohen me vone. historia e popullit e vendosi,zogu ne momentin me te veshtire vodhi leket e popullit,demtoi armatimin dhe popullin e la me gisht ne goje,ja tia heqim fjalen malok a ishte bur i mire?jooooo,a duhet ti benin bust?JOOOOOOOOOOOOOOOO,a vinte nga familie mreterore?joooooooooo u vet shpall krahasoni dy figurat,hamet dhe sali ne fund do dal 1
Plak matuf (e kam patur mësues, për fat të keq)… Edhe me një këmbë në varr dhe i braktisur nga Zoti, mendon me nostalgji për diktaturat…Servil, spiun dhe i llastuar nga regjimi i Enver Hoxhes…s’kishte si të mos i servilosej e llastohej, një diktature tjetër që po vinte…asaj të Berishës…”Të gjithë më kanë kthyer kurrizin…” Në fund të fundit, çdo njeri merr atë që meriton…
Ti pijanec futi dhe nja dy dopio me raki nitrati,
se mbase vin ne vete.
Aq ke merituar si nxenes, Aq te ka dhene mesuesi.
Maskara Grek!
Kristo Frasheri,nje shkenctar i madh, nje burre i madh, nje emer i madh, nje rilindas i vertete.
Emrin e Kristo Frasherit e kane perdorur disa historiane per te sulmuar Kryepeshkopin Anastas. Emrin e Kristo Frasherit e kane perdorur disa historiane per te fituar tituj shkencore.
Kjo eshte historia e historianit Kristo Frasgeri 91 vjec tashme nje ateist.
Le te kthehet ne traditen e familjes se tij te nderuar qe te shpelaje sado pak emrin e tij te nderuar te njollosur nga politika.
Greku Anastas Janullatos ka mekatet e veta ndaj besimtareve ortodoks shqiptar dhe shoqerise shqiptare.
Te diplomuarit dhe Te graduarit ne universitetet “kristal” kane mekatet e veta ndaj shoqerise shqiptare.
Por profesor Kristo Frasheri nuk ka asnje mekat pse individe te tjere permendin dhe i referohen emrit te tij.
S´jemi grekar, as bullgar,
Asgje tjeter nuk jemi,
Jemi vetem Shqipetar,
Ne kete emer nder kemi.
NAIM FRASHERI
Sikur te kishim patur dhe te kishim akoma sot, ca me shume personalitete te tille te shquara, mendoj se punet do t’i kishin me mire, shume me mire, se paku jo kaq keq.
Ne jete pak, shume pak projektojne ate qe duan te jene. Shumica marrin modele, diku nje prind e diku nje person qe ka influencuar ne jeten e tij. Edhe te ecurit ne baze te modeleve eshte nje gje e mire pasi nese je i sukses’shem perfundon ne nje model te ri.
E pra, edhe njeriu dhe profesori Kristo Frasheri, ai qe vazhdon natyrshem dhe me dinjitet rrugetimin e para’ardhesve te tij, duhet te sherbeje si nje model. Si nje idhull per secilin qe me atdhedashuri, nacionalizem jo te semure, te bazuar ne moral, kulture e inteligjence, te kalojme pertej interesave meskine. Te qendrojme pertej oportunizmit brashnjar,per tu udhehequr nga parime qe do na conin drejt iluminizmit perendimor aty ku e kemi vendin.
Kristo Frasherin, kete njeri te perkryer, kete intelektual te jashtezakonshem, kemi akoma fatin qe ta kemi mes nesh.
Bejini nje nder vetes tuaj, jepini rrespektin dhe vleresimin qe meriton. Nxitoni perpara se kjo mundesi t’ju shkase perhere nga duart.
Adhurojme Nene Terezen. Por ajo s’ka bere ndonje gje per Shqiptaret dhe Shqiperine. Na vjen mire qe ka qene Shqiptare sic na vjen mire per shume Shqipetare te shquar. Por duhet te bejme nje dallim te qarte mes atyre qe ishin te shquar dhe atyre qe bene per Shqiperine.
Dhe Kristo Frasheri si para’ardhesit te tij ka hypur ne piedestalin me te larte. Politikanet dhe shoqeria Shqiptare ka akoma mundesine te ngreje koken dhe te shohe qarte kete vigan.