Promovimi i vëllimit të dytë të fjalorit Enciklopedik të Viktimave të Sistemit Komunist është bërë dje në Muzeun Kombëtar Historik, ku morën pjesë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Thomas Schrapel, Kreu i Fondacionit Konrad Adenauer, Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, si dhe intelektualë, ish-të përndjekur, diplomatë, etj. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se:
“Unë jam e emocionuar që e mbaj në dorë këtë libër, jo vetëm për vlerat e tij historike, por edhe për vlerën e tij shkencore.Ky libër i ndërtuar me parametra shkencore dhe sipas të gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me një kërkim shkencor, përmban një informacion mjaft të vlefshëm që i thotë jo harresës”.
E emocionuar me libër në dorë, ministrja e Kulturës Kumbaro kujtoi se i përkiste një familje ku prangat e terrorit komunist i ka ndjerë në duart e gjyshit të saj.
“Unë jam pjesë e një familje që ka vuajtur nën terrorin e prangave të sistemit komunist. Gjyshi im u dënua si tradhtar dhe familja ime vuajti pasojat, prandaj emocionohem kur kam një vepër të tillë në dorë”, tha ministrja e Kulturës.
Agron Tufa, Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, tha se ky vëllim vjen 6-muaj pas publikimit të vëllimit të parë.
“Në faqet e këtij Fjalori, të nisur 6-të muaj më parë, i bëhet me dije gjithkujt që interesohet për përmasat e krimit, dhunës, terrorit, shtypjes, sikundër dhe formave të përndjekjes që shteti komunist njëpartiak ka ushtruar mbi qytetarët shqiptarë gjatë gjithë ekzistencës së tij, para dhe gjatë ushtrimit të pushtetit”, citohet Tufa në “Shqiptarja.com”.
Sipas tij, përveç përmbushjes së kësaj detyre të dëshmisë dhe kujtesës, si detyrim moral ndaj të vdekurve, sidomos kur ata janë viktima të pafajshme e të pambrojtura, ISKK synon, njëkohësisht, krijimin e një bazë të dhënash kombëtare me të dhënat më të plota për numrin e përgjithshëm të qytetarëve shqiptarë të persekutuar politikisht nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë.
Hartimi i këtij Fjalori Enciklopedik niset nga një ide e thjeshtë, në mbarim të çdo lufte, veprimi i parë që kryhet, është numërimi i viktimave, hartimi i një liste zyrtare të viktimave. Nën një regjim terrori, i cili zgjati për afër 50 vjet, përmasat e plojës tejkalojnë çdo betejë të thjeshtë.
Prandaj, duke patur parasysh se nuk ekziston një bazë të dhënash të plotë të viktimave që shkaktoi persekutimi komunist ISKK vendosi të fillojë projektin e këtij Fjalori në shtatë vëllime plus një vëllim me shtojca e plotësime.
Po te presekutuarit nga Berisha a do te regjistrohen,sepse perveç internimeve ka pasur dhe vrasje.
Historia duhet te vendos
Cfare arsyetimi. Rregjimi nuk eshte i keq sepse Saliu eshte edhe me i keq.
Po kur do te dalim nga kjo gjendje injorance ku politikanet po tallen me ne.
po kjo prandaj e man fhe qafen shtremet na dolen te gjhithe te persekutum dhe kur benim sex ne bunker njelloj persekutimi ishte mire ju a ka bo enveri qe ju a shkerdheu rracen deri ne thelb kurse me klyshet e tij mos u beni ministre
Sa te kete injorant si ty ne Shqiperi vendi ka per te vuajtur. Shko ruaj dhite, …….. neqoftese e ben dote.
Zotnia Agron Tufa thote; “nga regjimi komunist i Enverit dhe Ramizit”.
Jo zoti Agron, “nga regjimi komunist i popullit shqiptar”! Sepse ishte ky popull i devotshem qe mbrojti dhe aplikoi komunizmin.
sigurisht.Jemi te vetmit qe kemi mbi njemije e ca kenge per partine dhe shokun Enver nga veriu dhe pak a shume te njejtin numer edhe nga jugu.Nga Shqiperia e Mesme nuk ka. Numerohen me gishtat e dores,por nuk e kam ketu fjalen.Dua te them se asje popull tjeter nuk i kendoi kaq shume komunizmit sa ne dhe nuk e di pse nuk flitet per kete argument apo eshte folur mbase,por nuk e di une se nuk jetoj ne atdhe.Hapi i pare eshte te te vije turp nga vetja nqs. e ndjen ose mbroje ate veprim qe ke bere totalisht apo pjeserisht.Po tani atje edhe sekretaret e pare po na dalin te persekutuar….
Pajtohem me ty xeni ,njoh ish kuadro dhe administratore qe 1990 i ka gjetur ne administrate qe sot hiqen te persekutuar .Nuk mund ta kuptoj si kane pas mbaruar Universitetin kur kane qene te “deklasuar” ?! Vetem hapja e dokumentave , rregjistrave , do e zbardhte kete ceshteje , ku ishin gjithe keto familje “te pushkatuarish ” kur ishte Enveri gjalle , nuk i dinim nga mbine ?
TRALALA ZURA NJE GALE…TE GJITHE BIJTE E BYROSE POLITIKE KANE QENE TE PERSEKUTUAR…ZOTI PASTE MESHIRE PER TA…TE BURGOSURIT POLITIKE. TE PUSHKATUARIT POLITIKE KANE QENE DIKTATORE, PERSEKUTORE…
Minitrja Kumaro dje e ish persekutuar? Punemadhe fort! Nga kush qe e persekutuar? Nga baballaret e ketyre qe qe sot bashkepunon! Aqmateper punemadhe!!!!
Mos u prefte kurre shpirti i Neritan Cekes…
(e themi qe tani kur ai eshte ende gjalle dhe ka gjasa te na e kuptoj “blasfemine”!)…
Mori persiper t’i kthente njerezit qe ishin nisur ate dite drejt Bllokut!
Do kishte mbetur Dite Simbol, do fillonte kalendari i ri, prej asaj dite…
Nuk do dilte berisha kapo i ri, nuk do quheshin socialiste apo demokrate komunistet, njerezit do kishin nje meter, etalon, per t’i matur ndryshe gjerat…
Me paqe, me prova, me kritere njerezore, po,
jo si tani, kur i burosuri i djeshem ne krye te Shoqates se ish te Burgosurve emerohej nga Sali berisha dhe Bedri Blloshmi i DY Poeteve, emerohet nga Edi Rama!!!
Jo mor Neritan jo: ti ke mallkimin edhe prej Cekeve, jo vetem prej te munduarve te asaj kohe te zeze…
Lutu qe tani, qe ta kesh me te lehte kur te arrish tek bregu ku do duhet t’i paguajme taksen Karontit…
Ta them shkoqur, me te urte, se dijet i ke ndryshe nga si ndodhi te besh punet e pulitikes qe te thinji pa te nderuar…
Ju ishit spijune te komunizmit
Moj shoqja ministere nga po na vjen ti,si e persekutuar?Ti mbarove arsimin e larte e u bere mesuese e gjuhes frenge, nji dege e preferuar per shume shqiptare ne ate kohe.Djem e vajza qe kontibuan shume per Shqiperine ne cdo fushe ne prodhim ne industri,ne ushtri,ne arsimkultre e kudo, kurse ti e ke kaluar dylle I themi ne nga Elbasani.Te njiohim mire ty ne Elbasan qe tie ke quajtur nje here ne nji television si vend internimi kete qytet pse te hoqen nga Tirana e ju cuan ne Elbasan ne kete qytet te bekuar per ne 150 mije banoret, ku ne jemi lindur e rritur dhe e duam me gjithe shpirt.Yt ate ka qene nendrejtor I shkolles se mesme ne kete qytet, ju njohim mire ne kendej….Ky eshte persekutim I jot? Jam mesues I vjeter e na vjen hidhur qe flet keshtu! Sa keq mendon ti moj e perkedhelur gjthe jeten.Ngrihu e fole e mbaj pozicionin qe te takon si minister e kultures sepse dhe si u percundua dhe u shkatarrua e vetmja kinema’Milenium” e ketij qyteti e jo te heshtesh, sepse ke shume pune, prandaj te vune e jo te besh sfilate e lloqe te kota qe nuk te vlejne e nuk te nderojne ty moj kontribuesja e madhe e vendit tone!!!
Me keqardhje Aldo
@aldo
Sa ma nxorre mallin e Elbasanit , qe me djeg zemren.
Kam lindur dhe jam rritur ne Elbasan.
Nuk e njoh ket familje Kumbaro, me gjithes sot kam 58 cjeç.
ma thote mendja ne periudhen qe kam qene ne Elbasan duhet tja njoh te jatin.
Ah Labinoti i Elbasanit, kur ishim te rinj dhe shkonim ne stadium…. kohe te bukura rini e paster. Nejse Elbasanllinjte e vjeter thonin ‘Ben dever dynjanja’
Nje kujtim per miqte e mije te shumte nga Ebasani : E. Lumshi,B Miraku.., …………………..
Jam dakort me ty ALDO, kjo zonja ministre ka qene e privilegjuar ne shkollen e gjuheve te huaja. Nuk e kuptoj se si tani pas 23 vjet na del e persekutuar, po ata te persekutuarit e vertete cfare duhet te thone meqenese nuk kane patur mundesi te ndjeknin shkolla te larta dhe te kishin prinderit nen drejtora te institucioneve ose te shkollave, TURP I madhe per nje Ministre te flase keshtu kur ka perfituar dhe perfiton si me pare dhe tani. Veri gishtin kokes kur te flasesh here tjeter moj shoqa Ministre.
po akoma duan pike nga persekutimi keta mor aman…Keta te persekutuarit fallco nuk durohen
Me 23 qershor,filloi RILINDJA e Shqiperise se RE!!!
Mbaroi nje here e pergjithmone LUFTA E KLASAVE KOMUNISTE(para 90-tes) dhe ajo FASHISTE(pas 90-tes)!! Per 23 vjet me radhe Sali Berisha i mashtroi shqiptaret duke ULURITUR kunder fantazmes se KOMUNIZMIT,nderkohe,qe FASHIZMI I GJALLE ME FYTYREN DHE DUART E PERGJAKURA TE Berishes,Azem Hajdarit etj i vune FLAKEN Shqiperise,shkaterruan dhe grabiten te gjitha pasurite kombetare,PERDHOSEN HISTORINE,ZHDUKEN MOMUMENTET E KULTURES SE LASHTE,per t’u thene botes se SHQIPTARET JANE KOMB PA TE SHKUAR!!!
Keshtu thoshte AKADEMIA SERBE,ndersa UDB-ja e Berishes hartonte skenaret ogurzinj njeri pas tjetrit!!!
Shqiptaret u vune kunder njeri tjetrit,u RINGJALL KUCEDRA E PERCARJES NE GEGE E TOSKE,U RINGJALLEN ULKONJAT FETARE ME MJEKRRA,FEREXHE DHE PRIFTERINJ E HOXHALLARE INJORANTE etj!!!
Boll me me KOMUNISTE E TE PERSEKUTUAR!!!
Le te merren me keto NOCIONE organet shteterore,ndersa per ata qe kane bere KRIME,t’i jepen drejtesise!!!
Boll me me mitingje e ulurima!!!
Edhe CAMET,te mos kujtojne se do t’i zgjidhin HALLET e tyre me PARTI E PROTESTA!!!
Te gjitha HALLET e shqiptareve duhet t’i marre persiper vetem SHTETI,por jo si ai i Berishes,por nje shtet qe te punoje per shqiptaret!!!
Jam plotesisht dakort me mendimet e Aldos. Nuk e kuptojme tani se si te jetosh ne qytet,te kesh baban nen drejtor shkolle,te mbarosh arsim te lart e ne nje dege te rendesishme,si gjuha e huaj ,qe ne ate kohe ishte privileq ,vajthalli yne. Edhe une kam qen mesues. KA PUNUAR TER JETEN FSHATRAVE,DHE ASNJEHERE NE FSHATIN TIM JO E JO, POR EDHE NE FSHATRA AFER JO. E NUK KAM QEN I VETEM. Kam patur ehe shoke e shoqe te tjere,madje dhe femije komunistesh,po nuk jemi qare. Ne kohen qe ju ministrat e kultures kini qene te persekutuar ,pasi jetonit ne qytet,jetonit ne shtepine tuaj,hanit c’u donte qefi,nuk mberdhinit,une me shoke kemi fjetur ne dhome pa tavan,pa xhama, flinim 10 veta ne ate dhome.Kur ju hanit buke gruri ne qytet ,ne mezi hanim dhe buken e misrit, pasi behet fjale per vitin 1962-1964. SHkonim dhe nje here ne jave te nena e ju te persekutuarit,ua ferkonte nena koken c’o mengjez e ua ruante gjellen te ngrohte. Po ne nuk jemi ankuar,edhe pse kemi vuajtur me shume se ju ,o te persekutuar,edhe pse dikush nga ju beri dhe burg .EDHE PSE KEMI VUAJTUR ,PRAP KRENOHEMI SE PUNUAM PER MESIMIN E EUKIMIN E FEMIJEVE TE POPULLIT. E SOT,MARRIM FALENDERIME E MIRENJOHJE NGA SHUME E SHUME ISH-NXENESIT TANE ,JO VETEM BRENDA shqiperise .por edhe jashte vendit. Ndaj jam dakort me ate mesuesin e vjeter si puna ime,se po quhen te persekutuar dhe ata qe jetuan ne rehati. Po kini te drejte,se edhe nje shok,stazhin 3 vjecar te kandidatit per antar te PPSH,TE CILIN E PRANOI ME KENAQESI ,ME VON E QUATI PERSEKUTIM ,PASI U LARGUA 3 VJET NGA QYTETI,EHE PSE ME DESHIREN E TIJ …………!
Sa injorance qe ka kombi shqiptar? “Te persekutuar!” “Kush!”. Zonja Ministre se eshte e zonja te me gjeje nje emer qe ka provuar nje gje te tille ne Gjykate? Nje shqiptar me gjej? Zonja Ministre te me gjeje nje shqiptar te denuar per krimet e komunizmit? Me gjej nje te denuar. Zonja Ministre nuk eshte ne gjendje te ofroje asnje prove. Se nuk ka prova ka rrena.
Komunizmi ishte nje rregjim i paarsyeshem e kriminel, por rregjimi feudal e i Sali Qenefit eshte me i keq. Prandaj zonja te na thote per krimet e Sali QENIT. Te na thote per zhdukje njerzish dhe persekutime ne permasa te paimagjinueshme.
Tani, moj Z. Mirela, qe shpalle veten se ke qene e persekutuar, a ndjen se ke vlere me te madhe se te tjeret qe nuk na qenkan pesekutuar ne ate kohe?!
Ju lutemi, hiqeni nga goja fjalen “te persekutuar”, se te persekutuarit e vertete nuk ndihen. Pastaj, afer nje cerek shekulli mbas atij sistemi nuk duhet te flitet me te persekutuar ose jo, se do te fillojne ata qe e ndjejne veten te persekutuar sot nga ky sistem qe jetojme. Aq me teper nga goja e ju politikaneve nuk duhet te degjohet kjo fjale.
Me cudite, te dija te mencur.
Mjaft me se eshte u bete bajat.
Me rezulton nje statistike e çuditshme. Ne 45 vjetet e Enverit jane vrare 3 here me pak nga ai regjim se ne gjysmen e asaj kohe, pra per 23 vjet te ketyre sharlataneve. Kujtoni vllavrasjen (gjakmarrjen) qe u riaktivizua, mbytjet ne det me gomone e tragete, vrasjet per buken e gojes duke punuar poshte rrezikut, 28 marsi i 1997 ne Otranto, komplet viti 1997, 1998, Gerdeci, Bulevardi “Deshmoret e Kombit”…
Pak reklame nuk ben keq tani qe jam ministre!thuaj disa fjale se do mbetet dicka!
Sikur ti kishim te gjithe politikanet (edhe ministrat) si Znj Kumbaro …. o derezinj sa shpejt ju mori malli per Olldashet, Bodet, Turku-Bumci, perverset dhe kriminelet, hajdutet dhe derdimenet, mashtruesit dhe abuzuesit. Zonja ne fjale eshte e vetmja ministre kulture qe rrezaton shume kulture pas 23 vjetesh…zoti na rruajte nga deformimet gjenetike kulturore qe na kane shkaktuar ministrat “kulturore” Bumci, Ardjon Turku, Leskaj, ….apo ai perversi i tredhur i LSI Luan Rama, kokeboshi Blendi Klosi etj etj.
S’arrij sinqerisht te kuptoj perse z.Mirela Kumbaro ,
shfaqet me te tilla deklarata perball qenve te uritur per lehje !
Ju moj zonje keni per detyre institucionin qe drejtoni pra Min.Kult.
e duhet te intensifikoni punen tuaj ne ate mbuloni e jo sqaruar kafshet se si
e keni ndjer ju vehten perball nji sistemi qe sduhet ti permendet me fara !
Ato popuj e shoqeri ,te cilat nuk jane te afte te perballen me kohen ,realitetin e ndjekin ate ,ndihen komod ne te kaluaren sepse,
sepse nuk i afrojn asgje te ardhmes .
Nqs kerkoni vertet te hecni perpara zuduhet mbajtur koka pas ,sepse rrexohesh
Po ku na dole e persekutuar ti moj aman ?? Familja jote njihet si familje komuniste prandaj…sus ! U katapultuat ne qeveri pa dhene asnje kontribut si dhe ne ekipin e rilindjes..ku programin e shkruan dhe e realizuan te tjere emra e qendrestare te 8 viteve opozite ! Booooll se na i shpifet !! Ata te Saliut u duruan nja 2 vjet kurse ju jeni bere te padurueshem per 2 muaj ! Keni mbushur dikasteret me shoqe e shoke, miq e mikesha …kurse ata te sakrifikuarit me stoicizem veshtrojne katapultimin tuaj ! E persekutuar thote ..?!
AKOMA KJO PO E MBANE KOKEN PRAPA . PO SHIFNI PERPARA O MINISTRA LESHI>
Pse nuk e merrni vetem si empati ate cfare Ministraja ka thene pse duhet te jeni te gjithe te gatshem te shani e fyeni?
A ja njeh njeri gjyshin kesaj Zonje?? A eshte e vertete qe e ka pase te denuar?? Ma merr mendja se po sepse nje gje e tille publike do ishte e rende po te jete e genjeshtert
Te gjithe ne ate rregjim kemi qene te persekutuar edhe ai profesori qe shfaqte kushtet ne te cilat jetoj e punoj ne ato vite! Dhe mire keni bere mesues te nderuar sepse keni sakrifikuar qe kjo shqiperia jone te jete me e mire e injoranca qe kishte pllakosur te zhdukej.
Po po te mendoni se ishi te sigurt qe ishi te qete nen diktature mos harroni qe te Lire skemi qene asnje dite e prandaj them qe te persekutuar kane qene gati te gjithe Shqiptaret
Dua te shpreh mirenjohjen time personale per ato burra e gra qe rregjimi komuniste i burgosi sakatoj e vrau per vite te tera me rradhe e do doja si familje qe ska provuar persekucionin ti kerkoja falje per ate cfare shteti shqiptare i beri kety njerezve packka se jo nga une e te gjithe duhet ta bejme nje gje te tille ato Heronj dhe Heroina qe nuk perfaqsohen sot ne asnje instance shteterore (Mos ju referoni Jozefines sepse nuk eshte cfare duket) apo femijet e tyre duhet ti shkruajne ndergjegjes se ketij Kombi e i gjithe kombi duhet ti perulet atyre me nderim. Rrnoni per me tregue!
ky popull ka patologjine; i persekutuar trush, sepse dhe tranzicini po zgjat per kte lloj efekti,ndersa fjalen IDENTITET e kane hequr nga fjalori me kohe s’mbahet mend??