I konceptuar si një simbol i paqes, i shpërndarjes së përvojave, i shkëmbimeve të ndërsjella dhe solidaritetit, u mbajt këtë fillim nëntori në Gjenevë, Festivali Ndërkombëtar i Dokeve të Lashta.
I organizuar nga Shoqata e Shkëmbimeve Socio-Kulturore, për këtë vit festivali mbajti titullin “Për nder të Kosovës, homazh të parëve tanë”, ku për tre ditë me radhë synoi të reflektojë një mendim të frytshëm mbi tradita të ndryshme qofshin ato në nivele ekonomike, sociale dhe kulturore.
Shqipëria, nën kujdesin e misionit tonë pranë OKB, në këtë festival u paraqit me një ekspozitë të fotografit dhe kameramanit shqiptar z.Klevi Terpini, si dhe objekte e kostume nga tradita kombëtare, i cili krahas të tjerave ofroi edhe një mozaik të pasur të fotografive me tematikë nga natyra shqiptare, vendet historike dhe veshje tradicionale.
Kosova ishte e pranishme në festival, për dy ditë rresht duke u përfaqësuar nga grupi kulturor “Gëzuar”, të cilët performuan vallet e Karadakut të Tropojës, të Drenicës, etj, ndërsa emocionuan edhe në këngët tradicionale.
Festivali u moderua nga gazetari zviceran njëherësh edhe organizator z. Raymond Zoller, ndërsa në të përshëndetën ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj , Znj. Filloreta Kodra – ambasadore e Shqipërisë në misionin e përhershëm pranë OKB, si dhe Z. Mehmet Elezi-ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
Jan ma t lasht se majmuni shqiptart
Edhe sesa dinosauri
Prandaj edhe jan keta
Me tru peshku e vesh gomari
Shyqyr qe kena do Zybera,
Qe krenohemi ka hera,
Zyber, po mos ishte per ty,
kush e di ku do ish kjo Shqipni