I qetë, i qeshur, plot energji dhe ide të pafundme! Ky është Artan Shabani, piktor nga profesioni, e prej pak ditësh në krye të Galerisë Kombëtare të Arteve. Ana profesionale le të mbetet tagër i kritikëve, pyetja që shtrohet sot për të është: a do të dijë ta menaxhojë ai Galerinë Kombëtare?
Idetë nuk i mungojë. Tashmë, ai i ka hedhur ca prej tyre në letër.
Një Galeri Kombëtare që merr shembull “Moma Museum” në New York ose si “Pompidu” e Parisit, ky është synim i tij.
Në intervistën e vet për “GSh”-në, Shabani tregon punët e para që dëshiron të bëjë dhe rrugëtimin nga fëmijëria drejt detyrës së tanishme.
Keni marrë detyrën në krye të Galerisë Kombëtare prej pak ditësh. Çfarë mendoni se mund të ndryshoni në këtë institucion?
Si çdo strukturë e kulturës, mendoj se është e domosdoshme të shihet mënyra se si duhet rivitalizuar, për t’i dhënë oksigjen të freskët e të ri, në mënyrë që të shtohet në maksimum prania e artdashësit shqiptar dhe atij të huaj, siç janë turistët.
Si mund ta bëni këtë?
Duke kuruar në mënyrë të veçantë marketingun muzeal, duke njohur pikat e forta e të dobëta të galerisë, duke njohur e testuar publikun dhe kërkesat e tyre: çfarë duan ata që të ndryshojë këtu, çfarë duan të shohin të re, ndryshe nga ajo që kanë parë deri tani.
Galeria ka disa fonde me vepra të mbledhura këtu ndër vite.
A është menduar që këto fonde të risillen para artdashësve për ata që nuk e njohin atë art dhe autorët që s’janë më?
Është një ndër pikat kyçe të këndvështrimit tim, mënyra se si veprat e fondeve të galerisë (me mijëra) të jenë të pasqyruara për artdashësin. Veprat janë bërë që të shihen, të jenë të prekshme. Në mënyrë graduale, sepse nuk mund t’i nxjerrim të gjitha në bllok, pasi nuk ka hapësira, fondet do të nxirren nga aty ku janë. Jo të gjitha janë në gjendje të mirë, megjithatë publiku nuk do të përballet me ajër misteri mbi artin e vet. Ato vepra që janë të restauruara, do të jenë të ekspozuara dhe pse jo, një pjesë e tyre mund të shëtisë në muzeume botërore, mund të krijohen binjakëzime mes Galerisë Kombëtare dhe muzeumeve serioze. Këto do të bëhen me konsultime të vazhdueshme me Ministrinë e Kulturës.
Ju keni një eksperiencë të madhe ekspozimi në disa galeri e muze të rëndësishme të kulturës në Europë.
Cilin prej tyre do të merrni si shembull për Galerinë Kombëtare?
Ne si institucion do të kemi si model tonin disa prej tyre. Me modesti e përulje, këtë punë që kemi filluar do ta çojmë deri në fund. Puna kërkon pasion, dashuri e seriozitet, por kërkon që edhe të jesh i azhornuar me çfarë ndodh me skenarin botëror të artit që të jemi në të njëjtat përmasa. Do të aplikojmë eksperiencën e mbledhur ndër vite, duke pasur si shembuj: “Moma Museum” në New York, qendrën “Pompidu” në Paris, galerinë e artit modern në Torino, kështjellën e Rivolit, muzeumet e Venecias, apo ngjarjet e kulturës në Pragë.
Kur u prezantuat, kryeministri Rama premtoi reformë rrënjësore në art. Sa do iu ndihmojë ai juve, meqenëse vini nga e njëjta ‘familje’ e artit?
Më lejoni që ta falenderoj kryeministrin për vitalitetin që ai ka, për vëmendjen, për vizionin që ka zoti Rama kundrejt të gjitha strukturave të shoqërisë shqiptare. Ai vjen nga kultura dhe kjo është e dukshme, por jo nga shqiptarët. Është një model ndërkombëtar, pasi Edi Rama di të shikojë përtej dhe kjo është ndjeshmëria e një njeriu me përmasa europiane, përmasa qytetare dhe përmasa kulturore individuale. Brenda anatomisë së tij, Edi Rama ka një estetikë për sa i përket urbanizimit, peizazhit dhe asaj që stonon në natyrë; asaj që krijon kërcitje. Rama, për mendimin tim, është fat i madh dhe mbështetje. Kjo, jo vetëm shqiptarët dhe emigrantët që duan të kthehen në Shqipëri për të gjetur një situatë normale. Që të bësh një vend normal, është një punë që na përket të gjithëve ne. Është mbështetje morale e madhe, jo vetëm për kulturën, por edhe për institucionet, për t’i kthyer këtij vendi dinjitetin që meriton. Vendin e bëjnë njerëzit, transformimin jemi ne që mund ta shëmtojmë, kërcënojmë ose shpëtojmë.
Ju, prej sa kohësh e njihni kryeministrin Rama, që nga koha e Institutit së Arteve?
Kam vite që e njoh dhe ndjek metamorfozën e ndryshimit, ndiej figurën e politikanit artist, si rast unik dhe ndryshimet e dukshme në procesin e imazhit të vendit dhe elegancën e tij unike, kam bindjen dhe entuziazmin tim që kjo do perceptohet në shoqërinë shqiptare e cila e besoi totalisht, e votoi dhe përditë teston ndryshimin rrënjësor.
Sa ka ndryshuar Rama që nga koha e Akademisë e deri tani?
Në fakt këtë përgjigje e ka të qartë çdo shqiptar që ka jetuar në Shqipëri. Për mua që kam jetuar shumë vite – mbi 23 vjet jashtë Shqipërisë – e kam vizionin mbi këtë figurë me një respekt të veçantë, pasi e kam ndjekur në distancë, por e kam kuptuar shumë mirë vizionin e tij europian. Çdo njeri ka metamorfozën e vet që është produkt i eksperiencës së akumuluar dhe të jetuar. Unë, për herë të fundit e kam takuar kryeministrin gjatë prezantimit që m’u bë para pak ditësh. Isha shumë i emocionuar dhe kjo është shumë njerëzore. Në ato momente kryeministri Rama më ka dhënë besim dhe unë dua t’ia kthej 100-fish me përkushtimin tim ndaj detyrës që më është caktuar, është një përgjegjësi e madhe të cilën unë e përjetoj me shumë seriozitet.
Si ka qenë rrugëtimi i Artan Shabanit nga Akademia e Arteve deri më sot?
Po e nis që më herët, në fillore, ku unë mësoja violonçel e më vonë studiova për pikturë. Në vitet 1990 jam larguar nga Shqipëria për në Itali, ku jetova shumë kohë. Ka qenë një ikje normale, pa sens tragjik, kam ikur me pasaportë në një varkë në nëntor të vitit 1991. Ishte largim mëse normal në një kohë anormale. Kam qenë në Pulia si fillim, ku aplikova edhe talentin tim dhe pata ekspozitat e para. Më pas shkova në Trentino, në San Remo dhe më vonë u stacionova në Torino, që është kryeqytet i kulturës dhe i aristokracisë italiane
.
Kam jetuar edhe në Nicë, në jug të Francës, ku kam bërë rreth 40 ekspozita në pjesën e principatës së Montekarlos. Së fundmi atje ekspozova për 9 muaj “Imazhe të Shqipërisë”, ku portretizova figurën shqiptare. Kam ekspozuar edhe në Kanë, në Paris, Spanjë, Finlandë, Pragë, Athinë, Prishtinë, Stamboll, etj., etj. Në Bienalen e Pragës financova pavijonin shqiptar dhe kosovar, ku bëra bashkë për herë të parë artistët tanë. Nuk kërkova asgjë nga Shqipëria e Kosova, doja vetëm të bëja bashkë artistët kombëtarë. Një ndër projektet e para të GKA është një ekspozitë e artistëve historikë shqiptarë në galerinë e Prishtinës.
Cilat janë gjërat më të para që do bëni në GKA?
Çdo institucion kur shihet me sy të freskët vëren nevojën për të bërë diçka tjetër. Sigurisht, paraardhësi im ka bërë më të mirën e mundshme, por unë e shoh me një tjetër këndvështrim.
Do filloj nga pjesa e ndriçimit të jashtëm. Po punoj për të siguruar një sponsorizim nga një studio arkitekture italo-shqiptare për një ndriçim profesional që të shkëlqejë fasadën. Do rishihet struktura e galerisë dhe do të propozojmë një degë të marketingut muzeal, pasi kjo galeri ka shumë nevojë të gjenerojë ekonomi. Kjo duhet bërë që GKA të jetë autonome e të mos ketë nevojë që për çdo gjë të trokasë në dyer të tjera. Me një strategji të zgjuar, do të krijojmë mundësi për të thithur fonde nga donatorët, artistët e dashamirësit e artit. Duhen krijuar binjakëzime që galeria të bëhet e njohur edhe jashtë.
SI ATA PERSONAZHET TEK “KAZANOVA” ME NGJAKA KY TIPI,MEGJITHATE FOLI DREJT!
LAVDEROI K/MINISTRIN PASTAJ TE TJERAT VIJNE VETE!
; )
Di gje se sa shoke dhe sa njohes i vlerave te shokeve te tije doktor, ka krimineli sali? Pervec tritan koqe shehut qe sala i ferkote gruan asnje doktor tjeter nuk ka qene ne pushtet apo ne vendin e tij si profesion.
Qekur lindi dhe filloi te qaje Edvini, ky drejtor I sotem I galerise se arteve e kuptoi qe ai do behej nje gjeni politik nje njeri I madh me permasa Evropiane. U dhjefsh ti po me shume ai koqe gazetar qe te interviston ty.
Bravo zoterise per arritjet e deritanishme dhe i urojme suksese te metejshme.
Nje propozim kam une: te hapet nje ekspozite mbarekombetare me veprat e piktorit te madh Fate Velaj. Nuk eshte normale qe nje kolloz i artit pamor europian nuk ka nje ekspozite ne memedhe.
O Tini, kjo fjala “Pamor” eshte e re or burr se nuk e kame hasur ndonjehere tjeter, apo ndoshta nga qe jetoj jashte dhe shqipja ka ndryshuar ne perputhje me gustot perendimore? Ne e therrisnim atehere “Artet figurative”, po do jet komuniste c’i q’temen se edhe fjalen perdhosje nuk e kisha degjuar kurre ne shqip po ja qe ajo eshte kaq e perdorshme sot ne epoken e ndritur te demokracise e plot e plote te tjera…
Gazetari e pyet si ka qene rrugetimi i Artanit qe nga Akademia e Arteve, dhe s’mer pergjigje, sepse ai thjeshte s’ka bere akademi arti, por liceun ne shkollen e mesme artistike ne Vlore, sidoqofte nje titullar i muzeut kombetar te artit nuk ka nevoj per artist te suksesshem sepse artisti eshte per te bere art, por ka nevoj me teper per nje akademik ne eshte e mundur historian arti apo nje organizator i sukseshem dhe qe eshte i afte te “raise money” nje institucion arti ka nevoj per pare qe te realizoj vizionet e veta.
Zoti “Onufri”, nga komenti juaj pecillet vetem xhelozi ndaj Maestros. Eshte evidente qe jeni bashkemoshatar ose edhe shok klase me Shabanin dhe ndiheni keq nga suksesi i tij qe eshte edhe suksesi i pjeses me progresive te kombit. Ky sukses i tij perjetohet si padrejtesi nga ju sepse jeni inferior dhe provincial. Me vjen shume keq per kompleksin qe keni.
Sa kenaqesi ka zemra me njerez qe i perkushtohen me devotshmeri dhe shpirt vendit dhe popullit.
Per keto njerez ka nevoje populli,jeta e njeriut.Vetem me keto do behemi komb i perparuar ne nivel bashkohore me popujt e botes.
Niko nuk bene mire qe del si kerrici para kalit, Onufri di se c’thot dhe e ka tamam, Edvini I ka mbushur institucionet me adoleshent dhe shok. C’do me then nje piktor ne krye te institucionit? Piktori le te pikturoje e te shkelqej po mundi ne artin dhe pasionin e vet. Ne drejtimin e institucioneve duhen njerez te kompletuar dhe me vision, pse jo edhe historian qe te mund te kullandrise punet e te beje ndryshime te mira dhe jo militant si ky qe per shperblim te karriges po e ngre Edvinin ne nivelin e Abraham Linkolnit..!
Fakti qe flet per krrica dhe kuaj, tregon me se miri qe para viteve ’90 ke jetuar ne ndonje ferme apo kooperative bujqesore qofte edhe e tipit te larte. Dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe. Mirepo kur shprehesh me bindje se piktori duhet vetem te pikturoi dhe ne krye te institucioneve duhet te vihen persona te kompletuar dhe me vizion (qe do te thote qe piktoret jane rrace e vecante dhe nuk mund ti kene keto cilesi), dyshoj ne gjendjen e shendetit tend mendor.
Niko je nje masur misri qe sado te traitoj une me seminar e shumta do shkermoqesh dhe prap do mbetesh nje miserishte (kocan misri)ushqim per derrat. Them ta lem me mire Nikolaqi…
Mire o shoku kooperativist, si te deshirosh…