Rama mbledh artistët më të njohur shqiptarë nëpër botë në Pallatin e Brigadave

8 Nëntor 2013, 12:00Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më 29 nëntor në Tiranë artistët më të njohur shqiptarë nëpër botë.

Takimi mes tyre do të bëhet në Pallatin e Brigadave, ndërsa programi i këtij takimi mbetet ende i paqartë.

“GSH” ka mundur të sigurojë edhe tekstin e kësaj ftese, dërguar personalisht secilit artist.

“Më 29 Nëntor kam kënaqësinë t’ju ftoj në një mbrëmje të përbashkët në Pallatin e Brigadave, për të pasur një shkëmbim të ngrohtë, mes artistësh që rigjenden me njëri-tjetrin në vendin e origjinës“, shkruan kryeministri në ftesë.

Ndërsa mbetet e paqartë nëse shefi i ekzekutivit, ashtu siç po bën me mjekët jashtë vendit, edhe artistët po i mbledh për t’u kërkuar mendime mbi të ardhmen e artit shqiptar. Ai në fakt zbulon vetëm një pjesë të arsyes së kësaj darke në tekstin e ftesës.

Jam i sigurt se ky do të jetë një rast i mirë për të dhënë modelin e frymëzimit dhe shpresës për Shqipërinë e Gjeneratës së Re, por edhe një mundësi e shkëlqyer, për të shkëmbyer mes nesh, mendime se si mund të rilindë, skena e pavarur shqiptare. Sinqerisht, Edi Rama“, përfundon teksti i ftesës.

Po kush janë emrat e ftuar në këtë darkë?

Më të njohurit e më të suksesshmit shqiptarë nëpër botë nga arti skenik e jo vetëm. Ndërsa mësohet se listën e tyre e ka hartuar vetë kryeministri, burime pranë tij bëjnë me dije se të ftuarit nga fusha të ndryshme janë: Gëzim Myshketa, Inva Mula, Ermonela Jaho, Agim Hushi, Anri Sala, Olen Çezari, Ambeta Toromani, Kledi Kadiu, Adrian Paci, janë vetëm disa nga emrat që gazeta ka mundur të sigurojë.

“Janë shqiptarë, të cilët kanë bërë një emër të respektuar. Të gjithë ata janë të ftuar, edhe pse mbase jo të gjithë kanë mundësi të jenë të pranishëm për shkak të axhendës“.

40 komente në “Rama mbledh artistët më të njohur shqiptarë nëpër botë në Pallatin e Brigadave”

  1. Luani says:

    Ekonomia Evdin, Ekonomia. Por ti behesh nervoz ne intervista kur te pyesin per ekonomine, per financat publike dhe zhvillimin. Shpesh ja fut kot.

    Nuk mund te vazhdohet me gjate duke u justifikuar dhe duke akuzuar paraardhesit per renimin. Kemi filluar te lodhemi me kete film. Fundja ata kana kryer volum te madh punesh publike gjate qeverisjes se tyre, qe ti me duket nuk i ben dot. A ke degjuar ndonjehere per teorine e John Kejnsit.

    Dakort qe don te rilindesh artin dhe kulturen, se fundja ate profesion dhe zanat ke (pervec publicistikes dhe debatit ku je brilant) por perpiqu te kuptosh se ekonomia eshte primare, dhe nese nuk e kupton lejoi te tjeret ta drejtojne ate, edhe ata qe nuk te pelqejne ty. Boll me mendjemadhesine tende ne kete fushe. Do na kushtoje shume.

    1. ortes says:

      More,Luan!
      Po Berisha ,langoi yt,si mjek,cfare beri per mjekesine ne Shqiperi,perrvec se e DEGJENEROI KOMPLET???
      Rraca jote eshte per t’u urryer me gjithe shpirt!!!
      Ju nuk mendoni per Shqiperine ,por per PADRONIN tuaj BANDIT!!!
      Kush qenka volumi i punes qe paska bere REGJIMI KRIMINAL i Berishes,qe ne shqiptaret nuk e paskemi prekur me dore e pare me sy???
      Ne se bene ca rruge,pse nuk kane PERFUNDUAR ASNJE nga fillimi ne funfd???
      Bene rruge neper fshatrat e humbur te Beratitm qe votoi per PD-ne,por nuk beri rrugen Lushnje -Berat,qe lidh dy rrethe,per me teper nje qytet te UNESKOS,qe edhe ne kohen e ENVER HOXHES thithte me mijra turiste ne muaj me PASURITE E MEDHA KULTURORE,ARTISTIKE etj!!!
      Berati 2400 vjecar eshte NDERI I SHQIPERISE DHE TURPI I KLIKES FASHISTE TE Berishes!!!
      Ndertoi rrugen e krimit Durres-Kukes,por nuk beri TENDER,STUDIM FIZIBILITETI,PREVENTIV etj dhe e hapi TUNELIN E THIRRES pa u betonuar,KRIM I PASTER SHTETEROR,pa folur GRABITJEN E 300 MULION EUROVE nga Lul Basha etj!!!
      Ndertoi rrugen Tirane-Durres-Lushnje-Fier-Vlore ,qe prej 23 vjetesh,por akoma nuk ka mbaruar!!!
      Rruge pa MBIKALIME E NENKALIME,PA SINJALISTIKE,ku vdesin nga aksidentet dhjetra e qindra vete ne vit,ketyre u thua rruge ti,QAFIR SERB???

      1. Pirro says:

        Kur fton dike, atehere ia paguan edhe shpenzimet. Pse nga taksat e shqiptareve vazhdon te marre Rama? Ku e gjen te drejten? Premtime pa fund dhe ka tre muaj qe thote si ai artikulli i Zhakut: “Pa me thoni si e doni?” Si Berisha dhe Rama njesoj jane.

        1. feniks says:

          O Pipirruq!
          Kush tha se studentet u paguan nga shteti???
          Ne se e paske patur kaq merak,o Pirro,si nuk u shqetesove kur Berisha jot MBUSHI AVIONET E BELLE AIR-it me qindra refugjate,vajtje -ardhje per zgjedhjet e 2009 e 2011,qe kushton bileta per nje njeri sa 4 fishi i ketyte studenteve korcare???
          NUK MUND TE MBULONI KRIMET TUAJA DUKE ULURITUR PER FANTAZMA ME BLERJE!!!
          Ju keni qene te LICENSUAR per vjedhje votash,ndaj cdo gje qe ben kundershtari ju e quanio vjedhje!!!
          SE JU NUK KENI FITUAR ASNJEHERE PA VJEDHUR VOTAT!!!
          HYYYY,PLEHRAT E SERBISE!!!
          Kjo eshte opozita qe ju dini te beni!!!
          GAM-GAN si qente e zgjebosur!!!
          Sidoqofte BURGUN E KENI TE GARANTUAR PER TE GJITHA KRIMET E BERA!!!
          BERISHA DHE LULI TE PARET!!!

    2. @Luanesha says:

      Nuke po na lene reheat kopuket e Vicidolit. I ka tredhur Salas NE menyre te pandreqshme….

    3. kunderzbulimi rilindas says:

      Degjoji shoket o luan,se partia te flet per te miren tende!kritike nuk duam ne te rilindjes se mendojme se je berishjan!Fundja aq nivel kemi ne qe kemi mesuar pak kompjuter dhe kujtojme se dime gjithshka!

    4. Alb says:

      @Luani, mos harro se: E ardhmja eshte kjo qe jetojne sot artistet…

  2. Gramoz says:

    MIRE BEN KRYEMINISTRI RAMA QE FTON ARTISTET SHQIPETARE QE PUNOJNE NE SKENAT EVROPIANE PER TE DHENE KONTRIBUTIN NE SHQIPERINE TONE ,PO ASHTU PER MJEKET SHQIPETARE,Z RAMA DUHET TE FTOSH EKONOMISTET SHQIPETARE QE PUNOJNE NE EVROPE DHE BOTA SEPSE THEMBRA E AKILIT ESHTE EKONOMIA PER TE VENE NE JETE PROJEKTET TUAJ STRATEGJIKE SIC JANE ENERGJITIKA SHFRYTEZIMI I MENERALEVE DHE REFORME E THELLE NE BUJQESI KU KY SEKTOR ESHTE LENE NE HARESE KA 22 VJET DEMOKRACI DHE INPORTOJME RRETH 500 MILION EURO NE VIT PRODUKTE BUJQESORE DHE BLEGTORALE ,PER 22 VJET DEMOKRACI MINISTRIA E BUJQESISE ISHTE NE AJER KU VEGJETONIN SPECIALISTE TE PAAFTE DUHET TE NGRIHET MINISTRIA E FSHATIT KU TI KETE NEN VARESI KOMUNAT ME DREJTIM BUJQESOR..

    1. feniks says:

      Le te mblidhte edhe Sali Berisha te gjithe MJEKET E SHQUAR SHQIPTARE KUDO NE BOTE DHE TE SHKEMBENTE MENDIME ME ATA PER PERPARIMIN E SHENDETESISE NE SHQIPERI,por nuk e beri!!!
      Ne vend te tyre thirri Damir Fazllicet e TRAFIKANTE per te GRABITUR BUXHETIN E SHQIPTAREVE ne favor te femijve te tij SHUSHUNJA!!!
      Mjekesia jone sot lengon nga “KANCERI” korruptiv!!!
      Shko per vizite apo analize ne SPITALIN NR.5 dhe personalisht tek MIKU I Berishes dr.Mentor Petrela,por po nuk u mbushe mjekeve xhepat me pare me LEKE nuk kurohesh dot!!!
      Vetem se nuk dhashe KUOTEN E CAKTUAR qe me pare,tek sekseri i salles ku behej REZONANCA MANJETIKE,me shtrine ne shtrat,pa me vene ne vesh kufje me muzike,qe te mos CMENDESHA nga zhurma TMERRUESE e aparatures dhe nga TMERRI I MADH TENTOVA TE COHESHA NGA SHTRATI per te ikur,por askush nuk me ndihmoi e nuk thane se PSE LEVIZA AQ SHUME ,sa deshtoi REZONANCA!!!
      Kur e bera kete REZONANCE tek HYGEA,pavaresisht se pagova shume leke,por me trajtuan si NJERI E JO SI KAFSHE!!!

    2. Tirona says:

      Artistet i kemi, doktoret i kemi, ekonomistet i kemi, por nuk kemi industrine dhe industrializimin e vendit nuk e bojne as doktorat ,as artistet dhe as ekonomistet por e bojne vetem inxhinjeret. Kemi shume inxhinjere te talentuar ne bote qe po bojne suksese ne kompanite te medha si ne BE ashtu edhe ne SHBA, boni thirrje ketyre inxhinjereve qe te vijne dhe te japin kontributin e tyre ne Shqiperi.p.sh.Kromin e kemi,por nuk kemi njerezit e kualifikuar per ta perpunuar kete pasuri kombetare per nevojat tona, kemi shume ingjinjere te kualifikuar ne Kanada dhe SHBA apo ne Europe. boni thirje ketyre qe tevijne duke sjelle me vete edhe kompanite ku punojne per ta vene ne prodhim kete pasuri te modhe. Nje pjese te matarlugjikut e kemi ne funksionim gjithashtu kemi edhe ingjinjere te kesaj fushe qe punojne dhe kon suksese ne komopanite me prestigjoze je jone ne europe apo SHBA,boni thirje ketyre qe te vijne bashke me kompanine qe te modernizojne metalurgjine e vendit dhe te prollojne celikun me cilesine me te larte, pra kemi lenden e pare kromin qe e prodhojme vete, kemi dhe metarlugjikun qe perpunon kromin ku perfitojme celikun dhe me celikun cfare mund te bojme , ju a them une , bojme shume gjera dhe njera nga keto eshte se bojme industrializimi i makinave dhe per kete kuadri nuk na mungon kemi shume ingjinjere te afte qe punojne ne kompanite e Fiatit, Fordit, GJM, Bencit etj boni thirrje ketyre ingjinjereve qe te vijne me kompanite e tyre per te invenstuar ne shqiperi. Kromin = celik = industrializim ne sektorin e prodhimit te makinave = nje ekonomi e forte e shqiperise.Por kete gje nuk e duan politikanet tane , sepse duan ti bojne te gjitha per vete.z. Kryeminister bej thirje ketyre ingjinjerave te Minierave, Metalurgjikut dhe te makinave qe te vijne se bashku me kompanite ku punojne per te investuar ne keto fusha ne shqiperi ku mund te punesohet e gjithe shqiperia dhe mos u merr me doktorat dhe artistet se keta nuk e nxjerrin shqiperine nga varferia.

      1. demokrat says:

        Sakte, jane hedhur ne menyre ta paarsyeshme miliarda euro investime ne turizem, duke mbajtur syte nga qielli kur duhet te investoheshin te pakten ne permiresimin teknologjik te atyre industrive qe punonin, kromi dhe bakri, duhet te dilnin nga Shqiperia jo si xehe por si pruduckt perfundimtar, ashtu si dilte nej pjese para 90. Shkodra ka vuajtur te zinjte e ullirit per punesim, askush nuk e mori mundimin te ofronte nje korean, nje italian,nje gjerman per uzinen e telave. U afrua Samsung ne Durres por injoranca e ministrave shqiptar nuk e la te punonte.Shqiptaret u tallen me traktorin e Shehut, ndersa koreanet kur tere bota i tallte per cilesine e dobet te Hundait ne vitet 70, ulen koken dhe e vazhduan projetkin dhe sot kane bere mrekullira. Askush nuke mori mundimin per te takuar Anjelet, ndonese ishin lidhjet e para luftes se Dyte, per te marre qofte edhe falas hapesirat e Autotraktoreve, por u lane bosh dhe Fiati perfundoi ne Serbi. Edhe industria e armeve ishte e mundur te modernizohej, Kroacia e nisi nga zero, sot prodhon per eksport.Nje industrialist shqiptar ne France eshte nga me te njohurit per prodhimin e pelhurave, perse mos te ofrohet perkundrejt taksave te uleta dhe Shqiperia te behet nje prodhuese lider e pelhurave te pambukta tani qe Egjipti zor se do te kthehet atje ku ishte.Teoria e Pashkos, ishte e keqinterpretuar dhe tejskajshmerisht keq e zbatuar.

  3. elnino says:

    sta dhashe voten per tme gjobitur per nje shtepi banimi qe e ndertova ne truallin tim pa asnje konflikt me asnjeri
    sta dhashe voten qe te kem 90% e te afermve me shkolle te larte te merituar dhe asnje ne pune
    sta dhashe voten qe te fusje palacot e tu ne pune me gjoja meritokraci
    cila eshte merita e tyre
    qe te servilosen ty
    epo shume shpejt do thyesh hundet shoku kryeminister sepse po shoh qe nuk paske zene mesim nga 23 qershori populli tregoi qe ti thyen hundet kur do por megjithate nuk eshte se more mbeshtetje me te madhe se ne 2009 e mos harro se je aty me parate e ilirit qe fitoi nga 7% i vjedhur nga xhepat e popullit
    po ndertove perandorine mbi mut kur te shembet ne mut do bjere
    leri piktorat e pseudo artistet shqipetare por merru me hallet tona
    premtove 300 000 vende pune por ke larguar 4mije vete nga pune pra je minus 5000 nga pseudoprogrami
    po i mbyt bizneset e vogla me taksa pa i lehtesuar
    spo sjell shendetesi falas
    praktikisht ti vetem po shetit per te bere gjoja diplomaci
    DHE SE FUNDMI STA DHASHE VOTEN TIME PER TE SJELLE ARME KIMIKE NE SHQIPERI…
    kujdes shoku kujdes se me 21 janar dola per ty ne shesh por tani sdo ngurroj te dal kunder teje dhe kete here jo nen flamurin e asnje partie se jeni i njejti llom me fytyra te ndryshme …

    1. Theofan says:

      O Elnino:Vota nuk jepet per te blere nje qeveri dhe te besh si te duash nen hijen e qeverise qe blen. Eshte ende shpejt per ti kerkuar llogari qeverise se re. Po je kaq i ndergjegjshem mos prit gje nga qeveria, hallet tuaja duhet ti zgjidhesh vete, gjithnje konform ligjeve ne fuqi. Ne kete menyre ndihmon veten dhe shoqerine shqiptare te degraduar kaq keqas nga mungesa e zbatimit te ligjeve dhe lulezimit te korrupsionit, pasoje e qeverisjeve te keqia keto 22 vjet. Shoqeria shqiptare degradoi keqas. Ky degradim ben qe shqiptaret e shquar te ketij vendi,artiste apo mjeke apo kushdo qofte te mos afrohen me ketu, sepse edhe ata do te ndoten nga ky llum ku kemi rene nga qeverisjet e mbrapshta. Edhe nuk kane perse te afrohen, vecse ne i ka lene mendja. Qeveria e re duhet te jape prova te ndryshimit te klimes se gjithanshme, ku qytetaret e ketij vendi te gjejne veten ketu e ta ndjejne veten te denje per te jetuar e punuar ketu.

    2. feniks says:

      Elnino!
      Ti dukesh,qe nuk ke votuar per RILINDJEn,nga MLLEFI qe leshon ne cdo fjale te komentit tend RRUFJAN!!!
      Ti hiqesh gjoja si SOCIALIST,por je BERISHIST ko9ke e kembe!!!
      E njohim kete menyre prapthi te te akuzuari te PS-se se ju mesojne SKENARET SERB te Beogradit,por qe kane deshtuar!!!
      Jo me kot u munduat shume te NDOTNIT me balte njelloj si Berishen Kriminel edhe Ramen viktime!!
      Te dy njelloj,pra kot qe t’i nderrpjme:HIQJA LENES E VURJA PRENES!!!
      Por populli e njohu HILENE tuaj dhe me URREJTJE TE MADHE ju hodhi ne PLEHRA!!!
      Mos u lodh kot,Elnino!!!
      Boll ke vjelle kunder PS-se tani shko poshte Lanes dhe ushtro zanatin tend te perhershem!!!
      Gjarperinj si ty ka plot ne PD,prandaj e cuat Shqiperine ne HUMNERE!!!
      Mbaroi koha juaj,o MONSTRA TE NDYRA ANTI SHQIPTARE!!!

  4. ylli says:

    Deshira e kryeministrit per te mbledhur doktoret apo artistet shqiptare nga e gjithe bota, duket normale dhe te gezon si lajm. Por kur do te mbledhe edhe ekonomistet shqiptare apo me mire financieret, per te cilet vendi yne ka me shume nevoje tani se kurre,kete nuk e dime.Prisni dhe shpresoni.Cdo kryeminister qe vjen, ekonomine dhe financat i le te fundit.

  5. korcari says:

    O luano, deri ne fund te ketij viti eshte programi i PD dhe plani i vitit 2013 i mender pjerdhur nga pd.Edi Rames kerkoi llogari mbas aprovimit te planit te buxhetit per vitin 2014 per realizimin e tij.Edi Rama nuk ka shkop magjik qe menjehere te hapi 300 mije vende pune, shendetsi falas,te gjithe te korruptuarit ne burg etj.Te gjitha do te behen hap pas hapi.

  6. mohikani says:

    Mlidhi ne PESCARA e jo ne Pallatin e brigadave Edi

    1. zambaku says:

      zoti Rama ben shume mire qe i mbledh artistet, por nuk ka qene Shqiperia qe i ka perzene keta artiste,jane larguar per interesat e tyre personale, per te fituar me shume, kur shume e shume artiste te tjere te njohur nuk kane levizur nga skenat shqiptare pavaresisht se fitimet e tyre kane qene minimale. E keta te fundit do t’i quaja artiste -heronje dhe jo ata qe kane shetitur boten, mbush xhepet dhe tani kthehen si fitimtare ne Shqiperi.

  7. Julia says:

    PER TE LENE NJE EMER

    Fushat janë dritaret e pranverës
    Fushat janë shumë më tepër
    se kopshtet me trëndafila të verës.
    Fushat janë mbrekullia e botës
    lulëzimi në shekuj i duarve njerëzore.
    Era, që kreh flokët e fushave të blerta
    dhe shpërthen bocen e bardhë të pambukut
    shëtit e vallzon me grunjërat e verdha,
    e lirë, në liri të vërtetë, në liri pa hile fushave.
    Fushat mbajnë kokën lart nga drita
    Fjongot e diellit mbështjellin ëndrrat.
    Për të lënë një emër, Njeriu e filloi nga fushat.
    E ndoqi Paqja dhe Bolleku.
    Më parë kish zgjedhur Farën,
    të këndonin fushat
    dhe të mos i turpëronte korrja.
    Për të lënë një emër,
    Njeriu sfidoi castin ironik,
    për të mos i zënë syri njerës të zemëruar,
    që grinden me leckat e trupit.
    Për të mos ndeshur fytyra të pikëlluara,
    prindër që heqin të zitë e ullirit nga bijtë.
    Ose anasjelltas.
    Njeriu vizatoi me ngjyra pikante tablonë e jetës.
    Rëndësi i dha estetikës, që në cdo kohë kerkohej..
    Njeriu i zgjedhur , sidoqoftë,
    për të lënë një emër pas
    ka përpara luftën vdekjeprurëse.
    Të të mbështjellë Flamuri i Kombit s’është e lehtë,
    Pas fush betejash si në Waterlo.

    Julia Gjika
    Tetor 6, 2013

  8. Sefedin Aga. says:

    Edo mir ke bo , po kur vdiq e madhja Drita Pelingu , si dhe kur vdiq nje ish kolegu yt para pak ditesh dhe ai artist , do beje mire te ishe prezent me nje tufe lule , per keta personalitete qe jetuan e bene art nen thundren e diktatit.

  9. Agroni, Detroit, MI says:

    Duhet emancipimi i shoqerise fillimisht.
    Me emancipimin, gradualisht ndryshon positivism niveli i jeteses ne te gjitha drejtimet ( perfshire edhe ate ekonomike).
    Ne nje shoqeri te emancipuar te jep kenaqesi edhe nje gjest,moment, dedikim ose pune e papaguar(vullnetare) qe e ben me deshire per te ndihmuar dike.

    (Ky eshte nje mendim personal i imi.)

    1. nuk kulturohet ky popull says:

      Vetem bomba atomike e ndihmon kete vend o Agron dhe biles kam dyshim edhe per kete se po te mbetet nje viros zhvillohet perseri shoqeria e kriminalizuar shqiptare.Ne ameriken e jugut ne nje fabrike ushqimesh kishte aq shume minj sa qe asnje lloj helmi nuk bente pune dhe ata shtoheshin e shtoheshin pafund.Dikush pati nje propozim qe u miratua nga te gjithe si e vetmja mundesi per zhdukjen e minjve ne fabrike.U larguan te gjthe punetoret dhe i hyne fabrikes me gas.Pas nje jave punetoret u kthyen ne pune me shprese se nuk do kishte me minj por u zhgenjyen kur u pane minjte e pare ne fabrike.Pra shqiptaret e ketij brezi nuk mund ti zhduke as bomba atomike as gazi sepse permbajne virozen ne trup.

  10. Kuqo Zioshi says:

    dhe ja, erdhi koha qe te ringjallet edhe spektri i ndihmesave te partise te edverit per te edukuar popullin me bindje artistike!

  11. Koz Dynjaja says:

    – JU UROJ 8 NENTORIN ,DITEN E THEMELIMIT TE PARTISE ! Ja dhe nje lajm i gezuar ne kete dite !
    – JU FTOJ TE MBAJME 1 MINUTE HESHTJE NE RESPEKT TE THEMELUESVE TE PARTISE TE CILET U VRANE PO NGA BASHKESHOKET E TYRE BASHKETHEMELUES !
    ………………….

  12. art says:

    WTF. Fshati digjet k…va krihet. Por sigurisht ai nuk flet per ata qe kane 2 pare tru por per ca trushplare si puna e Agronit ne Detroit apo te famshmes socialiste nga Berati.
    Edhe nje gje tjeter meqe ky eshte i dhene shume pas simbolizmave ka zgjedhur daten komuniste (shto ketu dhomat e kuqe te kryeministrise) pikerisht qe te mesojme se per c’rilindje e ka fjalen jo ate te vendit por te sistemit te eterve te tyre. Dhe rrugen e zgjedhur per kete “Rilindje” e simbolizon me Hartat gjithe andej ne Kryeministri qe te kujtojne dhomat operative te luftes apo situatave te jashtezakonshme. Mesa duket deri tani rame nga shiu ne bresher.

  13. ajaxs says:

    Rama do i mbledhe artistet Jo me 28 Nentor por me 29 Nentor,Per te kujtuar ENVERIN. Rama nuk mund te mbledhe Ekonomistet, Se nuk ka asnje plan per zhvillimin e vendit. Rama nuk ka asnje plan per ndertimin e infrastruktures se e ndertoje Berisha, Rama vetem ka share per çdo ndertim AUTOSTRADE. pOPULLI I MAJTE KENAQET ME LUGE BOSHE? KENAQET KUR RAMA prish me dinamit ndertimet ne bregdet, se do ndertoje te tjera per njerzit e tij. SHifjani hajrin Rames.

    1. eri says:

      Z kryeminister ……kap gjykatat ne dore dhe harto ligje e miratoji …hiq presidentin dhe kape situaten se te iku nga duart ……………me duket se ne vend te Saliut po hyn ti pas hekurave …gjynah per Saimirin qe po punon em mish e me shpirt , i vetem dhe i pa perkrahur

  14. i pa pune says:

    nuk e di se ku do ti marre parate per te organizuar kete gala,se duke ndjekur situaten ndigjova debatin e nje ministri me opoziten ne te cilen thuhej qe se ne arkat e asaj ministrie ishin vetem 750 $.Nuk arrij ta kuptoj fare kete pune

  15. Mesuesi says:

    A VEPRON MIRE,APO VEPRON KEQ,QE RAMA PO MBLESH MJEK E ARTISTE SHQIPTARE TE DEGJUAR EDHE NE BOTE ,LE TE SHOHIM REZULTATIN ,PASI PUNA MATET ME REZULTAT. Persa i perket punes se madhe, qe kane zhvilluar si mjeket dhe artistet ne sistemin e kaluar,e kane bere me dashurine qe kishin per profesionin,ndaj mjek,artiste te teatrit e filmit,kengetare, qe me zerin e tyre te ngrinin ne kembe si me suste. Po arti nuk behat nga frika, nuk xhvillohet nen diktat. Mjeshtri i madh i valles shqipetare,Besim SEKTHI, kengetarja e madhe Vace Zela,Mentor XHEMALI E TE TJERE E TE TJERE,I MADHI Panajot Pano ,shkelqyen se punonin me deshire e me pasion ,e jo se u thoshte dikush do kendoni,do vallzoni do luash se keshtu te urdheroi une…… lerini prrofkat, se ata paskan shkelqyer edhe pse kishte diktat. Mos u beni qesharak ,si puna e nje historiani ballist,qe ne emisionin opinion tha:se Mehmet Sheu ishte kriminel pasi mori pjese ne luten e SPANJES. Pse vajti atje ,cfare donte,- tha i nderuari historian.

  16. Armando says:

    Ky organizim organizohet nga I madhi Fate Velaj. Bravo Fate.

  17. Asdreni says:

    Si ka mundesi 1 milion njerez votuan per kete PSIKOPATIN 2-metrosh????

    1. ortes says:

      Pyet ata 200 mije qe votuan per Berishen!!!
      Po ne Korce pse nuk votuan korcaret per PD-ne???

  18. Desaret says:

    Mirë se duhet ! Po tornitoret qe punojnë në Itali,Greqi,France,ShBA,kur do ti mbledhësh? Se pari PUNA, vendet e punës,shkaterruar kriminalisht nga banda e Veriut, Saliu, per te cuar per skrap tornot, frezat,retifikat qe duhet të punojnë 100 vjet dhe parate e tyre i mori oborri,si thoshe…Po tekstilistet kur do ti mbledhësh, muratoret qe ndertojnë Italine, Greqinë, kur? Keta duhet pasi arti është “qejfi kur ke kushte ushqyese” dhe kushtet vijnë nga puna…Kape demin për brirësh, jo per bishti…Puna e ktheu majmunin në Njeri. Nuk shikon se papunesia aty e ktheu njeriun shqiptar në majmun? Dhe majmuni ka shtepi shpellën dhe dihet perse Shqiperia u bë shpellë! Vet arti vjen nepermjet punës ! Kur do mbledhesh mekanikët shqiptarë në botë? Keta besoj se do vijnë!…

  19. kel ukaj says:

    Z. Rama ben mire qe i fton. Populli shqiptar beri mire qe e shporri Sali QENIN. Do te ishte me mire qe Sali QENI e Klyshet e Tij te shporreshin me arme, keshtu shqipria do çlirohej nga plehrat e ferrat. Megjithate??? Shqipria nuk behet. Shqiperia nuk behet sepse shqiptaret e shqiprise jane dembela, te korruptuar deri ne palce dhe ç’eshte me e keqja Une nuk njoh asnje shqiptar te zot ne emigracion qe kerkon te investoje ne Shqiperi. Ne shqiperi pergjithesisht investojne organizata kriminale dhe njerz qe kujtojne se shqiperia do te ndryshoje.

  20. shqip says:

    Keta jane te gjithe njerez qe jetojne me para shteti. Edhe ne Shqiperi ato me para te shtetit do paguhen. Rama, thirr njerez qe prodhojne pasuri e vende pune e jo qe hane nga pasuria e shtetit.

  21. ardi_mamurrsaku says:

    isha kurioz te dija nese e kane ftuar dhe ANISA MARKARIAN???
    jam fans i saj.

  22. TASO says:

    ME duket se po luftojme njeri tjetrin dhe do fitojne gjithmon te huajt,d,m,th, GREKU,SERBI ITALJANI E KOMPANI.JU kujtohet Nikolaq Gejxh greku qe lobon nga amerika per greqine,kurse ne pengojme njerzit tane, mos gabohem prezantoheni si spiuna te shteteve te lart permendur nen flamujte e partive,NE FILLIM SHqiperia me vone partite.

  23. petrit says:

    Ne nje vend ku arti stimulohet fuqishem,ai popull eshte mjaft i qytetruar..Ambasadoret,me te denje per te perfaqesuar nje komb,universalisht-jane -Artistat-Eshte fati me i madh,per ne shqiptaret,
    qe shqiperin do ta drejtoi nje qytetare i nderuar si Z Rama…
    Arti dhe Ekonomija,Kane nje paralele te perbashket,ne shoqerimin e perjetshem te njerzimit…

  24. qytetar says:

    Po ato qw punuan e luftuan ketu, a ndjehen te perjashtuar ose diskriminuar nga mendimi se importi do te rregulloje artin.
    A’do te hikin te importuarit nese nuk kane te siguruar vendin e punes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje