Përtej simbolikës, romani ‘Missing’ i shkrimtarit Bashkim Hoxha, mbart dykuptimësi, flet për fenomene sociale e transformim të njeriut të ditëve tona. I promovuar në Tiranë, ky roman i sigluar nga shkrimtari Hoxha, bëri bashkë njerëzit e librit, miq e bashkëpunëtorë të dramaturgut e publicistit Hoxha, krijimtaria e të cilit prek disa lëmi, skenar e dramaturgji veçmas të qenit punonjës i medias në përditshmëri.
“Romani që prezantojmë sot mund të analizohet për mendimin tim në disa plane. Për risitë që sjell në planin filozofiko-psikologjik, për risitë që mbart në stilin e përdorur, për rëndësinë e mesazheve që mbart direkt apo në nëntekst, për bukurinë e dialogut apo edhe të monologut.”- deklaroi Irena Toçi (Botuese, Toena)
Studiuesi Gjoka flet për një roman i cili veçse ka tematikë të prekshme, është estetikisht për t’u veçuar.
“Situata është për tu emërtuar ngjarje, për dy arsye. Eshtë ngjarje për autorin, sepse me romanin e dhjetë shënon një hop cilësor, në shkruesi, në strukturë, në lëvrimin tashmë me një siguri absolute të letërsisë postmoderne, të asaj shprishje që ka ndodhur me qenien njerëzore.”- u shpreh studiuesi Behar Gjoka.
“Ky roman për mua nuk ka as fillim, as fund, por ka një ndërtim të ndjenjës, mendimit, të asaj që ne ndjejmë çdo ditë. ‘Missing’ në shqip do ta përktheja me një shkulje, jo vetëm mungesë. ”- citohet në “GSH” Natasha Lako (skenariste, shkrimtare)
Sikundër titulli e dikton, është njeriu ai që ka humbur andaj edhe duket se ky roman është një thirrje për reflektim.
“Kemi humbur atë që e quajmë njerzillëkun. Jeta është bërë më e ftohtë, më racionale. Ka kohë që llogaritë na i bën makina llogaritëse dhe jo zemra si dikur. Jemi futur në një jetë virtuale, që duket sikur i ka shkurtuar hapësirat, por në të vërtetë e ka larguar njeriun nga njeriu. Kemi shumë nevojë, dhe unë do të isha i lumtur që me këtë roman ta bëja të meditonte sado pak lexuesin.”- deklaroi Bashkim Hoxha (shkrimtar, publicist).
Romani ‘Missing’ ka parë dritën e botimit 3 javë shkuar e do të jetë prezent në Panairin e Librit që do të mbahet këtë javë në Pallatin e Kongreseve në stendën e shtëpisë së tij botuese, “Toena”.
I them atij zoterise gaz…publ…es…shkr…etj,etj, qe te kete respekt per shqiptaret dhe te vendoste nje titull shqiptar “librit” te tij. Prandaj nuk do te marr guximin te lexoj “xhevahiret” e tij!!!TUNG!
O Bashkim, të pastë Zemani!
Mos anglisht është ky romani?
Se e shoh si “mulli me erë”
Porse ujin nga e merr?
Harruam shqipen, o derman!
Sikur je në “anglistan”
Ti je goxha gazetar
Pse shkruan si një “barbar?!””
te siguroj qe ne liber nuk ka asnje fjale anglisht pervec titullit