Filmi "Tomka dhe shokët e tij" restaurohet plot 36 vjet pas prodhimit të tij

14 Nëntor 2013, 12:18Kulturë TEMA

Tomka dhe shokët e tij” filmi i njohur i regjisores Xhanfise Keko është përzgjedhur për t’u restauruar pranë laboratorit të Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale në Bibliotekës së Kongresit Amerikan.

Është Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit që e konfirmon lajmin për “GSH”-në. Stafi i specializuar teknik i laboratorit të LOC do të verë në dispozicion kohën, profesionalizmin dhe fondet për këtë projekt si pjesë e programit të tyre të diplomacisë ndërkombëtare për të ndihmuar arkivat në rrezik në të gjithë botën.

Do të prodhohet një kopje e re 35 mm, pozitiv, bardhë e zi, me titra në anglisht. Në këtë mënyrë filmi do të ketë mundësinë të shfaqet në të gjitha mënyrat e projeksionit qofshin këto arkivale apo dixhitale si dhe të arrijë një audiencë të gjerë ndërkombëtare.  

“Tomka” restaurohet plot 36 vjet pas prodhimit të tij, por nuk është ndër filmat e rrezikuar nga degradimi. Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film tek publiku ndërkombëtar. ACP-ja është ende në vitet e para të punës, kështu që, fillimisht, ende i nevojitet të rrisë ndërgjegjësimin dhe të tërheqë vëmendjen e publikut dhe faktorëve ndërkombëtare tek kinemaja shqiptare për të pasur, më vonë, më shumë mundësi financiare dhe për të vazhduar me restaurime të titujve të tjerë sipas premtimit 5 tituj në 5 vjet.

Niveli i lartë artistik dhe cinematik i “Tomkës” dhe të qenit vepër e një regjisoreje femër janë elementë të rëndësishëm dhe jo të zakontë për kinemanë e një vendi të vogël ballkanik si Shqipëria. Këto fakte tërhoqën edhe dokumentaristin irlandez Mark Cousins i cili përfshiu pjesë nga “Tomka” dhe filmi tjetër i Kekos “Qyteti më i ri në botë” në dokumentarin e tij mbi pjesëmarrjen dhe lojën aktoriale të fëmijëve në film “The Story of Children and Film”, ku u përfshinë gjerësisht filma nga kinematografia botërore.

8 komente në “Filmi “Tomka dhe shokët e tij” restaurohet plot 36 vjet pas prodhimit të tij”

  1. kosovari X says:

    Tè sensibilizojmè sè pari qeverinè shqiptare qè tè ndèrmarrè diçka qè tè mbrohet e restaurohet filmi shqiptar. Filmat e “Kinostudios Shqipèria e Re” janè filma me vlera tè pakundèrshtueshme. Ju lutem tè ndihmojmè tè gjithè per pèrmirèsimin e cilèsise dhe ruajtjen e filmave me vlera tè jashtèzakonshme.

  2. qafiri says:

    Edushka me shoket e tij hahahahahahahahahah

    1. elio says:

      ti je qelbesire maloke plot komplekse inferioriteti…do kalbesh ne cinizmin tend, cmirezi!

      1. Dom Gert Gjoni says:

        Mâ mire qafir ciniku, se sa Edvin KIMIKU! hahahahahahahah

  3. dritani says:

    Film i mrekullueshem.

  4. Aljor says:

    Filmi eshte frut i bashkepunimit skenarist – regjisor prandaj vini edhe emerin e Nasho Jorgaqit qe beri skenarin simbas trgimit TOMKA te shkruar po prej tij.

  5. babec says:

    Mashtrim i madh pse u restaurua kur vete deklarata thote se nuk ishte i demtuar Dhe nuk ishte ne listen e emargjences.

    Kshu eshte kur arqiva, kjo pasuri kombetare varet nga nje aktore pa lidhje dhe nje gazetar i 55.

    Edhe nentori i dyte, nje mashtrim historik mes te tjerash, nuk kishte nevoje per restaurim.

    Pyetja eshte, ku shkojne keto fonde qe deklarohen si restaurime filmash qe nuk kane nevoje per restaurim!

    Turp……..

  6. arben says:

    Mendoj se i pari film qe do restauruar eshte filmi ”Udha e shkronjave”.
    Per mendimin tim eshte nje nga realizimet me te mira ne kinematografi,ne te gjitha elementet;regji,skenar,kamera,loje aktoriale e vertetesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje