Besnik Mustafaj: Më vjen mirë që hoqa dorë nga politika

15 Nëntor 2013, 11:52Kulturë TEMA

Besnik Mustafaj ka promovuar mbrëmë librin e tij “Autoportret me teleskop”, roman i ardhur pas 15 vitesh shkëputje të autorit.

Botuesja e tij, Irena Toçi e “Toenës”, e ka cilësuar botimin ngjarje të panairit, ndërsa redaktorja Beti Njuma i ka bërë një përmbledhje të shkurtër.

“Letërsia është arsyeja e ikjes së tij nga politika. Ai e pati thënë atë kur e bëri publik vendimin, megjithatë, nga romani kuptohet më lehtë. Nga ana tjetër, unë kuptoj që e ka pasur të vështirë dhe e ka përjetuar dhimbshëm, humbjen e pushtetit”, – tha ajo.

Sipas saj, në libër përplasen Besnik Mustafaj politikan, ministër me Besnikun shkrimtar.

Vetë, Mustafaj, në hyrje paralajmëron lexuesit e vet të çmuar se ky nuk është një roman autobiografik, edhe pse njëri nga personazhet quhet Besnik Mustafaj.

E megjithatë, shumë prej detajeve që ai paraqet në të, kanë të bëjnë me takime të rëndësishme të kohës kur ai qe ministër i Jashtëm. Tisi i postit prej ministri, që në fjalimet e tij jashtë vendit kujdeset të gjejë fjalët e duhura për të përcjellë shqetësimin për Kosovën, i vishet kaq bukur romanit.

Përpos kësaj, në disa raste ai i referohet në libër “eprorit” të tij çka siç kuptohet nga ne si lexues, ai duket të jetë as më shumë e as më pak se ish-kryeministri Sali Berisha.

Një tjetër personazh që zë vend në libër është Ana-B. Në hollet e një hoteli luksoz në Monako, ai takon një lexuese të tij që është njëherazi këshilltare e presidentit Slloven.

Një tjetër personazh, tejet grotesk, është Selami Beshiri. Ndërsa ka kërkuar të ikë nga Shqipëria, arsyetimi që ai i ka dhënë zyrës së emigrantëve në shtetin pritës ka qenë pikërisht ky: një ëndërr të parealizuar qysh nga fëmijëria e hershme – të shuante nepsin për sallame e për salsiçe.

Mustafaj, përshkruan e detajon habinë e të huajve për këtë ëndërr të padëgjuar më parë. Arsyeja pse azilkërkuesi lë vendin e tij është ushqimi, e jo buka, por prodhimet e sallamit.

Mbi librin, Berishën e Mustafajn

Një ndër episodet më interesante të romanit, është përplasja e eprorit të Mustafajt (çka nëse kemi të bëjmë me të si ministër, ka qenë ish-kryeministri Berisha) me një shkrimtar të njohur finlandez. Siç e thotë edhe Mustafaj në libër, bëhet fjalë për Arto Paasilinna – qytetari finlandez më i njohur e më i çmuar botërisht, i përmendur shpesh e më shpesh vitet e fundit në listat e kandidatëve për çmimin Nobel.

Për shkak se siç përshkruhet në romanin e Mustafajt, ai po shkruante një libër, ku personazhi i tij shqiptar gjendej në pozicion jo të përshtatshëm e nxirrte në pah anë jo të këndshme të shqiptarit dhe shqiptarëve, eprori i Mustafajt (Berisha) në mes të hollit të hotelit luksoz të Monakos e akuzon atë si racist e albanofob….
Sa e vërtetë është kjo? Mbetet për të dëgjuar përgjigjen e Musfajat në ditët në vijim, e megjithatë, përshkrimi që ai i bën eprorit përkon me atë se si ne e njohim ish-kryeministrin tonë. Si për çudi, gjatë vitit të fundit si shef i qeverisë, Berisha i pat përdorur jo pak këto dy fjalë: racist e albanofob.

“Thesari i luftës”
Një thesar shqiptar i fshehur diku nëpër botë?
Besnik Mustafaj flet për atë që e quan thesar i vërtetë, i paçmueshëm, i gjithi flori e diamante, krijuar nëpërmjet sekuestrimeve të pasurisë së klasave të përmbysura nga revolucioni dhe vënë mënjanë në një vend ultrasekret, sigurisht jashtë Shqipërisë dhe sigurisht jo në ndonjë bankë. Ideja e tij është që të shkruaj një roman ku personazhi i tij vihet në kërkim të këtij thesari sipas disa fjalëve e kodeve të lëna më herët nga ish- diktatori. Bëhet fjalë për të gjetur atë, që në bisedat e fshehta dhe dokumentet e klasifikuara cilësohet “Thesari i luftës”. Mustafaj aludon se “Thesari i luftës” do të shërbente për një ditë të zezë, më të zezën e ditëve: në rast se Shqipëria pushtohej nga ushtritë e kundrarevolucionit dhe udhëheqja me Enver Hoxhën në krye do të detyroheshin të kalonin në klandestinitet. Në atë thesar duhej, pra, të kishte rezerva monetare të pazhvleftësueshme nga kriza e thellë ekonomike, që do të trondiste botën me këtë rast dhe po ashtu të mjaftueshme për të financuar një revolucion, që do të niste nga e para.
Diku, në këtë moment në skenë del vetë Ramiz Alia. Madje, hidhet dyshimi se ai mund ta ketë pasur në dorë këtë thesar…/GSH

18 komente në “Besnik Mustafaj: Më vjen mirë që hoqa dorë nga politika”

  1. Xhek says:

    Ke bere shume mire sepse nje njeri me integritet si i juaji nuk mund te ishte kursesi pjese e nje politike mediokre.

  2. Tironci Lugano says:

    Mbasi u pasurove nga politika tani flet keshtu.Nje plere me pak

    1. LORA says:

      Sakte,Tironci Lugano.
      Tani ka edhe kohe per tu clodhur se ishte “shume i lodhur” si kreu i MPJ-se.Shpetoi edhe nga dajaku i ulkonjes-bije te brekedhjerit te historise.

  3. No Partiak - No Party. says:

    ehh… ne fakt rrushi nuk ishte i pjekur mire…

  4. petro says:

    Gjysmen e jetes e kaloj duke punuar me Nexhmije Hoxhen ne favor te komunizmit,dhysmen tjeter te jetes duke punuar me bashkemalokun e tij komunistin Sali berisha…Petro

  5. titofermentohen se koha do ti ziei ne kaznin e rakise says:

    dreqi e mori me keta te ashtuquajtur ,homosapienc,si dreqin valle se kuptojne qe kane gelltitur,cdreqin them,ngopur me corben berishjane, enverjane,te pakten te vjellin,por keta ndyresira as kete se bejne,pa le te kerkojne falje.le ti leme te fermentohen, koha do ti zieje ne kazanin e saj.

  6. taqo says:

    Shume mire ….qe hoqe dore e drejta tende….kush mendon se je.?je nje njeri i zokonshem …..si gjithe te tjeret ,ndoshta i perkedhelur i sistemeve……megjithate ekperienca e jote negative (terheqja) mund te inflyencoje edhe individe te tjere te pa formuar ….mendoj se nuk duhet te botosh deklarata te tilla ,mbaji brenda vetes ….dhe fergello brenda lekures tende…..kosideroi si

  7. gjergji says:

    Politika tamam do edhe bythe tamam zoti Mustafaj.

  8. Lali says:

    Shume mire ke bere,tani shkruaj libra sa shume faqe qe cdo shqipetari ti jepet mundesia te fshije by…me ta.perpara ka thene baca juaj.

  9. Plehra te tilla qelben politiken shqiptare .
    Nji veprim korrekt qe duhet te ndiqet nga gjithe plehrat
    qe mban brenda haleja pd-es

    1. PD nuk jane ish komunistet says:

      Te lutem,

      mos fyej PD-ne me keta emra, qe ia la peshqesh Ramiz Alia Shqiperise demokratike…

      Besnik Musharaf-aj ka qene ne Institutin e Negmies dhe ne ZP dhe ne revisten frengjisht bashke me ndidhmesin e Negmies, dhe s’ka lidhje me demokracine e te djathten…

  10. Sel Dushku says:

    Ne cdo regjim e ke bere mire punen e 80 lekshit , tani thyej qafen e mos ta shofim mo surratin

  11. fiku says:

    Jo se i bere ndonje nder politikes shqyptare po nje halabak me pak ne morine e ta paafteve dhe mediokreve.

  12. zum zum says:

    mire bere se njerez si jy nuk na bejne mire , vetem keq na bejne . mere dhe berishen dhe shkoni ne tropoje ndyrsyra

  13. popull pa pretendime says:

    Ben gabim qe nuk futesh prape!nje me pak ose nje me shume nuk i kushton kesaj politike shqiptare qe vetem emrin ka politike!Deri tani shqiperia nuk ka pasur ndonje lider por gruppe njerezish qe e kane pushtuar kete vend dhe e kalojne dore me dore.Kur kryetar kuvendi eshte vendosur nje hajdut cfare po i prish ti kesaj politike?

  14. Muza says:

    Beso.
    Shpetoi politika shqiptare dhe vecanerisht dipllomacia nga nje inferior, qe i edukuar dhe brumosur me mesimet e partive PPSH+PD vecse ka prishur pune. Vazhdo shkruaj peralla se ke shume per te treguar.
    Muza

  15. Sa qudi!!!
    Edhe mue me pat ardhe mire kur ike se si te gjithe tjeret te interesonte vetem kolltuku.

  16. Liridon says:

    E detyroi politika proamerikane per te dhene doreheqjen.Megjithate frankofonia proserbe i ka dhene detyre te fuse hundet sa here qe ne politiken shqiptare ka ngjarje.E rendesishme eshte qe shqiptaret te kuptojne se personat qe vijne nga zonat te cilat jane rrahur si qen,tja tregojne vendin pa ju rritur dhembet.Nqs do te behet autor i lexueshem me pare duhet te shpjegoje arsyet e doreheqjes,vetm pak dite perpara se te vinte presidenti amerikan z.Bush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje