Juria e këtij viti e përbërë nga Arta Marku, Dhurata Shehri, Fatos Baxhaku, Parid Teferiçi dhe Saverina Pasho kanë dhënë çmimet e Panairit të Librit.
Ceremoninë e ka hapur Dhurata Shehri e cila ka sqaruar edhe kriteret mbi të cilat janë vlerësuar veprat dhe prurjet e këtij viti.
“Kriteri i parë që duhej të plotësonin veprat e paraqitura ishte që këto libra të ishin botime të paraqitura në panairin e 16-të, pra të mos ishin vepra të pranishme në panairin e vitit të kaluar. Thënë ndryshe vepra të botuara nga dhjetori i vitit 2012 deri në momentin e hapjes së panairit të këtij viti. Librat janë paraqitur para jurisë që në qershor, 105 libra nga 27 shtëpi botuese. Numri i shtëpive botuese, por edhe i autorëve është më i madh këtë vit. Fatkeqësisht numri i shtëpive botuese pjesemarrese ne këtë panair është më i madh sesa ato që kanë paraqitur librat e tyre para jurisë. Një tjetër dukuri me të cilën jemi ndeshur është se numri i shtëpive botuese nga Kosova, të pranishme në konkurrim është gjithashtu më i madh sesa vitin e kaluar. Gjithashtu kam kënaqësi të them se, pas dy vjetësh mungesë, këtë vit rikthehet çmimi i librit më të mirë për fëmijë. Pra kemi prurje të mira në letërsinë për fëmijë”, tha Shehri.
Pas këtij prezantimi, Arta Marku ka dorëzuar çmimin Autori i Vitit, i cili këtë vit i është dhënë Luljeta Lleshanakut për librin me poezi “Pothuajse dje”, botuar nga “Ombra GVG”, me motivacionin “kuota e spikatur e bashkëkohësisë sjell dhe një ekuiliber të ri të forcave të saj shprehëse”.
“Dua të përmend disa tituj të tjerë si autorë potencialë për të fituar”, tha Arta Marku.
“Përmend “Pelegrini i Kompostelës” i Dashnor Kokonozit, Besnik Mustafaj me autoportret, Prec Zogaj me “Fundi, një fëmijëri tjetër” dhe Fatos Baxhaku me librin “Çadra e kuqe”.
Pas marrjes së çmimit shkrimtarja Luljeta Lleshanaku ka falenderuar jurinë dhe botuesin e Ombra GVG, Gezim Tafën.
“Një mirënjohje që i kapërcen ambicjet e mija personale”, ka thënë ajo.
“Ata që shkruajnë poezi e dinë sesa e vështirë është të shkruash poezi. Me këtë libër jam marrë pothuajse 6 vjet”.
Më tej, Parid Teferiçi ka dhënë çmimin Përkthyesi i Vitit, Astrit Beqirajt, për përkthimin e veprës “Udhëtime me Herodotin” të Rishard Kapushcinskit, me motivacionin: “Për përkthimin e veprës “Udhëtime me Herodotin” të Rishard Kapushcinskit, duke na sjellë me koherencë dhe zhdërvjelltësi një autor të rëndësishëm të kohëve tona.
Çmimin për Veprën Studimore më të Mirë e ka dhënë Fatos Baxhaku. Ky çmim i është dhënë Sabri Hamitit për veprën “At Zef Pllumi”, botuar nga “Albas”. Motivacioni: Për librin studimor “Zef Pllumi”, në të cilin rigoroziteti dhe eleganca shoqërojnë përkufizimin e një figure madhore, por ‘sui generis’, të letrave shqipe”.
“Ai jo vetëm që ka bërë një punë hulumtuese të madhe për një figurë madhore sic është At Zef Pllumi, por e ka sjellë si një figurë më të afërt me njerëzit, duke kryer edhe misionin që At Zefi na la”, u shpreh Baxhaku.
Ndërsa kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri i ka dhënë Gaqo Bushakës çmimin e Librit më të mirë për Fëmijë, për librin “Pas festës së abetares”.
“Çmimi i vitit që kemi dhënë për letërsinë për fëmijë i jepet një emri shumë të njohur nga breza të tërë lexuesish”, tha Ymeri.
“Është një emër emblematik, krijuesi i personazhit të njohur të Çufos me të cilin janë rritur shumë breza. Gaqo Bushaka ka një kontribut të jashtëzakonshëm në letërsinë shqipe dhe jetën kulturore në Shqipëri. Figura e tij modeste është e lidhur pashmangshmërisht me veprën e tij me kualitet të veçantë”.
Motivacioni për Gaqo Bushakën ishte “Gaqo Bushakës, për librin për fëmijë “Pas festës së abetares”, në të cilin aftësia argëtuese bashkohet me atë didaktike”.
Këtë vit juria ka akorduar edhe një çmim të veçantë, atë të përkthyesit më të mirë të veprës së Albert Kamysë, meqë ky ishte edhe 100 vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh. Ky çmim iu dha, pas vdekjes, profesor Petrit Sinanit për përkthimin “Miti i Sizifit”.
Me motivacionin: “Për përkthimin e veprës “Miti i Sizifit” të Albert Camus, duke na sjellë në një shqipe, sa besnike aq edhe dinjitoze, një prej kryeveprave të mendimit modern”, çmimin e ka tërhequr bashkëshortja e profesorit, e cila mes lotëve të mallëngjimit ka falenderuar jurinë.
“Petrit Sinanit diti me punën e vet ta bënte veten të pranishëm sot dhe në brezat që do vijnë duke na lënë pas një punë të shkëlqyer”, tha Saverina Pasho. “Çmimi jepet në konteksin e 100 vjetorit e Albert Kamy, i cili është nga ata shkrimtarë që koha i jep të drejtë, një përcjellës i ideve të mëdha të demokracisë”.
Juria e Panairit të Librit ka dhënë sot edhe çmimin “In memoriam” zonjës Hida Halimi për romanin “Shpina”, botim i “OMbra GVG”, me motivacionin “kthjelltesia e rrefimit “fsheh” dhe tiparet me origjinale të prozës së saj”.
Këtë vit në Panairi i Librit “Tirana 2013” kanë marrë pjesë 94 shtëpi botuese nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova dhe për publikun janë prezantuar 1200 tituj të rinj.
Si rrallë herë panairi i këtij viti tërhoqi vemendjen, jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve të turpit diplomatik në Tiranë, prej motos, “Pirateria dhe informaliteti po e vrasin librin”.
Jo rastësisht sivjet u zgjodh që theksi i botuesve shqiptarë të vihej tek këto dy probleme që prej vitesh shqetësojnë tregun e librit në Shqipëri. Siç bëri me dije edhe kreu i shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, qysh në ceremoninë e hapjes së panairit, tregu i librit po përjeton faktin e mbylljes së mjaft librarive ose pikave të shitjeve në Tiranë, në Fier e qytete të tjera.
Kriza e pagesave është duke u rënduar gjithmonë e më shumë dhe në dy vitet e fundit shitjet kanë rënë në përqindje mjaft të dukshme, 20 deri në 30 për qind.
Numri i botimeve gjithashtu është ulur (1086 deri sot, krahasuar me 2866 te vitit te kaluar) dhe ndër motivet kryesore, përveç krizës së përgjithshme ekonomike e politikave aspak lehtësuese për botuesit, shkak janë edhe dukuria e piraterisë dhe informalitetit, fenomene që ekzistojnë rëndom jo vetëm tek botimet e librave artistikë, por edhe ata shkollorë, universitarë./A.XH
Po pse o asnje koment ketu te libri?
Ne ate vend eshte shndruar ne kllouneri gjithcka .
Per cilin liber te flasim ?
Per cfar ? Per te huajt ? Personalisht sjam aspak i interesuar per te huajt sepse pak a shume dijm si ata shkruajn e i njohim .Njifar intersi do kishim per zhvillimet e letersise ne ate vend ,por qe nuk ja vlen te flasesh fare , kur ne ate vend sharlatanet qe sja kan iden cdo te thote letersi ,shkrim letrar si tufa me kompani kan qen ne krye te ktij arti . Pastaj sdo desha te flas per te tjer ,sepse nuk ja vlen asnji ,njilloj jeni te gjithe pune tufaxhijsh sharlatane . Persa i takon asaj leshnakut do thoja se poezite e saja kane tone te interesante lajthitje .Gjhithcka ne letersine shqiptare i ngjan nji lajthitjeje .Letersia e nji vendi eshte pasqyra e vet mentalitetit e nivelit te intelektit pse jo ,e popullit te vet . (Fati cazzi tuoi)
Trupit diplomatik dhe jo Turpit diplomatik.