All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Shqipëria në ditarët e Pezës

19 Nëntor 2013, 17:53Kulturë TEMA
Shqipëria në ditarët e Pezës
All - Paragraf - 1

Vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 23 qershorit Alfred Peza kthehet në qytetin e tij të lindjes Peqinin, ndryshe.

Qyteti që dikur kishte qenë një stacion i njohur i kulturës dhe prodhimit gjatë sistemit komunist, kishte pësuar të njëjtin fat që patën të gjitha qytezat e Shqipërisë pas viteve ‘90, shuarjen e dalëngadaltë të të gjitha atyre pak dritave që i kishin dhënë shkëlqim në epokën e shkuar. Pjesa më e madhe e njerëzve kishin gjetur si zgjedhje për një jetë më të mirë emigrimin, ndërsa ata që jetonin aty endeshin mes papunësisë. Panorama që të ofron Peqini i vitit 2013 është pothuajse e njëjtë me atë të dhjetëra qyteteve të tjera të vendit, të cilët shkonin drejt zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, me shpresën për ndryshim. Kthimi në vendin e origjinës është gjithnjë një kthim i shoqëruar me kujtime. Një njeri nuk mund t’i ikë asnjëherë të shkuarës së tij, pavarësisht sa larg shkon, ajo është gjithnjë aty, dhe mjafton një moment takimi për të kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar.

Ky ritakim me të shkuarën për Alfred Pezën ishte më shumë se një takim kujtimesh. I “sapodivorcuar” me gazetarinë, një pasion tjetër i madh i tij, ai ndodhej aty për të një tjetër sfidë, përmes të cilës duket se është disi me fat, pasi do fitonte një mandat si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe qytetin e tij. Ky kthim do të kthehej për të më shumë se një angazhim politik, por një gërshetim i detyrimit moral për të rikthyer Peqinin e dikurshëm, në kontekstin social politik të kohës. Për më shumë se dy muaj ai nuk mungoi asnjë ditë në Peqin. Nga zyra e tij elektorale, ai nisej çdo ditë në takim me njerëzit e zakonshëm të qytetit, dhe në rrethinat e tij më të largëta duke njohur shqetësimet dhe problemet e këtij komuniteti deri në qelizë. Asnjëherë më parë qyteti nuk kishte qenë kaq pranë tij, duke i dhënë besimin se ai mund ta ndryshonte. Në historinë e fushatave zgjedhore në Shqipërinë postkomuniste, fushata e bërë nga Peza do të mbahet mend si një fushatë model, duke e bërë qytetarin pjesë të saj. Me një stil që duket e ka lidhjen në marrëdhënien e tij me vendin e lindjes, Peza e solli Peqinin, nga harresa ku ishte strukur këto 23 vite, në një nga qytetet emri i të cilit dëgjohet më shpesh sot. Një nga detajet më interesante të fushatës së tij elektorale ishte dhe shkrimi i ditarëve. Si një gazetar i mirë dhe një njeri i rritur mes librash, Peza e dinte se shkrimi është gjithnjë një ndihmesë. Përmes tij, ai do të kuptonte më mirë, jo vetëm kauzën së cilës i besonte, por edhe veten.

All - Paragraf - 4

Më 18 mars të vitit 2013, ai publikoi për herë të parë në faqen e tij nëFacebook, shkrimin e parë të një ditari i cili do të kthehej çdo ditë në inspirimin e tij elektoral. Kur të gjitha angazhimet e një dite të ngarkuar me takime në një kohë zgjedhjesh kishin mbaruar, ai ulej para kompjuterit të tij për të hedhur ditarin e radhës. Janë të panumërt miqtë e tij elektronikë që lexonin me dëshirë kronikën e radhës, nga ky politikan i ri, i cili në mbrëmje kthehej në një gazetar. Ditarët e shkruar prej tij, janë sot tabloja më e mirë, përmes së cilëve mund të kuptojmë realitetin, apo mentalitetin me të cilin shqiptarët hynë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në ditarë ka shumë pak politikë, dhe më shumë personazhe, njerëz të cilët flasin me historitë e tyre, që duken sikur janë shkëputur nga libra historie dhe janë vendosur aty. Peza ka sjellë në këta ditarë shqiptarët që dhe media i ka harruar këto 23 vite, duke u përqendruar më shumë te politika, shqiptarët e mbetur në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, të cilët nuk dinë ku të mbështeten. Janë të mrekullueshme dëshirat e tyre dhe në atë varfëri ekstreme në të cilën ndodhen. Në ditarët e tij, Peza e kapërcen temën për të cilën nisë të shkruajë. Situata parazgjedhore është vetëm një nisje për të kaluar në një hulumtim të gjatë gati-gati filozofik të historisë së shoqërisë shqiptare para dhe pas viteve ‘90. Teksa kërkon të gjejë arsyet e krizës së gjatë sociale që kalon qyteti i tij, Fredi ngre pikëpyetje dhe jep alternativa mbi arsyet e kësaj krize në hartën e Shqipërisë së sotme…Dhe pse i quan thjesht “ditarë”, ai kalon nga kronisti tek analisti duke e bërë leximin e tyre, si një pasqyrë e Shqipërisë të së nesërmes të cilën të gjithë do të donim ta shihnim si në alternativat e shkruara prej tij.
Gati pesë muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, tashmë këta ditarë mund t’i lexojmë në një libër, i cili ka vetëm dy ditë që është hedhur në treg nga “UET press”, “Ditari i 23 qershorit”. “Ditari i Fredit është shumë personal, është historia e një gazetari të njohur të Shqipërisë që për arsyet që i ka thënë në këtë libër, ka dashur të kapërcejë dhe të bëhet politikan. Ai ka rrëfyer me shumë sinqeritet 3-4 muaj të jetës së vet gjatë të cilave ne patëm fatin të përjetojmë një ndryshim. Ajo që më ka pëlqyer më shumë është mundësia që ai i jep çdokujt që lexon këtë libër të njohë një qytet të panjohur”, tha dje gjatë promovimit të librit Ben Blushi. Për Pezën, fati është i çuditshëm, të punosh 20 vjet duke shkruar shkrime publicistike dhe nuk shkruan asnjë libër dhe 18 javë pasi ti je larguar që aty për të bërë një zanat tjetër, bën veprën e parë publicistike.

”Ka qenë Shqipëria e Sali Berishës, demokracia e tij, mënyra e qeverisjes, si ajo mënyrë e la vendlindjen time, shtysat që më bën të hyja në politikë. Aq koshient dhe i përgatitur paskam qenë për të hyrë në politikë sa që paralele me bërjen politikan unë përgatisja këtë libër që kemi sot në dorë”, tha Peza.

All - Paragraf - 6

Ndërsa e ka nisur rrugëtimin e tij politik me një libër, duket se në këtë rrugë të re ku Peza ka hyrë, gazetari do të jetë gjithnjë brenda tij. Peza nuk është ndarë prej tij, i bindur se ai do të jetë gjykuesi më i mirë i aktivitetit të tij politik, i cili do t’i sugjerojë dhe kritikojë në heshtje, për të mos harruar premtimet e tij.

All - ArticleEnd - 1

51 komente në “Shqipëria në ditarët e Pezës”

  1. KASTRO ZISO says:

    Mu per vete me me pelqejne me shume
    shenimet e Ditarit te Doktorit!
    http://goo.gl/7xuD4E

    1. Ajsi says:

      Lexo njehere ditaret e Fredit dhe do heqeesh dore nga te gjithe te tjeret

    2. Helios says:

      Suksese o gjigant. Ditari jot ishte me i lexuar gjate fushates

    3. Opinionisti says:

      Shqiperia e pare nga syte e nje gazetari eshte shume here me e bukur dhe interesante, realiste se sa syte e pare nga disa opinionist qe paguhen nga PD per t’i shpelare trurin njerezve.

      1. ViP? says:

        Po pra, dhe Fredi pranaj e shkroi kte liber per ti shplare trunin ca njerzve si puna jote. Furcat i ka te bukura ai se gazetar eshte. Kur u kujtu Fredi per vendlindjen!? kur e pa qe nuk kishte mo nevoje per leke por per emer!? Me thuaj ti apo Fredi nga ato perrallat e tij, kush fitoi? Fredi pra fitoi, u be DEPUTET.

  2. lexuesi... says:

    Kam punuar me Fred Pezen. Ja njoh mire tiparet dhe karakterin. E vleresoj per pasionin dhe punen e palodhur per ta maksimalizuar veten me gjithe atesite dhe energjite

    1. gazetari says:

      Edhe une kam punuar me te. Eshte super i sakte me vartesit dhe shume profesional. i uroj suksese ne kete liber te ri qe na sjell ne bibliotekat tona

  3. Shkumbini says:

    Libri me i mire i te gjitha koherave per ceshtjet politike

  4. filozofja says:

    E kam lexuar dhe me ka mrekulluar ne cdo rresht qe ka shkruar. te ben per vete dhe eshte nje liber qe s’duhet humbur per shume arsye. Cdo njeri e shikon veten pjese te saj, pasi realiteti qe thuhet aty eshte ne cdo qytet dhe fshat te Shqiperise

  5. Mati says:

    fred peza esht deputeti jon qe na ben krenar

    1. RILINDJE PEQIN says:

      ALFRED PEZA ESHTE KAMPION DHE DO RILINDE PEQININ

  6. Gerti says:

    Une studioj per shkenca politike dhe me ju thene te drejten eshte nje liber qe na sherben te gjitheve ne qe merremi me kete fushe. Me penden e tij ai e ka kopsitur kete liber. Eshte ABC-ja per te gjithe politikanet e rinj….

  7. Xhesi says:

    Urime Alfred Peza per “Ditarin e 23 qershorit”

  8. Juristja says:

    si gjithmone dashuria per njerezit nuk te mungon asnjeher Krenaria Peqinit. Jemi shume krenar per ty deputet.

  9. Sadriu says:

    e mora npanair me autograf e nlexim e siper jom. po mpelqen se esht stil i rrall

  10. Pedagogia e UET says:

    Shume mire per kete qe po beni Ju uroj pune te mbare dhe befshi perhere vepra te tilla.Urime

  11. Edvini says:

    Respekt per zotin Peza nje nga politikanen me realiste qe kam pare deri me sot? Urimet me te sinqerta me respekt nga Edvini Elbasan

  12. Gezimi says:

    Pergezime e respekt Z . Peza. Uroj qe shembullin tuaj ta ndjekin gjith deputetet e parlamentit.Jeni vertete per tu marr shembull .

  13. Iliri says:

    ESHTE NJE LIBER I ARRIRE NE TE GJITHA DREJTIMET POR MBI TE GJITHA 1 PASQYRE REALE PER QYTETIN TONE TE VOGEL QE TI E BERE TE MADH PERMES KTIJ LIBRI ,URIMET ME TE PERZEMERTA

  14. Sokoli says:

    URIME PER LIBRIN ,POR SOT ME SHUME KA RENDESI TE DALESH NE SHESH KUNDER ARMEVE KIMIKEDHE TE JAPESH VOTEN TENDE KUNDRA NE Q F TESE E DO SHQIPERINE DHE SHQIPETARET…

  15. Klaudiani says:

    Je i madh do ta blej patjeter librin kur te vije ne Shqiperi Urime Urime

  16. Ona says:

    Urime I nderuar Alfred per botimin e librit tuaj,nje arritje e bukuir kjo,qe edhe per ne lexuesit tuaj,eshte nje vlere e shtuar…Mirenjohje dhe respekt per mesazhet e qarta percillni,paci perhere arritje e suksese !

  17. romeo says:

    pershendetje zoti peza ,urime dhe suksese ne librin tuaj te pare ,dhe urime per postin tuja si deputet i majte dhe qe e perfaqesoni me shume dinjitet dhe perkushtim ne kuvendin e shqiperise ,bravo sepse jeni nje shembull shume pozitiv per shoqerine shqiptare ??suksese ne punen tuaj !!respekte romeo

  18. Gjeli says:

    Paska dale me binjakun e vet se dhe deputeti rri i xhelosur si gjeldeti.

    1. ymeri says:

      fotoja e pasme e librit eshte shume e zgjedhur dhe e goditur. ne keto zgjedhje te 23 qershorit gjithcka ishte si nje lufte gjelash, sidomos ne Peqin… Ne kete lufte me te gjithe kuptimet e fjlaeve, ti dole fitimtar. BRAVO

  19. Shkrimtari says:

    Libri me i shitur ne panairin “Tirana 2013”.

  20. Selma says:

    O Mretttttttttttttttt te uroj suksese

  21. Shefikati says:

    “Ditari i te vertetave dhe guximit” do ta cilesoja. Nje liber qe lexohet me shume endje dhe me nje domethenie e mesazh te qarte: Ideale te larta, te cilat me shume dashuri mund te ndryshojne realitetit e vendit tone.BRAVOOOO

  22. Albani says:

    Ditari i 23 qershorit eshte çelesi i nje rruge te re. Urime

  23. nxenesja says:

    Urime per librin

  24. SHBA says:

    Shume mire doktorr Peza po munde na dergo nje kopje te librit ne amerike sepse duam ta lexojme por naimi edhe shoku gramoz besoj se hyjne tek liberal demokratet se edhe cili te antaresohet tek ps nuk eshte keq por se e beni drejtor te pergjtheshem te rtsh edhe kjo nuk eshte keq ..

  25. Urani says:

    Pershendetje Fredi !Urime , urime pa fund . Mjafton te lexosh vetem parathenien e Ben Blushit , per te kuptuar se cfare dhurate ka sot komuniteti i Peqinit , me pranine tuaj si deputet .

  26. Gregu says:

    Pershendetje. lezova pjesen e fundit e cila me bindi ta filloj nga fillimi librin tuaj. eshte fat per ne qe nje person si ju, ne kulmin e karrieres si gazetar preku fundin duke shikuar e perjetuar ate qe provon nje person qe don ti futet politikes ne kete vend. gjithsesi keni qene me fat sepse ishi i njohur me pare , perndryshe do te pesoje efektin sanduic duke u shtypur ne te dyja anet , ne njeren ane nga kundershtari dhe ne anen tjeter nga votuesi i cili eshte me i prirur te besoje shpifjet e kundershtarit se sa te vertetat e tua. ju uroj suksese dhe shpresoj qe ky te mos jete fundi por fillimi i betejes per nje politike te re ne shqiperi.

  27. Juli says:

    Urime Fredi dhe besoj ishte shume qarte e dukshme respekti qe gezon tek miqte nga salla e tejmbushur!

  28. Shpresa says:

    Nje promovim pa shume buje , thjeshte por madherishem me qindra pjesmarres , intelektuale , gazetare e politikane , dashamires te librit e autorit . Suksese Fred !

  29. Aleksandra says:

    Ku ka me bukur se te lexosh keto ditare nga ti dhe te mesosh se cfare ndodh realisht ne politiken shqiptare

  30. Ilda says:

    E kam ndjekur me vemendje Fushaten elektorale te Z. Peza gjithashtu kam bere pjese te bibliotekes time librin e tij Ditari i 23 Qershorit dhe ajo qe kam arritur te shoh dhe te njo eshte profili i politikanit qe i ka munguar deri tani politikes shqiptare. I uroj Zotit Peza nje karriere te suksesshme!

  31. Erjoni says:

    Ju kam ndjekur qekur shkruanit tek Koha Jone dhe deri me sot. asnjihere sme keni zhgenjyer

  32. Izeti says:

    SUKSES I GARANTUAR ALFRED PEZA!

  33. Blerim says:

    Si gjithmone ia vlen te te lexosh dhe te te degjosh

  34. PD-isti says:

    nese tflasim hakun meriton urimet me tmira

  35. Qaniu says:

    je i moth fare o njish. tkemi njek me vemenje

  36. Elton says:

    Urime dhe suksese per librin Fredi!

  37. Peqinsi says:

    Do vij neser tek promovimi librit npeqin. do e blej se sben

  38. Rigers says:

    Urime te panumerta per librin Fredi!

  39. Elsa says:

    Suksese suksese suksese

  40. Franceska says:

    si ta marrim ne qe jemi ne Itali?

  41. Toni says:

    Me pelqeu shume libri juaj Z.Peza mjaft i vertete. Ofron nje kendveshtrim te ri per te kuptuar me mire politiken shqiptare. Ju pergezoj.

  42. erjon says:

    Isha i pranishem ne diten e prezantimit ne UET. Interesi per librin ishte shum i madh dhe kjo u verejt nga te pranishmit qe tejmbushen hallin. E lexova librin ku tregohej realiteti shqipetar.
    JU uroj suksese te metejshme tashme ne politike.
    YOU ARE THE BEST!

  43. Oti says:

    Urime per librin Z.Peza ju po tregoni vazhdimisht qe jeni perfaqesues mjaft i mire i zerit te popullit. Me pelqen qe jeni aktiv edhe si deputet, kjo tregon qe nuk jeni thjesht nje numer ne Parlamentin Shqiptar si disa deputete te tjere deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14