Fazio&Littizetto thumbojnë Alessio Vincin e Agon Channel-it

25 Nëntor 2013, 22:40Kulturë TEMA
Fazio&Littizetto thumbojnë Alessio Vincin e Agon Channel-it

Që formatet e shumë emisioneve televizive të ekraneve shqiptare “historikisht” janë huazuar e akoma më shumë, kopjuar mot-a-mot nga ndonjë simotër në perëndim (kryesisht Italia), kjo dihet dhe nuk është as çudi, as zbulim i madh. Po ashtu, rëndom “të dëmtuarit” perëndimorë e dinë por nuk e kanë vënë ujët në zjarr. Është fakt nga ana tjetër, që jo pak patenta ndërkombëtare janë blerë së fundi edhe nga televizionet shqiptare, sidomos formatet e konkurseve të talenteve apo spektaklet reality. Megjithatë, në një rast specifik ka patur reagim. Sigurisht, me dorashka dhe me thumba. Fjala është për emisionin e Agon Channel, “A Krasta Show”, të cilin aktorja e njohur italiane e humorit Luciana Littizetto ka zbuluar se ka të njëjtën skenografi e format me “Che tempo che fa” të Fabio Fazios në RaiTre, dhe këtë “zbulim” e bën pikërisht si e ftuar tek Fazio, të shtunën e kaluar. Po pse ngacmoi pikërisht ky emision? Sepse Littizetto e ka me gazetarin e njohur Alessio Vinci (ka çuar shumë ide të reja në Shqipëri, tha me ironi, duke shtuar se shpreson të mos ketë ardhur me gomone këtej detit) dhe me faktin se ky ekran që po investon fuqishëm, ka pronar italian. Shikojeni videon në linkun:

 

http://www.tvblog.it/post/448921/che-tempo-che-fa-ha-un-gemello-albanese-alessio-vinci-lo-esporta-su-agon-channel-ma-fazio-non-lo-sa

 

a.k/Respublica/

16 komente në “Fazio&Littizetto thumbojnë Alessio Vincin e Agon Channel-it”

  1. NIMBY says:

    Per te qene preçiz deri ne fund, Krasta ka kohe qe punon me ate format(ne origjinen e tij eshte modeli amerikan i David Letterman). Ajo qe e ben qesharak se fundi me idete e “Da Vincit” eshte se kane kopjuar deri ne detaje…. tavolinen e Fazio-s.

  2. dfs says:

    SA TE DREJTE QE KA! TELEVIZION SKANDALOZ, SHUME LEKE DHE ASNJE IDE. CDO GJE E KOPJUAR, CDO GJE! SBESOJ SE E KA TE GJATE AGON CHANNEL BASHK ME ATO PREZANTUESIT QE IU LARGUAN TV TE TYRE DHE QE KAN ME NGEL PA PUNE SAPO TE IKI ITALIANI I AGONIT! TURP PER MEDIAN TONE!

  3. Neorealizmi says:

    AGON – Piramida e radhës.

  4. Fakt says:

    Krasta erdhi te beje A SHOW-n ne AGON jo Fazion…por delirantet italjane kane hall si te bejne zhurme andej… nga vendi i tyre dhe dalin me keto studio…

    1. elio says:

      po te thote fakte o “fakt” dhe jo delirime sic be e shkruan ti

  5. Sali Nano says:

    Po pse mor ju otaliane te poshter nuk keni kopjuar Ametiken me X factor app me American idol

    1. mjau says:

      Sali Nano,je vertet injorant meso te shkruash shqip. Pastaj italianet e kane blere xfactorin, kjo eshte dallimi, o palle

      1. Atdhetari says:

        Meqe do te flasesh mire ne gjuhen shqipe duhet te kishe thene “ky eshte dallimi”. Po ti qeke per bau jo per mjau. Dhe fakti qe i kane blere o idiote ose idiot çfare je nuk do te thote qe keto kanalet televizive italiane te trapit kane transmetuar diçka origjinale.

        1. elio says:

          e kush e tha qe kane transmetuar dicka origjinale…ik e shiko tirana tv e mos u ngaterro me italianet..o atdhetar i kulturuar..

    2. @pergjigje says:

      Ne ato raste qe permend jane paguar te drejtat e transmetimit te formatit televiziv e cdo gje eshte bere sipas ligjit perndryshe rrezikonin kauza multi milioneshe. Po ne Shqiperi a thua t’i kene paguar?

  6. emingrati says:

    poshte mbeturinat educes qe kane ngelur ne vendin tone

  7. fieraku4u says:

    PER MUA, AGON CHANNEL ESHTE NJE IDE SHUME E MIRE…KA SHUME PROGRAME POSITIVE. DO KONKUROJ KLANIN EDHE TOP CHANNEL.

  8. Vizionari says:

    Agon Channel eshte nje televizion i ri i drejtuar nga nje mafioz Italian , qe eshte e çuditshme qe kopjon kaq hapur pa paguar te drejtat autorit perkates , por edhe televizionet e tjera kopjojne pa te drejta , kjo eshte Shqiperia ! Alessio Vincin se mban mend njeri ne Itali , ktu tek ne hiqet si vip … vip i k…. tim !

  9. i,, says:

    Ne fakt vete media vizive italiane ka theksuar perqasjen e che tempo me latterman show ,duhet pranuar qe te paraqesesh formate te mirefillta eshte e veshtire urrej shume top albania radio simbol i majmunerise nuk kuptoj si shqiptaret ndjekin krasten dhe gjebrean shume antipatike

  10. edi says:

    Kanali agon si pothuaj tegjithe kanalet vaditese te mbas demokracise u mbush shum shpejt me llumrat dhe plehrat qe nuk gjeten kazan.mendoj qe nuk ka per te rrjedhur shum uje ne te dhe jo per shume gjate dhente zoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje