Bust i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastritot Skëndërbe vendoset në Fermo të Italisë duke çuar në shtetin fqinj simbolin më të madh të shqiptarëve.
Aktiviteti është zhvilluar në vazhdën e veprimtarive me rastin e festës së pavarësisë nga Shoqata “Skanderbeg”.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, dhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Italia.
Ceremonia nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnit kombëtar italian, e më pas u vijua me përshëndetjet e rastit të mbajtura nga të gjithë të pranishmit, të cilët ndërsa vlerësuan marrëdhëniet e mira dhe të ngushta midis dy vendeve shprehën konsideratat e larta për figurën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Kryetarja e Bashkisë Nella Bramati tha se në këtë Fermo jetojnë mjaft shqiptarë të cilët kanë ditur të bashkëjetojnë mirë me italianët duke dhënë një kontribut të vyer në këtë rajon.
Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit Ilir Meta e ka cilësuar heroin tonë kombëtar Skënderbeun një kalorës të qytetarimit europian.
“Është kënaqësi që të jem sot këtu për të marrë pjesë në këtë aktivitet kaq kuptimplotë dhe dua të falenderoj shumë shoqatën “Skanderbeg” për ndërtimin e sheshit me emrin e heroit tonë kombëtar këtu në Fermo, për këtë kontribut tepër domethënës që na detyron të gjithve që të jemi më pranë këtij komuniteti. Falenderoj të gjithë përfaqësuesit e provincës së Fermos sepse falë këtij bashkëpunimi kemi sot sheshin “Skanderbeg” por edhe për integrim të shkëlqyer të komunitetit shqiptar. Skënderbeu është figura që ka lënë gjurmë të fuqishme të identitetit tonë kombëtar por edhe europian. Është ajo figurë që me veprën e tij mbajti të gjallë shpirtin e kombit edhe në ditët më të errta, është ajo figurë që frymëzoi rilindasit tanë për të ndezur ndjennjat kombëtare. Ndaj ne jemi të nderuar që sot Skënderbeu është në Fermo ashtu siç është në shumë kryeqytete europiane sepse ai u kthye në një kalorës të qytetërimit europian, u kthye në një mburojë të perëndimit nga një perandori shtypëse” u shpreh Meta.
Nga Fermo, Kryeparlamentari Meta përcolli mesazhin e bashkimit të të gjithë shqiptarëve për të bërë të mundur përballimin e sfidave.
“Nga heroi ynë kombëtar ne shqiptarët kemi mësuar mësimin më të rëndësishëm se bashkimi e bën fuqinë dhe se duhet gjithmonë të bashkohemi dhe të bashkëpunojmë me njëri tjetrin për të arritur sukses dhe për të përballuar sfidat qe kemi përpara. Ky mësim është i vlefshëm edhe sot e kësaj dite kur kemi nevojë të bashkëpunojmë gjithnjë e më shumë për të spikatur, për të nxjerrë në pah vlerat e kombit dhe të popullit tonë sepse ne e meriojmë të jemi pjesë e Europës së bashkuar. Sepse ne e meritojmë që flamuri ynë të jetë njësoj si flamujt e tjerë të vendeve të Bashkimit Europian” shtoi Meta.
Une them ta veme monumentin e skenderbeut perballe BIKU-T ,qe ti japi nje”selam” naim ternaves sa here qe hyn e del
Gjergji i Kastioteve ishte bektashi? Se nuk shoh ndonje prift aty? Apo ka nevoje Meta dhe e merr me vete…