Të vërtetat dhe prapaskenat e Këngës Magjike

1 Dhjetor 2013, 23:15Kulturë TEMA
Të vërtetat dhe prapaskenat e Këngës Magjike

Tashmë Kënga Magjike ka përfunduar, është shpallur fituesi i cmimit të parë, e cila është Besa Kokëdhima me këngën Tatuazh në zemër si dhe shumë cmime të tjera si: çmimi Best Vocal nga Xhesika Polo, çmimi i internetit fituar nga Ronela Hajati, Interpretimi më i mirë nga Mariza Ikonomi, çmimi Jon shkoi për Jonida Maliqin, ai diskografik fituar nga Nora istrefi, kantautori më i mirë Gjergj Leka, çmimi Best come Back i fituar nga Rovena Dilo, çmimi AMC fituar nga Rozana Radi, atë të kritikës nga Manjola Nallbani etj. Vëndin e dytë e zuri Ledina Celo dhe të tretin Endri & Stefi, të cilët njekohësisht rrëmbyen edhe cmimin balada më e mirë dhe Kënga Hit nga vëllezërit.

Kenga fituese BESA – Tatuazh në Zemër

Nga disa zëra të brendshëm, para pak fillimit te natës finale thuhej se fituesja do të ishte Ledina Celo sepse vete këngëtaret kishin rënë në kompromis dhe parashikimet ishin goxha afër, Ledina fitoi cmimin e dytë.

Cmimi i dytë LEDINA CELO – Gaboja

Cmimi i trete ENDRI & STEFI FT CRAZY BAND – Jepe

Dukej haptazi që këngëtarët votonin këngëtarin dhe jo këngën. Në momentet e dhënies së pikëve shiheshin shumë qartë reagimet e tyre nga mimika e fytyrës. Ky fakt e ka mërzitur publikun, i cili ishte shumë i fjetur këtë vit edhe në sallë. Si duket producenti Ardit Gjebrea duhet të ndryshojë format para se të humbasë publikun e tij. Aq më tepër që këtë vit ai nuk ju përmbajt rregullores, në rastin konkret atë të Nora Istrefit, e cila ishte përjashtuar nga Kenga Magjike për 10 vjet. Ajo çfarë ishte për tu përgëzuar ishte skenografia që u pëlqye nga të gjithë si dhe prezantimi nga aktorët e humorit, megjithëse edhe ata duhet të vepronin sipas skenarit të Dalina Buzit. Ata kanë improvizuar thjesht 2% të edicionit.

Kështu u mbyll edhe Edicioni I 15-të i Këngës Magjike. Duke i uruar suksese fitueses së këtij viti, urojmë dhe shpresojmë që edicioni i ardhshëm të jetë një edicion me më shumë emocion dhe më pak komromise e hatërmbetje.

Përgatiti për IMA / I. Loshi

12 komente në “Të vërtetat dhe prapaskenat e Këngës Magjike”

  1. Pershendetje, te pakten futni linkun e marre nga imalbania.com, dhe bejeni shkruar nga Info Media Albania, e jo TEMA, se ju e gjetet gati!
    Ju faleminderit per mirekuptimin

    1. Danny says:

      O Jari nuk e shef ne fund, e kane cituar burimin. C’do ti tani? Pa lidhje fare. Debil.

  2. Gazmend says:

    Gjithesesi produksioni ishte i sukseshem, me kengetare profesioniste, dhe jo me tallavahane, kam pershtypjen se e ka zbehur ne menyre te konsiderueshme festivalin kombetar ne rtvsh, dhe per kete me vjen keq.

  3. laraska says:

    Kenga Magjike nuk ka si te jete e bazuar ne merite apo ne nje vleresim objektiv e profesional sepse producent eshte Ardit Gjebrea, BYTHELEPIRESI NUMBER 1 ne rang republike, ne mos ne rang mbare kombetar. A nuk ju mbahet mend se si i eshte lepir Berishes, Tos Nanos e Xhoit. Besa Kokedhima me po kete kenge dhe po keta konkurrent e kenge nuk do te kishte fituar kurre sikur ky edicion te ishte bere ne 22 qershor. Nuk fitoj kenga por fitoj goca e deputetit, mikut te kryeministrit te ri. Si gjithnje Gjebrea me goje hapur, llapen jashte per te lepire bythen e rradhes. Zvarranik ka qene e zvarranik do vdes ai njeri. Per disa njerez nuk ka shpetim.

  4. VF-LP says:

    MJAFT, MJAFT,ALARM, ALARM, MJAFT, MJAFT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Analfabetizmi dhe ne GAZETARI!
    Po zhdukni gjuhen SHQIPE!
    Shkruani SHQIP!
    Nuk egziston fjala Shqip PRODUCENT!
    Mjaft e shkaterruat gjuhen tone!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Ikbale Loshi says:

      Fjala producent vertet nuk eshte nje fjale ne gjuhen shqipe dhe si e tille nuk figuron ne fjalorin e gjuhes shqipe,por akoma nuk eshte gjetur nje fjale ne shqip qe ta zevendesoje ashtu si duhet fjalen producent.Kjo fjale si dhe shume te tjera vijne si rezultat i zhvillimit te teknologjise etj e per pasoje nuk mund te gjejme fjale fikse per to.Keshtu qe,para se te beni akuza sigurohuni mire qe keni te drejte.Gjithe te mirat!

  5. marinari says:

    Epiteti Gjebrese i shkon shume,lidhjet e forta i mban edhe me Liken,nga te gjitha anet i mbrojtur.

  6. LULI says:

    FESTIVALI E K.M. E MORI KOCO MILJARDERI DHE EDI I RAMAJVE

  7. Tiku says:

    Endri dhe Stefi kenduan himnin e pedofilave.

  8. Robert says:

    Pershendetje; mendoj se kenga magjike do te mbetet nje shou i dores se 3 per mos thene i 4,rsyea mbete gjithmone “ajo” Ardit Qelbesira, me kujton Piponen e sanremos dhe te mendosh qe kur te plakemi ne brezi i te 30ave, do shofim akoma te kenga magjike Ardit Qelbesiren, bobo katastrof miq.

  9. mira says:

    BESA E MERITON CMIMIN.

  10. klodian kryeziu says:

    urime ikbale ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje