Nga 162 vepra arti që Galeria Kombëtare iu ka dhënë institucioneve të ndryshme, paraprakisht të paktën 25 dyshohet të jenë zhdukur! Hija e skandalit rëndon më tepër, kur kemi parasysh se fatkeqësisht, të gjitha kanë humbur në institucionet më të larta shtetërore. Ajo çka e bën më të vështirë identifikimin e fajtorëve për mosgjetjen e kësaj trashëgimie është fakti që pikturat u janë dhënë dikastereve të ndryshme para 20 e 30 vitesh.
Nga dokumentacionet që “GSh” ka mundur të marrë në Galeri rezulton se 10 vepra janë zhdukur nga Kryeministria, 2 nga ish-muzeu “Enver Hoxha” tek Piramida (më tej Qendra Ndërkombëtare e Kulturës), 7 kanë mbetur në Egjipt pas një ekspozite të vetë GKA atje, 2 mungojnë në një procesverbal të Foto Bixhës, 3 skulptura mungojnë nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike (tek 21 dhjetori) dhe 1 pikturë e ka përpirë dheu në Ministrinë e Kulturës.
Këto informacione bazohen në procesverbale të vetë GKA, sipas të cilave, dyshime nëse janë ose jo ka vetëm për 10 veprat dhënë Kryeministrisë, ndërsa 15 të tjerat tanimë i kanë humbur përfundimisht gjurmët.
Nisma e Artan Shabanit është seriozisht për t’u vlerësuar, por është tejet e vonuar. Sa administrata, drejtorë, ministra e kryeministra janë ndërruar në këto institucione për 23 vite? Nëse në fund të procesit të kthimit të veprave, numri i pikturave dhe skulpturave të zhdukura do të jetë ende më i madh se kaq, atëherë përmasat e skandalit do të jenë të paimagjinueshme. Nuk bëhet fjalë për emra piktorësh e skulptorësh anonimë, por për Sadik Kacelin, Ismail Lulanin, Guri Madhin, Sali Shijakun, Zef Shoshin, Kristaq Ramën, Lumturi Blloshmin, Kujtim Buzën etj.
Në fakt, vit pas viti, pinjollët e tyre a vetë ata, janë rropatur e kanë ngritur zërin për veprat e zhdukura nëpër institucione. Ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër, e tani mbase mund të jetë vonë
Pikturen e ministrise se Kultures e ka vjedhur Ardjan Turku. Me ndihmen e Sulejman Baltezes (drejtor i tij)
Interpol ka nje faqe per deklarimin e veprave te vjedhuara .Signalizimi ne kete liste pengon shitjen e tyre.Pra a ka bâ qeveria jone edhe ministria e kultures nje signalizim tek Interpoli.?
Te gjenden urgjentisht veprat, ne mos ne burg qe te gjithe banditet taleb!
U kemi thene talebane dikure ne kuptimin figurativ, antikulture!
Paskan qene vertet te tille!
Ne Kryeministri dihet kush i ka mare, Sala ,hiqet si artedashes paçka se eshte bylmez nga arete.
Saliu ka degjuar se pikturave ju ritet vlera pas vdekjes se autorit ,prandaj dhe i ka mare.
Edhe pikturen qe i dhuruan Fondacionit te Lirise e pervetesoi dhe e fshehu kur ja nxori TEMA.
Po keto jane vuajtjet e popullit shqiptar qe vazhdojne te vidhen e robtohen nga padituria vizioni afatshkuter i disa hajduteve ne krye te vendit. Pa asnje lloj edukimi e me ego me te madhe sesa bankat e tyre