Amaneti i aktorit Fatos Sela:Mos më çoni në Teatër

20 Dhjetor 2013, 10:16Kulturë TEMA

Bashkëshortja e Fatos Selës,Natasha Sela,dje, Natasha ka pritur dhe përcjellë pa fund njerëz, miq shokë, qytetarë të Tiranës.

Fatos Sela la amanet të mos dilte nga dera e Teatrit Kombëtar, siç është bërë traditë për lamtumirat e aktorëve të shquar. Misterin pse e refuzoi daljen nga dera e TK, e mori me vete. Vetëm kaq mund të thoshte, ky qe amaneti: “Mos më çoni në Teatër”. “Kur e ndjeu se do ikte e tha disa herë, “Mos më çoni në Teatër”. Kështu rrëfeu Natasha, bashkëshortja e tij, dje kur e pyetëm sesi ndodhi.

Ishte e papritur, sot mbushen fiks një muaj që ai u sëmur me temperaturë. Mjekët nuk e shpjegonin shkakun e temperaturës. Pas analizave doli se kishte njolla uji në mëlçi, por sërish temperatura që nuk ulej ishte e pashpjegueshme. U bënë analiza të imtësishme sepse mjekët kuptuan që kishte diçka që nuk shkonte. I futën sondën në stomak dhe nuk doli gjë. Më tej me analiza të tjera doli se kishte një masë të madhe tumoriale, të fshehur nën mushkëri. Mjekët thanë se kjo masë mund të ketë rreth dy vjet që është zhvilluar.Por unë habitem se ai ishte i fortë dhe nuk ka shfaqur asnjë shenjë sëmundjeje. Edhe gjatë këtij muaji kur u sëmur përpiqej të ishte i fortë, nuk donte të na mundonte me shërbime”, citohet ajo në “Shqiptarja .com”.

Fatos Sela ka krijuar role që nuk mund të harrohen si Avni Rustemin te “Dy krisma në Paris”, rolin në dramat “Zoti godet me putër”, “Kush e vrau Kastinën”, “Shtrigat e Salemit”, “Një letër e humbur” “Gjëmimi i atij dimri”, “Baladë për një grua”, “Fytyra e dytë”, “Dashuria me fantazmën”, “E bukur shtëpi e vjetër”, “Plumba dhe shkronja”, “Dorina”, “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Anonimi i Venedikut”, “Magjia e madhe”, “Pamje nga ura”, “Franku V”, “Gjashtë personazhe kërkojnë autor”, “Shtrigat e Salemit”, “Henri VI”, Ismail Qemali te “Ëndrra e Ismail Qemalit” dhe roli brilant i Salierit tek “Amadeus”. /A.XH

14 komente në “Amaneti i aktorit Fatos Sela:Mos më çoni në Teatër”

  1. "nn" says:

    Iku dhe i madhi Fatos Sela. E kam pare ne shfaqie. Ishte shume i mire. Ngushullime familjes.

  2. bahri london says:

    ngushedhime familjes te te ndjerit.dhe kjo ndodh po thuaj gjithmon te miret ikin para kohe .do te kujtohet per shume kohe me rolet i tija te pa harruara , edhe njeher ngushedhime .

    1. Pilo Lala says:

      Aktor i madh i Teatrit Fier, qe e beri Teatrin Popullor te mendohej mire kur konkuronte.
      Dy krisma ne Paris dhe shume role te tjera qe vune ne skene Teatri Bylis, ishin vepra madheshtore.
      Te gjithe aktoret e medhenj, Kadri Roshi dhe aktore teatri, kerkonin bashkpunim me Teatrin e Fierit, sepse aktoret e ketij Teatri nuk te linin ne balte, ishin me nivel.
      Rruge te mbare Doktor i shpirtit tone, qe na dhe kenaqesi te medhaja ne ato kohe te veshtira.

  3. Nika says:

    Nje nga aktoret me te mire shqipetar i menjanuar nga reklama butaforike e te paafteve . Zoti qofte me Ty .

    1. Tajson says:

      PERFEKT …

      Ishte e mbetet nji asrtist i madh ,
      qe u largua me breng te madhe nga ajo jete skenike .
      Jo pa kuptim lenja e nji Amaneti te till ,
      nji “Amanet” i cili duhet te zgjoj refleksion ne ate shoqeri Arti,
      Teatri nqs vertet exziston nji shpirt i tille fisnik te vertet ,
      sidhe i vet Fatosit te paharruar .
      Ngushellime familjes .

  4. b says:

    ngushellime te sinqerta familjes!
    ka qene shume artist i afte dhe i zoti, shume njerezor
    U prefte ne paqe!

  5. DhShtembari says:

    Sa njeri, aq edhe artist i madh.Ngushellime Natashes dhe pjesetareve te tjere te familjes! I paharruar qofte kujtimi i tij i ndritur!

  6. aleksandri i madh says:

    R.I.P per aktorin e madh Fatos Sela.

  7. martin says:

    Fatos ishte vertet aktor I madh e I paperseritshem, qe I dha jete skenes se Teatrit Fier dhe atij Kombetar!
    U prefte ne paqe!

    Nga Martini ne dramen Balade per nje Grua

  8. beso says:

    Te gjithe jemi kalimtare,por e ke ne dore si t’a besh rrugen.Familja ka me se te mburret,Fatosi ka lene nje trashgegimi te vyer.Qofte i paharruar!

  9. mira says:

    NGUSHULLIME FAMILJES,MENDOJ SE KA PATUR TE DREJTE,PER AMANETIN QE KA LENE,SE KA MENDUAR PER FAMILJEN SHOKET E MIQTE,SE DO TE NGRININ FTOHTIT,PASI ATY NUK KA KUSHTE,DHE E DYTA ,ARTISTE SI FATOSI,NUK I PELQEJNE FARSAT.

  10. A says:

    Ngushellime familjes se aktorit te teatrit dhe te filmit FATOS SELA.

  11. luani says:

    Ne kete vend ecen vetem i pandershmi hajduti batakciu, imorali i paafti,injoranti,kurse te tjeret duhet te marrin rruget e botes per ta shfaqur talentin e tyre, cdo gje ne kete vend eshte bere klan dhe jashte klanit nuk mund te perfitoje asnjeri prandaj qeveria e ketij vendi duhet te shkaterroje kete klan te gershetuar me injorance,dhe amaneti i ketij aktori te madh nuk eshte ma domethenie, mos me coni ne teatrin kombetar.
    Ngushellime familjes.

  12. turi says:

    ngeshellime familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje