Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Martin Leka, ka konfirmuar dje zyrtarisht tërheqjen ei Diellza Kolgect nga prezantimi i Festivalit të Këngës. Vendimi përfundimtar u mor paradite, ndërkohë që mbrëmë, mbledhja për një emër të ri që do të jetë përkrah Enkel Demit, ka vijuar deri rreth orës 21:00. Meqenëse nuk u arrit gjetja e një prezantueseje, sot në ora 10:00 në RTSH mbahet një audicion, ndërsa në drekë do të konfirmohet emri.
Ndërkaq, “GSH” zbardh korrespondencën që hedh dritë mbi përplasjet mes RTSH-së dhe menaxherit të Kolgecit: për veshjen, hotelin, udhëtimin dhe debatet me Joni Peçin. Komunikimi mes palëve është zhvilluar në “Facebook”, ku nën emrin “Orkestra Simfonike e RTSH” ka folur koordinatorja e festivalit, Eglantina Tafa, ndërsa Shkumbin Tafilaj si menaxher i modeles nga Prishtina.
Korrespondenca që po botojmë u përket datave 10 deri në 16 dhjetor. Në fakt, biseda e datës së fundit duket se është ajo që ka ndryshuar gjithë kursin. Përpos faktit që shpaloset një debat i fortë mes Joni Peçit e menaxherit të Kolgecit, disa fjali të këtij të fundit duket se e kanë irrituar dhe fyer jo pak RTSH-në, mbase edhe sa i takon kësaj pjese: Ju ftoj në qetësi të reflektoni mbi pikat e dobëta të festivaleve në të kaluarën…
10 dhjetor, ora 1:44 (pasdite)
Orkestra Simfonike e RTSH
Përshëndetje Shkumbin! Unë jam Tina, koordinatorja e Festivalit të Këngës në RTSH. Sapo më erdhi një e-mail që ia kishit dërguar skenaristes së festivalit në lidhje me disa kërkesa të prezantimit të Diellzës në festival.
10 dhjetor, ora 1:47
Orkestra Simfonike e RTSH
Për sa i përket veshjes së prezantuesve, festivali ka një kostumograf/stilist, i cili është Joni Peçi, dhe merret me imazhin e prezantuesve. Për këtë është caktuar dhe një fond përkatës. Nëse Diellza kërkon të marrë veshje nga disenjatorë nga Kosova, në radhë të parë duhet të na sjellë dhe koston e tyre, pasi këtu në preventivin tonë është e përcaktuar dhe nuk mund të bëhet asgjë për të ndryshuar këtë fond. Dërgojeni ju dhe do të jemi përsëri në kontakt.
10 dhjetor, ora 1:48
Orkestra Simfonike e RTSH
Për sa u përket aksesorëve, zyra e marketingut do të kontaktojë me firmat që disponojnë aksesorë të tillë (emri hiqet për efekt reklame). Akomodimi është në rregull, në hotel GH (emri hiqet për efekt reklame), ku shpenzimet janë të RTSH-së, sigurisht. Transporti është nga ana e RTSH-së, sipas datave që do të biem dakord. Pagesa e honorarit për prezantimin e festivalit dhe angazhimin e Diellzës gjatë ditëve të provave dhe ardhjes në Tiranë është në total rreth 1800 euro, në varësi të kursit të bankës. Me lekë shqiptare është 260.000(mijë), në dorë. Mënyra e pagesës është si ta dëshironi ju, me lekë në dorë ose në numër llogarie. Data e pagesës është një ditë pasi mbaron festivali.
Për më shumë informacion mund të më shkruani ose më dërgoni numrin e telefonit, që të kontaktojmë për detaje.
10 dhjetor, ora 6:12 (pasdite) Shkumbin Tafilaj
Përshëndetje znj. Tina! Znjsh. Diellza është e angazhuar deri më datë 11.12.2013 në Republikën e Malit të Zi, në një përmbarim të një aktiviteti të rëndësishëm social. Në kontaktim me znjsh. Diellza ajo më konfirmoi këtë përgjigje, duke cituar: “Vlerësoj lart regjisorin Petri Bozo dhe skenaristen, znj. Alda Bida. Respekti dhe siguria në bashkëpunim, më bën të pranoj propozimin final nga RTSH, për pagesë 1800 euro (para cash)”. Ndihem i lumtur për këtë përgjigje, pasi që znj. Diellza, në të gjitha prezantimet e saja skenike i ka realizuar kontratat me vlerë mbi 2500 euro, për angazhim në prezantim të një eventi. Por si duket, kryefjala e këtij bashkëpunimi është respekti që udhëheq Diellzën në raportin e shëndoshë kolegjial e miqësor me z. Bozo dhe znj. Bida. Do t’ju lutem që ju të siguroheni që pagesa të bëhet në vlerën monetare euro (Euro), pra 1800 euro. Në rast se këmbimi valutor është më i madh, atëherë le të mbetet në mundësitë tuaja të paraqitjes së saktë të shumës. Por shuma të mos jetë më e vogël se 1800 euro. Mënyra e pagesës, me euro në dorë, më datë 29.12.2013.
Sa u përket veshjeve, ju lutem të na informoni me shumën në euro (Euro), e cila është ndarë për vijën: fustane dhe këpucë, – me qëllim që ne të dimë saktësisht limitet e blerjes së materialeve dhe koston e realizimit të tyre. Znjsh. Diellza ka të nevojshme njohjen me shumën totale për veshje dhe këpucë, me qëllim që t’ju njoftojë me koston – ofertën për fustanet. Sa u përket aksesorëve, besoj se do të jetë e dobishme që gjatë prezantimit të krijohet një figurë e kompletuar e dukjes. Në këtë rast e vlerësojmë angazhimin e departamentit të marketingut dhe shpresojmë në zgjedhje të shumta në mënyrë që të kemi një paraqitje dinjitoze.
Rreth akomodimit, shujtave (ushqimit) dhe transportit, dakordohemi me propozimin tuaj. Akomodimi dhe shujta në Hotel GH, transporti nga RTSH, në datat e dërguara.
(adresat dhe nr. e tel)
11 dhjetor, ora 4:27 (pasdite) Shkumbin Tafilaj
Përshëndetje Znj. Tina! …
Mirëpres përgji-gjen në detajet rreth veshjeve dhe këpucëve dhe detajeve të tjera që lidhen me korrespodencën tonë të fundit përmes telefonit dhe rrjetit social “FB” përmes profilit “Orkestra Simfonike e RTSH”.
Faleminderit!
11 dhjetor, ora 6:29 (Mbrëmje) Or-kestra Simfonike e RTSH
Mirëmbrëma! Për sa i përket bisedës sonë telefonike, ju konfirmoj se pagesa e miratuar për veshjen e prezantueses në tri netët e festivalit është rreth 1400 euro. Duhet t’ju bëjmë të ditur se praktika e rregullave të blerjes së mallrave këtu në Shqipëri dhe në RTSH, është që kjo vlerë do të shoqërohet me faturë tatimore të njohur nga shteti. Gjithashtu, ju sqaroj se veshjet në çastin që paguhen nga RTSH, janë pronë e RTSH-së, d.m.th. ato me mbarimin e festivalit do të dorëzohen. Për sa u përket aksesorëve, RTSH ka kontaktuar me firmën më të mirë në vend, RB, (emri hiqet për efekt reklame). Për më shumë detaje do të kontaktojmë përsëri nesër paradite, do t’ju njoftoj përmes telefonit për orarin e nisjes. Gjithë të mirat!
16 dhjetor, ora 10:46 (paradite) Orkestra Simfonike e RTSH
Përshëndetje Shkumbin! Uroj që të jeni mirë! Mbas një mbledhjeje të gjatë të organizatorëve të festivalit, duke u bazuar dhe në preventivin e shpenzimeve të miratuara me këtë rast, ju bëjmë me dije se: RTSH nuk mund të paguajë dy dhoma hoteli të veçanta, edhe për ju, edhe për Diellzën, por vetëm një dhomë, ku përfshihet dhe ushqimi në hotel. Meqë ngarkesa tani sa vjen e shtohet dhe ne kemi vetëm një makinë në dispozicion, Diellzës mund t’ia paguajmë transportin sipas faturës që do të na sjellë. Për sa u përket veshjeve që ju do të zgjidhni atje, ato do të testohen edhe nga stafi i RTSH-së. Gjithë të mirat! Tina
16 dhjetor, ora 2:03 (pasdite)
Shkumbin Tafilaj
Përshëndetje Znj. Tina! Shpresoj të jeni mirë me shëndet.
Ndihemi të shokuar nga korrespodenca e fundit. Në fakt po marrim si shpërblim të kohës sonë të çmuar e të investuar në këtë festival.
Hoteli dhe shujta: një pikë e ndërruar në momentin e fundit, edhe pse në korrespodencën tonë në rrjetin social “FB”, RTSH është dakorduar me këtë pikë teknike. Tash si duket kjo pikë është shumë e rëndësishme në mbarëvajtjen e festivalit.
Transporti: sërish i rregulluar më parë, tanimë pjesë e diskutimit, një çështje teknike e parëndësishme. Ekziston transporti opsional TAXI. Ne mund të interesohemi për ofertën, dhe ju të realizoni pagesën. Një çështje e cila arrin të zgjidhet lehtë. Me pak vullnet, me pak vizion dhe shumë korrektësi.
Veshje: duke pasur parasysh standardin që ka përcjellë gjatë gjithë kohës, si shembull i elegancës, Diellza çdo herë deri më tani është paraqitur në mënyrë dinjitoze, andaj neve nuk na pengon testimi që do ta bëni për veshje pasi që jemi të sigurt që do t’ju pëlqejë në të gjitha aspektet, duke e marrë parasysh historikun e veshjeve të moderatorëve në të kaluarën, që ka qenë aspak e dinjitetshme. Përkundër buxhetit që u është ndarë veshjeve e që është qesharak, këtë e keni pranuar edhe ju, ne kemi qenë ‘fer’ (të drejtë) dhe kemi pranuar me ç’rast kemi mobilizuar gjithë dizajnerët në Kosovë, miq tanë, që të realizojnë veshjen.
Edhe njëherë ju ftoj në qetësi të reflektoni mbi pikat e dobëta të festivaleve në të kaluarën, që është veshja. Përgjegjësia dhe arsyetimi mbeten te ju.
Impresioni i parë është jo i këndshëm, aspak njerëzor. Kam pas një përballje me një person i cili ka kulturë të munguar të komunikimit, jostabil dhe histerik. I kam cituar, që për ne ka vlerë edhe Garda te porta e RTSH-së. Ndërkaq, qasja e Joni Peçit ishte përbuzëse dhe fyese për secilin përreth tij, përfshirë edhe për ju znj. Tina, ku ju ishit niveli ‘cheap’ në TVSH, dhe unë pata rastin të bëja avokatin mbrojtës, edhe pse nuk ju njihja. Në një javë intensive ne kemi nevojë për energji të mirë; një person destruktiv si Joni Peçi, nuk ka mundësi ta ofrojë këtë cilësi.
Ne kemi qenë shumë korrektë dhe pranuam ofertën edhe me atë honorar i cili nuk na konvenoi aspak. Ishim të arsyeshëm, duke marrë parasysh problemet që po ju ndodhin në RTSH. Mirëpo në minutën e fundit, ju po na informoni mbi rregullat e reja dhe banale siç është puna e hotelit. Kjo tregon jo respekt (tani më s’ka të bëjë me çështje financiare, por me korrektësinë që mungon nga ana e RTSH. Po të na kishit informuar më herët, ne do të ishim organizuar). Edhe pse dëshira, dashuria, vullneti i madh ishte nga ana jonë, ne me keqardhje duhet të tërhiqemi, se për ne është shumë e rëndësishme korrektësia, krenaria dhe disiplina.
Duke reflektuar mbi gjithë rrjedhën e paraorganizimit, ndihemi të shokuar nga zgjedhjet tuaja në minutën e fundit.
Ne tërhiqemi nga bashkëpunimi. Suksese në punën tuaj profesionale!
P.S. Ne edhe tani treguam korrektësinë tonë me përgjigjen e menjëhershme, që ju të keni kohë të gjeni një moderatore tjetër.
Me respekt, Shkumbin Tafilaj.
Pse humbi Stambolli per nje gjilpere? Keshtu thote nje fjale popullore, po Shqiperia ka plot vajza te pregatitura.
Mbasi Shqiperija ka plot vajza te pregatitura, pse shkuat ne Kosove more Gogol i Shpellave? Por kur je pa dinjitet keshtu ndoll, dhe mandej filloni e akuzoni te tjeret per pa aftesit tuaja, apo per batakcilleqet qe ju bani. Mire e thote edhe menaxheri, Festivali i vitit te kalum ishte nje skandal e turp tamam Shpellaresh, injorantesh e hajdutesh te pa fytyre.
Nuk eshte puna e menaxherit te ju tregoj organizatorve per nivelin e festivaleve te kaluara, dhe eshte turp qe perpiqet te bej diversion ndermes organizatorve, menaxheri te mbroj interesat e klientit te vete e jo te bej bla bla bla, dhe te sillet si sharlatan,, ty te behet nje oferte,, e pranon ose jo nuk te detyrone kush me zor.
e te jesh i sigurte se ka shume here femra me te bukura ne Shqiperi, por iken ne Kosove qe dhe Kosova te jete pjes e ketij festivali dhe ne prezantim, ashtu sikur jua kan hapur dyert Kosovarve ne te gjitha spektaklet festivalet e emisionet qe behen ne Shqiperi, qe ne te kundert nuk ndodh qe ne Kosove te marrin pjes artist nga Shqiperia se nuk i fton njeri.
personalisht ne pergjithesi e shohe korrekte pjesen e organizatorve te RTSH-se,, dhe arrogance nga ana e menaxherit.
allahile?
Po Hajdar Hajdari,cfar thot per kte femnen?!
R.T.Sh. qe eshte ngarkuar nga shteti per te shperndare kulturen ne te gjithe hapsiren e globit por po e bllokon ate me vendimet absurde qe merr ne momentet e fundit. Ne ç’vend te botes mund te merret ky vendim? Ne nje dhome te hotelit te flejne dy sekse te ndryshme qe nuk kane asnjelloj lidhje njeri me tjetrin. Une e quaj korrupsin te gjalle vendimin e mare nga drejtuesit e T.V.Sh.se. Un mendoj se duhet marre masa per kete vendim dhe te gjobiten vendim marrsit per prishje kontrate. Per kete prezantuese qe behet fjale, nuk e njoh dhe s’ja kam ndigjuar ndonjehere emrin por ka treguar nje kulture te larte qytetare, ndaj punonjesve te korruptuar te T.V.SH. Pse duhet te shtrijshe kembet me shume se jurgani? Ka pak prezantuese Tirana, dhe me pak shpenzime?
Nuk u vjen turp ketyre qe i diskutojne termat e kontrates ne facebook, edhe ne sy te te gjitheve? Nuk kane emaile keta njerez?
@stela
Pse ne kontrate ishte te flinte ne nje dhome me menaxherin ????
Shume femra kane provuar poshterimin e abuzimit Seksual neper vendet e punes, por sh pak kane pasur guxim ta denoncojne ate. Ka edhe nga ato qe kane ngjit shkallet e suksesit nepermjet “ketyre favoreve”, por ka ardhur koha qe femra te vleresohet per ato merita qe ka e perfaqeson, jo me me meritat e aparences fizike.
Shkumbin Tafilaj thote qe s’po u tregokan aspak njerezor..Nga ana tjeter, kane marre gjithe dizanjerat e Kosoves per nje femer..Po keshtu e quan “te pranueshme” qe ajo te udhetoj me taxi..Se medemek duhet te kishin marre makine me qera per te..Per te eshte shume e rendesishme korrektesia krenaria dhe disiplina..Ok korrektesia dhe disiplina, por krenaria c’ka te bej ne te ?!?! Krenare se do prezantoj dicka qe te gjithe e dine se c’fare eshte ?!?! Po keshtu eshte kur RTSH ka nje buxhet marramendes dhe kemi ca te perkedhelur nga profesjoni dhe u ferkoni kokat..Shkoni nga Universiteti Teatral ku ka talente te pa zbuluara se ngelet duke shpenzuar para kot..
Mjerisht,jo vetem menaxheri por pjesa me e madhe nga Himara deri ne Lezhe jane te pa moral dhe pa fije kulture.Deputeti italian,Liga Nord:Shiperia eshte e bukur,por pa shqiptare.Femerat shqiptare ne Itali jane prostitutat me te medha te Europes.Po keto qe shiten per pleq shovenist serbo-maqedon!Andaj,zonje e nderuar Kolgeci si ke patur guxim te punosh me keto bajga te mbeturines diktatoriale komuniste?Keto jshteqitje t
e perandorive te ndryshme qe sunduan kete vend te mjere,jane amoral edhe ne familjet e tyre.Vetem shiqojeni TV-te dhe portalet elektronike dhe do bindeni.
qeveria rama premtoi me te ardh ne pushtet duke par cfar korrrupsino gjigand kishte tvsh ne kohen e sales tha do e mbyll urgjent ose kthim privat keshtu u premtua
dhe leket e taksapaguesve shqiptar ata tvsh i ndanin ose benin qejf dhe asnje nuk vinte ne pune qejfi qejf me leket tona nje tv qe ne asnje vend te europes nuk eshte keshtu aq me shume ne nje vend te varfer si joni femra spikere ven ne pune sipas qejfit dashnore te gjitha dikush e drejtorit dikush e shefit karburant skandali qe doli reklama etj etj
pra nje vater e mirfillt korrupsioni dhe fitimi
se kuptojme pse nuk ngrihemi si popull te protestojme te gjith ne shesh si bem per armet kimike ashtu dhe per TVSH te mbyllet urgjent ose te kaloj privat tju dali bytha vendit atyre parazitve qe rrine gjith ditenkot dhe ne kafe ta din c eshte puna me vet financim te behet ose si ne finlande gjermani qe asnje s paguan leke kot per tv
ose e fundit kush do ta shikoj ta paguaj kush nuk do se paguan
kjo eshte supervjedhje fusin miqte e tyre ne pune iku sala futi gjith njerzit e vet hengren qyl 8 vjet tani u nderuan rolet do hane keta te tjeret
pse keshtu lutohet korrupsioni dhe shume mire qe s na i dhan statusin per ne europe se ne duam akoma ta bejme lekun e popullit si duam vet
duam vjedhjen mafien kudo si ne tv arsim shendetsi kudo dhe keshtu do vazhdoj edhe per 200 vjet ketu
paguajme ne TVSH po kjo eshte cmenduriiiiiiiiiiii cohuni o popull ne shesh te gjithe permos pagim asnje kokerr leku nga arka per kete tv
po pse moj diellza ike.ne te beme nderin me te madh,te vume krah per krah me enkel pallen.mbas cfaqjes mund te mbylleshe ne dhome e te beje lesbi me enkelin.bota paguajne miliona vetem per te bere nje fotografi me enkelin.aq mire e ke ber oj goce,ik e mos iu afro me rtsh-se.eshte kulmi qe 2 vjet rresht festivalin e ptezanton baxhanaku I arben likes.ik,oj goce e mos u bej fare pishman,se rtsh ka pjerdhur nga te gjitha anet,e kane mjelur sa tani vetem me I nxjerre gjak.
E lexova me kujdes kete artikull dhe vura re se komentetet qe disa te nderuar lexues kane bere nuk i pergjigjen asaj qe artikulli mundohet te shprehe dhe te pasqyroje. Le ta leme menjane ironine dhe banalitetin qe perdorin te dyja palet dhe po mundohem te nxjerre faktet.
1-Te dy palet bien dakort me cmimin, udhetimin. Hoteli per prezantuesen do te paguhet vetem per ate, manaxherin e paguan ajo dhe askush nuk thote te flere me nje dhome me manaxherin, TVSH puneson zonjushen jo ata qe e shoqerojne ate.
2-Zonjusha eshte modele dhe ka te drejte te kujdeset per rrobat qe do te veshe, por ajo punesohet, paguhet dhe festivali qe ka nje moshe tre here me te madhe se ajo, ka rregulla qe rrobat e saj duhet te jene ne unitet me dizanjen e gjithe aktivitetit qe ndonjehere nuk eshte perfekte por duhet e njejta ide qe i sherben se teres. Mendoni per nje moment qe Ronaldo te kerkonte te vishte uniformen e “United” tek “Reali” nuk eshte 100% keshtu por kur punesohesh ka kushte dhe ata nuk pranuan kushtet e secilit dhe kontrata bie nuk mendoj se ka vend per te tjera hamendesime.
Pershendetje! Sapo lexova te gjithe artikullin dhe komentet dhe vura re se jeni i vetmi qe e kani kapur thelbin. Si ne cdo marredhenie midis paleve ka negociata per nje bashkepunim dhe kjo eshte nje nga keto. Ketu nuk ka shprehur njeri qe Diellza do te fleje ne nje dhome me menaxherin por RTSH i paguan vetem nje dhome hoteli sepse te marrim ne konsiderate edhe hotelin qe do te ket zgjedhur ajo i cili do te jete shume i shtrenjte. Por ata qe ankohen per taksat qe paguajne pastaj, cfare do thone…. qe mire Diellzes por edhe menaxherit te saj ti paguajme per dhjete dite 1000 euro?????!!!!!… Edhe per veshjen qe kane kerkuar te shikojne para prezantimit eshte normale fare. Jo po te dali me te brendshme vetem se eshte e bukur… Behuni pak realist… jo cdo negociate perfundon me marreveshje dypaleshe.
Edhe dicka tjeter…. Lan nam gjithe gazetat duke e bere lajm kryesor iku apo erdhi Diellza ne Festival… A do i paguhet dhoma menaxherit apo jo?????….
Ka pak halle te tjera ky vend qe te merre…
cfare titulli… Kushedi sa gazeta keni shitur. Po ku lexohet ketu qe Rtsh thote flej ne nje dhome me menaxherin? Inat kijeni por ne kete rast mos ia hani hakun kot. Jo se une shoh Tvsh por festivali te pakten me pelqen ta shoh ne salle se eshte dhe i vetmi live.
Gezuar festat!
Nuk kane lindur as sot as dje ato burra qe qe te pergojojne rtsh shqiptare
mos harroni zoteri se eshte i vetmi (institucion) ikon qe i ka mbetur ketij kombi si sherbyes i edukimit te rinise shqiptare me pasuri morale me te madhe ne bote ,Ju ftoj te hedhni mendime per problemet qe ne kemi por pa ofenduar ketu tek ne po behet nje lufte e madhe dhe e ndershme per te miren e punes ne kemi kohe qe jemi nen presion te gjithanshem sigurisht qe kjo nuk eshte e drejte por ne do te gjejme forca dhe do dalim faqe bardhe nga gjith kjo histori e ardhmja eshte e shqiperise dhe e shqipetareve,faleminderit