Një tregim i shkrimtarit Dritëro Agolli është bërë “sebep” që shkrimtari i madh të krijojë një miqësi të çuditshme me nxënësit e klasës së pestë të njërës prej shkollave fillore të Gjakovës. Ndryshe nga tregimet e zakonshme për fëmijë, tregimit “Ujku” i shkruar në vitin 1963, kur shkrimtari ishte 32 vjeçar, i mungonte fundi. E tërë kjo, siç edhe mund të paramendohet, për shkaqe politike.
Në tregim, autori përshkruan një ngjarje nga jeta e tij kur ishte nxënës. Në një dimër të ftohtë e me shumë borë, autori ishte nisur në shkollë, por në rrugë e sipër i kishin dalë përpara disa ujq.
Të intriguar nga ky tregim dhe kureshtarë për ta ditur fundin e tij, nxënësit kishin filluar një debat me mësuesen e tyre Venera Caka.
“Duke u nisur nga kjo unë pyeta nxënësit se si ka përfunduar ky tregim gjegjësisht si arriti ky djalosh të shpëtojë nga ujqit .Nxënësit dhanë shumë ide interesante , por pasi që shkrimtari është gjallë ne patëm mundësi t’ia drejtojmë këtë pyetje atij dhe kështu ta mësojmë të vërtetën”, tregon mësuesja, duke e shpalosur letrën që vetë fëmiljët e kishin shkruar, e në të cilën thuhej:
I dashur xhaxhi Dritëro
Ne që po të shkruajmë jemi nxënës të klasës së pestë, të shkollës fillore ,, Këlmend Rizvanolli “ me mësuese Venera Caka , nga Gjakova.
Ne kemi lexuar libra dhe tregime të shkruara nga Ju dhe na kanë pëlqyer shumë. Së fundmi kemi mësuar tregimin ‘Ujku’ , i cili na ka bërë shumë kuriozë për atë se çfarë keni treguar dhe përshkruar rreth përballjes tuaj me ujqit kur ju ishit 13 vjeç.
Pasi që e keni shkruar në vetën e parë, ne mendojmë se kjo ngjarje ju ka ndodhur vërtetë. Në fund keni shkruar: -Po fillonte të ngrysej, po ujku vazhdonte të rrinte i shtrirë nën këmbët e mia, me veshë të ngritur, duke më ndjekur.
Nga kjo që keni shkruar nuk e kemi kuptuar se si arritët të shpëtoni nga ujqit. Për këtë mësuesja na nxiti që të japim mendimet tona rreth mundësive që ju keni pasur për të shpëtuar. Ne dhamë këto mendime:
– Mund të ketë kaluar ndonjë kafshë tjetër aty afër dhe ujqit do ta kishin ndjekur atë dhe kështu ke shpëtuar.
– Mund të kenë ardhur fshatarët me çifte dhe të kanë shpëtuar.
– Mund të jenë lodhur ujqit duke pritur dhe i ka zënë gjumi kështu që ti ke ikur, etj.
Ne duam të dimë se cila është e vërteta. Do të të ishim shumë mirënjohës nëse do të na tregoje. Urojmë që letra jonë t’ju gjejë mirë me shëndet, i dashur xhaxhi Dritëro.
Rrofsh sa malet!
Mësuesja thotë se letrën e dërguan por nuk ishin të sigurt nëse do të merrnin përgjigje. Mirëpo, disa ditë më vonë, në klasë hyrë roja e shkollës, i cili mbante një zarfë të madhe me ngjyrë të verdhë.
“Me ta parë nxënësit, brohoritën njëzëri ‘Na erdhi letra nga Dritëro Agolli’. Ishte një emocion shumë i madh dhe i papërshkrueshëm. Kur e hapëm zarfin , pamë që përveç letrës ai na kishte dërguar edhe dy kartolina për Vitin e Ri , një për mësuesen dhe një për nxënësit e klasës sonë si dhe për të gjithë nxënësit e shkollës.
Gjithashtu në zarf e kishte futur edhe librin e tij , ‘Zhurma e erërave të dikurshme’ , të cilin ia kishte dhuruar mësueses”, thotë Caka.
Në letrën e tij shkruante: Të dashur nxënës të Gjakovës, e nderuara mësuese.
Mua më ka prekur shumë letra juaj e përzemërt dhe e kulturuar. Unë menjëherë kuptova se edhe fëmijëria juaj është e barabartë me fëmijërinë time , pasi edhe unë bëja me mendjen time pyetjen ,,pse”.
Njeriu rritet me të thjeshtën ,,pse”, pastaj kalon në ,,po” dhe ,,jo”, pasi ,,jo” dhe ,,po” janë më të ndërlikuara se ,,pse”. Këtë hyrje në përgjigje të letrës suaj unë e bëra më shumë për të shumënderuarën mësuese, po edhe për ju të shumëdashur nxënës.
Tani për tregimin,,Ujku” mbi të cilin vini me të drejtë pyetjen ,,pse”.
Tregimin ,,Ujku” unë e kam shkruar në vitin 1963, kur isha në moshë 32 vjet. Është një ngjarje e vërtetë. Kur isha i vogël ndiqja një shkollë, që ishte larg nga fshati im (Merkulas) 16 kilometra.
Një ditë dimri me dëborë më dolën nga larg 3 apo 4 ujq të mëdhenj me një të vogël , sa një këlysh. Që të shpëtoja unë u ngjita në një lis.
Ujqit poshtë meje vinin rrotull, ndërsa unë , megjithëse hiqesha si trim, dridhësha. Ndërkohë erdhën gjahtarët dhe qëlluan me çifte ujqit.
Duke qëlluar ata vranë vetëm ujkun e vogël, siç thoni ju në Gjakovë: vocërrak. Mua më erdhi keq dhe iu thashë gjahtarëve: – Ju duhet të vrisnit ujkun e madh , jo të voglin. Libri im ,, Zhurma e erërave të dikurshme”, kur u botua më 1964 , u ndalua edhe për tregimin ,, Ujku” , pasi mendonin se unë gjoja kisha në mendje të vritej një udhëheqës i rëndësishëm, jo një nëpunës i vogël siç ishte këlyshi i ulkonjës.
Fatkeqësisht, sot në tekstet shkollore këtij tregimi ia kanë hequr fundin , ku del edhe ideja kryesore përse është shkruar. Ideja ime është : shpesh në jetë e pëson i pafajshmi.
Me këtë rast ju uroj përzemërsisht Vitin e Ri 2014, mbarësi dhe arritje në mësime!
Përqafime Dritëro Agolli
Kështu e përmbyll letrën dërguar nxënësve gjakovarë shkrimtari i madh Dritëro Agolli duke sjellë gëzimin e madh për ta dhe duke hapur shtigje miqësie e dashurie akoma më të madhe të nxënësve për letërsinë./Zëri
KJO PERGJIGJE ESHTE E THJESHTE POR EDHE PER TA KUPTUAR ATA QE JANE TE MENCEM SEPSE I PRITET KOKA GJARPRIT DHE JO BISHTI (NE POLITIKE) ME NJE FARE MENYRE I UDHEZON POLITIKANET SI DUHET TE VEPROJNE “I BIE DRITARES TE DEGJOJE DERA”.DHE I LUTEM MERO BAZES TA NE KRYE TE FAQES PARE TA LEXOJNE TE GJITHE.
Dritero veshtire te gjesh njerez fisnike si ty
Po ne qaheshim kot per salen se osht me origjin nga shpella e ujqerve
Po na dalin edhe te tjer shpellar ujqish qe i kemi pandeh qingja te plakur delesh te urta….
Ujku qimen ndrro por zakonin se harro
katundar i trashe je o kashari
Katunaro nga kycet e dores si ndihesh… se trari I modh so ke than m’posht kerkon edhe kyche te forta… po per te ndenjurat tende s’ na the gje?? Te zene vend te mire mbi tra t’madh.
Shko e kerko hazil pederastik ne greqi se ata duhet te ta kuptojn hallin. Ne shqipni do ngelesh I paplotsuar o XhemalKatunariRrotKari.
ke te drejt andrea
Salen eshte e drejte, ose me mire e ka vesin Shpellare, e ka vesin njesoj ose me keq se ujku. Nuk gjen ne Bote shokut e tij per mashtrus, intrigant e te pa bese, per tu shite tjeter per tjeter nga ai qe eshte. Shikojeni me qetsi krejt veprimtarine e tij qe femi. Nje ambicioz vetem per tu duk e shit si me i zoti, nje mashtrus per tu shit si me i miri, nje mashtrus per tu shit si me humanitari e me i ndershmi. E shikoni punet e tij te pista e krimin qe len mbrapa qe ne moshe te re. Ishte nje Komunist ekstremist, nje spiju i neveritshem, u ba demokrat, njeri intrigant e mashtrus shpifes nga me banalet, gjoja atdhetare e patriot, por nje spiju e bashkepunetore i UDB e cila e orientoi e ndihmoi te vihej ne krye te PD se. E keshtu Sala nuk ka shok te dytin ne kete bote.
Te drejt ke
Por je ne vend te gabuar
Mua katnar me ke
Ne Kashar un jan i shkruar
mos ngatrro trurin me trarin
Se te trash un kam veç karin
Kokemadh e shpatullgjere
Di te futet vër më vërë
Nastradin budalla paska ndrru emer…
Kete tregim e kam dhene me nxenesit e mi disa vite me radhe dhe, per çudi, po ato pyetje qe i kane bere tani nxenesit e saj me kane bere dikur edhe nxenesit e mi per fundin e tregimit, mbylljen dhe fatin e personazhit. Atehere ne ketu, ne Shqiperi, e dinim mbylljen, edhe pse nuk ishte ne tekstet e leximit letrar, nga qe ishte perhapur gojazi nga punetoret e shtypshkronjes, por prape nuk e mendonim idene ashtu siç shkruan ketu i Madhi Dritero: Kaq thjesht!Ndersa ketu nga komentuesit (disa) kemi nje katapultim direkt dhe te “politika e madhe! Ne i themi kendej nga Dibra:”Bejne kakerdhaja, or taj!”
Nejse, po kthehem te Gjakova dhe me vjen mire dy here: se pari se kjo histori me letrat qenka shume njerezore dhe pershendes si mesuesen Venera Caka me nxenesit e saj, ashtu dhe shkrimtarin e madh Dritero Agollin; se dyti, bravo hartuesve te tekstit te leximit letrar qe kane vene tregime te tilla shume terheqese si “Ujku”, sepse ketu ne Shqiperi, hartuesit e teksteve letrare i kane hequr fare, mor po fare-fare dhe kane vene pjese pa asnje vlere.
Tungjatjeta te gjitheve!
Zani Burimi–
Desha te komunikoj me ju se komentuesit e tjere duhet ti vrisnin gjahtaret ,
Nga qe ka qene i pa botuar tregimi nuk kemi si ta lexonim ,po as tani nuk e kam laxuar,
Po nga sa lexova nga Z.Agolli ne tekstet shkollore e kane redaktuar duke i hequr fundin tregimit.
Ne cilat vite eshte futur tregimi ne tekstet shkollote ?
Ne vitet kur eshte shkruar tregimi dihej qe do ndalohej ,po sot perse perseri duhet te “retushohet” ?
Cili ” ujk i madhe “i trembet “gjahtareve” ?
I BIE SAMARIT, QE TE DEGJOJE GOMARI, APO JO XHAXHI DRITERO…
kjo eshte nje ngjarje e thjeshte dhe e shkruar bukur nga Driteroi.Metafora e madhe ka dale rastesisht,per fajin e gjahtareve,te cilet vrane patjeter padashur kelyshin e vogel,i cili peveç nuk e hante dot vogelushin Dritero doemos do zgjonte tek femija dhimbsjen per kelyshin e pafajshem.Tani,po te duash ketu fut politike,dogma e patetike demagogjike,por tregimi nuk eshte i bukur kur i mungon finalja.Finalja e tille e ben tregimin gjenial,ndryshe e pasqyron te pakompletuar.Me behet qejfi qe ekzistojne leterkembime te tilla dhe Driteroi eshte akoma ne gjendje te dhuroje kenaqesi te tilla kulturore,sidomos me pjesen tjeter te Shqiperise pertej kufirit.Gezuar festat!
Dritherues !
Faleminderit Dritero
Jam 1 xenes ne clasen e pest per ghushin Aggollin lezova ne compiuter tregimin tuaj trim te bukur i thimbsur the je atdhetar shkrimtar i mbrrekullushm emri jot shume i bukur e ndrit shiprine ti ghushi Aggolli rofsh sa mali Tomorrit.
Une jetoi ne Itali po e di shume mire ne shipri si po jetoine por smunt behei jhe.
Me respekt Aron Hasani.
Ai ujku i vogel kishte dale per trajnim me me te medhenjte qe kur te rritej dhe pak te behej po aq grabitqar ne mos me shume se te medhenjte. Te medhenjte e kishin ngrene cairin e tyre ndersa i vogli do rritej e di ja fillonte demeve nga fillimi. Pra gjahtaret nuk jan aq budallenj . Perspektiva ishte qe i vogli neser do behej i madh e i rrezikshem ndersa ujqerve pleq kishin filluar tju binin dhembet.
E c’te themi me! Me keta hajvaner qe komentojne nga Kashari, humbet brishtesine letersia, marrdheniet njerezore kaq te domosdoshme e gjithcka qe na lidh me njeri tjetrin. Fatkeqesisht kjo eshte Shqiperia Sot, per te cilen po lodhet kaq shume xhaxhi Dritero, por edhe shume te tjere.
Jam 24 vjeqar dhe qe moti jetoj n e gjermani por per mua xhaxhi dritero je hero dhe legjende e gjalle. Une kenaqem kur lexoi diqka nga ju.Jo vetem per femi por keni udhezu edhe ata qe ndihen te medhej. Pos per femi keni shkrua edhe per moshen adoleshente si ajo trendafil ne gote. Por ajo qe per mua eshte kryeveper pa te cilen nuk do te lejoja te konkuronte askush si deputet ne parlamentin shqipetar dhe ate ta kuptonte mire,ashtu siq eshte hymni,-shkelqimi dhe renja e shokut zylo-. Pra per mua je njeshi i popullit tone si per femi edhe per te rritur. Kam bindje te forte se te medhejt dhe te lavdishmit lindin ne fshatra dhe aty ku rrjedhe uji i paster.Aty linden herojt, profetet,artistet,por edhe legjendat kane te njejten prejardhje Ti o i madhi dritero jetofsh edhe shume vite
Jete te gjate e te shendeteshme i ndritur poet!. Kemi fatmiresine dhe krenarine qe je shkrimtari i yne brilant si ORFEU!
Thoni c’tw doni po Dritero Agolin pos e trazoni,
Ai c’wshtw dashur e ka thwnw,sa buka nw magje zwnw.
Shikoni c’thonw e bwjnw tw tjerwt,kokwshpuar/
Qw c’do gjw janw,po jo…
POLITIKANE a partiakw,pwr t’u DEGJUAR.
Guri Naimit D
I lutem zotit Mero, LE TE SHIKOJE MUNDESINE E BOTIMIT TE KOMENTIT TIM NE GAZETEN PRINT DHE TE SHIKOJME REAGIMET E QYTETARVE! DO TE JETE DICKA INTERESANTE DHE ME VLERE!
Nuk jam dakort me asnje komentues por as dhe mE Dritero-in. Pse? do te nxitoni te pyesni te irituar ju. Dhe me te drejte do te nxitoni te pyesni.
1. Ujku, pavarersisht se eshte kelysh, nuk do te thote se me von do te ndroje zakonin e te pareve. Ne genet e tij eshte te ushqyerit duke kafshuar dhe ngrene kafeshet e tjere dhe pse jo dhe njeriun. Pra, ky ujk i vogel, nje dite do te rritet, do te behet i madh dhe po ju hasi ne rruge, ka per t’ju shkyer.
Keshtu qe fshataret gjahtare kane bere mire qe e kane vrare.
2. Dhe konkluzioni tjeter: armiku, si i vogel si i madh eshte armik, dhe si i tille duhet goditur per vdekje.
3. Fshataret gjahtare vrane ujkun vocerrak,qe nuk “ishte i pafajshem”, e vrane si me i dobti qe ishte ne ate tufe ujqish dhe lane te jetojne ujqit me te forte. Ketu po, ne se duam, mund te flasim per nje ide: Armiqte e forte shpetojne, prandaj bota eshte plot armiq.
4 Metafora dhe kuptimi qe i jep dhe Driteroi nuk eshte e gjetur. Ai thjesht eshte nje kujtim nga vegjelia e autorit kur jetonte ne fshatin e tij te lindjes.Edhe njehere, thjesht eshte nje kujtim dhe s’ka te beje fare me idete apo metaforat qe i vishen.
Rilexova sa me siper DRITERONE sa komentet per shkrimin e tij,qw secili meriton c’ka shprehet.Lexuesi le te gjykoje;po jo DRITERONE.
Me lejoni te “kuvendoj”me DRITERONE,vertet “DRITEN” tone,me nje vargezim kushtuar CAMERISE,mbetur doreshkrim ne vorbullat e letrave te mia me miq e shoke. Mundesisht ma pranoni;CAMERIA dhe CAMET tane vellezer po ringjallen…
PER TY C A M E R I !
Une s’te kam pare,une s’kam qwnw aty,
Prinderit e mij me kane folur shume per Ty.
Me shume embelsi,me shume dashuri
Se ishe jo vetem per ne nje mbrekulli;
Te jetoje aty ne CAMERI.
Ishte e madhe bukuri,vinte era portokallit,
Kundermonte vendi me aroma limoni;
Mandarina e qitro,anembane ullinj plot,
Manxura e borzilok kundermonin shtepite;
Nje mbrekulli e vertete.
Aroma e gelqeres sa era BREGUT JON,
Fryn fresku lehte elehte,i bukur i begate
Te bukura i kishte grate,me vajzat gonxhe
Nikoqire duararta si gjithe CAMERIA
Shquhen nga zgjuaresia.
Djemte Came te bukur dhe azgane,
Puntore-bujq, deri tregimtare
Tregojne se ata, jane SHQIPETARE
Ne gjithe boten ku ndodhen anembane;
Thone:JEMI BIJ SHQIPETARE!
Shqiperi! Atdhe Shqipetari-krenohem
Kur shoh harten e BALLKANIT, sa pikllohem;
Copetuar mes shtetesh,shekull kaluar
Glaberuar fatekeqwsisht,fqinjet majmur.
Traktate boterore fatkeqwsisht miratuar..
Pwrse te lane Cameri me GREQINE?!
Pwrse Kosoven bashkuar SERBISE,
Kur atje, ne shekuj te shekujve jetojne
Kur sa lindin;Bij e bijave shiptare,
SHQIP u kendohet sa belbezojne.
Pwrse,cuditem vepron bota keshtu
Pwr trojet tona kjo menxyre
Pwrse?! copetuan kryevendet ILIRE
Pwrse KOSOVE e CAMERI ndare,PERSE
Coptuar,jashte trojeve AMTARE?!
…Nje DIELL shpresedhenes u be KOSOVA
Po na e kthen si duket BORXHIN BOTA.
7 vjet, Kosova shpallur R E P U B L I KE
Njesuar, ta shohim ato me MEMESINE,
Mos qofte e larget ajo DITE.
URIME VELLEZERVE KOSAVARE!
UNITET, JU, TE NJE GJAKU-C A M E R !
GURI NAIMIT D.
Pershendetje te perzemerta per Driteroin. Edhe jeten na e ke ndritur dhe e ke bere me te embel me krijimet tua madheshtore. Rrofsh sa mallet.