“Suus” shpallet ndër 20 këngët më të mira të Eurovizionit

6 Janar 2014, 09:51Kulturë TEMA

Ish- përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Rona Nishliu është renditur e 18-ta, në kuadër të 250 këngëve më të preferuara të fansave.

Vajza nga Mitrovica ka arritur të kualifikohet me këngën e saj “Suus”, në 20-shen e krijimeve më të mira në historikun e Eurovizionit. Kënga “Suus” është renditur në këtë pozicion nga Eurovision Song Contest History & Eurovision Song Contest Radio, pas votimit online përmes faqes së internetit 12points.tv.

Vetë këngëtarja përmes faqes së saj në facebook, e ka mirëpritur këtë sukses. “JU DUA !Lajm i bukur për të nisë 2014-a ?” ka shkruar këngëtarja 27 vjeçare.

Vendin e parë në “ Eurovizion Top 250” e ka zënë fituesja e Eurovisionit në vitin 2012, suedezja Loreen më këngën “Euphoria” ndërsa danezja Emmelie de Forest, e cila fitoi në edicionin e kaluar, ka përfunduar në vendin e 7-të.

4 komente në ““Suus” shpallet ndër 20 këngët më të mira të Eurovizionit”

  1. Neorealizmi says:

    Nuk e di renditjen e ketyre 20 kengeve, por me aq informacion qe na ofrohet me siper shohim se ka tendence qe te votohen kenget e viteve te fundit. Kjo perkon fiks me filozofine e Eurovizionit, ku ne pergjithesi fitojne kenge te thjeshta verore qe nuk arrijne te ngelin gjate ne mendjen e njerezve. Ne ndryshim nga keto kenge ky variant jazz i “Suus” eshte i jashtezakonshem.
    http://www.youtube.com/watch?v=YQh0vB2dFzk

  2. Bulent says:

    E mahnitese te rreqeth mishin….fantastike bravo

  3. doki says:

    E mrekullueshme , evergreen …

  4. doki says:

    E mrekullueshme , amazing , evergreen ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje