Programet e Vitit te ri, 60 përqind kane ndjekur Top Channel

5 Janar 2014, 19:14Kulturë TEMA
Programet e Vitit te ri, 60 përqind kane ndjekur Top Channel

Tashmë kemi ndërruar kalendar dhe fillimin e 2014 e pritëm në mënyra nga më të ndryshmet. Dikush jashtë me miqtë, dikush tjetër në ambjentet e shtëpisë pranë familjarëve të tij. Në atë amjent të ngrohtë shoqeruar me një gotë vere e bisedash të ndryshme nuk mund të harronim pa përmendur edhe pjestarin tjetër të familjes, atë virtual që gjithmonë na argeton ne raste festash. E keni kuptuar tashmë se bëhet fjalë për televizorin. Por sa i pasur ishte ai këtë fundvit? Nga sondazhet e bëra rezultoi se natën e ndërrimit të viteve gati 60% kishin ndjekur televizionin Top Channel, 15% Vizion Plus,10% KlanTv,10% Agon Channel dhe 5% e zunë televizionet e tjera. Por cfarë servirën këto televizione në natën e ndërrimit të viteve? Top Channel erdhi me spektaklin Portokalli nën emrin “Yjësia10”. Një spektakël humori nga aktorët e Portokallisë, momente muzikore dhe kërcime. Nuk munguan as të ftuarit si Edi Oga, i cili improvizoi emisionin e tij me aktorët e Portokallisë, Venera Lumani, e cila dhuroi disa çaste muzikore dhe humori. Vijojmë me televizionin tjetër Vizion Plus, spektakli Apartamenti 2Xl erdhi me emrin “31 Show”, ku performuan banorët e apartamentit si dhe të ftuarit si Dr Flori, Flaka Krelani etj. Ndërsa Tv Klan transmetoi spektaklin “A sa bukur A” nën moderimin e Arjan Canit. Edhe në këtë spektakël nuk munguan të ftuarit e shumtë duke filluar nga këngëtarë të shumtë, aktorë humori, ku mund të përmendim skecet humoristike të Ermal Mamaqit. Muzikë në volum të lartë, thashetheme, humor, alkool e çmenduritë nga më të ndryshmet i keni parë në këtë television. Ndërsa Agon Channel emisioni “Duartrokitje” vendosi të transmetojë Adi Krastën në emisionin “Rrethuar”. Më pas Saimiri, Genti dhe stafi i Antilope që dhuruan ndihmat për familjet në nevojë. Nuk munguan as lidhjet e drejpërdrejta, dhe në fund të gjithë shkuan të festojnë në HitPlay. Pas kësaj përmbledhjeje të këtij program menjëherë mund të themi përse këto televizione nuk kanë sjellë dicka të re, përvec emrit të programit. Psh Portokallia, Apartamenti 2Xl mund të kishin ftuar edhe ish kolegët e tyre për të kujtuar kohët e vjetra dhe për të sjellë dicka ndryshe, aq më tepër që nuk ishin drejpërdrejt edhe e kishin këtë mundësi. Apo të mblidheshin të gjithë bashkë për të realizuar dicka më madhështore, jo monotoni. Gjithsesi nuk mund të hedhim poshtë punën e tyre, përkundrazi e vlerësojmë dhe presim akoma më shumë risi dhe argëtim çdo ditë dhe çdo rast festash.

IMA / I. Loshi

2 komente në “Programet e Vitit te ri, 60 përqind kane ndjekur Top Channel”

  1. lavdosh says:

    hajde shkrim hajde.
    Gazetare amatore qe ne fund bejne dhe komente dhe sygjerime se cfare duhet te benin TV-te
    Mero, mos lejo qe Tema te kthehet ne nivel medioker

  2. Shyqo says:

    Kush e gjene po ne ne Patos cfare pame ate nate? Asgje, se nuk kishim drita.I shofte kolera i shofte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje