Një libër biografik për Mitrush Kutelin (Dhimitër Paskon) trondit, jo vetëm familjen e tij në Pogradec, por edhe studiuesit e letërsisë shqipe.
Pa kaluar në asnjë filtër akademik, libri “Kuteli, kalvari i një jete plot brenga” e Tomi Matos u cilësua si “një nga veprat e ralla” gjatë një promovimi në Universitetin Shtetëror të Tetovës (dhjetor 2013).
Paradoksalisht, vajza e shkrimtarit, Atalanta Pasko dërgon një reagim të fortë për këtë institucion, duke iu drejtuar me këto fjalë: “Miq, pedagogë e studentë të Tetovës, më vjen keq se keni respektuar dhe i keni dhënë hapësirë një mashtruesi, i cili jo vetëm s’ka pasur miqësi me Kutelin, por as ka biseduar ndonjëherë vetëm për vetëm me të. Ata ishin shumë-shumë larg për 101 e një arsye.Kuteli i përshkruar nga Tomi Mato është një individ i rëndomtë që s’ngjan aspak me Kutelin e vërtetë. Tomi Mato ka shfrytëzuar elemente të biografisë së Kutelit për të realizuar një karnaval qesharak ku përzien të vdekur e të gjallë duke sajuar e fantazuar si ia ka dashur qejfi”, citohet ajo nw “Shqiptarja. Com”.
Me këtë motivacion familja e Kutelit e ka paditur Tomi Maton edhe në Gjykatën e Shkallës së parë në Pogradec, ku faza e parë e procesit gjyqësor më 27 dhjetor ka rezultuar me bllokimin e librit.
Përveç procesit gjyqësor të hapur për Tomi Maton, ka pasur reagime edhe nga studiuesit. Një nga studiuesit më në zë të letërsisë shqipe, Behar Gjoka, e quan daljen në shtyp të kësaj biografie “një përbaltje të tmerrshme të Kutelit”./A.XH
Eshte e turpshme te abuzosh me Kutelin e madh. Keta pseudoshkrimtare duhet te marrin nje mesim te mire, qe mos spekulojne me figura te njohura te letersise, te kultures, te historise apo te politikes. Kjo me kujton librin e nje far Agim Musta per E.Hoxhen, qe gjithcka e kishte ndertuar me thashetheme te mbledhura sa andej – ketej, gjithe mllef dhe inate personale. Te tilla pacavura s’duhet te lejohen te botohen.
Tomi Mato , ky mashtrues ordiner.
Tomi Mato ka nje histori te bukur si mashtrues.
E kishte zakon qe, sa here shkonte ne Tirane, si njeri me konplekse inferioriteti conte per “miqesi” ndonje peshk Koran.
Mirpo shpesh here nuk gjente, sepse Korani ishte peshk i rralledhe i shtrenjte. Atehere ky mashtrues gjente nje peshk tjeter dhe ja jepte piktorit te Estrades se Pogradecit dhe i thoshte: Ma bej Koran se do e coj ne Tirane.
Piktori i bente disa pika me ngjyra mbi lekure peshkut dhe ata qe e merrnin si dhurate e dinin si peshk Koran.Sharlatan dhe mashtrues i pa pare.
Kuteli deri me sot ngelet nje nga tregimtaret me brilante te letersise shqiptare.Letersia shqipe pa te nuk do te ishte e plote.
Sistemi komuniste nuk i dha vendin qe ai meritonte.
Po ky Mato teper i vogel cfare m..i do qe merret me Kutelin e madhe, vepra e te cilit nuk do vdese
Ky Toma qenka ndonje sharlatan i llojit te vet nga ata qe jane shtuar me shumice viteve te demokracise shqiptare. Por doja te dla diku tjeter. Ore ky kritiku ose studiuesi me ne “ze” i letersise shqiptare, ky fare Behar Gjoka mos eshte Ai Behar Gjoka i Shkodres qe lavderonte Sulltan Muratin dhe shante Skenderbeun, qe madheronte otomanet dhe shante shqiptaret??
Eshte ky apo ndonje tjeter????????
Po mire mo, ku ishte deri tani ky Tomi Mato?! Si nuk e kemi degjuar te shkruaje nje artikull a nje dicka tjeter. Direkt e te Mitrush Kuteli doli ky mashtrues?? Eshte bere lemsh dynjaja ketu ne Shqiperi..
Nuk e kuptoj se si gjykata e Pogradecit mund te bllokoje nje liber te botuar. Nuk i di mekanizmat e tregut te librit ne Shqiperi dhe legjislacionin perkates por kjo me kujton kohen e Enverit kur me vendim te partise libri bllokohej dhe cohej per karton. Nuk mund te hyj ne diskutim per cilesine e nje libri qe nuk e kam lexuar por nuk mendoj se gjykata eshte ne gjendje te gjykoje per libra dhe letersi apo biografi te shkrimtareve. Nejse, ne Shqiperi ndodhin te gjitha, nuk ka me cudira, por me vjen keq sepse mendoja se koha e bllokimit te librave kishte perenduar njehere e pergjithmone. Nese pretendimi I familjes eshte I drejte une besoj se ka pergjigje te tjera ne vend te gjykates per ta cvleresuar kete liber, pa folur per tregun e lire te lexuesve I cili vendos vete vlerat e nje libri. Te kuptohemi drejt, une nuk marr persiper te gjykoj per librin as per autorin dhe as per mashtrimin e pretenduar. Mitrush Kuteli ka qene dhe mbetet i madh, edhe pa vleresimin tim apo te ketij shkrimtari qe ka botuar kete biografi.
Epo, mjafton te shikosh se kush jane promotoret dhe gjithcka behet e qarte, njera kvazi profesoresh, e cila gjithcka e ka falso, kurse ky tjetri nje mashtrues, spiun dhe dilenxhi ordiner… Sa keq qe Universiteti i Tetoves mban ne gjirin e vet kesi matrapazesh. Vaj halli per kombin shqiptar. Mirpo, ne foto u shkon mire, 3 falsifikatore te ulur krah per krah… vetem buzqeshja ju mungon…