“Gjirokastra ka nevojë për shumë investime… po kërkojmë donatorë”. Kështu shprehet një ditë pas shembjes së një tjetër shtëpie, asaj të Hadërajve, në qytetin e gurtë, drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore Zhuljeta Harasani.
“Është fatkeqësi që vazhdimisht ndodhin shkatërrime të monumenteve në qytetin e Gjirokastrës. Me gjithë përpjekjet e bëra deri tani nga ana e MTKRSsë, institucioneve ndërkombëtare, OJQve, duket se problematika atje është më e thellë se kaq. Rasti më i fundit është ai i shtëpisë së Hadërajve që u dëmtua pjesërisht. Ajo është një shtëpi e madhe me një çati 300 m katror, që vazhdimisht pëson dëmtime. Pranverën e kaluar u dogj dhe sot jemi në kushte që ajo rrezikon të dëmtojë edhe shtëpinë ngjitur. Sipas raportimit nga ana e drejtorit të Drejtorisë Rajonale në Gjirokastër, janë mbledhur bashkë me grupin e emergjencës dhe përfaqësues të Prefekturës dhe kanë konkluduar se së pari duhet të marrin disa masa urgjente dhe pastaj do të shohin se si do ta drejtojnë problemin e kësaj ndërtese në veçanti, por edhe të gjitha shtëpive që kanë këtë problematikë”, shprehet ajo.
Ajo raporton se , “Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale janë edhe dy objekte të tjera, të kategorisë së dytë, shumë të rrezikuara. Bëhet fjalë për shtëpitë e Gurgajve dhe Koçit. Ndërkohë që 10-15% e shtëpive në Gjirokastër kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Vazhdimisht aty ka riparime, situata në Gjirokastër nuk është ajo që ka qenë, por megjithatë aty ka nevojë për shumë investime. Në mungesë të buxheteve të mëdha, ministrja Mirela Kumbaro dhe i gjithë stafi i Ministrisë po lobon pikërisht për këtë gjë, që të thithë gjithë donatorët dhe bashkëpunëtorët e mundshëm”,është shprehur ajo për gazetën “Panorama”./A.XH
Hyn tek krimet e mëdha, lënia e këtij qyteti aq të bukur në mëshirë të fatit dhe drejt shkatërrimit!
Moj zonje! Si u bere drejtoreshe e trashegimise kur vendi i punes sapo eshte shpallur me konkurs?
http://www.pad.gov.al/dopawebpage2/NewParaseleksionimet.aspx?instid=16+&id=2516+&iname=Ministria%20e%20Kultur%C3%ABs
Ore mire e ke ti , po jemi ne shqiperi o shqiptari
Edhe ne xhungel te jesh duhet ta kesh ditur ca behet ketu
E kuptojme hallin tend por ske ku ankohesh edhe po u ankove
Prape te shtejfen lleshi do vej ankesa
Moj mikesha time drejtoreshe,aty ne Gjirokaster krietar eshte nje far
stanari i Kakodhiqit,po ta shikoshe kete fytyre te ndyre kurve e leshas
te kallet ndyresyja me te,vari teneqen kesaj Gjirokastre me krietare te
tille te zgjedhur nga ky popull evgjit i bardhe,sikur te bjere e terra
do te shuhen dhe kujtimet e hidhura qe ju shkaktoi pederasti i saj.
kur do te nderhyje INUK ne Kruje….kalaja eshte totalisht e perdhunuar…injoranca ben ligjin ketu
Drejtoresha ka shume te drejte, le te mos e ngaterrojme politiken me “politikat”. Po perpiqen te bejne nje pune te mire, madje ajo shprehet se shume pune eshte bere dhe duhet akoma, pra njeh shume mire realitetin, punen e bere dhe cfare duhet kryer ne te ardhmen. Pune te mbare drejtoreshe bashke me stafin, trashegimia ka nevoje per njerez me pasion!