Skandali i 'HadErajve'/Shteti shemb monumentin e kulturës, arkeologia:Duhej restaurim

14 Janar 2014, 10:48Kulturë TEMA

 Banesa e Hadërajve, monument i kategorisë II, është shembur pjesërisht nga vetë Drejtoria e Monumenteve të Kulturës, pas një vendimi të marrë nga prefektura, qarku e bashkia e qytetit.

Një pjesë e mureve të monumentit kanë rënë në datën 8 janar, veçse kjo nuk qe hera e parë; ka pasur shembje edhe më të kahershme! Pas kësaj, sipas Spartak Drrasës, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër, është mbledhur Komiteti i Emergjencave Civile, me anëtarë nga bashkia, qarku, prefektura e zjarrfikësit. Prej tyre, është marrë vendim që të shembet në mënyrë të kontrolluar ajo pjesë e banesës që vë në rrezik jetë njerëzish.

 “Nga specialistët tanë u pa rreziku që kanoste banesa dhe u vendos që një pjesë e saj të shembej. Nga 520 metra katrorë që është ajo, janë shembur vetëm 10 metra katrorë“, – tha dje Drrasa.

I pyetur nga “GSH” nëse për këtë vendim është marrë ‘OK’-eji nga ministria apo IMK-ja, Drrasa tha se ka raportuar pranë tyre, por nuk ka pasur kohë për të pritur përgjigjen e tyre, pasi shembja është bërë ditë të diel.

Zhuljeta Harasanin, drejtoreshë e Trashëgimisë pranë ministrisë,është shprehur se,  “Është shembur vetëm një pjesë e murit, pjesa tjetër është solide. Kjo është bërë për të shmangur dëmtimin e banesës ngjitur. Ka rreth 20 metra kub inerte, që do të ruhen për t’u ringritur banesa siç ishte”.

Zonja Harasani, bëri me dije se projekti është gati dhe se do të financohet nga turqit e TICA-s, të cilët aktualisht po bëjnë rilevimin e zonës së Gjiro-kastrës. Në fund të këtij procesi do të vendoset se ku duhet ndërhyrë në mënyrë urgjente. E pyetur se, përse çështja nuk ka kaluar në Këshillin Kombëtar të Restaurimit, prej ku duhet marrë vendimi për çështje të kësaj natyre, Harasani tha se kjo u bë për shkak të emergjencës.

Lida Miraj, arkeologe, njohëse e monumenteve, e cilësoi ngjarjen një skandal.

Një vendim të tillë, nuk e merr Komiteti i Emergjencave, sepse atje nuk kishte rënë tërmet. Ajo është një çështje për të cilën duhej të ishte mbledhur KKR. Nuk ishte arsye për t’u ngutur e për t’i hyrë me ekskavator. Mund të ishte vënë një mur rrethues i përkohshëm derisa të restaurohej, ose shtylla hekuri. Për mua, është mungesë përgjegjësie. Ç’janë këto shembje të kontrolluara?!”, e mbyll prononcimin e vet Lida Miraj.

8 komente në “Skandali i ‘HadErajve’/Shteti shemb monumentin e kulturës, arkeologia:Duhej restaurim”

  1. Jamarbër Malltezi: Puthuni me Çilin!
    ha ha ha ha filloi percarja ?
    http://dielli.al/lajme.php?id=33476&k=4141

  2. ????? says:

    Shtëpia e Hadërajve përfaqëson vetëm një prej monumenteve që humbën për shkak të neglizhencës shtetërore, mungesës së profesionalizmit, abuzimit me fondet dhe kanalizimin në mënyrë preferenciale të tyre, por shumë të tjera të një rëndësie parësore rrezikohen. Përveç prishjes i kanë dënuar dhe me damnatio memoriae, sepse nuk ekzistojnë studime, dokumentime apo inventarizime të rregullta që tu trashëgohen brezave.

    1. arb says:

      Dakord me Lidën dhe shumë, shumë dakord me komentuesin ???,
      Pa u pyetur specialistet që kanë kohë që punojnë atje, si mund te marre vendim KOMITETI I EMERGJENCAVE CIVILE ?. IMK ka shume inxhiniere dhe arkitekt, ka dhe njerëz që janë marre direkt me restaurimin e banesave gjirokastrite që mund të gjenin një zgjidhje. Nëse shteronin të gjitha idetë dhe nuk gjendej zgjidhje, mund edhe të shembej *(por mos harrojmë duhet te kalonte në KKR ).
      Problemi është se në Shqipëri nuk po hiqet dorë nga emërimet nepotike (që fillojnë që nga kokat e trashëgimisë dhe deri në nivelet me të ulëta, drejtor në Drejtori rajonale etj), në krye të institucioneve duhet të vendosen njerëz me dashuri për profesionin dhe kompetent. Vetëm profesionistët kanë njohuritë e duhura për të ngritur grupe pune emergjente për të bërë ndërhyrjen e duhur që do te bënte parandalimin e shkatërrimit të saj.
      Duhet të ndërhyj ministria urgjentisht duke reformuar DRKK Gjirokastër, duke krijuar një grup pune me ustallarë, inxhinierë dhe punëtorë me njohuritë e duhura për Gjirokastrën dhe të kryejnë pune ne mënyre të vazhdueshme , jo duke pritur miratimin e projekteve 1 here ne vit me vlera shume te mëdha financiare dhe qe përfshin vetëm një numër të vogël banesash. Pra harxhohen shume leke dhe restaurohet pak.
      Te gjithë personat përgjegjës duhet te japin dorëheqjen sepse kanë shkelur çdo procedure ligjore (mos harrojmë në Greqi ministri i kulturës dha dorëheqjen vetëm se u vodhën 2 terrakota nga një muze (gjetja me rëndomtë në gërmim arkeologjik).
      Mos kujtoni se do të mbahen në këmbë monumentet nga njerëz jokompetent, ose mund edhe të mbahen kur hidhet shume leke, por do hidhen pa kriter dhe atje ku nuk duhet. Kjo mund të çoj dhe në falsifikim të monumenteve. Sepse duhet lexuar, lexuar, lexuar e studiuar që monumentet të mbahen në këmbë në origjinalitet.

      1. Bledi says:

        Perse duhet ta shembnit dhe jo ta mirembanit ate qe eshte monument kulture?Ju keni bere nje faj te madh sepse shtepia i takon gjithe qytetit te Gjirokastres sepse eshte deshmitare e historise se saj.
        Bledi

  3. Ai Burri says:

    Gjiro-kastra?!!!! shkruani mire o njerez…

  4. taqo says:

    HAJDAR….HAJDARAJVE….OSE HADERAJVE …MOS U MUNDONI TE SHQIPERONI TURQISHTEN ,

  5. Neorealizmi says:

    Nje problem perfundon kur ky problem rrafshohet. Kjo eshte mesa duket filozofia e ketyre personave. Pushteti ndryshoi por mentaliteti ngeli i njejte.

  6. arb says:

    LAMEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE
    SHKRELIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII
    BEJKOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    TAREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE
    PO KU JENI MO DJEMA, SI NUK THATE NJE FJALE PER MONUMENTET QE PO SHEMBEN APO ERDHEN NE PUSHTTT…TET TANI
    Ku shkoi forumi i Trash…gimisë kulturore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje