Shndërrimi i Teatrit të Komedisë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është pritur me rezerva nga artistët.
Profesor Mihal Lurasi, një prej emrave më të njohur të skenës, tha dje për “GSH” se nuk ka dhënë mendim për këtë çështje pranë Ministrisë së Kulturës. Anëtari i bordit të këtij teatri tregohet tejet skeptik për fushën e re në të cilën ai do të veprojë.
“Ka qenë Bashkim Hoxha, Bujar Kapexhiu dhe unë që u morëm me përcaktimin e linjave artistike të këtij teatri dhe strukturën organizative”, thotë Lurasi.
Pyetjes se si e ka pritur emërtimin e ri, (çka nuk është thjesht emërtim) i përgjigjet në këtë mënyrë: “Emërtimi i ri është i mirë nëse kemi parasysh që do të mbajë emrin Kujtim Spahivoglit. Ai ka qenë regjisor i shquar. Ndërsa këtë pjesën tjetër nuk e kam fort të qartë”.
Luarasi, vlerëson disi idenë që skena e tij iu dedikohet të rinjve.
“Nga ana tjetër, unë s’e kuptoj ç’domethënë teatër eksperimental. Pavarësisht njohurive të mia për artin në disa vende të botës, nuk e kam të qartë se ç’shfaqje do të ketë ky teatër me emrin e ri që do mbajë. Mbase një shpjegim më i hollësishëm për të, do të na ndihmojë. Duhej të ishte shpjeguar më mirë”, – shënon profesori.
Ndërkaq, ai bën me dije se nuk është bërë pjesë e konsultimeve më Ministrinë e Kulturës për ndryshimin e Ligjit të Artit e Kulturës, ligj nga i cili ky teatër lindi pothuaj dy vite më parë. Ndryshimet e bëra publike dy ditë më parë nga ministrja Mirela Kumbaro kanë qenë surprizë për Luarasin.
“Unë nuk e di se cilët kanë qenë artistët që i kanë sugjeruar ministres këtë ndërhyrje. Unë nuk jam pyetur si anëtar i bordit. Teatri nuk ka artistë, pasi ata që kanë punuar në shfaqjet e tij janë marrë me kontrata”.
Për mënyrën e funksionimit të teatrit, Këshilltarja për median e Kumbaros, Milena Selimi tha dje se teatri do të vijojë të mbetet kombëtar. Sipas saj, teatri eksperimental është konceptuar si një teatër ku shfaqjet do jenë të disallojshme, sa u takon zhanreve që do të thotë se: mund të ketë të ketë shfaqje në kërcim, e alternativa të tjera artistike.
“Janë disa alternativa të artit skenik. Është një qasje e re me shfaqje që sjellin muzikë, kërcim, por edhe komedi”, – sqaroi Selimi.
Sipas saj, një vëmendje e veçantë do të duhet t’i jepet të rinjve dhe artit që ata do të sjellin në skenë.
teatri eshte ne kete gjendje se njerez si Mihal luarasi, Bashkim Hoxha dhe Kapqexhiu jane anetare bordesh. Nqs mihal luarasi e nuk njeh Peter Brook, Brecht dhe Artaud ky eshte problemi i tij jo i teatrit. Si fans i Berishes qe eshte do ishte mire ta kritikonte ish minstrat e Kulturs dhe drejtoret e teatrit per gjendjen sesa merret me idete e reja te pakonkretizuara akoma.
Do hapur dhe nga pak krahu o Mihal,ka breza te rinjsh me idera e talente.Mos e bej si Pal Vata qe tha:une e Enveri nuk dime gje,do t’a kete bere Mehmeti me koken e vet.
emri i kujtim spahivoglit ketij teatrit e nderon ate dhe vendin, pasi kujtim spahivogli eshte autoritet i pakundeshtueshem i teatrit shqiptar, vlera e te cilit vjen e rritet sa me shume njihet puna e tij dhe personaliteti famos i tij. cka eshte shume domethenese eshte dhe penetrimi i aftesise se tij regjisoriale dhe prodhimi i talenteve teatral e kinematografik edhe nga mjedise jashte skenes.