Ermonela Jaho shkëlqen në Londër; kritika e mbulon me lëvdata

20 Janar 2014, 12:53Kulturë TEMA

Ermonela Jaho shkëlqen në premierën e operas “Manon”, e shfaqur në Operan Mbreterore në ‘Covent Garden’ të Londrës. “Manon” është një vepër e dramaturgut francez Massenet, dhe Jaho luan rolin kryesor.

“Jam shumë e kënaqur me rezultatin e këtij produksioni dhe dua të falendëroj të gjithë kolegët dhe trupën e mrekullueshme të Operas Mbreterore për dashurinë, energjinë dhe mbështetjen e sinqertë që më dhanë. Kur artistët bashkëpunojnë sinqerisht me njëri-tjetrin, rezultatet janë gjithmonë mbresëlënse për zemrat e gjithë spektatorëve“, tha ajo.

Kritika britanike nuk ka qenë indiferente. Përkundazi. Gazeta e madhe ‘The Independent’ e Londres, sipas blogut ‘Peshku pa ujë’, në shkrimin: “Ka shumë gjëra që duhen pëlqyer për këtë produksion” , shkruan për Ermonela Jahon se “ Manon e Ermonela Jahos del si një lule pranverë në skenë.Aria tejet e veshtire e heroines ne opera, eshte nje sfide qe sopranoja shqiptare e perballon me elegance maksimale”.

Gazeta ‘The Independent’ perfundon shkrimin e vet me keto fjale: “Si dramaturg autori i Operas, Massenet nuk është në të njëjtën lige si Pucini dhe Verdi. Por vazhdimisht Jaho dhe tenori Polenzani, arrijnë të mbulojnë mangësitë e dramturgut francez  përmes bukurise sublime të menyres se si ata këndojnë”, shkruan ‘The Independent’ e Londrës.

Kritiku Christian Rath i revistes “The Stage”  shkruan se “Jaho vokalisht është prekëse dhe kur kërkohet prej saj ajo është brilante”. 

Specialiste te tjere britanikë te operas ne blogje te specializuara shkruajne ne kritiken e tyre se “Jaho e përballon rolin pa frike dhe në menyre të mahnitshme”.

Ndërkohe, , kritikja e njohur Sarah Stewart shkruan se “shfaqja ishte një performancë joshëse që xixëllon si diamant dhe shampanjë”.

Pas këtij produksioni sopranoja shqiptare, e cila është e ‘prenotuar nga operat me të mëdha të botës deri në vitin 2019, do të vazhdojë me “Traviaten” në Paris ,”Anna Bolenen” në teatrin Bolshoi të Moskës , me “Madam Butterfly” në Hamburg, në  Lyon për “Simone Boccanegra”, në rolin e Amelia Grimaldit dhe në dhjetor me “Traviaten “ ne Vjene

Jaho do të jetë sërish në Londër me operen “La Boheme “ në rolin e Mimise e më pas me “Suor Angelica” dhe Madam Butterfly”. Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho është intervistuar ditë më parë nga stacioni BBC 3 dhe një nga shfaqet e saj do të transemtohet live për audiencën botërore nga gjiganti britanik në një nga ditët e ardhshme.

12 komente në “Ermonela Jaho shkëlqen në Londër; kritika e mbulon me lëvdata”

  1. Loku says:

    Po Hitlerin,Maon dhe Stalinin i takoj kjo biba per hir te ARTIT???Po Lulit i ka cu no nji Email se neser o 21 Janari.

    1. Ymeri says:

      E po kafshe jopolitike jeni ju sejmentet socialiste. Te gjore fare. Te mpire nga truri. Shkrimi flet per suksesin e nje artisteje, ju e ngjyrosni me p[olitike. Ende me mendesine komuniste te shekullit te kaluar keni ngece. Ngecet ne balete o te mjere.

      1. Loku says:

        O Ymeri me qete se ben gabime ortografike dhe ste kuptojme ca do me thon,perderi sa ajo i ka thene ato fjale mu sme interson talenti i saj.Se te besh kompromis me Hitlerin,Maon dhe Stalinin per hir te artit,nuk e di kush eshte kafshe dhe komunist ne kete mes,le te na gjykojne te tjere.

  2. Wendy-B says:

    @Loku
    Ermonela eshte artiste e shkelqyer, dhe femer e mrekullueshme. PO ti njifke vetem “biba”, me vjen keq po nuk eshte faji i saj.
    Bravo Ermonela, suksese te metejshme.

    1. Loku says:

      Nje artiste nuk duhet tja lejoj vetes ta perdorin Politikanet dhe aq me teper per deklaratat qe leshon kjo artiste.E di ti qe ato fjale qe leshoi kjo nga goja po ti kishe thene ne nji shtet tjeter sot as me Ciljeten sdo kendonte dot.Po nuk eshte faji im qe ti qeke si LAURA.

      1. Wendy-B says:

        O loku, ne nuk mund ti ndryshojme te tjereve besimet fetare apo politike. Eshte e drejta e saj te besoje ku te doje. Mos u bo edhe ti katunar i pandreqshem. Ermonela eshte e talentuar dhe artiste diva.

        1. Loku says:

          Laura nuk jane te gjith Tironse si ty.

          1. Wendy-B says:

            Loku, mos e vuj o lal qe s’je tironc.
            Ti mund te vish dhe pa vize,se je i “emancipum”

  3. Qemali says:

    Bravo Emonela ! Na ben te ndjehemi krenar qe i takon ketij populli te coroditur . Ju uroj susese te pafundme.

  4. Tarras Zhapkoqi says:

    Nuk ka as edhe nje artist te madh e te vetem qe te mos kete krijuar e kompozuar ne oborret e udheheqesve te shteteve, mbreter apo faraone, republikane apo diktatore, perandore apo dreqer. Mos te ngaterrohet arti me pordhet politike se pastaj nuk ju ban tezja kulaç.

  5. Ir says:

    Ermonela është nga ato visaret e çmuara që nuk i kemi me shumicë dhe, kur i kemi, duam t’ua dimë vlerën. Artiste e kompletuar dhe grua modeste.

  6. Ir says:

    Doja të thosha duhet t’ua dimë vlerën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje