Ministria “dëbon” dy arkeologët nga projekti i Kulturës

24 Janar 2014, 09:52Kulturë TEMA

Ardit Miti dhe Egla Serjani janë dy arkeologë shqiptarë që në vitin 2011 filluan punën për realizimin e një arkivi dixhital të siteve arkeologjike dhe monumenteve të kulturës.

Sot, tri vite më pas, ata i kanë dërguar një letër kryeministrit të vendit Edi Rama, ku i parashtrojnë shqetësimin e tyre duke i sqaruar edhe konfliktin e krijuar së fundmi me Ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës. Konflikti zë fill në mosrespektimin e pikave për të cilat është rënë dakord mes palëve. Ndryshe nga marrëveshja e lidhur në 2011-ën, sipas së cilës në fund të projektit Ardit Miti e Egla Serjani duhej të punësoheshin në IMK, në datën 20 janar, atyre iu është dashur të lënë zyrën, pas një njoftimi të drejtoreshës Arta Dollani.

Pas asaj që dy arkeologët e cilësojnë si prishje të njëanshme të marrëveshjes, ata nuk kanë rënë dakord që ti dorëzojnë Institutit arkivin dixhital të trashëgimisë dhe as pajisjet kompjuterike që janë angazhuar në këtë projekt.

Të kontaktuar nga “GSH”, specialistët kanë sqaruar se në takimin me ministren Mirela Kumbaro (dhe tre drejtorë të kësaj ministrie), të mërkurën ndaj tyre është ushtruar presion dhe është shfaqur mungesë totale profesionalizmi.

Na thirrën për sqarim, por na kërcënuan. Problemi qëndronte tek letra që ne i kemi dërguar kryeministrit. Por, ne i kemi shkruar z.kryeministër duke besuar në një nga premtimet e tij në fushatë: Unë jam shërbëtori juaj. Nuk kemi kërkuar para nga ministria e as nga IMK-ja, kemi punuar dy vite me shpirt dhe me pasion jo vetëm për mbajtjen në jetë të sistemit, por dhe zhvillimit të kërkimeve të reja në trashëgimi, por nuk mund të na hedhin në rrugë në këtë mënyrë. Jetojmë në një vend demokratik që bazohet në vlerat e barazisë, meritës dhe të drejtës”.

Mbasi kanë marrë letrën e drejtoreshës së IMK-së, Miti e Serjani i janë përgjigjur asaj në datën 18 janar, e për dijeni letra i ka shkuar edhe ministres Mirela Kumbaro. Ndërsa vërejnë se në këto tre vite, asnjëherë nuk është shfaqur interes nga ana e IMK-së dhe MK-së për të njohur, vlerësuar apo për të bërë implementimin e projektit të arkivit dixhital të siteve arkeologjike dhe monumenteve të kulturës, Miti e Serjani, theksojnë se kjo databazë me vlera historike për trashëgiminë shqiptare ofrohej falas në ndihmë të krijimit për herë të parë të një arkivi dixhital serioz për sitet arkeologjike dhe
monumenteve të kulturës që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 “Ndjehemi të zhgënjyer që përkushtimi dhe idealizmi i punës sonë gati 3-vjeçare pavarësisht premtimeve tuaja verbale jo vetëm që nuk u vlerësua, por u nëpërkëmb në ekstrem me shkresën të cilës po i përgjigjemi. Ju bëjmë me dije që konform Kodit Civil, që rregullon fushën e aktmarrëveshjeve, procedurave administrative, ligjit për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe legjislacionit shqiptar në fuqi do të procedojmë me çdo mjet ligjor kundrejt situatës që është krijuar pa të drejtë nga ana juaj“, shkruajnë arkeologët. Në fund, ata shprehin keqardhjen që nuk u vlerësua dhe u injorua ky thesar informues (regjistri dixhital) dhe të munguar ne lëmin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

 “Ndjehemi të zhgënjyer që përkushtimi dhe idealizmi i punës sonë gati 3-vjeçare pavarësisht premtimeve tuaja verbale jo vetëm që nuk u vlerësua, por u nëpërkëmb në ekstrem me shkresën të cilës po i përgjigjemi. Ju bëjmë me dije që konform Kodit Civil, që rregullon fushën e aktmarrëveshjeve, procedurave administrative, ligjit për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe legjislacionit shqiptar në fuqi do të procedojmë me çdo mjet ligjor kundrejt situatës që është krijuar pa të drejtë nga ana juaj“,

6 komente në “Ministria “dëbon” dy arkeologët nga projekti i Kulturës”

  1. populli says:

    Ju pershendes dhe ju inkurajoj ne kete lufte te drejte parimore tuajen, zoterinj arkeologe. Mos u dorezoni. Bejeni problem qytetar.

  2. ina says:

    Shume keq qe veprohet keshtu ndaj profesionisteve.
    Cfare behet? Si mund te jete kjo gje keshtu? Te punosh me perkushtim dhe jo vetem nuk vleresohesh, por te trajtojne ne kete menyre.

  3. Piter says:

    Populli dhe Ina me duket se jane vete keta dy arkeologe. Pata dyrimin ta lexoja shkrimin dhe aty paraqitet vetem versioni i ketyre te dyve. Pra njera ane e medaljes. Hajde hajde se me c’gazetare kemi te bejme!!! Mjere ne sa bukur na informojne.

  4. Popi says:

    Ndersa ti piter duhet te jesh minisrtia ose stafi inteligjent i konkurseve… Po cfare thua a ditezi a ditezeze, po deri sa ministria nuk ka reaguar domethane qe ka te drejte??? Per ate pune paguhen zyrtaret qe te pergjigjen dhe te pergenjeshtrojne. Ndersa ata te dy specialistet e rinj pse duhet te fshihen si puna jote nen nick name, kur e kane nxjerre emrin e vertete dhe me guxim kane denoncuar nje fakt te vertete. Mu nuk me ban cudi qe te kete ndodh se ky vend nga arrogant e delirant eshte drejtuar…

  5. andrea says:

    Ne rast se nuk jane paguar per keto 3 vjet, atehere kane te drejte te mos dorezojne materialet. Por ne rast se jane paguar – duhet te dorezojne punet dhe te gjitha materialet ndihmese, ose ndryshe leket e marra nga Institucioni per keto 3 vjete. Vendimi per largimin e tyre eshte ceshtje qe zgjidhet nga gjykata.

  6. morava says:

    Arkeollogeve ju jap nje keshille:Beni si ju thote ministresha ndryshe nje dite do ta shikoni veten ne prokurori te akuzuar nga Braho per tradheti ndaj atdheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje