HELIDON H. : 21 JANAR 2011, (KANAVACË, VAJ)
Nga Faslli Haliti
Gjooo,
Gjoooooooo …
Ku, kuuuuuuuuu …!
Te ne, te ne
Po, po,
Te ne…,
Këtu, këtu, këtu, këtu…
Pashë
Mbrëmë në TV
Kryeministrin tonë,
Dëgjova rrungajën e ortekëve të tij,
Turfullimën në podiumin e Parlamentit pluralist,
Kërcënimet e tij me thonj e me dhëmbë;
Para meje u ringjall
Atila,
Xhingiskani,
Cari i Rusisë,
Neroni,
Sulltani,
Diktatori sovjetik;
Parlamenti në sytë e mi,
Në përfytyrimet e mia
Një Gulag, më Gulag se Gulagu,
Një Siberi, më Siberi se Siberia.
Më bëjnë veshët,
Apo si?
Parlamenti ynë pluralist
Apo Spaçi i dikurshëm është ky?
Kur dëgjova kërcitjen e dhëmbëve
Sikur po dëgjoja të shtënat e një Sharsi gjerman,
Kur pashë xixat e dhëmbëve të përflaknin Kuvendin,
Kur pashë deputetin Balla
Në morsin e nofullave të «kryedemokratit»,
Në mengenenë e Kryeministrit të Qeverisë Demokratike,
Kur pashë fytyrën e deputetit Balla si këpucë të zezë
Dhe zverkun e përdredhur
Të deputetit Erion,
Ky s’është debat në parlamentin pluralist, thashë
S’është debat në Kuvendin tonë,
Por një torturë, reprezalje llaiv
Në Mathuazen,
Aushvic,
Gulag,
Spaç.
Jo, ky s’ishte debat parlamentar,
Por ishte një reprezalje
Në Kuvendin
Ku i bëhej fytyra si këpuca deputetit Balla
Dhe i përdridhej zverku si zog deputetit Erion.
Kryeministër !
Murin e zi të Berlinit
A s’e shembëm
Ne vallë?
Pse na ngre Mure Berlini prapë
Me gurët e dhëmbëve tu të bardhë?
Pse ulurin, ulurin, ulurin?
Ke shtatëmbëdhjetë vjet që ulurin,
Gjuhën e ke kthyer në hanxhar,
Në gijotinë.
Gijotina e gjuhës tënde kryeministrore
Më alarmoi.
Me tmerr,
Me lemeri,
Kërkova azil politik në Zvicër,
Në Suedi.
Zvicra,
Suedia,
S’më dhanë azil politik;
S’më dha Franca,
SHBA-ja,
Rusia,
Belgjika,
Holanda, Italia, Anglia, Gjermania,
Sepse isha qytetar i një vendi demokratik,
S’pranohesha asgjëkund në botë
Si azilant politik.
Strehim politik gjeta vetëm në pyjet tanë.
Pyjet më dhanë strehim politik në çast,
Pa diskutim,
Pa debat.
Gjoni,
Qyqja,
Dhe unë,
Të vetmit azilantë politikë pyjeve.
Në pyje s’paska kërcëllitje dhëmbësh
S’paska rrungajë si në Parlament,
S’ta bëka kush fytyrën si të këpucës këtu,
Këtu s’u jetuaka me tmerr dhe frikë si në Kuvend.
Pylli paska demokracinë më demokratike,
Pylli paska Lisa
Dhe Lisat
Nuk lejuakan këtu
Që egërsirat të shtrëngojnë nofullat,
Të kërcasin dhëmbët gjithë xixa
Që me xixat e dhëmbëve
Të djegin
Pyllin tonë
Që demokratikisht i ngre lisat lart e më lar,
Që gjer në qiej i ngre, i lartëson.
Thërret Gjoni pyjeve
Gjithë natën pa pushim:
Gjo, Gjo,Gjo
Gjo, Gjo, Gjo vëllai im!
Pyet Qyqja mëngjeseve mbi lisa
Duke plasur në vajtim:
Vëllai im !
Pyes edhe unë qyqari pyjeve
Natë e ditë
Me trishtim:
Ku, ku,
Motra ime Demokraci,
Ku, ku, Demokracia e vendit tim!
Kryeministri ynë
Mbrëmë
I lëshoi
Deputetit Balla,
Një tjetër vikamë,
Një vigmë që e dëgjoi gjithë Shqipëria,
Që e dëgjoi Amerika,
Evropa,
Që e dëgjuan shqiptarët
Ku janë e ku s’janë
Nëpër botë anembanë:
Nëna jote,
Gruaja jote,
Motra jote, ku janë?
Në bordello i ke.
Ti ke çuar njerëzit e tu në bordello,
Ti nuk shkel më i gjallë në parlament.
Unë do të të vras»
Për i mend?!
Prapë vrasje
Do të ketë në Kuvend?
I habitur,
I rikërcënuar,
I tronditur,
I dramatizuar,
Heroi i Demokracisë
Azem Hajdari
Në gjoks,
Për së dyti ta kishin qëlluar,
Siç e qëlluan terrorisht së pari.
«Unë do të të vras»
Ky kërcënim
I kryeministrit demokrat
Mbi kokën e deputetit Balla,
Pluskoi si korb i zi gjerë e gjatë.
U end mbi kokat e deputetëve pa dallim
Duke përhapur krrokama mortore
Duke mbuluar sallën parlamentare me krahët e zinj.
Gjithë fisi kryeministror u ndie i koritur:
Ku, ku
Thanë
Babai dhe nëna nga hadi,
Ku, ku,
Na koriti
Djali !
Po si mor bir,
Po si, mor djalë,
Po si ia quajte ti tjetrit,
Nënën të pander, të përdalë?
Ti do ta duroje për nënën tënde
Këtë fjalë?
Thanë vëllezërit, motrat,
Na koriti vëllai,
Po si mor vëlla,
Si ia quajte,
Tjetrit
Edhe gruan,
Edhe motrën imorale
Që ai vetë na i paskësh nxjerrë në Pazar,
Kjo, mor vëlla, është një plagomë e madhe!
Ku,ku,
Thanë nipat,
Mbesat,
Na koriti daja,
Me fjalë kobi,
Ku, ku
E nxiu axha parlamentin
E mbuloi me krokama korbi.
Ku, ku
Vikatën malësorët
Na koriti malësori ynë,
Jo, jo,
S’flet
Me fjalë rruge
Kryeministri, profesori,
Doktori duhet t’ia shërojë zemrën
Dhe jo t’ia fyej zemrën njeriut, doktori.
Ku, ku,
Nuk flet kurrë
Malësori kështu,
Malësori flet me burrëri,
Qorton me fjalët më burrërore,
Malësori
Nuk nxjerr nga goja fjalë të çala, shpellore…
Në zi,
Qyqja në zi,
Unë Qyqari në zi,
Pyjet «e flakën blerimin»
U veshën krejtësisht me të zeza,
Fisi kryeministror i tëri i përzishëm,
Parlamenti shqiptar krejt në zi.
Ku, ku,
Shqipëria jonë,
Ku, ku…
Motra jonë demokraci !
Deputetit të fyer,
S’i kërkove ndjesë,
S’deshe «ta shpërbleje provokatorin»
Po popullit të fyer më rëndë se në diktaturë
S’iu përkule,
A e di ti sesa herë e ke provokuar,
A e di sa thellë e ke djegur,
Sa thellë e ke përvëluar?
Pse s’i the më fal ?
Si është e mundur që kokëfortësia jote
Mbi krenarinë e epëme të popullit tënd të dalë?
Tomori u përkul,
I kërkoi ndjesë Shpiragut
Për plagët,
I kërkoi
Falje.
S’e zvogëloi aspak
Kjo ia shtoi lartësinë Tomorit,
Kjo e bëri baba Tomorin, e ngriti më lart.
Edhe pse e humbe ti, kryeministri ynë, për një çast,
Sigurisht, njerëzore çdo humbje është,
Por si ka mundësi
Si është e mundur,
Që vetëm për një ndjesë
Vetëm për fjalën pardon,
Për fjalën
Më fal,
Pranove të mbeteshe bregore, mezhdë,
Në vend që të bëheshe mal përmbi mal?!
Për pak pendesë, për fare pak ndjesë
Jo para kodrinës së një deputetit opozitar,
Por përpara Korabit Popull,
Kryeministri ynë
Demokrat
T’u dha shansi
Që edhe nga Korabi
Të ngriheshe akoma më lart,
Të na bëheshe
Dhe jo të pranoje të mbeteshe
Kënetë, pellg, moçal, gjol, bunacë.
Ne pandehëm se dole nga eposi i kreshnikëve,
Si një kryekreshnik i epit të Veriut
Të epit të majave me borë
Kurse ti na dole,
Kryeministër
Diktator.
A s’ishe ti dje që e shembe,
E përmbyse,
E rrëzove,
E vithise
E pështyve,
E përshurre,
E tërhoqe zvarrë Diktorin
Siç tërhoqi Akili zvarr rreth kështjellës
Ballin e heronjve trojan, Hektorin?
Kryeministri ynë
Mos i lësho fjalët
Si lukuni qensh të tërbuar
Fjalët s’janë qen
Që i ndërsen me egërsi,
Që me një fërshëllimë pastaj,
I kthen, i ndjell, i thërret, përsëri.
Si do ti
Kryeministri, ynë,
Kryeministri ynë
Demokrat,
Të shembim,
Të tërheqim zvarrë monumente,
Të pshurrim monumente diktatorësh prapë?
Demokracia elekuente
Ngre monumente të epërme
Demokracia nuk shembe kurë monumente.
Edhe ti,
Kryeparlamentaria nur
Pate rastin
Të bëheshe Teutë
Atë natë
Por ti urdhërove bodigardët:
«Kapeni prej zhelesh atë vagabond»
Dhe prej zhelesh e nxore deputetin opozitar, Balla jashtë
U bëre killere e kryeministrit në atë atentat.
Njëzetë mijë beratas
Për djalin,
Dyputetin e tyre,
Njëzetë mijë librazhdjanë,
Për djalin,
Deputetin e tyre Balla
Dyzetë mijë beratas dhe librazhdianë
Për djemtë, deputetët e tyre Braçe, Balla
Mbetën me shkëndijat e fyerjes
Në sy
Me xixat e fyerjes nëpër dhëmbë,
Dyzetë mije zgjedhës fisnikë
U fyen
Në bindjet
Në idealin e tyre demokratik.
Nuk fjeti
Berati,
Librazhdi,
Nuk fjeti Shqipëria atë natë,
Kur Kryeministri dhe Kryeparlamentarja
Dy kokat ’’demokratike’’, kryen mizorisht një atentatë.
Si ia vure drynin,
Kyçin
Vërtet,
Gazetës TemA
Zoti Kryeministër
Zoti Kryeshërbëtor që u bëre mbret!?
I vure kyçin, drynin gjuhës,
Kyçe fjalën e sapo çkyçur
Ndërkaq,
Kyçe fjalën
Që s’i ishin rritur ende flokët në kokën e qethur në Spaç.
Rrethove me tela me gjemba Fjalën,
Fjalën e sapo dalë nga telat me gjemba.
Flet ende
Brenda telave me gjemba.
Gërvishtet fjala
Duke çarë mes telave me gjemba
Vjen e gërvishtur te ne lexuesit
Vjen e gërvishtur te ne, gazeta e rrethuar, TemA.
U burgosëm për lirinë e fjalës.
Fjala prapë u burgos.
Luftuam për lirinë e shtypit.
E shtypën shtypin, shtypi u prangos.
Ku të shkoj
Pa gjuhë,
Gojë,
Ku të emigroj tani?
Pa fjalë s’të pranon as ferr as purgator as parajsë.
Më pranon emigrant në mbretërinë tënde qiellore, Perëndi?
Ma thuaj hyjnisht zoti, Zot
Të vi në mbretërinë tënde qiellore apo të mos vi?
Me gazetë të rrethuar me tela,
Me liri shtypi të shtypur,
Me fjalën kokëqethur,
Me gojë gazete
Të kyçur
Edhe ti Zot,
S’do të pranoje të lije qiellin,
Të vije të jetoje me shtyp të shtypur si unë sot sot.
Poetit Xhevahir Spahiu
Poetit Stuhi ,
Poetit uragan,
Poetit puhi
Poetit
Që shemb mure,
Shkul ferra,driza, gjembaçë,
Poetit që përkëdhel luleshqerrat nëpë lëndina
Ia mbylli gojën infarkti i zi fatal
Ia hoqi të vetmen pronë:
Fjalën,
Të vetmin xhevahir që kish kapital.
Ndërsa poetit ia mbylli gojën infarkti i zi
«Gazetës shqiptare»
Inteligjente ,
Trimërore
Ia mbylli gojën infarkti më i zi kryeministror,
Nga dritarja kryeministrore
Gjer natën vonë,
Berisha jepte urdhëra me celular
Që mitingut opozitar t’i mbyllej goja me ferrobeton.
Più presto pissibile, mundësisht sa më parë.
Tre gojëmbyllur
Dhe një tentaivë për gojëmbyllje mitingu
Tre fjalëprerë dhe një fjalëprerje në tentativë:
Mitingun opozitar të kërcënuar me prerje fjale
Poetin Xhevahir Spahiu
“Gazetën shqiptare”
Gazetën “TemA”
Që ende na flet e kyçur,
E rrethuar me tela me gjemba, me gardh…
Po kryeministri ynë
S’e di vërtet
Që shtypi
Ёshtë oqean det,
Që gazetat janë lumenj
Që mitingjet janë avlanshe
Që kur u vihet digë, kur u vihet pritë
Ata krijojnë liqene,
Turbinojnë
Dhe na japin më shumë energjim, më shumë dritë ?
Një dritë,
Të tillë dritë
Që bufët i verbonë
Por shqiponjave u hap sytë…!
Perëndi,
Do të pranoje të lije qiellin
Të vije sot për sot në Shqipëri
Të jetoje këtu si unë me një shtyp të shtypur
Me një mitig gati, gojëmbyllur, përpak, në Demokraci…?
Parlamentari, Ministër Hiroshima,
Ministri i mbrojtjes që sulmoi Pranverën ?
Deputet Hiroshima ?!
Deputeti
Që dogji blerimin,
Që përflaku petalet,
Që veshi Pranverën me blerim të zi?
Kush e zgjodhi deputet të pandehurin,
Kush e votoi ?
26 Gërdeciarët e vrarë e votuan,
Gërdeciarët e djegur
Me llavë,
Napalm,
Ata e votuan,
Ata ia dhanë mandatin Deputet Mandatit ?
300 të lënduarit gërdecarë, ia dhanë votën mandatziut?
Korbat nëna, korbat motra gërdecare
Korbat vejusha
E futëm në kuvend Deputet Korbin,
Gërdecarët, me copa të helmuara predhash në trup,
Gërdecarët, gjymtyrëprerë,
Gërdecarët e sakatuar,
Të verbër,
Sakatë ,
Gërdecarët e djegur me llavë,
Gërdecarët e bënë parlamentar përsëri,
Gërdecarët e futën në Parlament
Deputetin tritoli, predhë,
Lubi ?
Deputet Bomba,
Deputet Kallashi,
Tullat,
Tjegullat pati për vota ?
Xhamat e thyer copa-copa e votuan,
Shtëpitë e rrënuara,
Gërmadhat,
Rrënojat
E shpallëm ministër Deputet Hiroshimën?
Lulet e përcëlluara të Pranverës Gërdecare
Petalet e bardha pati si vota të zeza
Deputet Nagasaki,
Deputet Vdekja?
Gërdecarët e futën Deputet Goxillën
Në qeveri?
Përgjigjigju Kryeministër, President,
Vishu me të zeza Atdheu im,
Kuq e zi
Demokraci!
Kryeministrin e helmoi, i vrau gjumin më shumë
Dorëheqja e ministri gjyle, predhë
Se sa Gërdeci
I përflakur,
I djegur
I përvëluar
Se Gërdeci Hiroshimë
Se 26 të vrarë, e qindra, qindra të lënduar
Korba dhe lakuriq nate
Kukuvajka fjalësh dalin fluturimthi
Nga Krateri i gojës së ish ministrit Hiroshim
Shkulme flakësh vërshojnë nga gjoksi i Goxillës Lemeri
Përmbytet
Salla parlamentare
Baticat e tymit Gërdecar
Verbojnë deputetët, sallën kuvendare me furi.
Me të dëgjuar kryeministrin të japtë pretencën, të gërthasë :
“Unë ta bëj fytyrën më të zezë se të këpucës
Unë të vras”
Parlamenti duhej të vishej me të zeza
Kuvendi duhej të shpall zinë
Në çast.
Po ju të nderuar deputet të popullit !
Pse s’e braktisët sallën parlamentare,
Pse s’e latë Kryeministrin e zi me korbat, fillikat?
Në zi,
Qyqja në zi,
Qyqari unë, në zi,
Pyjet « flakën blerimin»
U veshën me të zeza krejt,
Fisi kryeministror i tëri i përzishëm,
Në zi shkëmbenjtë,
Parlamenti shqiptar krejt në zi.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kandidat për memec
Ku, ku,
Shqipëria jonë,
Ku, ku…
Motra jonë demokraci ç’na ka gjetë!
… e te tjera
e te tjera …
http://goo.gl/5XgJVC
Hallall pena o FSLLI HALITI.Me gjithe keto gjema ky vrases jo vetem qe nuk duhej te ishte sot ne parlament por per mendimin tim duhej te ish 200 pash nen dhe mos ti degjohet me as nami e as nishani.
Me mire vone se kurr!
Te te them : poezi e mrekullueshme: eshte shum pak!Nuk besoj se mund te gjej fjale per ta vleresuar nivelin e larte artistik ,por mbi te gjitha ate filozofik
Per kete poezi fjalet jan te teperta.
Te lumte dora.
O Shoku Faslli o tu befte nena parti(PPSH)se na kenaqe me ket poezi
kishim vite qe nuk kishim lexu nja te tille
tani qe kemi EDVININ krieminister te erdhi prap frymezimi qe kishit pas me pare sepse ju kujton dhe ju rikthen vitet e lumtura qe keni kalu.
Bravo , Faslli !
Dhe ne kete moshe qe ke ,je absolut i kalemit !
Dhe Helidoni, te krenohet me penelin e tij ,por edhe me babain qe
e shkolloj qe e beri piktor .
Edhe ti Brut, do te thoshte Cezari. Mirepo kryeministri yne, nuk u be dot kurre Cezar. Keshtu qe edhe Faslliu nuk mund te jete Brut. Ai eshte thjesht Ciceroni… Bravo.
Gjo,gjo gjo …………Ti do mut dhe nuk e ke hallall.
Z. MORAVA
ju me me thoni do….,Mire. Cdo njeri ka gjuhen e vet, por
une po ju bej me dije kete peripeci timen ne te kaluaren, per
shkak te krijimtarise dhe jo per shkaqe etike. Askujt nuk i kam
folur keshty sic me keni folur ju, qe ne vend qe te jepni komentin tuaj,
per poemen time te botuar ne gazeten tema, ne forme elektronike, ne vend qe te beni qofte edhe nje koment te ashper kritik, ju me fyeni.
Krijimet e mia i kane kritikuar me ashper ne te kaluaren, madje me jane bere krika denigruese, per shkak te te cilave, me detyruan te kap belin dhe shatin, per te hapur kanale, e per te bere kavalle orizi 4 vjet ne kooperativen bujqesore dhe 6 vjet ne komunale duke me pushuar keshtu si mesues e duke me hequr te drejten e botimit per 10 vjet rresht.
Po ju ballafaqoj shkrime te botuara ne shtyp:
11/01/2009 – 15:25
Të lexohen me shumë kujdes në poemën e fundit të poetit fjalët e vargjeve si edhe fjalët midis vargjeve! Sipas mendimit tonë ai ka krijuar me mjeshtëri një efekt satirik shumë të rreptë, por sa shtrenjtë e pagoi? Nuk e dimë, siç thamë, pas botimit të kësaj poeme në gazetën “Zëri i Rinisë” më 16 dhjetor 1972, poeti nuk duket më si autor në shtypin shqiptar. Pas një viti ka shkak për shqetësim.
Mjaft nga poetët e rinj, pas fillimit të luftës kundër “çfaqeve të huaja”, u gjunjëzuan përpara presionit, për të mos rrezikuar të ardhmen e tyre. Emra si Moikom Zeqo, Xhevahir Spahiu dhe Viktor Qurku, … u radhitën në kritikën partiake si “të ndikuar nga letërsia borgjeze e revizioniste”
Për Faslli Halitin – vetëm heshtje. Ra martir, apo?
Të kërkojmë përgjigje ! Në qoftë se nuk jepet llogari do t’i themi botës: Për një vepër letrare si kjo dënohet një autor i talentuar në një vend t’Europës në shekullin XX!
Autori
Kjo eshte poezi jo prallzat e Agollit.
Te lumte dora dhe pac jeten e gjate.
Mu duk si lajmet te shprehura ne varg te bardhe. Poet ….????? Bejtexhi ndoshta
sa te duash beji poezi salistanit vetem nje koqe plumbi e dhjet fare punen e tij monster te lumte o goja o SKENDERBE
je nnje mut muti o f haliti qe nuk ke shok se nuk e di mire spacin se ke jetuar ne monizem si bejler ha se te ben mire mund te behesh dhe deputet. tefala emigranti
Z. Perika sotiris,
po ju dergon nje pjesë nga DoSieri, botuar në gazetë Shqiptare:
Faslli Haliti, Hapet dosja e poetit rebel
Dërguar më: 11/01/2009 – 15:25
ERA QË ZBULOI KOBURE
Më shumë se 36 vjet më parë,më 16 dhjetor 1972,u botua në gazetën “Zëri i rinisë” poema “Dielli dhe rrëkerat”. Mënjëherë pas kësaj autori u dënua nga diktatura
me 10 vjet punë të detyruar: 4 vjet në kooperativë bujqësore dhe 6 vjet në Komunale. Sigurisht iu hoq edhe e drejta e botimit. Çfarë kishte ndodhur? Një grup gjimnazistësh kishin shkruar një kritikë të ashpër. Për ta ajo poemë ishte fryt i “një çoroditje politike e ideologjike dhe na jep një pasqyrë në themel të shtrembër të realitetit tonë,të natyrës së pushtetit popullor dhe të marrëdhënieve të partisë me popullin…”. Sulme të tjera nga kritikë e shkrimtarë i lanë vendin njëri tjetrit. Jehona e kësaj ngajrjeje i kaloi kufijtë e Shqipërisë. Në paris më 1974 në revistën “koha e jonë” dënohen këto sulme që i bëheshin poetit dhe botohet e plotë poema që zemëroi pushtetin. Ndërsa një viti më vonë Ernest Koliqi në Itali,në revistën e tij “Shejzat” shkruan se zëri i këtij poeti është mbytur nga partia. Në këtë atmosferë absurdi ku politika shqiptare luan si macja me miun lojën e dosjeve,zbardhja e këtij rasti është veç një copëz nga mozaiku i atmosferës së nderë,i falsitetit,hipokrizisë dhe luftës së çuditshme që zhvillohej në rangjet letrare të diktaturës. Në këtë speciale po botojmë “kritikën e gjimnazistëv” të Lushnjës,botuar më 25 janar 1973,në gazetën “Shkëndija”,organ i KP të rrethit; shkrimin e Ujk Malit,botuar në vitin 1974, në revistën tremujore “Koha e jonë” që dilte në Paris,si edhe disa vlerësime pro dhe kundër të disa shkrimtarëve dhe kritikëve,për poemën “Dielli dhe rrëkerat” si dhe për poemat e botuara vitet e fundit nga poetit Faslli Haliti,për të treguar vazhdimësinë e inkonformizmit të krijimtarisë së poeti që s’ka “zënë ende mend”.
Redaksia e gazetes SHITARE
AUTORI
Turp ti grekusmutis ..shkko mor homo gen i prishur..Ti dhe funderrina si ti ..doni te futni percarje mes nesh…10 miljon jemi gati.. Gjerat qe kemi mes veti , i zghillim vete…Pershendetje poetit
DORA TE LUMTE O MIK, O SHQIPTAR I VERTETE,QE CFARE TE KA AI SHPIRT I VRARE,TE SHKRUAN PENA JOTE E ARTE !!! TE GJITHE TE VERTETA,SI DRITA E DIELLIT,QE SHUMICES NUK I VERBON SYTE ,POR FSHIHEN NE SYZET E ZEZA,DUKE E LEJUAR KETO CIBAN ME QELB TE ZI TE BEJE CTI DOJE AJO ZEMER KATILE E AI SHPIRT KATRAN,,,,SI JEMI KATANDISUR NE SHQQIPTARET,PO HAM TE GJALLE NJERI TJETRIN, VRET DJALI BABEN, E NONEN, PERDHUNON BABA BIJEN E VET,,,, O ZOT KURR SKANE NDODHUR KETO GJERA,,,, PAPUNESI,PA SPITALE, PASHTEPI,,, NA KATANDISEN SI MOS ME KEQ E VILAT E TYRE I GJEN NE MBARE VENDIN E MOS THEM DHE NEPER BOTE, E NE RRIJME E BEJME SEHIR,,,, NA KA HIK BURRNIA, BESA, EDUKATA,DESHIRA PER CDO GJE, JEMI KTHYER SI GATI SI ROBOT,,,,SHPRESOJME ,,, SHPRESA ESHTE E FUNDIT E VDES,,,,
23 VITE I PUTHEN BYTHEN SIDOMOS 8 VITET E FUNDIT ,,,,, TANI I BEJNE FRESKE RAMES ,,,,, LUM SHQIPERIA PER KETA ( POETE ) INTELECTUALET SHQIPETARE JANE JASHTE SHQIPERISE ,,,, ATA QE MBETEN NE SHQIPERI JANE SI ATO PLAKAT E LAGJES QE SHIKOJNE FILXHANE ,,,,,,,, HIDHEN SA TEK NJE PARTI SA TEK TJETRA PER INTERESA ECONOMIKE ,,,,,, ME KETA QE I THONE VETES (INTELECTUALE ) NUK SHKOHET (ME FALNI ) AS NE HALE ,,,,, TANI MBAS KETIJ BOTIMI PA TJETER LEPIN BYTHEN E DIKUJT TJETER
Nderim e respekt per poetin e talentuar FASLLI HALITI.Vitet e fundit nuk kam lexuar vargje te tilla te mrekullueshme.Poeti jeton me kohen,realitetin dhe ne menyre mjeshterore e pasqyron ate nepermjet vargjeve te tij brilante.
Z.HALIT TE UROJE SHENDET DHE GJITHA TE MIRAT.MESHOJE SA ME SHUME PENES TENDE TE ARTE PER NE LEXUESIT E TU QE JEMI ME QINDRA E MIJRA NE GJITHE SHQIPERINE.FALEMINDERIT.
Ky poet, bēn mirē qē me poezi tē mos merret mē…skermitesh rrokjesh boshe per mumjen brekdhjere !?
Pohet.Lere politiken mos u mundo te njollosesh njeraz te nderuar te ketij vendi qe historia neser do tju jape vendin e merituar dhe ty do te vije turp per keto qe ke shkrojtur.Shkruj pohema per dashurine per detin dhe malin dhe per cfarete dash po jo per politiken . Ata qe te levderojne jane pinjollet e atyre qe te derguan ne kooperative.
Kjo eshte nje poeme e mbrekullueshme.
Ju jeni nje poet patriot qe e doni Popullin dhe Kombin Shqiptar.
Sali Berisha eshte mbeturina e fundit e Ramiz Alise.
Bravo u qofte.
Suksese penes tuaj.
Vetem per kete poeme Faslli Haliti meriton cmimin “Nobel”.
Bravo, z.Faslli Haliti.
I ke shprehur te gjitha,komenti im, nuk i arrin bukurine e vargjeve
Tuaja .
Te lumte ajo pene o poeti Faslli Haliti. Nuk kam ca ti shtoj me kesaj poezie por duhet lexuar me vemendje qe ta kuptosh thelle
Personalisht njoh shume mire ,z.Faslli !
Eshte njeri i ndjeshem ,dhe artist,poet dhe piktor.
Me vjen cudi se perse vet ti z.Halit duhet ti japesh
shpjegime disa njerezve ,qe ti themi njerez ,do ti lavderonim.
Ti ,e di shume mire mentalitetin e shqiptarit,sado qe
munde te kete lindur dhe rritur ne qytet,prape kur i thua mirmengjez
ai te thote ,naten e mire.
Poezia jote eshte e nji shkalle qe ata qe bejne nji komemt
bezdises, nuk te kuptojne ,dhe aty duket reagimi shtazor !
Mos u besdis nga keta lloj parazitesh ,qe u ka rene ne dore nji
kompjuter ,dhe e shfrytezojne ,vetem duke shprehur mizerje
dhe njekohesisht ,kulturen e tyre ,qe nuk i ekziston.
Te uroj suksese ne jeten familjare dhe shendet !
Bravo DETAR ! Ke then fjal me vend dhe nuk dua ti perseris !Kalbesirat kurr nuk na kan munguar se jan “kepurdha” te helmuara qe diten qe lindin qe askujt si hyjn ne pun ! E verteta sado e bukur e madheshtore e shkruar mga dor aq e ndjeshme plot art esht si thumb blete per ta,
e mjalt per ata qe kan sy e mendje qe shohin e kuptojn realitetin !
Poet ska nevoj te kthesh pergjigje sepse ate e ke ne vargjet e tua dhe kush din ti lexoj e gjen aty !
Respekte e admirim !…..
Nderime z. Fazlli.
Nje poet human me vlera te medha.
Shpreh keqardhje per jeten e rende..
E drejta vonon, po nuk harron.
Ti nuk duhet te fyesh kur te fyen nje gojepiset.
Nese nje qen te kafshon ne rrugen tende, ti nuk do ndjekesh qenin per ta kafshuar mbrapsh.
Ata qe te fyejne ty sot jane hajdutet, vrasesit, zuzaret.
Jane ata qe ndjehen re fyer nga poezia juaj.
Poezia juaj ka goditur shume te tille.
Excellent!
Poeti normal ka rregull dhe hierarki në kokën e tij, në vizionin e tij, në poemën e tij, angazhim ndaj së vértetës dhe jo politikës kalimtare. Të kursesh Enver Hoxhën dhe pasuesit e tij, t’ia kesh ende frikën, megjithése të flakën, siç thua, 10 vjet baltrave, e t’i kendosh krahut té tyre, asaj te keqeje, pavarsisht se maskohet sot, t’u dalësh në mbrojtje, s’je veçse një harraq i keq, i qëllimshém dhe poema shndérrohet né artikull për “Z.P.” e dikurshme. Ky s’ështé poeti, as qytetari, meqénése po bén poemé politike. T’i u këndon kështu mllefe té tua, dështimeve të tua, pavarsisht se u vé emra deputetésh.
Poeti sheh rrenjét, thellë dhe jo lulet artificiale qé lidhin né degé artificiale pemésh të vizatuara. Meso té guxosh, nëse do, jo të fshehesh frikën e perjetëshme me britma të ngjirura. Megjithaté mjafton qé kénaqesh ti dhe dëshpéron shumicën e lexesve normalë, qéllimit ia ke arritur. Suksese të tjera.
Faslli Haliti: nga unë zemani k një porosi:-Mos u merr me njerëzit që të shpojnë pa të njohur. Dekalroj unë:-Ke qenë aq i “përkëdhelur” nga partia e punës,sa të hoqën si mësues dhe të çuan të hapje kanale. Ta bën dënimin me “kor”,me fletërrufe gjimnazitësh prë “Dielli dhe rrëketë”. Ke bërë emërm si njeri antidiktaturë. Ti qe që ke marrë për dore gjithë krijuesit lushnjarë.Ti bërtisje në mbrojtej të frocave të reja krijuese.Sherif Bali,Bajame Çeliku dhe të tjerë të kanë vlerësuar dhe merita e tua i dinë ata që të njohin.
Kjo poezi ti vlei përfaqësuesve të pipulli në kuvendin e shqipërisë dhe kosovës .ti vlei të gjithë shqipëtarëve që të bëhen më të sjellshëm me njëri tjettin dhe për të dashur dhe respektuar istuticionet e vendit.përgëzime shkimtarit dhe mësuesit faslli haliti
.