Ja kush janë 10 personazhet më të spikatura të vitit 2013 në Shkodër

30 Janar 2014, 10:32Kulturë TEMA

 Dhjetë personazhet më të pikatura të vitit 2013 për qytetin e Shkodrës, janë nderuar në një spektakël të organizuar në teatrin “Migjeni”. Kjo nismë me organizator Agjencinë e Spektakleve “Buna 1” me qëndër në Shkodër, konkretizohet për herë të parë dhe pritet qe të jetë e përvitshme e tradicionale për qytetin verior.

Publiku i shumtë  pati rastin të njihet me figurat më të spikatura të vitit te kaluar për qytetin e Shkodrës, shoqeruar edhe me nje spektakël artistik.

Në një prononcim për ATSH-në, Arben Mazi, drejtues i Agjencisë së Spektakleve “Buna 1”, tha se fituesit u percaktuan pas votimeve online te monitoruar nga një komision me përfaqësues nga të gjitha fushat.

Ata jane  aktorja e humorit, Zyliha Miloti, shkrimtari Skender Drini, dramaturgu Fadil Kraja, regjisori Fatbardh Smaja, aktorja dramatike Rita Gjeka, këngëtarja Elhaida Dani, piktorja Ermira Jahja, biznesmeni Gjergj Leqejza, sportisti Gjon Ndoja dhe politikani, Agron Çela.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe çmimi i karrieres per gazetarin e komentarorin sportiv, Ymer Striniqi, ndërsa me çmimin e mirënjohjes u nderua fotoreporteri i njohur Angjelin Nenshati (pas vdekjes).

5 komente në “Ja kush janë 10 personazhet më të spikatura të vitit 2013 në Shkodër”

  1. Sadetja says:

    Si mar si keni dhan nji çmim Nexhos, po pse a po jane ma te mire ata se Nexhoja ?

    1. Samir says:

      Eh Dete, Dete! Mire e ke ti ne Kanada. Pa ne Shkoder s’ka met kush veç njityne.

  2. shkodra says:

    me kyt politikanin agron cela e paskan knaq krejt

  3. Qimi says:

    Po ish laviren e parlamentit a e keni lan jasht?Ju qi e keni ba ket seleksionme siguri jeni klysha te Rams!

  4. OOOOOO BOBOOOOOOO NUk QENKERKA NJERIU I VITIT 2013 JOZEFINA ! OH ,MOJ SHKODER LOCJA C’NA BERE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje