Banesa e Musine Kokalarit, do të shndërrohet në Muze

27 Janar 2014, 10:22Kulturë TEMA

Banesa e Musine Kokalarit në Gjirokastër do të shndërrohet në Muze.Ajo po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë, jo nga shtetit, por nga vetë të afërmit e Musinesë.

Kjo për shkak të indiferencës së treguar nga ana e autoriteteve shtetërore, të cilët për gati 20 vjet, nuk janë treguar aspak dashamirës, për mirëmbajtjen e saj, qoftë edhe me financime të pjesshme.

Prej disa javësh, të afërm dhe familjarë të mëvonshëm të Musine Kokalarit, të cilët konsiderohen një numër relativisht i lartë për shkak të shtrirjes së fisit në vende të ndryshme të botës, kanë ofruar të holla për ringritjen e banesës tri katëshe, e cila lartësohet në pjesën e sipërme të lagjes “Palorto”.

Ndërtimi i kësaj banese, daton mbi dy shekuj më parë me karakteristikat e llojit otoman të asaj kohe.

Sot, banesa gëzon statusin e monumentit të kulturës i kategorisë së parë. Investimi në të do të mundësojë rikonceptimin e banesës në një pamje krejt të ndryshme nga ajo çfarë ka qenë deri para disa viteve, por duke ruajtur elementët karakteristik identifikues origjinal të saj.

Punimet në ambientet e brendshme dhe ato sipërfaqësore, kanë kohë që po kulmojnë në nxjerrjen e elementëve të dikurshëm që kanë qenë të mbuluar nga erozioni kohor, apo dhe riparimet e herëpashershme të ndërmarra.

Një ide e hershme për të kthyer një aneks të banesës, në një muze tradicional familjar, duket se po merr jetë nga vetë familjarët e Musinesë.

10 komente në “Banesa e Musine Kokalarit, do të shndërrohet në Muze”

  1. kru says:

    C’fare kapi lapsi i Enverit,nuk ndryshon,do te ngelen si shkrimet e Homerit.S’kam c’fare te them per Majlinden,Vorpsin apo Jozefinen qe nuk i njohti.

  2. agostin says:

    Respekte dhe nderime per nje intelektuale si z Musine Kokalari.E trajtuar mizorisht,ne burgje dhe interrnime,nga diktatori injorant e sadist.Shpresoj te lexoj me shum per figuren intelektuale te z Kokalari.

  3. Mus Maranej says:

    Po lere i se na shurdhut me banesT muze po pse smerre i me punsimi. Dhe Rendi e grabitje. I
    Viedhje vllavrasje aksidente adhahadhH ju jeni qeveri kartuci

    1. Brusko says:

      Mus Maranej —

      Pavarsisht se ke dy klase shkolle dhe analfabet ,po prap mer mundimin dhe shkruan,bravo te qofte te pegezoje per guximin.

  4. A says:

    Ne rradhe pare ne kete reportazh nuk eshte fotografia e MYSINE KOKALARIT, por e aktores se shquar te teatrit dhe e kinemase shqiptare qe vdiq para pak kohesh DRITA PELINGU.
    Une i vlersoj te gjitha inisjativat qe merren per ruajtjen e te gjithave monumenteve te kultures, te historise dhe natyres shqiptare.
    Ne lidhje me MYSINE KOKALARIN ka qene dhe eshte akoma edhe sot, pamvaresisht se ka vdekur e perndjekur nga rregjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhes ne Rreshen te Mirdites, nder femrat me te arsimuara, te kulturuara, te qyteteruara, te emancipuara, me pikepamje te verteta social demokrate ashtu sic jane sot vendet dhe popujt nordike.
    E meriton kjo femer shqiptare ti behet gjithcka. Ne si popull kemi nevoje per emancipim, kulture, qyteterim dhe arsim te vertete si e kane vendet e qyteteruara me te zhvilluara evropiane. Pra MYSINE KOKALARI eshte femer e nivelit te larte si nga ana mendore, shpirterore dhe me bukuri te vecante fizike. Qe per kete pat “ngordhur” si bashkeqytetar i saj Enver Hoxha per tu fejuar dhe martuar, por kjo nuk e pranoj sepse personi ne fjale nuk kishte arsim dhe kulture te konsoliduar. Gjithashtu e kerkoj e Mit’hat Frasheri per grua qe edhe kete e refuzoj vetem pse ishte shume i madh ose me diference te madhe moshe me te. Kjo ishte MYSINE KOKALARI qe me te vertete eshte NDERI i POPULLIT dhe KOMBIT SHQIPTAR.

  5. Horri i i Bulevardit says:

    Je shume larg, asaj qe une kam shkruar, ku e gjete cmimin Nobel?,
    Ka qen fjala per kandidat

  6. ibrahim says:

    Si gjithmon gazetaret tane jane mashtrusa ,sepse te kjo shtepi para tre muajsh fondacini Gjirokastra ka investuar 15000 eru per restaurimin e catise dhe konsolidimin e mureve mbajtes.Por si ghithmon mosmirnjohja dhe dizinformimi jane gjeja qe ne kemi me shume per zemer.

  7. Atdhetari says:

    Musine Kokalari kjo martire e kriminelit E.Hoxha,kerkon me shume respekt nga qeveria demokratike !

  8. eris says:

    Respekte dhe nderime,
    per kete person me vlera te vecanta per shqiperine dhe shqiptaret

  9. Muza says:

    Ore horr anonim.
    A i ke marre 8 lekeshin apo nuk te kane paguar per mungese fondesh? Ambasadori ka emer dhe nuk ka qene as ambasador i Hoxhes, apo Berishes, Moisiut, Topit etj. Ambasadori eshte perfaqesues i Shtetit Shqiptar ne vendin ku eshte akredituar. Ai nuk eshte partiak dhe firmos qe nuk ben pjese, ose do te jete anetar partie gjate periudhes se ushtrimit te detyres se ambadadorit.
    Per injorante te kategorise se horrave eshte veshtire dhe e pa mundur te kuptojne se cfare eshte cmimi “Nobel”, si propozohen kandidatet, cfare kriteresh ka per marrjen e ketij cmimi etj. etj.
    Prandaj kur armiqte e Shqiperise dhe kombit shqiptar vazhdojne te hedhin balte mbi familjen Kokalari, perdoren funderina te ketij kalibri, qe nuk dine se ku bie Stokolmi, cfare jane Akademite e Nobelit,etj. etj. Nuk ka asnje deshmi, asnje te dhene, asnje artikull ne shtypin suedez qe te tregoje dicka kunder Ambasadorit Kokalari. Te gjitha jane sajesa, cmire, dashakeqesi te armiqve te z. Kadare. Kuptohet se ne interes te kujt shkon kjo, kur hidhet balte mbi Familjen Kokalari qe ka nxjerre nga gjiri i saj gjithemone patriote, diplomate, shkrimtare, historiane etj. Familje qe rregjimi qe paguante 8 lekesha e vrau qysh pa marre pushtetin ne nendor 1944, duke vazhduar me vrasje, arrestime dhe denime te shumta te Kokalareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje