Bahri Myftari
Vemendja ndaj shkrimit në gazetën e ditës së premte qe e pa shembullt dhe, çuditërisht pati për autor gazetarin që mbulonte rubrikën art-kulturë,një problamatikë që rëndom zinte dy faqe vetëm të dielave. Një rubrikë që ai e pasqyronte me zotësi .Gjeje në të biografi njerëzish të shquar vendas dhe të huaj ,artistë,shkrmtarë, regjisorë, piktorë, të viteve dhe rrymave më përfaqësuese, në mundësi dhe kujdes sa më të rralla, më të panjohura.
Megjithatë shkrimi i të premtes, edhe pse qe larg, madje nuk kishte të bënte fare me misionin e përmendur të detyrës së vet, shkaktoi çudinë. Dhjetra përshëndetje ballazi,me telefon, me celular dhe qindra nëpërmjet postës elektronike u shënuan atë ditë. Kulmi arriti kur drejtori i gazetës, mbasi e hetoi për do kohë, nëse gazetari qe i gatshëm të braktiste atë rubrikë llafazane- seç kishte një vlerësim të tillë, zotnia i tij, drejtori-,i përcolli një falenderim për shkrimin e të premtes nga vetë kryeministri i vendit ..Protogonisti i shkrimit ishte “profesori” që, me thënë të vërtetën, gazetari nuk kishte dijeni prje cilës katedre vinte,apo titulli ishte thjesht një nder, i fituar ndër eksperienca të tjera. Gjithësesi kjo nuk thoshte gjë, shumë muk e vrasin si e qysh. Ndryshe te njerëzit e politikës ata ta kërkojnë e madje më ngulm këtë epitet përkëdhelës.Ata janë mbështjellë me plot nofka apo epitete kësisoi dikush thirret profesor, doktor tjetri e më tej lider, udhëheqës…Edhe heroi i përzgjedhur nga gazetari e mbante prej shumë vitesh këtë titull, madje me sa i kujtohej, dhe i kujtohej saktësisht, edhe kryeminisri diku para zgjedhjeve të fundit, po kështu e thirri publikisht, tani,- i erdhi për mirë gazetarit- duke marrë shkas nga përshëndetja e zotit kryeministër-, mundet që profesori të mos pëkërdhelej më, se ai dreq tre përqindëshi që i pati siguruar një karrike për të ndenjurat e veta, qoftë djathtas qoftë majtas, me sa dukej!?..
Ditëve të urimeve,përshëndetjeve dhe ndjenjave të mira, u erdhi fundi.Tani shqetësimi i gazetarit dhe qe shqetësim vërtet, ishte përballja me vetë “profesorin”. Njiheshin me njëri- tjetrin, ishin nga një qytet dhe pikërisht burimi i shkrimit qe fushata e radhës në qytetin e përbashkët. Megjithëatë gazetari përgatitej për përballjen e mundshme dhe nuk i druhej asaj. Ai kishte pasqyruar të vërtetën ,vetëm të vërtetën. Nuk kishte shtuar gjë,aq më shumë të kishte shpifur.
Fotografia që shoqëronte shkrimin e të premtes qe e mirënjohur tashmë jo vetëm për gazetarin po për shumë kënd në qytet, madje jo vetëm ajo por edhe personazhet që rrethonin profesorin. Një grup djemsh të këqinj që nuk mund të quheshin thjesht djem, ngaqë ishin rreth a mbi të tridhjetat, pjesëmarrës në akte të rënda deri dhe kriminale, brenda dhe jashtë vendit. Dy nga ta qenë shpallur,pasi patën vuajtur vite burgu në një vend fqinj,të jashtëligjshëm.
Nuk kishte një opinion fiks nëse qenë dënuar për drogë a për prostitucion! Shumë anonin për nga e dyta dhe për këtë ndimonte një dëshmi e kushurirës së parë për nga krahu i nënës, që e pati hequr mbi shpinën e vetë..Ai më i madhi ose më i gjati i kishte venë zjarrin një ish fabrike vetëm e vetëm për par përfitim trualli në shpërblim të parave dhe me siguri për një përfitim të tillë mund ti vinte zjarrin edhe shtëpisë së vet. Biondi i shkurër,mbi të cilin qe mbështetur profesori ishte një muskuloz i hatashëm, mbushur gati çdo pore të lëkurës me turlifarë tatuazhesh, ku binte në sy një gjarpër që niste prej krahërorit e përfundonte te fyti, me kokën sa një grusht!..Ky, për hir të dukjes e pamjes së përhershme të tatuazheve, ishe i gatshëm të sfidontë edhe dimrin më të egër,tamam siç po vepronte ta!..Një më i vogli,me sa kuptohej në fotografi,thirrej ”belaja” e lagjes por dhe më gjërë, sapo pati marrë një këshillë, ose më saktë urdhër nga polcia: të kufizonte shkuarjet në ambjente publike.
Ky ishte grupi që ndiqte kanditaturën e “profesorit”. Grupi i të fortëve siç quhej!..Në atë kohë, paraja ende qe e fshehur, ende nuk kishte nisur të vepronte hapur mbi votën e mbi votuesin. Atëherë ,ishin ata, ata “të fortët” që merrnin përsipër dhe kryenin goxha punë në grumbullimin, orientimin, e pse jo, deri dhe në diktimin e vullnetit të votuesve. Më pas me lojrat e ndërrimit të kutive,të trasportimit të tyre,gjersa përfundonin te numërimet sipas dëshirës së tyre, a të shefit!..
Kjo praktikë e praktikuar nga ta, jo vetëm në zgjedhjet e radhës, dhe gjithnjë me suksesin e shumëpritur, i çonte dhe i kishte cuar në mburrje se suksesi ishte në duart e tyre ,se populli u bindej vetëm atyre,prandaj edhe pohonin dhe deklaronin se ata kishin magjinë dhe lavdinë e Zapates e të Ce Guevarës,veç, kur morën vesh se ky Guevara na paskësh qenë komunist-, me siguri, këtë dritare ua kishte çelur profesorit!-hoqën dorë nga emri dhe lavdia e latino-amerikanit të famshëm!…
Ja pra,kjo,domosdo së bashku me fotografinë,i patën dhuruar shkrimit të së premtes tërë atë interesim,tërë ato përshëndetje dhe falenderime deri dhe një të tillë prej kryeministrit,nga i cili gazetari, i frymëzuar po prej mesazhit që pati marrë ditë më parë ,besonte se ai do t’ia shkulte shoqërisë këtë njollë , ku lulëzonte “miqësia”e lidhjeve të shkurtra e një pjese të madhe të politikanëve të të gjitha krahëve,sidomos në ditët e nxehta të zgjedhjeve,me ata tipat e fotografisë,,kryesisht mediokërr,veç jo dhe jashtë krimit…
Gazetari kishte arritur në një mendim të dhimbshëm se, kjo miqësi e herëpashershme midis të dy palëve, veç interesit të votës të njërës, për tjetrën, interesi mund të qe më i kobshëm!
Në “Teatrin Kombëtar” jepej premiera e një drame të huaj. Tashmë, ishte krejt i sigurtë se përballja e padëshiruar, do të ndodhte. E dinte fort mira se, në ksi rastesh, profesori do të qe i pranishëm. Drejtori i teatrit, një mik i kahershëm i tii, i pati rezervuar përgjithmonë një vend në lloxhën qëndrore.
Ndoshta, mund të kishte qenë një lakmi e vjetër e profesorit dhe drejtor nuk bënte gjë tjetër veç ia guduliste!.. Përballja ndodhi po nuk u realizua! Kush, cili u shmang? Nuk qenë më larg se dy –tri hapa,madje shikimi..Gazetari po e vuante këtë. Herë fajësonte veten për shmangien,herë tjetrën!
Nuk vonoi…Jetonin nën një diell, në një qytet. Në aeroportin “Nënë Tereza” gazetari ,kur po kthehej nga një shërbim tre ditor në një vend Nordik, pikërisht, në dalje të hollit të madh, pa profesorin përkarshi. Vështroi shkarazi, por dalloi qartazi portretin e shëndetshëm dhe të vetëkënaqur të tjetrit. Ndoqi drejtimin e nisur. Profesori i preu rrugën dhe i zgjati dorën. Gazetari nuk pa mendje të keqe tek ai, po i kthehu qetë- qetë përgjigje pyetjes.Bukuri! shpërtheu gjithë gëzim profesori,më avionin që të solli ty,pas pak, do të fluturoj unë. Jam emëruar me detyrën e ambasadorit për të tre ato vende të mrekullueshme,qeshi ai,dhe në ndarje i shtrëngoi dorën fort gazetarit ,si për ta falenderuar se, në nisjen e asaj karriere të re, ai ,gazetari kishte dhenë kontributin e vet..
Qeveri tritoli
http://dielli.al/lajme.php?id=36066&k=71
Nje portretizim i sakte i realitetit shqiptar, ku jo vetem Parlamenti, por edhe shume institucione te tjera te vendit jane mbushur jo vetem me kete kategori personazhesh, por edhe me njeres aktive qe vijne nga bota e krimit dhe mafias…
Ky eshte potretizim i bukur, i politikes se tranzicionit nw Shqiperi, por le te shpresojm qe kjo aktualja te zhduk kte fenomenin “profesor” !! kemi besim te Rama, uroj te mos zhgenjehemi kesaj here.
kjo eshte politika ne Shqiperine tone, largohen shkrimtare dhe gazetare profesioniste, e afrohen “profesore” e gazetare sahan lepires. duhet ndryshim
Pellazgët .
Pellazgët janë populli i vetëm i identifikuar në Europën parahistorike, mijëvjeçari i 6 p.e.s. , që vërtetohet me mbishkrimet e lashta. Së pari ato i përmend Homeri e Hesiodi, dy poetët pellazgë, epikat e të cilëve në shekujt 8-7 p.e.s. konsiderohen veprat e para literate të letërsisë perëndimore. Mbi pellazgët më pas kanë shkruar gjatë antikitetit Herodoti dhe autorë të tjerë. Por që në këtë kohë fillon edhe falsifikimi i historisë, që vazhdon i pa manipuluar plotesisht edhe sot. Ndonëse Homeri dhe Hesiodi asnjë herë në epikat e tyre nuk i përmendin grekët” apo helenët”, sepse këta kanë dhunuar me helenizimin” më vonë në truallin ku jetojnë sot, shkrimtarët grekë Eskili, Sofokliu, Euripidi etj.,falsifikojnë faktet dhe nuk permendin qe grekët nuk ishin krijuar akoma si shtet helene i përshkruajnë si pjesëmarrës dhe heronj të Luftës së Trojës (rreth 1250 p.e.s.), falsifikime që kanë gjetur përkrahje tek falsifikatorët e diktatin helen te sotëm ne vazhdimsi.
Më pas për një kohë të gjatë, pellazgët ngelën në errësirë dhe u duk sikur nuk kanë ekzistuar kurrë. Në kapërcellin e viteve 1700-1800 dijetarët e shquar arbëreshë N. Keta, E. Mashi, Z. Krispi, V. Dorsa etj. nga Universitetit i Kalabrisë, vunë re që shumë fjalë nga gjuhët latine dhe greke e vjetër kishin kuptim në gjuhën shqipe. Nga ana tjetër ata gjetën në epikat e Homerit shumë fjalë të gjuhës shqipe, kështu shprehën mendimit, që gjuha shqipe ka lidhje të ngushtë me gjuhën pellazge dhe shqiptarët janë pasardhësit e tyre natyral.
Qysh në vitin 1789 N. Keta shkruan pellazgët janë stërgjyshat e lashtë të maqedonasve, epirotëve, shqiptarëve dhe për rrjedhim edhe gjuha shqipe rrjedh nga ajo pellazge . Të njëjtën gjë shpreh Z. Krispi më 1831: “ Si nuk u dashka pra të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë [gjuha shqipe], gjuha me të cilën flitej në shekujt edhe para Homerit….. Dardanët, frigët, pellazgët, pa dyshim më të lashtë se helenët, kishin të njëjtën gjuhë, gjurmët e së cilës vërehen sot te gjuha shqipe.
Më pas këto ide të guximshme u përqafuan edhe nga dijetarë të tjerë, ndër të cilët spikat Johan Han, i cili shqiptarët, ilirët, maqedonët , epirotët i rëndit në racën pellazge dhe gjuhën shqipe të ardhur prej saj. Këto ide u përhapën dhe u studjuan e u përqafuan nga shumë dijetarë më pasuan faktet dhe idete.
Shtysë të madhe për Qytetërimin Pellazg dha zbulimi i Trojës nga H. Shliman (1870). Ai vërtetojë se “Iliada” e Homerit nuk ishte imagjinatë, por e mbështetur plotësisht në histori dhe nga rrënojat e Trojës dolën ndërtime, armë, poçeri, zbukurime dhe mjete të tjera, që vërtetuan praninë e një shoqërie shumë të zhvilluar para helene gjatë kohës së bronzit. Shlimani arriti edhe në përfundimin e rëndësishëm se në Trojë nuk gjinden dokumente të kulturës greke para shekullit të 5 p.e.s. Këto të dhëna u vërtetuan më vonë nga arkeologjia në ishullin e Lemnit dhe vitet e fundin nga studimet tona në Peloponez, Athinë, Euboe, Korinth, ishullin e Kretës etj, ku gjatë kohës së bronzit dhe fillim të kohës së hekurit është folur gjuha pellazge shqipe e dialektet e saj..
Rilindësit tanë, e mbështetën fuqimisht Qytetërimin Pellazg dhe shqiptarët si pasardhës të pellazgëve. Kjo mbështetje pat rëndësi të madhe për ngritjen e ndjenjës kombëtare në luftën për çlirim kombëtar nga pushtimi i gjatë osman dhe të mbrojtjes së tërësisë territoriale nga pushtuesit e rinj helenizimi grek ,serboturk aleance qe ja doli me sukses spekullimit .
Por gjatë shekullit të 19 dolën spekullantë, të cilët e shkruan historinë sipas pikësynimeve politike kohore, duke anashkaluar parahistorinë, për ti shërbyer ideologjive politiko dhe interesave personale o shtetit tij. Fatkeqësisht në këtë rrugë shkencore u përfshinë edhe disa nga “albanologët” e kohës, që i panë shqiptarët e sotëm si pasardhësit e vetëm të ilirëve, duke i shkëputur nga trungu i lashtë pellazg, dardanët, maqedonët, epirotët, arvanitët, arbëreshët etj. Këto qëndrime pa baza shkencore e kohore janë përkrahur dhe vazhdojnë të përkrahen nga disa gjuhëtarë shqiptar, duke penguar lidhjen e gjuhës shqipe me rrënjët e saj të lashta pellazge.
Megjithëkëto sot janë mjaft dijetarë vendas ose të huaj, që i kushtohen qytetërimit të lashtë pellazg dhe kanë arritur rezultate të mahnitshme. Këtij qëllimi i shërbeu edhe simpoziumi i dytë .
“Pellazgët, gjuha dhe pasardhësit e tyre”, që u organizua në Tiranë më 9-10 nëntor 2012 nga shoqata “Qendra e Studimeve Pellazgjike”. Në simpozium u referuan 25 kumtesa nga studiuesit më në zë të kësaj teme nga Tirana,Vlora, Fieri dhe Patosi, si dhe studiues nga Kosova, Maqedonia, Italia, Franca, Zvicra, Austria: Sh. Musaj (Austri), A. Altari, R. Doçi (Prishtinë), L. Prifti, Çlirim Hoxha, A. Shuke, Liljana Peza, F. Demi (Francë), S. Rizaj (Prishtinë), M. Carrabregu (Prishtinës), Salvatore Bavore Mele (Itali), A. Boçi, P. Belliu, I. Haxhia, V. Pirolli, A. Luka, E. Brinja, A. Kocaqi, A. Spahiu (Francë), H. Gjergji (USA), B. Imeri dhe L. Peza.
Sot është vërtetuar plotësisht jo vetëm qenia e Qytetërimit të lashtë Pellazg në Ballkan, Azi të Vogël, Lindja e Afërt, Itali dhe ishujt e Mesdheut, por studiuesit kanë vërtetuar njëkohësisht edhe lidhjen e ngushtë të pellazgëve me shqiptarët, nëpërmjet gjuhës së përbashkët pellazge/ shqipe, veshjeve, zakoneve, perëndive etj. Prandaj pranohet se pellazgët, janë popull i gjallë, që sot përfaqësohen nga shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Arvanitasit e Epirit, Arbanitas, Arbëreshët dhe shqiptarët e shhqipfolesit e diasporës. Ky popull i lashtë dhe i talentuar i ka lënë gjurmët e tij në të gjitha kontinentet e botës, duke i emërtuar ato.
Antarët dhe simpatizantët e shoqatës, mbështetur në këto arritjeve të mëdha shkencore kanë dhënë
kontributin e tyre, në ndriçimin e disa çështjeve të rëndësishme historike dhe ndër më kryesoret janë:
1- Vitin e fundit u zbuluan se mbishkrimet më të lashta europiane janë të shkruara në gjuhën
pellazge. Prof. dr. Luftulla dhe PhD. Liljana Peza i raportuan këto të reja në Kongresin e Parë Ballkanik, të mbajtur në Stamboll më 24-26shtator 2012. Këto mbishkrime janë disa, por me rëndësi të veçantë janë: Mbishkrimet nga kultura e lashtë Pellazge e Vinçës (Dardania e lashtë) dhe mbishkrimi nga kultura e lashtë Pellazge Turdos (Dakia e lashtë), të viteve 5500 dhe 5300 p.e.s., vlerësuar nga dijetarët si shkrimi më i vjetër në botë. Në mbishkrimin e kulturës pellazge të Vinçës është shkruar: IIIVIJV1, e cila po të zbërthehet, bëhet : III VIJ V 1. Germa “V” në shkrimet e lashta lexohet si “U”, prandaj kemi: VIJ = UIJ = UJI në gjuhën shqipe. Në mbishkrim ndodhen edhe numrat III dhe 1, të njëjtë me numrat që kemi sot në përdorim.
Në varësen Tartaria ndodhet një mbishkrim i famshëm: germa “P” dhe shprehja “PDor” (ose Pbor). Dallohen fjalët:“Dor” (ose “bor”), fjalë mjaft të lashta, cilat janë edhe sot në gjuhën shqipe.
Në këtë mënyrë fjalët VIJ = UIJ dhe Dor (ose bor) (dora, bora), përbëjnë fjalët më të vjetra të shkruara ndonjë herë në botë ashtu si dhe numrat e sotëm. Rëndësi të madhe ka fakti se pellazgët shpikën të parët në botë shkrimin dhe ndërtuan abecedarit e plotë që kemi sot në përdorim, për të shkruar gjuhën e tyre. Këto germa më pas u huazuan për të ndërtuar alfabetin latin dhe grek. Kjo tregon se gjuha pellazge ka filluar të flitet dhe të formohet si gjuhë disa mijëvjeçarë më herët, aty rreth mijëvjeçarëve 10-12 p.e.s.
Pellazgët kanë vazhduar ta shkruajnë gjuhën e tyre edhe më pas. Nga studimet që kemi bërë kohët e fundit rezulton se mbishkrimet Dypilon i Athinës, Cumae i Korinthit, Nestor Cup i Napolit, Itali, të shekujve 9-8 p.e.s. dhe dy mbishkrime nga ishulli i Kretës: Prais-1 dhe Dreri-1, të fundit të shekullit 7-fillimit të shekullit 6 p.e.s. janë të shkruara në gjuhën pellazge. Gjer tashti në literaturën shkencore të huaj shkruhet se këto mbishkrime janë të shkruar në gjuhën greke dhe përbëjnë shtyllat për vërtetimin e lashtësisë së kësaj gjuhe.
Zbulimi i gjuhës pellazge në këto mbishkrime vërteton plotësisht se banorët e Athinës, Korinthit, Peloponezit, Napolit, ishullit të Kretës etj. gjatë gjysmës së parë të Kohës së Hekurit (deri rreth vitit 500 p.e.s.) kanë folur dhe shkruar gjuhën pellazge/shqipe dhe dialektet e saj dhe jo gjuhën greke, siç trumbetojnë falsifikatorët helene.
Nga faktet e mbledhura del se pellazgët kanë qenë përhapur në të gjithë botën, që vërtetohet nga toponime e shumta në botë. Megjithë këtë përhapje të madhe, qendra ku filloi zhvillimin i mirëfilltë i Qytetërimit Pellazg ka qenë Ballkani Qendror. Në këtë rajon u ngritën fermat e para dhe filloi bujqësia, janë prodhuar dhe gjetur vegla e parë prej bakri, një sëpatë prodhuar rreth 5500 p.e.s. dhe shfrytëzimi më i vjetër i mineralit si dhe objektet e para dhe më të vjetra prej ari në botë. Po në këtë rajon kohët e fundit u zbulua qyteti më i vjetër në botë, 4700-4200 p.e.s.(Bullgaria veriore), që merrej me tregtimin e kripës. Zeuastika e parë (shenja e Zeusit) rreth dhjetë mijë vjet p.e.s. është ndeshur gjithashtu, që tregon se njerëzit e rajonit tashmë e kishin krijuar Zeusin- Zotin e tyre dhe perënditë e tjera pellazge, ku faleshin dhe kërkonin ndihmë. Më vonë, nga fundi i neolitit- fillimi i kohës bakrit dhe të bronzit, qytetërimi Pellazg u shtri në Anadoll dhe më tej, ku shquhen Troja, Hititët, në Mesopotami, Mikenë, Kretë, Itali, Maltë etj.
2- Janë bërë avancimet të dukshme të njohurive mbi qytetërimin dhe gjuhën e shumerëve të lashtë (Mesopotami) nga ing. Anastas Shuke. Vërtetohet se mbishkrimet e lëna prej tyre në shkrimin kunjor janë të shkruara në gjuhën pellazge/shqipe . Me studimet në këtë fushë autori vërteton plotësisht se shumerët e lashtë rreth vitit 3000 p.e.s. dhe më pas, kanë folur njërin nga dialektet e gjuhës pellazge. Për këtë problem ka shkruar edhe studiuesi arvanitas J. Thomopulo në greqisht (1933), por studimi i tanishëm është i gjithanshëm dhe më i plotë në gjuhën shqipe.
3- Nga studiuesi Asqeri Boçi është thelluar puna në zbërthimin e mëtejshëm të gjuhës së “Iliadës” së Homerit, e cila vërtetohet se është e mbushur me fjalë të gjuhës pellazge dhe se kjo vepër letrare, e para e letërsisë europiane, është shkruar fillimisht në gjuhën pellazge. Shënojmë se “Iliada” pranohet se është shkruar rreth vitit 750 p.e.s. dhe përshkruar ngjarjet e fundit të Luftës së Trojës (rreth vitit 1250 p.e.s., Koha e Bronzit). Me këto studime vërtetohet plotësisht se Homeri dhe banorët e Smirnës (Izmiri i sotëm) dhe të gjithë krahinës së lashtë të Jonisë, kanë folur dhe shkruar gjuhën pellazge.
4- Studiuesi italian nga Sardenja Dr. Salvatore Bovore Mele, ka ndërtuar fjalori i parë të gjuhës së lashtë sarde-shqip-anglisht. Autori vërteton se gjuha e sardëve, banorëve të lashtë të ishullit, është gjuha pellazge/ilire/shqipe, që përbën një arritje mjaft të rëndësishme të gjuhësisë bashkëkohore. Ndërtimi i këtij fjalorin të parë, përfaqëson një punë kolosale me rëndësi të madhe historike dhe gjuhësore. Profesori nga Sardenja A. Aredu në librin e publikuar ka zbuluar se qytetërimi lashtë i Sardenjës është me origjinë pellazgo-ilire. Kështu të dy studiuesit përputhen plotësisht, që sardët e lashtë kanë folur gjuhën pellazge/shqipe.
5- Nga prof. dr. Leonard Prifti është avancuar më tej njohja e miteve dhe legjendave të lashta
pellazge, duke sjellë të reja të panjohura më parë në këtë fushë.
6- Profesori nga Prishtina Rexhep Doçi vazhdon në studimin e toponimeve të lashta pellazge nga Kosova dhe më gjerë, me të cilat jep kontribut të rëndësishëm në studimin e Qytetërimit Pellazg.
7- Kontribut të rëndësishëm me studimet e tyre botuar në libra, në shtypin e ditës si dhe në internet për çështjeve të veçanta me temë nga Qytetërimi Pellazg kanë dhënë padyshim Prof. S. Driza, N. Stilo, Dr. M. Aref, ing. E. Brinja, Prof. M. Cerrabregu, Liljana Peza, F. Demi, L. Muhaj, S. Hushi, Ç. Hoxha, etj.
8- Punë e mirë është bërë në Universitetin Vitrina me pedagogë dhe studentë, ku janë mbajtu ligjërata për përhapjen e njohurive mbi pellazgët dhe qytetërimin e tyre nga E. Brinja, Liljana Peza, A. Shuke, L. Prifti, F. Demi, L. Peza etj. Këtë vit kjo punë do të zgjerohet edhe më shumë.
Ditën e dytë pjesëmarrësit vizituan Muzeun Arkeologjik të Tiranës, ndonëse i vogël, por i rregulluar mjaft mirë. Shpjegimin na e bëri një vajzë e re, që ndiqte doktoranturën. Ajo përgjithësisht ishte e përgatitur në fushën e muzeut, por na bëri mjaft përshtypje të madhe se disa çështje të sqaruara tashmë në shtypin tonë, që i përkasin qytetërimit pellazgo-ilir ajo ende nuk kishte njohuri dhe vazhdonte me manipulimet e vjetra. Shpjeguesja, ngulte këmbë si p.sh. që Durrësi dhe Apollonia janë themeluar si koloni greke, në një kohë që është vërtetuar se këto dy qendra dhe të tjera si Buthroti (=Bullroti), Lisi (Lezha), Bylisi, Dorzi etj. janë ngritur nga fiset pellazgo-ilire, vërtetuar me shumë mbishkrime dhe objekte të tjera. Edhe emërtimet e tyre janë në gjuhën pellazge/shqipe. Kundërshtime të forta patëm për mbishkrimin ilir të Mozaikut të Mesaplikut, paraqitur në figurë. Ndonëse ky mbishkrim tingëllon mjaft qartë në gjuhën shqipe dhe shkruar me alfabetin pellazg:
A ПAq KE AC = A PAK KE AK = ose A PAK KE AÇ = ASHT PAK KE HAK (ose = ASHT PAK KE TË HASH), shpjeguesja e muzeut ngulte këmbë, që është mbishkrim në gjuhën greke.
Është për tu habitur se sa gjykim të cekët vetjak kishte kjo vajzë e re, për ta lexuar vetë mbishkrimin. Për këtë mbishkrim në shtypin tonë janë botuar mjaft studime, që e pranojnë se i përket gjuhës ilire, por shpjeguesja nuk kishte haber për këto. Kjo tregon për nivelin e pamjaftueshëm të përgatitjes së studiuesve të rinj, të cilët nuk kanë njohuritë e duhura bashkohore, nuk kanë iniciativën dhe u rrinë besnik dogmave” të vjetra.
Simpoziumit i erdhën përshëndetje vëllazërore nga prof. dr. A. Berisha, studiues dhe pedagog i gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë (Itali), studiuesja franceze/shqiptare Solanxhe d’Angeli, vajza e autorit të famshëm Robert Angeli, i njohur ndër ne për veprën e tij të mrekullueshme “Enigma” si dhe studiuesi i njohur nga Kosova Dr. J. Buxhovi, autor i monografisë së plotë historike në tre vëllime “Kosova”. Të treve ju shprehëm mirënjohjen e thellë. Megjithëse morën ftesat, asnjëri nga gjuhtarët ose historianët e Qendrës Albanologjike të Tiranës nuk mori pjesë dhe as dërgojë ndonjë urim. Vazhdohet avazi i vjetër antishkencor i injorimit të veprimtarive shkencore mbi Qytetërimin Pellazg dhe i të rejave shkencore nga ato.
GJENDJA E ALBANOLOGJISË
Studimi i gjuhës shqipe ka ngelur shumë prapa në krahasim me gjuhët e tjera europiane, mund të them në nivelin e shekullit 19. Ndryshe nga gjuhët e tjera, që dokumentohen të shkruara shumë kohë më vonë, gjuha shqipe i ka rrënjë në mijëvjeçarin e 10 p.e.s. dhe dokumentin e parë të shkruar në mijëvjeçarin e 6 p.e.s. Ajo është shkruar me shkrimin kunjor shumer 3000 p.e.s., nga hititët rreth vitit 1700, p.e.s., në shkrimin Linear B shekujt 14-12 p.e.s. në rajonin e Egjeut, në ishullin e Lemnit shekulli 9-8 p.e.s. dhe në shumë mbishkrime të tjera. Asnjë gjuhë e botës nuk e ka dokumentimin kaq të lashtë dhe të plotë. Prandaj shumë dijetarë e kanë quajtur gjuhën shqipe “Gjuhë Hyjnore”, “Gjuhë e Artë”, “Gjuhë e Ambël”, “Gjuhë Universale” etj. Sa i kanë shfrytëzuar gjuhtarët dhe historianët tanë të institucioneve shtetërore këto të dhëna tashmë të botuara? Është për të ardhur keq, por asgjë. Ata vazhdojnë rrugën antishkencore ndaj Qytetërimit Pellazg, dokumenteve dhe studiuesve të tij, që ndoqi para disa vjetëve kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë deri në vitet e para të tranzicionit. Kur dijetari i shquar Spiro Konda ligjëronte dhe sillte prova bindëse mbi këtë qytetërim të lashtë dhe e lidhet atë me shqiptarët, këta me marifete dhe përbuzje e luftuan dhe asnjë herë nuk e pranuan si koleg. Vetëm me ndërhyrjen e E. Hoxhës atij ju lidh rroga e punonjësit shkencor dhe pa dritën e botimit vepra e tij e famshme mbi pellazgët. Kështu kultura jonë u pasurua me një vepër kulmore. Edhe ligjërimi i Nermin Vlorës u shoqërua me intriga dhe fyerje në Prishtinë. Në këtë rrugë të pahijshme dhe të palavdishme vazhdojnë edhe sot gjuhtarët dhe historianët shqiptar.
Por provat për lashtësinë e gjuhës shqipe sot janë të shumta dhe të pakundërshtueshme. Këto prova gjuhtarët tanë nuk i kanë hedhur poshtë, por pa arsye dhe padrejtësisht i injorojnë. Atyre kjo rrugë antishkencore nuk ju sjell shumë dëm personal, sepse sot ende nuk i gjykon kush për aftësitë e pakta profesionale. Dëm të madh merr gjuha shqipe, e cila megjithëse është gjuha më e vjetër e planetit dhe me dokumentin më të lashtë shkrimor, qëndrimet e padrejta të gjuhtarëve tanë e radhisin atë të shkruar në mesjetë, dhe Formulën e Pagëzimit (1462) ja ngjisin si dokumentin më të lashtë. Nga kjo R. Elsie arrin në “zbulimin e madh” se “shqiptarët dolën në dritë në shekullin e 15”.
Gjuha shqipe duhet studiuar në mënyrë të gjithanshme, sidomos historia e prejardhjes së saj, sepse është shumë prapa, në krahasim me studimin e ndërtimit të saj të brendshëm. Duhet të studiojmë të gjitha gjuhët pararendëse të shqipes: ilirishtja, maqedonishtja, dardanishtja, trakishtja etj.), të Anadollit (frigishtja, jonishtja, hititja, etruskishtja e deri tek gjuha e shumerëve si dhe të gjitha mbishkrimet e lashta. Kur ti bëjmë këto kemi plotësuar detyrimet tona ndaj gjuhës sonë kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare për te.
Nuk mund të përputhemi me prof. Sh. Rrokaj, dekan i fakultetit të filologjisë (Tiranë), i cili deklaron: “duhen ndryshime në gjuhën shqipe, pa cënuar standardin” dhe “duhen studime të mirëfillta të brendshme të folklorit, etnologjisë dhe jo ti kushtojmë rëndësi gjuhësisë historike të jashtme”. Kjo donë të thotë me fjalë të tjera ta dënosh gjuhën shqipe për të mos u studiuar e plotë asnjë herë kurrë. Këto dhe ide të ngjashme kanë lënë prapa studimin e rrënjëve të gjuhës shqipe. Konservatorët mundohen ta ruajnë nivelin e ulët të njohje së rrënjëve të gjuhës sonë, duke ruajtur standardet e vjetruara 50 vjeçare. Ndonëse italianët e kanë pranuar zyrtarisht dhe ju a mësojnë nxënësve në shkollat tetëvjeçare, që gjuha etruske ka mjaft afërsi me gjuhën shqipe, gjuhtarët tanë na servirin gështenja tashme të kalbura, duke e mohuar këtë ngjashmëri, duke u paraqitur me nivel të ulët profesional para botës së kulturuar. Prandaj nuk mjafton që të studiohet vetëm ndërtimi i brendshëm i gjuhës shqipe, por është e domosdoshme të studiohet historia e saj dhe lidhjet me gjuhët e tjera të lashta.
Nuk e nderon Qendrën Albanologjike vlerësimi me çmim të librit “Kosova një histori e shkurtër” , që ka të meta serioze historike dhe shtrembëron faktet historike. Përse nuk e vlerëson Kosova këtë libër, me të cilën lidhet? Të len përshtypjen, që çmimi është blerë nga ai. Malkolm mundohet “tu shkulë zemrën shqiptarëve”, stërgjyshat e lashtë –pellazgët, për ti paraqitur të ardhur nga majmuni në mesjetë. Me vlerësimin më të lartë duhej të nderohej libri “Shqiptarët” i E. Xhakut, që e shkruan me nivelin më të lartë dhe bazuar plotësisht në dokumente historinë e shqiptarëve. Ka dhe vepra të tjera me nivel të lartë në shqip, që kontribuojnë dukshëm në albanologji, që duhet të vlerësohen nga Qendra Albanologjike. Në ujra të turbullta është edhe Akademia e Prishtinës, që e nderon me titull të lartë O. Shmitit, “ për meritat”, që hedh baltë mbi heroin tonë kombëtar” dhe historinë e shqiptarëve, pa baza shkencore dhe duke shtrembëruar dukshëm historinë e Kosovës.
Dy botime mbushur me falsifikime botoi vitet e fundit Akademia e Athinës: “Macedonia-4000 years of the Greek history” dhe “Epirus-4000 years of the Greek history”. Grekët në fakt dokumentohen në rajonin e Egjeut vetëm gjatë shekullit 5 p.e.s., por duke përvetësuar Qytetërimin Pellazg”, nga të cilët rrjedhin shqiptarët”arvanitas (duke i quajtur Polis), mundohen të rrisin lashtësinë dhe fisnikërinë e tyre, të paraqesin me Epirin dhe Maqedoninë si vendbanime të tyre të lashta dhe Aleksandrin e Madh dhe Pirron heronj të tyre. Të gjithë këtë skandal të koklavitur në historinë Ballkanase, albanologjia shqiptare e kalon në heshtje, duke dëshmuar këllqet e fjalen e saj e për të thënë të vërtetën historike.
Prandaj është e domosdoshme që në fakultetin filologjik dhe në Qendrat Albanologjike, të ngrihen sektorët e studimit të Qytetërimin Pellazg dhe gjuhëve të lashta të rrjedhur prej tij, ku specialistët ti studiojnë ato dhe lidhjen me gjuhën e sotme shqipe.
PËR TË ARDHMEN
Studiuesit e Qytetërimit Pellazg, të bindur se rruga e tyre e deritanishme është më se e drejtë, do të vazhdojnë të gjurmojnë të rejat e faktet historike dhe gjuhësore në lashtësinë pellazge, për ta ndriçuar sa më mirë këtë qytetërim nga rrjedh edhe Qytetërimi Perëndimor”por edhe populli ynë. Na vjen mjaft mirë dhe frymëzohemi, që presidenti shprehu gjykimin mjaft të qartë, kur ditën e 100 vjetorit të Pavarësisë popullin tonë e cilësoi “me rrënjë pellazge dhe histori ilire”. Është koha që gjuhtarët dhe historianët tanë të thellohen për mbështetjen e fakteve te shkruara e të kësaj ideje. Detyrë e rëndësishme për ne është referimi i problemeve të veçanta nëpër institucionet shkencore, universitete, shkolla të mesme etj, për ti bërë të ditura arritjet në masën e gjerë të popullit dhe ndërgjegjësuar atë për kontribuin e stërgjyshëve tanë në historinë botërore e te manipuluar nga individ e politikanë.
Në studimin e Qytetërimi Pellazg nuk mjafton vetëm vullneti dhe puna e studiuesve dhe dashamirëve. Kërkohen mjedise dhe mjete mbështetëse, qoftë për veprimtaritë ashtu edhe për botimet, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare etj. për thellimin e studimeve dhe shpërndarjen e njohurive. Prandaj nevojitet ndihmë nga shoqatat kulturore, individë dhe dashamirës, për ta përshpejtuar zgjidhjen e problemeve. Kështu dijetarët duke punuar dhe dashamirësit duke ndihmuar, jemi të sigurtë se gjuha shqipe do të renditet shpejt, në bazë të dokumenteve që disponojmë, gjuha më e vjetër e shkruar e botës. Këto të dhëna do të reflektohen në ndryshimin e parahistorisë së popullit tonë, e cila do të fillojë me Pellazgët Hyjnorë dhe do të vazhdojë me ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, thrakët, Hititët,frigët, jonët, shumerët,e etj.
Prof. Dot. L. Peza është studiues i paleohistorisë, kryetar i Shoqatës Qendra e Studimeve Pellazgjike.