Ahmetaj mesazh familjes Laver Bariut: Ambasador botëror i folklorit

26 Janar 2014, 22:57Kulturë TEMA
Ahmetaj mesazh familjes Laver Bariut: Ambasador botëror i folklorit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z.Arben Ahmetaj i shpreh ngushëllimet e tij dhe të institucionit që drejton, familjarëve dhe njerëzve të tij të dashur.

Një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Me muzikën e tij, Laveri ishte një Ambasador botëror i folklorit dhe historisë së Shqipërisë. Një figurë që e ngriti imazhin e vendit kudo luajti. Njerëzit e mëdhenj mbahen mend jo për mënyrën si ikën nga kjo jetë, por se si e jetuan atë; jo për atë që fituan në këtë botë, por për atë që i falën asaj. Laveri ka shumëçka për t’u mbajtur mend. Ngushëllimet më të sinqerta“.

12 komente në “Ahmetaj mesazh familjes Laver Bariut: Ambasador botëror i folklorit”

  1. Patrioti says:

    Ngushullime e perzemerta familjes,ju prehte shpirti ne paqe artistit te madh te kombit shqiptar,,,,,,,,,sot gjith kombi yn eshte ne zi per humbjen e artistit te madh…………..

  2. Antitank says:

    Ky Ahmetaj super hajdut dhe njeri shume negativ.

    1. Sokrati says:

      Me zerin femeror qe ka Ahmetaj te vjen per te vjell kur e degjon,pale kur thote ndonje ngushellim,ahhaaan e ka derguar me sms,drugo mesele

      1. Argita_B says:

        Edhe kur flitet per ngushellimet qe i dergohen familjes se nje muzikanti te nderuar gjeni rastin per te vjelle vrere!!’
        Ahmetaj mund ta kete zerin e holle, mund dhe te jete maskara, po ça lidhje ka kjo me ngushellimet e derguara!!!
        Ne gjuhen e internetit jeni thjesht nje “troll”.

  3. linda says:

    Me fal po ti je nje idiot….

  4. Konica says:

    Cfare informacioni apo lajmi perfaqeson ky fakt…do e kuptoja nese zoteria do ishte minister u Kultures, por ky eshte i ekonomise…hajde merre vesh kete punen e gazetareve.

    1. Eri says:

      Po sikur eshte edhe deputet i kuvendit dhe i pari i qarkut te Gjirokastres ku ben pjese edhe Permeti?
      Ngushellime familjes se te madhit Laver Bariu. I qofte dheu i lehte dhe kujtimi i tij i pavdekshem nder breza.

  5. ylli says:

    klarinetist qe ralle perseritet .ngushellime familjes se tij.

  6. raimondi Vlonjati says:

    Ky do qe te thopte ndonje fjale te madhe dhe thote gomarlleqe me thes

    Aty diku thote se :..”njerezit e medhenj mbahen mend jo per menyren se si iken nga kjo jete …..etj ….”

    Menyra e ikjes nga kjo jete hyn ne aktet heroike te qenies njerezore dhe njerezit e medhenj
    mbahen mend edhe nga menyra se si ikin nga kjo jete , pervec vlerave te tjera qe ata kane

    Biles , menyra se si iken nga kjo jete ….te ben menjeher njeri te madh dhe nje shembull per gjithe gjeneratat qe vijne

    Psh dikush mund te jesh nje njeri i thjeshte , por nga menyra se si ai iken nga kjo jete , ai behet menjehere nje njeri “i madh”, shembull per edukimin patriotik te brezave qe vijne

    Si psh , kur jep jeten me nje akt heroik, ne mbrojtje te Atdheut sic beri psh Mic Sokoli qe i vuri gjoksin topit te armikut turk, apo Vojo Kushi qe u hodh mbi tankun armik .
    Ose Adem Jashari qe skarifikoi veten , femijet , githe familjen per te bere te mundur fitoren e Kosoves,,,
    .Keta iken nga kjo jete ne menyre heroike dhe u bene menjere njerez te medhenj duke u gdhendur ne memorjen historise se kombit tone…
    Ka plot shembuj te tille ne historine tone dhe ate boterore

    Pra ka shume rendesi edhe menyra se si iken nga kjo jete —

    Porse ne kete rast eshte dicka tjeter, qe nuk ka lidhje me ikjen nga kjo jete ,
    ndaj edhe krahasimi qe ben ky skopionsi i qeverise skopionse nuk ka vend

    Dikush ka qene njeri i madh gjate jetes se tij me punen dhe talentin e tij ne sherbim te shoqerise, sic eshte edhe i ndjeri Laver Bariu,
    dhe dikush tjeter behet i madh me menyren e tij heroike te ikjes nga kjo jete

    Te dy keto kategori njerezish jane te medhenj, seicili ne specifiken e tij ,dhe te dy keto kategori njerezish te medhenj jane nje pasuri e shoqerise sone , e kombit tone , e krenarise sone

    Eshte absolusht Zoteria Laver Bariu njeri i madh dhe i gdhendur ne zemrat e gjithe shqiptareve,
    Gjithe jeta e tij ka qene nje perpjekje e pafund e shppirtit te tij virtuoz & fisnik ,
    per te pasuruar me talentin e tij te jashtezakonshem, jeten tone te merziteshme atehere ….por akoma me shume tani…

    I qofte dheu i lehte dhe ngushellime familjareve ! !

  7. Sila says:

    Hera e pare qe ahmetaj tingellon si njeri. Cuditshem ngjan

  8. shqiptar says:

    Ngushellime familjes se te madhit Laver

  9. VICIOZ says:

    Ministri Ahmetaj eshte fiks fare adapt per mesazhe e kronika mortore me kete turi ” natyre morti” qe ka. E ka zgjedh mire Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje