Kadare boton romanin e panjohur të 1958-ës "Mjegullat e Tiranës"

29 Janar 2014, 09:45Kulturë TEMA

Shtëpia Botuese “Onufri” do të botojë këtë fillimshkurt romanin e parë të Ismail Kadaresë.

I titulluar “Mjegullat e Tiranës”, ai është krejt i panjohur për publikun. Veçse një rreth i ngushtë miqsh ka dijeni për historinë e shkruar më 1958, kohë kur Kadare ishte vetëm 22 vjeç.

Lajmi bëhet i ditur nga botuesi i tij, Bujar Hudhri, me rastin e 78-vjetorit të ditëlindjes së shkrimtarit.

Një histori dashurie mes dy të rinjsh studentë. Rrëfimi është vendosur në Tiranën e kohës, në vitet e zymta të 1950-ës.

I pyetur nga “GSH”, nëse kjo histori dashurie është bazuar mbi kujtimet e vetë Kadaresë, Hudhri thotë se “nuk mund ta pohojë një gjë të tillë“.

Në fakt, shkrimtarët janë mjeshtra në përdorimin e ngjarjeve reale, duke i mbështjellë me imagjinatë të pakursyer, e Kadare edhe më shumë se mjeshtrit. Romani që ‘mori jetë’ plot 56 vite më parë, kur shkrimtari i njohur ishte student në Tiranë, ka qëndruar deri më tani në sirtarët e tij.

9 komente në “Kadare boton romanin e panjohur të 1958-ës “Mjegullat e Tiranës””

  1. miri shkodra says:

    Te dashur lexues, blini kryevepren e fundit te te madhit Kadare te shkruar para 55 vjetesh.

  2. agostin says:

    Dje gjeniu Kadare kishte ditelindjen, dhe i uroje jete te gjate.Krenaria e kombit shqipetar.

    1. lrmi says:

      ky eshte vetem nji tradhtar dhe asgje tjeter.

  3. DARDAN says:

    Prisni,
    se nuk keni pa
    gje
    akoma!
    Kur te lexoni
    e shijoni
    Poemen
    “Tradhetori”
    Nga Sali Berisha
    kur ishte
    katundar i sapozbritur
    Student
    ne Tirane!

    http://goo.gl/O26KCq

  4. mali says:

    E pergezoj z.Kadaren dhe uroje qe te mos vdes kuuurr kjo legjend e gjalle. E kujtoj profesorin ne shkolle te mesme ne Suhareke-Kosove, pat than: “Mos ta kishim Ismail Kadaren, na deshte gjithqysh te maraojm nja prej lloqit”…

  5. Gjini says:

    Kadare shkruen ne vitet 1954 keto vjersha per Stalinin:
    S t a l i n
    Ja,buzë lumit, ra e qetë nata,
    u ndezën yjet,fryn fllad’ i lehtë.
    Në një lëndinë ku pushoi brigada
    një partizan mbi shkëmb me bajonetë
    skaliti atje emërin “Stalin”

    Kaluan vjetë lufte dhe një ditë
    kur frynte er’ e pastër në liri
    i biri tij me sytë gjithë dritë
    duke shtërnguar plot me dashuri
    kalemin,shkruan emërin Stalin

    Baba dhe bir,..Të dy ato një emër
    skalitën për gjith’ jetë mu në zëmër.

  6. Gjini says:

    Babaj vuan

    Përpara megafonit n’errësirë,
    një turmë e heshtur njerëziish po pret.
    Dhe llampat fund kjo erë , er’ e ngrirë,
    dhe një e ngjethur trupit të rrëshqet.

    Ja njerëzit përshpërisin me ngadalë
    një perd’ e errët natës seç i ra.
    “…….Hemoragji e rëndë cerebrale,
    mungesë oksigjeni Ay ka..”

    Dhe turma frymë s’mer sikur të donte,
    që frymn’ e saj ta thith një ças Ay.
    O kush prej nesh,o shokë ,s’ëndëronte,
    Stalinit t’i dhuronte frymn’ e tij?

    Ismail Kadare. “Frymëzimet djaloshare”. Lirika. Tirane 1954

  7. azxyv anticensurë says:

    kurse ti qeke fantastik o njujorkez!!
    përdor të njëjtën metodë shantazhuese sikur të jetoje nën një diktaturë!!nëse sje me molin nuk je shqipo!!
    lali shqipo jam dhe kundër molit jam!një lloj si dhe kundër gërkut e sërbit kur fusin hundët në punët e shqipove!

  8. Leone says:

    Shume urime per ditelindjen shkrimtarit tone (urithit te partise ,qe s’i suporton dot kritikat ,se i duket vertet vetja ,njelloj si i kendojn turmaxhijt posht ne kore).(Eshte e ndaluar te besh kritik mbi x shkrimtar ne shqiperi ?!Kush na jep nji pergjigje ,se vet shkrimtari sdi mu pergjigj)
    Eshte per tu cudit me komentet e stilit te nji epoke te vdekur ,qe vazhdojn akoma me flet-rrufe lavderuse mbi krietarin e shkrimtarve shqiptar I.Kadare akoma sot ne kte shekull njelloj si para 50 vjetesh .
    Ne asnji vend te botes nuk diskutohet mbi nji veper te nji shkrimtari, ne kto forma ,trush agresiv ,duke mallkuar (si te ishin akoma ne shoqerine Primitive ), nderkoh qe asnji duket ,s’ja ka iden letersise vertet dhe cdo te thote mbi te gjitha letersi, sepse perndryshe do flisnin mbi romanin e shkrimtarit dhe sdo klithinin si grat e kqia .
    un mendoj se ky Trend idiot e primitiv ,i turmave duke brohoritur per x person e lavderuar se shte keshtu e ashtu ,duhet ti perkasi te kaluares ,duke la lene kritikes dhe vleresimit te lexusit romanin.
    Hiqni dore nga shprehjet me superlativa se ,kjo tregon qe jeni elifmatrak sa i takon letersise shkruar . Kaq te veshtir e keni ta permbani ate ijnoranc qe keni ,brenda dhe mos e demostroni kaq demostrativ ktu ! Asnji nuk impresiononi me budalliqet pa kuptim qe shkruani, ju Universi Miki -Mausit aty ne shqiperi . I thoni njiher stop atij truri absurd se do ndiheni me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje