Ministrja e Kulturës, Kumbaro për një Shqipëri evropiane. Me këto titra u përcoll në televizionin francez TV5MONDE, intervista e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro Furrxhi.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e mirënjohur Patrick Simon, Ministrja Kumbaro u shpreh e vendosur në garancinë për integrim që i jep Shqipërisë njohja dhe përhapja e kulturës. “Unë besoj fort se as politika, as ekonomia, nuk munden të bëjnë atë që mundet ta arrijë kultura”- u shpreh Ministrja Kumbaro, e cila garantoi gjithashtu se Shqipëria është duke punuar fort për të vazhduar procesin e integrimit evropian, një aksion me objektiva të qarta dhe konkrete. “Kultura është një zë i rëndësishëm për integrimin tonë evropian dhe ndihmon që Europa të na njohë më thellë dhe më nga afër”. Në këtë intervistë të rëndësishme në kanalin më të rëndësishëm francez, i cili transmeton në Evropë, Amerikë Latine, Afrikë, USA, Ministrja Kumbaro theksoi se “ajo që mbetet e rëndësishme në këtë moment është tejkalimi i klisheve, dhe ndërtimi i urave të komunikimit nga të cilat përfitojnë të dy palët.”
Në takimin me Ministren e Frankofonisë, Yamina Benguigui, u diskutuan probleme të vlerave kulturore të përbashkëta. “Shqipëria ëshë një vend frankofon, i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon, duke ndihmuar në krijimin e një hapësirë frankofone për rajonin”. Ministrja Benguigui shprehu gatishmërinë e saj për të diskutuar me të gjithë personalitet e larta të vendit për një stinë të përbashkët kulturore me Shqipërinë. Në vazhdim të kërkesës që kryeminstri Edi Rama i ka drejtuar presidentit francez Francois Hollande për të zhvilluar një stinë kulturore të përbashkët franko-shqiptare në vitin 2016-2017, Ministrja Kumbaro theksoi faktin se ” kultura shqiptare mundëson prezantimin e thelbit europian të Shqipërië duke folur në gjuhën e artit e të kulturës.” Aksione kulturore të ndërthurura janë një mundësi për ekspozita të mëdha rreth trashëgimisë në muzetë kombëtare, të financuara nga të dy vendet, aktivitete rreth librave, filmave, produksione vetë veçanta në fushën e artit, turne të alternuara me artistëve të dy vendeve. Ky projekt është strategjik për Shqipërinë pasi ka për qëllim dhënien e një imazhi të ri të vendit, për të rritur lidhjet mes dy kulturave, të bëjë të njohura pasuritë kulturore dhe artistike shqiptare, me rëndësi të medha ekonomike, veçanërisht në drejtim të tërheqjes së turistëve.
Me kete fytyre ministre kulture do me thone se Shqiperia nuk ka nevoje per kulture.
Ku e gjeten amani more shokeni?!
Me qiri ta kekosh nuk do gjeje njeri me negativ se zonja kumbaro.
Z.Ministre e Kultures M.Kumbaro eshte duke bere ate qe duhet per ate post .
Shpresojme qe se shpejti te konkretizohet gjithcka me rezultate ne cdo drejtim .
Nuk ndodh ne asnje vend te botes te pakten ne europe, qe kabineti ministror ose parlamenti te jete i mbushur me perkthyesa. kjo ndodh per shkak te tendencave qe kane sot poliglotet, te jene me perparesi ne nenshtrimin ndaj te huajve. Nje plejade perkthyesash dhe politikanesh njekohesisht, V, Dule, A. Ahmetaj, Gjiknuri, Dade, Bushati junior, Kumbaro, etj te gjithe perkthyesa, sot do te ishin e shumta arsimtare. Do te ishte mire qe ne vend te kesaj zonje, qe e kam njohur si perkythyese librash tere keto vite, te ishte pikerisht burri i saj gazetari i BBC Aleksandri.
Ja ,nqs do shikosh niknamen e prezantuar nga personi ,nuk duhet te cudis asgje ne ate cfar shkruan ! Ku do kishte mendim me anormal per ate Bote !
Cfar kendveshtrimi interesant .Nga c’lartesi eshte ber ? Nga c’mal ?!
Dhe per ministra do ishin (Burrneshat qe e bejne Shurren ne Kembe) ardhe nga trapoja ,apo kukesi duke na prure me vehte kulturen e shpellave dhe drejtuar kte shoqeri me drejt Mesjetes se Larget ,atje ku takohej guri me bakrrin dhe flisnin per antikitetin.
E ndoqa dpd-te intervisten qe Ministrja jone e Kultures, Znj.Kumbaro dha mbreme per kanalin francez TV5 Monde, dhe vertet si shqiptar u ndjeva krenar per paraqitjen e saj dinjitoze si ne forme, por sidomos ne permbajtje. Ajo permes nje frengjishteje perfekte (qe mendoj se impresioni gazetarin dhe publikun francez) argumentoi ne menyre elokuente dhe me shume kompetence rendesine e madhe qe ka kultura ne procesin e integrimit europian te shqiperise.
Urime Ministres!
Z Ministre me çfar kulture do ta perfaqsoshe shqiperin. Me ate te mbetjeve te sjellur nga pushtuesit,me shallvaret,tenxheret,apo dysheket .s pari detyra kryesore eshte pastrim i fjalorit nga fjalet e huazuara,s dyti rikthim i veshjeve kombetare te tradicionit ilir-arberor,s treti muzika jone duhet te eleminoje fjalet e huaja nga teksti i kengeve popullore.Keto korigjime do te na japin dinjitetin kulturore kombetare.
Po pse more Sokrat dhe te tjere gjytyryme si ti , flisni pa pasur as njohurine me elementare per ministren Kumbaro , qe eshte ministrja me e denje e tere kabinetit Rama ? Nuk te pelqeu fytyra e saj ? Po nuk te vjen nje çike turp ? Le qe ajo grua me sy bojeqielli eshte shume simpatike , po kjo ka pak rendesi , po t’a njohesh se kush eshte kjo grua dhe zonje e vertete .
Mirela Kumbaro , ka kryer studimet e larta ne France me disa mastera pas universitare , eshte nenshtetase franceze , eshte poliglote , ishte nje funksionare e larte ne administraten franceze , ku mbulonte sektorin e kultures ne ate shtet . Kryeministri Rama , qe e njifte prej vitesh per kapacitetin dhe njohurite e gjera ne fushen e kultures te kesaj zonje shqiptare , ju lut qe te linte detyren ne France dhe te merrte postin e Ministres se Kultures , post te cilin ajo e pranoi me shume rezerve , ne minuten e fundit kur do te krijohej Qeveria Rama . Mirela Kumbaro , nuk eshte as deputete dhe as antare e ndonje partie te maxhorances , por thjesh nje ministre teknike . Duhet te lash gojen para se te flasesh keq per kete grua te mrekullueshme , qe nuk kishte asnje interes te linte Francen dhe kulturen franceze , e te merrej me moskulturen shqiptare . Dashnori .
ministre dallkauke
Shpellarte dikan edhe fjalen “dallkauk” ! Woow ,bravo !
Juve shpellarve ju lejohet gjithcka ne kte bote ,
jeni te “meshiruar” nga civilizimi
Si per koençidence , tek Gazeta Koha Jone e dites se sotme , botohet nje artikull per Ministren Kumbaro , me titull : Ministrja shqiptare , qe mund te drejtonte kulturen franceze . Dashnori .