Libri "Forma, përmbajtja, arkitektura",udhëtim në banesën popullore shqiptare‏

5 Shkurt 2014, 12:02Kulturë TEMA

“Forma, permbajtja, arkitektura-Udhëtim në banesën popullore shqiptare” i autorëve Maksim Mitrojorgji dhe Joli Mitrojorgji” është libri që sjell një vështrim interesant për rrugën që është ndjekur për realizimin e formës në arkitekturën e banesës popullore shqiptare.

Kjo analizë vjen në kohë, gjë që do të thotë: përpjekje për të lexuar arkitekturën e banesës popullore me syrin e arkitektit bashkohor, profesionist, me dije më të plota shkencore dhe estetike, por të vetdijshëm për kompleksitetin e problemeve, që shtrohen para arkitekturës, në rrugën e një zhvillimi të qëndrueshëm të shoqërisë njerëzore.

Më pas shtjellohet, sipas një mënyre të bazuar mbi vizatime skematike, leximi i fasadës dhe pamjes së jashtme të veprës, duke lënë për në fund ata elementë të pandashëm që cilësojnë vetitë fizike të formës si materiali, tekstura, ngjyra, drita etj.

Në libër shtjellohet edhe tema për vendin e arkitekturës në tërësinë e kulturës popullore. Për këtë u provua të shkruhej diçka për idetë dhe kushtet që ndikojnë në procesin krijues ndërtimor, krahasuar këto me idetë në krijimtarinë popullore në këngë e valle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje