Kalaja e Vigut është një ndër tri kalatë (castrumet) ushtarake romake në territorin shqiptar. Gjendet në një kryqëzim rrugësh antike mes Lezhës e Mirditës, sot krejt të ‘harruara’ po të mos qenë shënimet e udhëtarëve… “Monument kulture – mbrohet nga shteti”, qysh prej vitit 1948, por prej kohësh, lumi i Gjadrit që i kalon ndanë, po e gërryen duke marrë çdoherë, diçka prej saj. Një dëm tjetër, këtij objekti të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore i kanë bërë edhe vetë shqiptarët thesarkërkues. Gropat e gërmuara prej tyre, në zona të ndryshme të saj, kanë lënë gjurmë të mëdha të shkatërrimit të kujtesës kombëtare.
Profesor Gjerak Karaiskaj, më i miri specialist i kalave në Shqipëri, na thotë se kalaja është e fundit të shekullit të III ose fillimit të shekullit IV.
“Është kala romake, e ndërtuar për të ruajtur rrugën që kalonte në drejtim të veriut. Në këtë periudhë ndërtoheshin kala fushore, pasi rreziku i dyndjeve nga fiset barbare nuk ishte aq i madh sa më vonë”, – sqaron profesori.
Sipas tij, nga ky lloj fortifikimesh kemi shumë pak, prandaj është e rëndësishme të ruhet. Të tilla janë edhe kalaja e Bushatit, Paleokastrës, Skampisit, Grazhdanit dhe e Peshkopisë. Kur e pyet profesorin nëse kështjella ushtarake është restauruar ndonjëherë, ai kujton se disa punime në të janë bërë para 1990-ës.
“Prej atëherë, kanë kaluar rreth 40 vjet, por monumentet duhen mirëmbajtur vazhdimisht”, shton Karaiskaj.
Kalaja ushtarake
Kalaja e Vigut (ose e Kastrit) gjendet në një luginë në zonën ku bashkohet lumi i Gjadrit me atë të Vomës. Ajo zë një sipërfaqe prej 5600 metrash katrorë, në kryqëzimin e rrugës Shkodër-Orosh dhe Lezhë-Pukë-Prizren, rrugë që shekull pas shekulli po rrënohet. Kalaja është përshkruar edhe nga albanologu George Von Hahn. Pas tij, për të një studim të plotë ka bërë edhe Gjerak Karasikaj në librin “5000 vjet fortifikime në Shqipëri”. Siç thuhet në libër, “Kështjella e Vigut është ndërtuar mbi rrugën e rëndësishme ushtarako-tregtare Lisus-Naisus (Lezhë-Nish) dhe pikërisht në kryqëzimin e saj me rrugën që lidhte Shkodrën me Oroshin. Kështjella ka formën e një katërkëndëshi të çrregullt me brinjë 75-98 m dhe është pajisur me 12 kulla. Katër kullat e këndeve kanë formën e një freskoreje, të ngjashme me ato të Elbasanit…”
Themelet e mureve rrethuese mund të shihen gjatë anëve të këndit që formon derdhja e përroit të Vomës në atë të Gjadrit. Ato përbëhen nga gurë të palatuar, të lidhur midis tyre me gëlqere dhe (janë) të një madhësie të vogël “pikërisht ashtu siç ndërtohen dhe sot e kësaj dite”. Shtretërit e thellë që kanë hapur këta dy përrenj në tokën e butë fushore përbëjnë hendeqet (transhetë) natyrore të qytetit. Në pjesën e brendshme gjenden gjithashtu shumë mure themelesh, por asnjë që të ketë lidhje me ndërtesa të mëdha ose kisha./GSH
Kto flasin sikur Kalaja e Vigut te mos ishte pjes e ktij vendi ,
e Shqiperise ! hahaaaa..
KUR TASHME SHQIPERINE TONE TE DASHUR E KA MARRE LUMI
SKA SI TE MBETET JASHTE EDHE KALAJA
Me mire te na kishte lene zoti shkretetire se asgje nuk mirembahet ne kete vend: as arkeologjia, as natyra, as kultura…. te vjen keq me te vertete se ne c’gjendje jemi katandisur; cfare do mbetet ne Shqiperi pas 100 vitesh?!
Eshte per te çuditur,si njehere nuk dolen keta “specialistat te kesaj fushe,e arkeologe shqipetare”te thone kjo i perket epokes tone te lavdishme,pra popullit shqipetare ose te parve tane,historise sone,por gjitheher ,eshte e romakve,eshte e grekve,eshte e kohes se turkut etj.pa na thuani ,ku ishin shqipetaret ,nga erdhen,apo piken nga qielli simbas jush ,kokeboshe,derisa çdo i huaji qe kaloi neper shqiperi,i pershkruajti shqiperin,me gjitha te mirat e me levdata ,per trimeri,besnikri ,mikpritje,tradita te veqanta dhe te vlersuara larte,karakteristikat e ndertimit te kullave dhe shtepive etj etj,keta “tanet”ku edhe kete pellembe toke qe na ka mbetur, ngurrojn ta quajn romake,greke,e hamadreqe.tani me te vertete kame filluar te bindem,se armiqet tane ,kur iken lane shume nga gjaku i tyre ne trojet tona,ndryshe nuk spjegohet,kjo dukuri poshtruese ,nga i “joti”.
ne historine e bejme cdo kater vjet, cna duhet………….?
PO ne kemi saliun,ilirin edin,kemi kullat binjake,kemi TEGun e samir manes,kemi dhe rrugicen e KOMBIT qe ndertoi baca hajdut.ku kemi orkes per kalate e romakeve te keqinj,ne kemi baterdine dhe turpin tone modern qe quhet pleh shqiperi.dhe kur behemi pis nga puna e shumte e zhvillimit te rep se plehut i fusim nje te lare tek curillat e tubave te fekaleve ne durres.keta jane mrekullite MADE IN ALBANIA 2014.
Nuk ka krim me te rende ne kete fushe se sa shkaterrimi i kalave te vjetra. Ajo eshte kujtesa e nje kombi, historia e tij.
Imagjinoni “Koloseo” e Romes ne Shqiperi . Cili mund te ishte fundi i tije?