Pak fjalë pranë Vaçe Zelës

8 Shkurt 2014, 18:51Kulturë TEMA

Nga Sokol Balla

 

Emocioni për gjithë ne që po flasim sot është i madh, sepse flasim nga skena ku Vaçe Zela këndoi dhe fitoi shumë nga 12 çmimet e saj të para në festivalet e këngës në radiotelevizion. Të mendosh që deri në vitin 1989 kur ajo vendosi të largohej nga skena publike festivalet nuk ishin më shume se 30, Vaçe Zela kishte fituar gati gjysmën e tyre. Me stilin e saj unik, me sytë e mbyllur, zërin e saj si Areta Franklin dhe trupin e saj si lastar, këmbët gjysëm të hapura dhe sytë gjysëm të mbyllur, me mikrofonin në dorë jo se ashtu këndohej në San Remo, po si e vetmja mënyrë që membrana e tij të mos dëmtohej nga zëri i saj unik.

Elemente me të cilët ramë në dashuri të tërë në distancë. Nga lushnjarët e saj të zemrës, e deri tek meshkujt më të pashëm të Tiranës.

Por, pikërisht në një moment që nuk e prisnim, Vaçe Zela u largua. Nëse u largua pse ndjeu peshën e konkurrencës apo se nuk po i pëlqente më vetja në pasqyrë, apo se desh t’i thoshte vetë mjaft, dominimin të saj barcelonesk në skenën e muzikës shqiptare, këtë nuk do ta dimë kurrë.

Të zëne me ethet e tranzicionit, pasionit për pushtet, për para dhe gjithë veset që njohëm e rinjohëm pasi fituam lirinë, pakkush nga ne pyeti ku është Vaçe Zela, pse ajo është zhdukur nga skena.

Aq shumë e harruam, sa ndokush prej nesh e vdiq para kohe. Por Vaçe Zela nuk la asgjë në dorën tonë. Ajo e dinte me mirë se të gjithë se rinia e mendjes, e trupit dhe e shpirtit nuk takohen asnjëherë me njëra- tjetrën. Dhe si një Greta Garbo fisnike vendosi të largohej, duke siguruar përjetësinë e zërit të saj drithërues, në shkëmbim të vdekjes publike. Këtë sigurisht shumë nga ne nuk e kuptuan, dhe unë këtë e kuptova vetëm dje. Por, rëndësi ka që megjithëse nga pardje edhe formalisht zemra e saj u dorëzua, ndërsa trupi i ishte dorëzuar me kohë, mendja dhe zëri i saj do të mbeten gjithnjë të freskët, ashtu si gjithmonë.

Vaçe Zela na dha një mësim edhe me jetën dhe vdekjen e saj. Kush nuk e mëson dot, s’ka problem. Sërish Vaçe Zela ju ka lenë zërin e saj.

U prehtë në paqe!

11 komente në “Pak fjalë pranë Vaçe Zelës”

  1. Qerimi says:

    Ik o trap gomar se e flliqe ceremonine. Shko e brockullis atje ke ai emisioni yt medioker. Allah allah! Po me cfare statusi flet ti o gomar. Turp per keto rriqna te peshtira qe futin hunden e tyre te piste gjithandej.

    1. lani says:

      O Qerim po ku merr vesh ti more injorant i Sales ….te njejten gjuhe keni dhe ne dite mortesh……….Me mire shkoe ndigjo Bashen dhe fevziun se ata te pershtaten ty………..

  2. arben kasmollari says:

    BRAVO SOKOL I BERE NJE REZUME TE SHKELQYER TE MADHES VACES. KU TE KUPTOJNE TY KETA JANE SHUME LARG.TIRANA ESHTE E MADHE BRENDA SAJ KA GOMERE DHE SHUME TE TJERE JANE TE NIVELIT ZERO.VETEM VACJA E DINTE KUSH ISHTE BRENDA SAJ. QOFTE I LEHTE DHEU MBI TE.

  3. ARBEN says:

    C’fardo mund te thuhet tani.Vetem nje gje eshte e sigurt; Vace Zela eshte numri nje i kengetareve shqiptare.

  4. joel shkodra says:

    Mungese kompetence! Asgje nuk i ul madheshtise se Vaçes numri i sakte i festivaleve te fituara prej saj. Jo 12, por 8. Ngaterresa fillon ne festivalet e para. Dy te paret Vaçja ka fituar çmimin e pare si kengetare, por jo kenget e saj. Ne festivalin e trete nuk ka pasur çmim te pare. Ne te katertin fitoi “Te dua o det” qe nuk e kendoi Vaçja. Duhet te vije festivali i peste ku ajo fiton per here te pare me kengen “Shqiponje e lire”. Deri tek i fundit qe ka fituar, i 19-ti, me kengen “Shoqet tona ilegale”, behen 8 festivale.
    Por, me shqetesuese per S. Ballen eshte mosnjohja e menyres se te kenduarit te Vaçes. Asnjehere me mikrofon ne dore. Gjithnje hapte te dy krahet kur kendonte. Si mund t’i hapte, po te kishte mikrofonin ne dore?
    Bile, e ka pershkruar aq gjate dhe me hollesi mikrofonin ne dore, sa te ngjall neveri. Le te gjeje nje filmim te Vaçes me mikrofon ne dore!!!
    Vetem ne festivalin e 24 filloi per here te pare te merrej mikrofoni ne dore nga kengetaret. Por, Vaçja kishte kohe (qysh ne festivalin e 19-te) qe nuk merrte me pjese. Perse flasin njerez jo kompetente?

  5. mark says:

    na mbajti shpirtin te gjall si ne shqiperi dhe ne emigrecion .pushoft ne paqe

  6. toke nasari says:

    o qerim o qerim puna jot aferim gamor ti gamo……….trap.

  7. SHQIPE says:

    Epo kujti duhen ne fund te fundit keto …

  8. Ledi says:

    …kembet gjysme te hapura dhe syte gjysme te mbyllura…
    Si nuk mesoi te shkruaje nje here gjesendi te sakte ky njeri?

  9. Delano says:

    Kenga qe percjell nje kengetare ne ameshim nuk ka kuptim te zgjidhet nga kryeministri. Eshte absurde. Kryeministri del ne kete rast nje femije i parritur qe ben qejfet dhe fiksacionet e femijerise se pare. Ata qe folen ne ceremoni nuk ka kuptim te sugjerohen nga kryeministri sepse ai nuk eshte ekspert funerar (ndoshta). Zoti Balla eshte gazetar i mire, por krejt e pavend dhe e pajustifikuar prania e tij ne ceremoni, vecse nese lexohet si prani e Top Channel. Eshte shenje inteligjence te mos jesh i kudogjendur.

  10. sokol says:

    na cate trapin.sikur ishte xhenis xhoplin.leqe kjo ishte atehere laj thaj.po te degjojekete ste thoshte gje enveri….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje