Sapo kishte kënduar në Orën Gazmore të qytetit, Vaçja erdhi në shtëpinë tone. Ne kishim hyrje-dalje me Zelët. Që në moshën dymbëdhjetë vjeçe, Vaçja ishte bërë e njohur në gjithë qytetin e Lushnjes. Xhaxhesha kërkoi që ajo të këndonte një këngë. Vaçja që e kishte këngën të gatshme, si gjinkalla, filloi të këndonte, pa pritur që t’i thoshin për së dyti. Bukur, bukur, tha xhaxhesha, po jo si në radio (altoparlant), jo si në skenë. Atje duket tjetër, këtu tjetër. Eh, dhe ti moj Shahe, i thonë nëna, po kjo atje e ka vendin dhe jo këtu në mes të tymit, afër vatrës, ku piqen bukët. Çdo gjë në vendin e vet.
Ndërkaq Vaçja e vogël çau dritaret e shtëpisë së bukës me zërin e saj të madh dhe kënga u përzie me erën e bukës së djersitur që avullonte në qoshe të hambarit dhe që ne fëmijët s’mund ta hanim pa u ftohur gjersa avulli i bukës të arrinte në arën më të largët. Zia e bukës ishte në vitin më të zi dhe buka duhej kursyer duke u ngrënë e ftohtë, sepse e ftohtë hahej më pak. Vaçja që sapo kishte hequr biberonin nga goja, na ngopte shpirtin me këngën e saj të ngrohtë avulluese që ne e përpinim ashtu të avullt.
Ora Gazmore jepej një herë në javë, çdo ditë të diel me altoparlant. Të gjithë njerëzit grumbulloheshin rreth shtyllës së drunjtë, në majë të së cilës ishte vendosur altoparlanti. Këndonte treshja e këngëtarëve pionierë.
Vaçe Zela, Flora Mebelli dhe Ajete Nepravishta (Brahimi), por njerëzit veçonin Vaçen mes treshes duke thënë: po këndon Vaçja dhe nxitonin drejt sheshit me kalldrëm të qytetit për të dëgjuar Vaçen dhe e dëgjonin gojëhapur duke u grumbulluar rreth shtyllës me altoparlant. Si ftesë kishin zërin e Vaçes, këngën e saj. Ishte një treshe këngëtaresh të vogla, pioniere. Kulmi i këtij trekëndëshi këngëtaresh ishte Vaçja që shumë shpejt do të bëhej kulmi i këngës së lehtë shqiptare të të gjitha kohërave.
Flora Mebelli ishte më e bukura, më e veshura nga të tria këngëtaret e vogla. Ajetja ishte më e bukur dhe më e veshur se Vaçja, por të gjithë, i madh e i vogël sytë dhe veshët i kishin ngulur vetëm te Vaçe Zela, te zëri i saj, te kënga e saj si Hirushe, si mis e vogël, si zanë e vogël mali. Kjo treshe këngëtarësh ishte një zë që vinte nga Evropa, për ne. Kjo në vitet pesëdhjetë, ishte një pranverë me fllad evropian që përcillte blerim, lulëzim për shpirtrat tanë dhe sythi, lulja e kësaj pranvere ishte Vaçja që po shpërthente në ngjyra dhe fëshfërima melodish. Ajo mori njerëzish rreth shtyllës së drunjtë, rreth shtyllash me altoparlant, ka mbetur kaq e gjallë, kaq e bukur në përfytyrimin tim sa s’e ka zbehur asnjë ekran televiziv gjer sot. Dhe kur dikush në vitet nëntëdhjetë e dy tha për Vaçen, të mos e ngrinim në qiell duke caktuar dhënia e çmimit vjetor kombëtar «Vaçe Zela», për muzikën sepse ajo, tha ai, i ka kënduar komandantit, diktatorit, ata që e dëgjuan, s’e mbajtën dot veten; mbylle mor buqen, i thonë, se zëri i Vaçes është më i madh se gjithë komandantët dhe diktatorët e kësaj bote. Në ndërgjegjen e popullit ka mbetur kënga vaçjane, zëri vaçjan dhe jo vdekësirat që i flak tej si bëzhdila uragani i zërit të Vaçes.
Ajo shtyllë me altoparlant mes kalldrëmit të qytetit meritonte të ruhej në muze si obelisku i Vaçes. Por ne jemi ende pa kulturën e nevojshme të ruajtjes së relikave. Sepse aty pranë asaj shtylle mbiu fidani i blertë i Vaçe Zelës, fidan që u bë lisi më i lartë në pyllin shushuritës e gjëmues të këngës shqiptare.
Pas debutimit në orën gazmore që e organizonte popullori, elitari pasionanti aktori, piktori impresionant Ilia Shyti, Vaçja vazhdoi të këndonte e s’e pushoi më këngën. Kudo që ndodhej asaj s’i rrihej pa kënduar dhe këndonte me shpirt. Njerëzit e donin këngën e Vaçes dhe ajo s’ua kurseu atë, por e jepte me shpirtin e gjeneshës adoleshente. Kujtdo që do t’i binte rasti të njihej me Vaçen do të kërkonte që ajo të këndonte të paktën një këngë ose një pjesë të këngës me të cilën ajo kishte pasur sukses. Dhe Vaçja s’kursehej ta përshëndeste të saponjohurin me një këngë të re ose me një këngë për të cilën ajo kishte dobësi.
Qëlloi që erdhi në shtëpinë e pionierit Sekretari i Parë i Komitetit të partisë Petraq Magjistari, babai i Rudina Magjistarit. Ai na përshëndeti të gjithëve ne fëmijëve që ndiqnim rrethet dhe kurset në Shtëpinë e Pionerit. Udhëheqësja e pionierëve e prezantoi sekretarin me këngëtaren e vogël Vaçe Zelën, me të vetmin fëmijë të njohur midis gjithë nesh që s’ishim veçse korniza e gjallë e saj.
Kjo është Vaçe Zela, shoku Sekretari i parë, i tha udhëheqësja e pionierëve, sekretarit.
Ti qenke Vaçja? tha sekretari i habitur.
Po, unë jam! Ta këndoj këngën O Azerbajxhan? e pyeti Vaçja, e gëzuar nga që ai e njihte.
Pa ta dëgjojmë një herë ! i tha sekretari…
Dhe Vaçja shpërtheu….
Oborri i shtëpisë së pionierit, në çast u shndërrua në sallë koncerit.Vaçja krijonte kudo salla koncerte të befta që në fillimin e karrierës së saj.
Në vitin 1956, e takoj Vaçen para bibliotekës së qytetit. Në këtë kohë Vaçja i kishte kaluar kufijtë e Lushnjes. E njihte e gjithë Shqipëria. Diskutohej shumë për të, bëheshin shumë thashetheme e cirkonin me baltë. Por cirkat e baltës nuk zinin në trupin e bukur të pastër, të kulluar të këngëtares, sepse Vaçja dhe kënga ishin një dhe s’ka baltë që e cirkos këngën që pastron shpirtrat dhe vetëpastrohet si uji gurrës.
Të keqen motra, më thotë, Vaçja, futu pak në sallën e bibliotekës mbi tavolinën, te dritarja e fundit kam lënë revistën italiane. Noi donne e cila në brendësi të saj, ka faqet e modës. Unë po vij te dritarja, më tha dhe ti ma jep revistën. Më fal që po të mundoj !
Kur e mori revistën u gëzua shumë. I pëlqente moda. Vishej me copa të lira, por i priste dhe i qepte bukur, krijonte modele të reja. Vishej me shijen e top modeles më të mirë. Por kjo ishte e parakohshme për qytetin tonë, madje edhe për Shqipërinë e atëhershme që sapo kishte dalë nga zija e bukës. Vaçja me revistën në sqetull unë me një fletore vizatimi në dorë, bisedonim në trotuar larg bibliotekës. Vaçja kishte veshur një fund të kuq basmeje. Një gisht poshtë fundit të kuq, dukej një rrip i bardhë. Kalojnë pranë nesh dy gra. Njëra i thotë shoqes, qyqja shiko, dy pëllëmbë e ka nxjerrë këmishën dy pëllëmbë poshtë fundit. Është zhypon mos të plaçin sytë, nuk është këmishë, iu shkreh Vaçja me indinjatë , gruas injorante dhe cinike.
Mirë ia bëre, i thashë Vaçes duke i dhënë të drejtë.
Vaçe Zela s’ia përtonte askujt që i binte më qafë sikur dhe mbret të ishte.
Pas lirimit nga ushtria fillova studimet në Liceun Artistik për pikturë.
Në lice ishte edhe Vaçja, e cila studionte për kanto. Pashë se s’ishte e qetë. E axhituar shpirtërisht.
E di si po qarkullon një fjalë e dalë nga goja e pedagoges sime Marie Krajës, sikur ajo më paskësh thënë që, «Ti Vaçe çdo gjë mund të bëhesh, po vetëm këngëtare nuk bëhesh».
Po ti këngëtare je, i thashë unë që kisha një adhurim hyjnor për zërin e Vaçes. Janë në vete këto, apo flasin kuturu?!
E po ik dhe mbushu mendjen pa, më thotë Vaçja dhe kërciti gishtat e dorës me nervozizëm.
Vaçja u largua nga Liceu. Largimi i saj ishte gati një protestë memece ndaj kësaj thashethemnaje që spo shuhej. Vaçja ishte një artiste që rebelonte.
Më vonë në Lice u fol, se nuk ishte e vërtetë ajo që qarkullonte sikur gjoja se Vaçes çdo gjë mund të bëhej, por këngëtare nuk bëhesh kurrë. Kjo thënie ishte gjysmë e vërtetë. Pedagoget e kantos kishin thenë se Vaçja nuk mund të bëhej këngëtare opere, sepse këngëtare e muzikës së lehtë ajo ishte dhe këtë pedagoget s’e mohonin, por e pohonin jo vetëm me zë të lartë, por edhe me kompetencë. Ato s’mund të injoronin veten.
Me këtë thënie u spekulua shumë. Por e vërteta është se Vaçja u largua nga dega e kantos në formë proteste, pa bujë. Për ikjen e saj u fol shumë pro e kundër. Kundër flisnin cmirëzinjtë, mediokrit. Pjesa e talentuar e profesorëve dhe e nxënësve ishin pro Vaçes.
Pas kësaj Vaçe Zela vari kitarën në qafë dhe vazhdoi të këndojë lirisht, pa semaphore e vija të bardha. Këndonte këngë spanjolle, italiane. Muzika jonë e lehtë ende nuk ishte e nivelit që është sot.
Në pushimet e verës e takoj Vaçen në Lushnjë. E pyes se si ndihej në shtëpinë e kulturës.
Mizerje, më thotë.
Pse mizerje?
Po ja… Patëm një koncert në sallën e kinemasë së qytetit. Merrte pjesë sekretari i Parë me suitën e tij. Këndova me gjithë shpirt. Dhashë maksimumin. Pas shfaqjes më thërret sekretari i Parë. Po prisja të më thoshte fjalë të mira. E di ç’më tha: Mirë moj Vaçe, mirë. Bukur këndove, po pse përdridheshe si çingi…
Ç’t’i thosha Buzos. T’ia përmblidhja të merrja veten më qafë?
Të shkretët ne ia ktheu Vaçja thellësisht e trishtuar …
Më vonë takohem befas në Vlorë me Vaçen. S’e mbaj mend pse gjendesha në Vlorë,kurse Vaçja kishte ardhur për koncert me ansamblin e ushtrisë. Viti s’më kujtohet.
Të keqen motra, thotë Vaçja. Shko pak në shtëpinë time. Lajmëroji ata të shtëpisë sime se këta shokët e ansamblit duan të më bëjnë një vizitë. Ti e di si jemi ne të shkretët në shtëpi. Së paku ato pak lecka të rregullohen pak.
Vaçja ishte tepër krenare. Megjithëse nuk pyeste, prapë dëshironte që miqtë ta gjenin në rregull. Ata e nderonjin dhe ajo donte t’i nderonte dyfish kolegët.
Të talentuarit janë mirënjohës dhe etikë të mëdhenj. Vaçja edhe pse e thjeshtë, prapë në thellësi të sja, flinte dhe zgjohej shpirti aristokrat. Sidoqë ishin njerëzit që njihte, ajo i takonte me shumë përzemërsi pa asnjë përpjekje për shmangie edhe kur ata ishin me qeleshe ose opinga. Një herë u sëmur një kushëri i saj. U shtrua në spitalin e Tiranës. Vaçja e vizitonte gati çdo ditë. Mjekët shtuan përkujdesjen. Ata e prisnin me padurim ardhjen e këngëtares magjike. Sapo hynte në korridorin e spitalit artistja e madhe, të sëmurët thoshin se po vinte sorkadhja. Kishte ecje të lehtë prej sorkadheje prandaj të sëmurët e quanin ashtu.
Nuk mbaj mend nëse Vaçja këndoi me zë të ulët ndonjë këngë spanjolle apo italiane të sëmurëve. Mbase edhe u ka kënduar por unë s’e mora vesh. Po ku i rrihej Vaçes pa këngë?
Një ditë Vaçja po më tregonte për suksesin e saj në sallën e estradës së Tiranës. Më tregonte se si e ndërprisnin me ovacione në mes të këngës. Ishin duartrokitje frenetike. Thirrje të stuhishme: Bravo, bravo, braaaaavo! E irrituar pse duartrokitej Vaçja që këndonte këngë të huaja, këngëtarja popullore Fiqirete Rexha i thotë: – Epo s’jemi në Italie këtu … Epo edhe në Turqie nuk jemi, de – i thotë Vaçja koleges.
Ishin vite disi liberale. Bashkimi Sovjetik po bënte kthesa të mëdha të çuditshme. Ndeshej liberalja me konservatoren. Në një dhomë të shtëpisë së Vaçes, në vitin 1963, banonte një ish e burgosur politike që dinte shumë mirë italisht. Unë shkoja tek ajo për të mësuar italisht me të. Një ditë takon Vaçen afër derës së ish të burgosurës së bashku me gjyshen që e donte jashtëzakonisht shumë. Aq shumë e donte saqë gjyshja përkëdhelej si fëmi. Vaçja sapo ishte kthyer nga një koncert në Rumani. E pyes se si kishte shkuar koncerti e ç’kishin thënë rumunët. Isha së bashku me Luçie Milotin, më thotë. Pas mbarimit të koncertit na çuan në një bar-lulishte. E di ç’i thanë rumunët ambasadorit tonë në Rumani?
Çfarë?
Në se Luçie Miloti është bilbili i këngës shqipe, Vaçja është surpriza shqiptare.
Të mëdhenjtë janë të sinqertë dhe s’druhen se mos i marrin si mburravecë. Unë u gëzova shumë që rumunët e kishin quajtur Vaçen surpriza shqiptare. E urova. Më thotë gjithë entusiazëm:
Do të përgatis një recital që …
Ashtu?
Ç’është ky cital moj bijë, e pyet gjyshja.
Jo cital, moj gjyshe. Recital, – i thotë Vaçja gjyshes duke qeshur e duke e përkëdhelur sikur të ishte gjyshja mbesa, dhe jo Vaçja.
Recitali moj gjyshe është …
Hë? Si është, thuaja gjyshes…
Është …, e di si? Që, pasi të kem kënduar, mua të më nxjerrin me tezgë nga skena …
E pse?
Aq shumë do të këndoj, sa do të bëhem telef….
Po qe kështu, lëre lanetin …
Po Vaçja s’e la këngën.
Rrofsh o poet per kete shkrim kaq te ndjere..Sa me pelqeu ajo fjala “vacjane”..po po mund te ngjise bukur kjo fjale, kenga dhe zeri mund te jete vec vacjane!
Si mund te jete poet njeriu qe ben nje shkrim kaq medioker?! Vacja eshte tamam ashtu, nje mrekulli e natyres, nje fenomen i rralle. I marrshin te keqen ata qe e shajne, ata qe e perzjejne politikisht si ndihmese te Enverit e blla-blla-blla. Ajo ishte kengetare e guximshme, rebele, e lire, e mencur, bujare. Sigurisht si te gjithe artistet edhe ajo do t’ia paguante haracin partise, por ajo nuk ishte as skulptore, as poete, as rapsode. Ajo si rralle kush solli kenget e lira te Europes ne konflikte te vazhdueshme me ata qe ia ndalonin. Faslliut kete e pershkruan me ” a te kendoj Azerbajxhan?” Uh, skifo! Nje film meriton kjo atiste e paperseritshme. Por shkrimi i Faslliut eshte banal. Cdo koment per shkrimin e Faslliut eshte me i mire se vete shkrimi! Ah i bukur frymezim prej poeti!
Ky shkrim i poetit te shquar lushnjar Faslli Haliti eshte nje ditar i ngrohte dhe teper i sinqerte,mbajtur ne vitet e hershme per shoqen e feminise,diven e muzikes shqiptare,i gdhendur thelle ne ndergjegjen tij dhe i sjelle ashtu,i pashlyeshem dhe i kristalte e,njekohesisht,mjaft i permallshem keto dite, qe Vaçja u nda fizikisht,por na la kengen,zerin,te cilin do ta degjojme sa here te na marre malli per te,ze,i cili do te sherbeje si pike referimi per te gjitha kengetaret e reja qe do te therrase koha e do te ngjiten ne skene si dikur e madhja Vaçe.
Ju lumte pena, Faslli! Shume bukur! U pergjigjet ne kohe. Sikur te mund ta lexonte Vaçja kete shkrim, jam i sigurte se do te ndihej vertet e lumturuar. Se Vaçja, sa krenare dhe serioze tregohej ndaj atyre me te cilet e lidhte puna e perbashket, aq e embel dhe miqesore tregohej me njerezit e thjeshte, ca me shume – me ata me te cilet e kishte lidhur femijeria dhe mosha e rinise. Si myzeqare, sinqerisht ndihemi krenare qe Vaçen lushnjare, mbase me shume se sa vet ne, po e çmojne dhe nderojne te tjere. Kjo eshte nje vlere e shtuar ne personalitetin e saj. Nderime dhe urime, i dashur Faslli!
faslli haliti e ka shkruar shume embel dhe me realitet kete shkrim per vacen- kujtime te bukura ndermjet artisteve dhe shokeve- ne kete shkrim un ndjej realitetin lushnjar , te sinqert e te thjeshte , ashtu si jane te gjithe lushnjaret
Nje shkrim mediokerr mbushur me thashetheme.
Ti Faslli ‘Beluli” paske qene i kudondodhur mbrapa Vaces.
Pseudo artist fantazist thashethemexhi..
O legen, pse shkruan kot kur nuk di gje? Vacja dhe Faslliu kane qene shoke feminije, te dy artiste. Kush me mire se poeti Faslli, shoku i saj i femijerise mund te shkruaj per Vacen?
O ti “Per ligjin”qe jo vetem per ligjin nuk je,po nuk je as per drejtshkrimin e gjuhes sone te bukur shqipe,te cilen e shkruan me nje qerre gabimesh,siç gallavit edhe figura te shquara lushjare si poeti F.Haliti.Ti ose nuk je lushnjar,ose je ziliqar per zerin dhe shpirtin e artistevelushnjare(ne rastin konkret F.Haliti).Per kohen e ketyre kujtimeve Lushnja ishte nje qytet i vogel,diku tek 20 mije banore.Si i tille ,te gjithe lushnjaret njiheshin mes tyre,vendalinj e te ardhur nga rrethe te tjera.Sidomos purolushnjaret si Vaçja e Faslliu,te dy artiste(piktor njeri e kengetare tjetra)sigurisht qe do te njiheshin edhe me shume,per rrjedhoje do te akumulonin kujtime e mbresa te pashlyeshme per
njeri-tjetrin. Prandaj te kemi me shume respekt per dhembjen qe ndien miku per mikun qe ndahet nga kjo jete.
O Faslli, po e nxjerr edhe Vacen disidente tani ????????????
Po Vacja ishte komuniste e majte qe vajti te jetonte te kapitalistet e europes, i harroi cfare i kishte mesuar Enveri dhe gjithe ato sharje qe i bene Europes kapitaliste qe “s`kishshin buke te hanin dhe ishin te degjeneruar”, Po keshtu ishin komunistet qe edhe bar do hanin e parimet nuk i shkelnin…..Vacja iku nga “keshtjella e pamposhtur ” e PPSH te ciles i kishte kenduar aq shume e perkedhelura e Partise. I punonte qindin kolegeve te punes ne organizaten baze te partise……
Po Vacja ishte komuniste e majte qe vajti te jetonte te kapitalistet e europes, i harroi cfare i kishte mesuar Enveri dhe gjithe ato sharje qe i bene Europes kapitaliste qe “s`kishshin buke te hanin dhe ishin te degjeneruar”, Po keshtu ishin komunistet qe edhe bar do hanin e parimet nuk i shkelnin…..Vacja iku nga “keshtjella e pamposhtur ” e PPSH te ciles i kishte kenduar aq shume e perkedhelura e Partise. I punonte qindin kolegeve te punes ne organizaten baze te partise……
Zelanjaket ne Lushnje ishin nga me te varferit dhe ju perkushtuan partise qe i dha nje cope buke, te gjithe u bene komuniste dhe spiune me ne krye Xhaf Zelen.
Ndjeva kënaqësi dhe respekt që mësova pak më shumë nga jeta e kohës së fëmijërisë të së madhes, bilbilit të Shqipërisë, Vaçe Zelës. Faleminderit Z.Faslli që na dhe këto kujtime! Edhe sot, edhe pse përmes lotëve, më kënaqej shpirti nga zëri i bukur, i ëmbël, tingëllues, optimist i saj. Vaçja do të mbetet për jetë e gjallë!
Babo
Per bindjet politike te Vaces nuk di gje por kete e di me saktesi. Vace Zela nuk ishte nga Lushnja por nga Karavastaja e Lushnjes.
Ok bubu.
Pastaj e majte apo e djathte cfare rendesie ka?
E rendesishme eshte qe Vacja ishte kengetare e madhe dhe anti-konformiste.
Ajo kendonte ne disa gjuhe si ne italisht, frengjisht, spanjisht, anglisht.
Dikush qe ka qene present ne koncertin e ansamblit te kengeve dhe valleve ne Dijon (Dizhon) te Frances ne kohen e Dulles ka thene se Vacja ka kenduar ne frengjisht dhe francezet e kane duartrokitur Vacen pafundesisht. Lamtumire Vace Zela.
na cate trapin ne vacen sikur ishte xhenis xhoplin.
Te lumte sokol i fushes! Ke shume te drejte te shkruash keshtu, sepse ishte Vacja qe ta shtroi rrugen qe mendja jote te arrij te shikoje, nuke po them te kuptoj. Plehra si personi juaj jane shtuar shume ne kohen e demaokracise qe na detyrojne neve te tjereve megjithese kemi vuajtur aq shume ne ate sistem ti referohemi per ju qener, si dicka qe meritoni. Zoti I shikon te tera dhe sic ke shpirtin ti jep dhe gjerat, uroj te njejtat gjara per ty.
Gjithe te mirat.
Doni me per belulin
Une ndihem e nderuar prej Vace Zeles qe ishte myzeqare si une. Por ndihem e kenaqur qe u rrita me kenget e saj, dhe qe kam degjuar drejtpersedrejti zerin e saj te mrekullueshem.Vacja u rrit ne fushen e gjere te Myzeqese prandaj kishte zerin qe shtrihej sa hapsira e saj, kishte shpirt te gjere si fusha, dhe ishte e lire si fusha jone e Myzeqese
Une nuk e di cfare kerkojne nga poeti keta qe ankohen.Sigurisht qe Faslli Haliti nuk eshte Sinani,nuk eshte arditi,nuk eshte Nojzi.As tallava si Mandi nish tulles>.Ky burim i kthjellet nuk shteroi ne zhegun e shkretetires tiranike,Sot kane plasur rrekete.Shkoni pllaqurituni ne to!