Ndërron jetë artistja e madhe shqiptare Vaçe Zela

6 Shkurt 2014, 08:14Kulturë TEMA
Ndërron jetë artistja e madhe shqiptare Vaçe Zela

Ndërron jetë në Bazel të Zvicrës këngëtarja e madhe shqiptare, Vaçe Zela.

Artistja e njohur vdiq në moshën 75 vjeçare.

Këngëtarja, e cila prej vitesh jetonte në Zvicër, ishte prej kohësh në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo ndërroi jetë në orën 1.00 të mëngjesit në shtëpinë e saj.

Burime nga Ministria e Kulturës thanë se mendohet që trupi i artistes të mbërrijë nesër në Shqipëri, ku do t’i bëhen homazhet dhe do të përcillet për në banesën e fundit.

Vaçe Zela lindi në Lushnje në vitin 1939. Këngët e saj në vite mbeten popullorë dhe të preferuara edhe sot nga publiku.

Artistja e Popullit dhe këngëtarja me famë të madhe, u zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnje. Vaçe Zela kishte një zë të jashtëzakonshëm.

Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh ajo ka jetuar dhe është kuruar në Zvicër.

Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”. Për nder të këngëtares, viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”.

Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

 

Reagimet

Edi Rama: Në një kohë e vend tjetër Vaçja do ishte yll i ndezur në qiellin e botës, iku duke lënë përjetë ndezur yllin e vet në qiellin e Shqipërisë.

Bujar Nishani: Në këto çaste dhimbjeje, kur mbarë kombi ynë po përjeton me hidhërim të thellë humbjen e këngëtares së papërsëritshme Vaçe Zela, dëshiroj të shpreh, edhe në emër të shtetit shqiptar, ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta.

Ilir Meta: Mbas pothuaj 20 vjetësh mungesë në skenë, por gjithmonë e pranishme në kujtesën tonë, Vaçja e madhe, Nderi i Kombit, është ende kulmi i papërsëritshëm i këngës shqiptare. Ajo është shkëlqimi i zërit të shpirtit dhe pa dyshim mbretëresha e kurorëzuar e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare. Ajo ishte njeriu që i dha emrin e saj një epoke, ishte fëmija i shkëlqyer dhe i papërsëritshëm i këngës dhe i muzikës shqiptare.

Lulzim Basha: Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të artistes së shquar “Nderit te Kombit” Vaçe Zelës. Për të gjithë ne që u rritëm me zërin e saj unik, sa më shume që koha kalon aq më e dashur dhe e veçantë është figura e saj.

Ambasada amerikane: Sot, Shqipëria humbi një nga këngëtaret e saj më të mëdha. Vaçe Zela ishte një artiste e madhe dhe kushdo që e ka dëgjuar atë të këndojë, mund të dëshmojë për bukurinë e zërit dhe talentin e saj të pafund. Me këngët që interpretoi, ajo u kthye në një legjendë të muzikës shqiptare – jo vetëm për brezin e saj, po për të gjithë shqiptarët e çdo moshe. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe të dashurit e saj. U prehtë në paqe!

Hashim Thaçi: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares dhe artistes së shquar Vaçe Zela. Vaçe Zela ka qenë dhe mbete ikonë e muzikës së lehtë dhe asaj popullore, një zë origjinal, i papërsëritshëm dhe unikat në muzikën shqiptare.

Aleksandër Lalo: Nuk më shkonte mendja kaq keq po ajo ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Këto momente janë shumë të hidhërueshme. U hidhërova shumë. Vaçja ka një kontribut të jashtëzakonshëm. Ishte një pikë e madhe referime për të gjithë muzikantët. Vaçja shkoi në atë botë duke marrë dashurinë e këtij populli dhe dashurinë e vet muzikantëve. Mori gëzimin shpirtëror që ka nevojë një artist. Vaçja ka ikur e plotësuar.

Sherif Merdani: Na mësoi si të dashurojmë këngën. Është një humbje aq e madhe sa nuk e krahasoj as me 100 politikanë. E kam njohur kur kam qenë në Lushnjë, këndonte në estradën e Lushnjes, me shokun tim u njoh që iu bë dhe bashkëshorti i saj. Ishte mina e Shqipërisë. Një dhuratë nga Zoti.

Zhani Ciko: Në këtë ditë të trishtë ku duket sikur dhe natyra ka marrë pjesë në të. Vacja, artiste shumëdimensionale. Figura e Vaces do të mbetet e paharruar dhe do të vlerësohet nga populli.

Zhuliana Jorganxhi: Vaçja të frymëzonte dhe gjithmonë kur punoja me të, me vinin fjalët vetvetiu. Kam punuar tekstin mbi melodinë, më kujtohet kur bëmë këngën “Gonxhe në pemën e lirisë” kemi ndejtur deri në 2 të natës në Teatrin e Operas, dhe kur më mungonte fjala ajo ta jepte. Mund ta quaj, foltore të teksteve. Ajo sa dëgjonte tekstin, merrte këngën. Ishte dhe rregullatore e melodive. Kur kishte diçka që nuk shkonte, ajo u sugjeronte kompozitorëve, vijën melodike.

Manjola Nallbani: Këngë, interpretime, emocione që shqiptarëve ju kanë shërbyer në momente të ndryshme u kanë ngritur moralin lart, dhe kjo është arritja më e madhe e një artisti që me zërin tënd tu japësh emocion, që të të këndojnë. Vaçja këtë e bëri dhe gjithkush nga ne është mirënjohës për atë që dha me zërin dhe shpirtin e saj.

Irma Libohova: Jam tepër e hidhëruar. Jam këngëtare e brezit të saj dhe për mua ka qenë shkollë. Ajo ka qenë autoritare, e vendosur, në biseda që kemi pasur bashkë më tregonte shumë mbi muzikën. Për mua ka qenë mike, shoqe, dhe ngushëlloj familjen. Nuk e di, por kjo ditë e trishto. Vaçja nuk ka vdekur. Për mua ka qenë krenari që krahasonin zërin tim me të sajin.

Bashkim Alibali: E pritëm me shumë dhimbje, se Vaçen e kam njohur prej vitesh. Artiste dhe njeri me zemër të madhe. Ka ik një yll shumë i ndritshëm i muzikës shqiptare. Këngët e saj dhe mund të këndohen, do të doja të dëgjoja vetëm zanin e Vaçe Zelës, një zë i papërsëritshëm i Shqipërisë. Ajo ka qenë me vërtet një këngëtare e madhe dhe një njeri i thjeshtë. Para se të dilte në skenë i kishte duart akull, por sa hynte ishte zjarr i vërtetë. Duhet të bëhet më shumë për figurat e nderuara që të mos lihen në harresë…

101 komente në “Ndërron jetë artistja e madhe shqiptare Vaçe Zela”

  1. Eno says:

    Trishtim!
    Zëri qe do te kishte tronditur boten nqs do te ishte lindur ne demokraci.
    Humbje per kombin. Ngushellime te sinqerta.

    1. Prof.Afrim Dangellia(Psychiatrist) says:

      Ne perjetesi kujtimi i saj.
      Kulmet nuk zbehen kure.

      1. A""' says:

        Sa keq po me vjen.Nuk lind me nena kengetare te tille.Ngushellime familjes.Kjo kengetare e ka siguruar pavdeksine ne zemrat e shqiptareve.

    2. Afrim dauti says:

      Vertet eshte nje humbje e madhe per kombin shqiptare. I shpreh ngushellimet e mia te perzemerta familiareve per ket humbje te madhe.

    3. c’trishtim
      cfare do degjojme tani? Mandin e nish tulles?, zogun e Tunes?…. sa zbrazeti ke lene moj Vace. Prehu ne paqe, ngushellime famijles.

  2. moza xhepa says:

    Shqiperia humbi mbretereshen e muzikes shqiptare. Ngushellime familjes se VAÇE ZELES.

    1. ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

      Mirnjohje e ngushullime familjes,dhe miqeve te superstares se kenges se bukur shqiptare VACE ZELA,qe dha sa mundi per me te miren e me te bukuren e te bukures si qenje njerezore.
      Zoti e prehte ne parajse Vace Zelen,kete engjell te kenges qe dha sa mundi si qenje njerezore,per te kenaqur nje popull sa te vuajtur aq dhe te trishtuar ne vite.Amen.

  3. Fanolist says:

    Me keqeardhje e hidherim . Ngushellime familjareve e adhurueseve.
    Vace eshte e pavdekshme, eshte legjende, si zeri dhe kenga e saje.
    Themeluese e lidere e kenges, muzikes , festivaleve .
    Ajo na edukoj e formoj, u rritem me zerin e kengen e saje,
    Mijera djem e vajza u frymezuan te behen si Vace .
    Me mire se cdo gje , dime te kendojme kenget e Vaces .
    Larte ishte larte do te mbetet .

  4. gjyshi says:

    Ngushllime të gjithë artdhashësve shqiptarë!

  5. Ermina says:

    I PAHARRUAR QOFTË KUJTIMI I SAJ, ASHTU SI ZERI I PAKRAHASUESHEM QË LA PAS !

  6. kalciani says:

    Margaritari i kurores artistike shqiptare!U prefte ne paqe!Fat i madhe qe e degjojme akoma !

  7. qytetar says:

    Ngushllime familjes dhe te afermve.

  8. Latif Dreqi says:

    Faleminderit o Vace,faleminderit qe ishe me ne. U prehsh ne paqe.shqiptaret te jane mirenjohes perjete.Na dhe gezim ne kohe merzie.

  9. Neorealizmi says:

    Ngusheshime Shqiperise dhe shqiptareve. U largua nga jeta nje figure e pakrahasueshme, nje ze qe na perfaqesonte te gjitheve, nje shpirt i dlire e i paster te cilin e shprehte ne interpretim. Zeri i embel i Vaces shoqeroi shume breza, frymezoi njerezit ne besimin e tyre per dicka me te mire, na rriti dhe mesoi dashurine e nenes te shprehur ne vargje e muzike, i mesoi njerezit te ndajne miresine per njeri-tjetrin. Mbase eshte e veshtire qe ky tast i nje artisteje te madhe te perseritet ne llumin e mediokritetit shqiptar.

    http://youtu.be/2gTR7d-yZME

  10. kali kuq e ka nji huq says:

    E Pavdekeshme!
    lajm shume i trishte,humbje e madhe per Shqiperine!
    Laver Bariu,Ibrahim Madhi dhe sot Vaçja..qe te tre ikona te muzikes shqiptare
    Ngushellime familjes e te afermve!

  11. Marksi says:

    Se pari, nderimet e mia per artisten e shquar!

    Po OraNews e paska bere si tek doktor Adhamudhi, ja paska qendisur qe me pare, letren e vdekjes Vaces.

    http://www.oranews.tv/vendi/shuhet-ikona-e-kenges-shqiptare-vace-zela/

  12. net says:

    U prehte ne paqe inshalla!

  13. Fshatari says:

    Eshte pa mundur te mbash lotet,per kete artiste te madhe qe na dha kenaqesi brezave tone, me zerin e saj. E pavdekshmja jone Vace Zela,te falenderojme nga zemra per kenaqesin qe na ke dhene.

  14. tourkofagos says:

    Pune korakesh

    1. Eno says:

      Çfare do te thote kjo?
      Qe ti je me i mire se çdokush!
      Ketu nuk ishte vendi dhe te te vije turp.

      Fakti eshte qe kerkon vemendje per reagime negative nga komentuesit qe te ndjesh nje fare domethenieje ne jeten tende boshe, sepse inferioriteti qe ndjen ne vetvehte ka kaluar cakun e deshtakut prej kohesh dhe shume shpejt vetevrasja ka per te te shpetuar.

      Shume gabim Tema qe lejoni komente sidomos te tilla per nje lajm kaq te hidhur per te gjithe ne.

      1. kolonjari says:

        Eno nuk jam dakort qe kritikon temen,duhet ti jape komentet e turkofagosit(turkongrenes nga greqishtia) qe ne te bindemi plotesisht se kush jane fqinjet tane lindore e filogrekerit VACIA per brezin tone do mbetet ylli i karvanit.Ne ajer vazhdimisht do qendreje zeri melodios i saj ne qiell buzeqeshie e saj .U prefte ne parajse

    2. azsxyv anticensurë says:

      turkosumë
      gjithnjë për ty “dy rreshtat e fundit”!sbesoj se i ke harruar??
      robt ku ti kesh …..,do ti respektojmë në maksimum!!

  15. Hekalasi says:

    Shpirti te kendofte ne parajse!

  16. MOKO says:

    I LA SHQIPERISE,ATE QE NUK I KA LENE ASNJE NJERI TJETER NE KETA 23 VJET,PAS 1990.DO JETOJE PERJETE ZERI I ATDHEUT NE HAPESIREN SHQIPTARE.

  17. Ir says:

    Çfarë lajmi i hidhur që na vjen në këtë mëngjes me shi! Vaçja ishte ikona jonë e këngës, e adhuruara nga të gjithë shqiptarët, e paarritshja dhe e papërsëritshmja. E kam vizituar disa herë në shtëpinë e saj të mrekullueshme në Basel dhe më vjen mirë që e kujtoj tani buzëqeshjen e saj rrëzëllitëse, zërin e saj melodioz të pavdekshëm që ishte si kënga vetë. Ishte kënaqësi të rrije e bisedoje me Irmën, vajzën e rrallë dhe të virtytshme të Vaçes si edhe me Pjetrin hokatar, të cilët përkujdeseshin me një devotshmëri të veçantë për të. U prehsh në paqe e dashur Vaçe! Ti nuk do të harrohesh kurrë, zëri yt do të mbetet ndër breza!

  18. Alex says:

    E pa harruar qofte.
    Prehu ne paqe Vaçe.

  19. Epirioti II says:

    E mrekullueshme, e jashtezakonshme, e paperseritshme, monumenti me i madh i muzikes shqiptare.

    Kombi shqiptar humbi sot nje nga perlat me te cmuara. Nuk gjej dot njeri tjeter qe ti kete dhene publikut shqiptar aq shume emocione dhe krenari sa Vace Zela. Janis Joplin e Shqiperise. Joplin e pafat se vdiq shume e re, kurse Vace Zeles ju mohua fati te shpaloste talentin e saj prej dive ne arenen e rockut boteror.

    Ky lajm ma ben diten vertet te trishtueshme.

  20. ali bejleri says:

    Nje artiste e madhe, e paperseritshme!
    Nje vdekje qe hidheron gjithkend…!
    Nje perle e muzikes dhe kultures shqiptare!
    E paharueshme!
    U prehte ne paqe!

  21. Tarras Zhapkoqi says:

    Sa emër i shëmtuar është ky që kam qënë i detyruar ta mbaj si anonim sepse “Dardan-in” ma kanë penguar, aq mijra herë është e ndritur figura e kësaj peme të bukur që këndon. (“pema e bukur që këndon” është një nga figurat e përrallës më të dashur që ja kërkoja sime mëje kur isha i vogël… dhe Vaçe Zelën kështu e përfytyroja dhe vazhdoj edhe sot ta shoh si “pema e bukur që këndon” me fletët e saj shumëngjyrëshe)

  22. futja kot says:

    gjigande.
    prisnim ta degjonim deri ne oret e vona te nates.
    Sa njeres ka perlatur me kenget e saj
    Sa njeres haronin dhimbjet
    sa njeres haronin fukarallekun

  23. azsxyv anticensurë says:

    e MADHE,e PAARRITËSHME!

  24. emi says:

    Nje ARTISTE e madhe,e jashtezakonshme nje perle e muzikes shqiptare!!!
    U prehsh ne paqe e madhia Vace Zela.

  25. daenko says:

    Hidherim i thelle per kete super super kengetare qe per mua nuk i vjen me ketij kombi.Lavdia do ta mbuloje mitin tone VACE ZELA.

  26. eda says:

    Sot po besoj qe zoti ka dashurite e tij. Ai mori ne gjirin e vet brenda 10 ditesh 3 diva artiste. Te madhin Laver Bariu, te madhin Ibrahim Madhi dhe te paperseritshmen, gjiganden e muzikes se kenduar Vaçe Zela. Sic duket shpirtrat e tyre te medhenj kerkojne qe te qendrojne bashke. Te falenderojme per gjithshka o e madhja Vace Zela. U prehsh ne paqe. Amin.

  27. A says:

    Populli shqiptar, kombi shqiptar ka me shume nevoje per arsim, kulture, art, shkence dhe te nderoje ata qe ja japin kete gje si rasti i VACE ZELES qe e dha me zerin e saj ne muziken dhe kengen shqiptare, eshte me te vertete si EDI PIAF e Frances dhe MINA e Italise. Kjo eshte VACE ZALA e Shqiperise. Ngushellime familjes se saj dhe shpirti i saj u pushofte ne PAQE.

  28. Nje shqiptar says:

    Humbem sot Artisten e madhe, Nder i Kombit, Vaçe Zela, qe me aq dashuri i kendoi vendit qe e lindi. Kujtimi dhe zeri i saj do te ruhen me kujdes ne Atdheun e saj, ku edhe ajo u kthye per te pushuar pergjithmone.

    http://www.youtube.com/watch?v=MXa02anCKvM

  29. DRENICA E KUQE says:

    Ngushellime te sinqerta familjes, qe dha kete emer te madh qe i beri nder Shqiperise dhe shqiptareve!

    DRENICA E KUQE

  30. xhebar lloshi says:

    jam rritur me zerin e ketij njeriu te mrekullueshem. Trishtim,dhimbje,por dhe krenari ,qe toka shqiptare lindi dhe rriti nje gjeni te tille.
    E perjeteshme do te mbetesh e dashur .

    1. vendreshe says:

      shqiptaret do te krenohen me artisten e tyre.te qofte dheu i lehte

  31. Uji i ftohte says:

    Kur ne jete kam qene ne nje situate siq thoshte Gjergj Fishta,,le ta dije Bota mbare se Gjergj Fishta nuk eshte shqiptar,,…degjoja kenget e Vace Zeles,Shkurte Fejzes,…atehere kthehesha ne situaten siq thoshte Gjergj Fishta,,le ta dije Bota mbare se Gjergj Fishta eshte shqiptar,,…

  32. lesh Arapi says:

    Kengetare e talentuar.Pjeserisht produkt i industrise kulturore te realizmit socialist.Pergjithsisht e mikluar pertej meritave te saj .por qe ajo vet e kompesoi me nje lloj modestie qe shkoi se fundi deri ne anonimimitet duke u larguar nga shqiperia ne nje rruge pa kthim drejt nje vendi tjeter.Pergjithesisht mbeet figure pozitive

    1. tirgri says:

      Ja ,si mundet te ishte ndryshe ,nji koment e bere nga nji -lesh arapi-!

      …………………………………………………………………(Nga prindrit kam degjuar ,se ne vite 60 Nji asnambel kengesh e vallesh i ftuar nga Qeveria Italiane shkoj ne Itali .Ne Napoli .Ne kuader te shkembimeve artistiko-kulturore ndermjet vendeve fqinje.
      Shtypi italian i kohes shkruajti ;
      Kjo kengetare Vace Zela eshte nji kengetare e vertet e cila ka nji nivel te njejte me kengetaret e Italise, ndersa sa i perket kengtareve te tjere
      te ansamblit Shqiptare ,
      te tille mundet me gjet ne cdo dritare te Napolit !!!)

  33. KASOLLE says:

    Ngushellime.Sote u nda nga jeta kjo ZONJE e Rende,por na la zerin dhe kenget e saj qe jane nje THESAR per SHQIPERINE.

  34. madmax says:

    Na mbushi syte me lot duke degjuar kenget e saj qe u rritem me to.brezi me krijimtar shqiptar po na le dita dites dhe po na mbeten plehrat e 20viteve te fundit sa trishtim dhe nostalgji per njerezit e mire shqiptare qe ndertuan kete vend qe ishte aq i prapambetur me muziken,sportin,edukaten,arsimin e tyre.vetem qe ne ta shkaterrojme sot ne emer te modernizimit primitiv dhe kapitali.u prehet ne dhe te bute se shqiptaret nuk e harrojne kete grua kaq fisnike.

  35. perla says:

    faleminderit vace zela i lat shqiperis nje bagazh te pasur nga muzika e leht dhe popullore faleminderit do te jemi mirnjohes per qjeith njeten.por asnje nga politika nuk u kujtua per ju por kjo eshte merita jote e popullit qe te ngelesh mit

  36. ida says:

    Ngushellime familjes !Nje humbje e madhe per te gjithe ne.
    Zera te tille lindin ralle.

  37. vendreshe says:

    shqiptaret do kene me cte krenohen

  38. Mëno says:

    Ngushellime familiareve. Me kenget qe kendoje Vaçia do ngelet e pa vdekshme ne zemrat e gjithe brezave qe jetuan bashke me te. Zeri i saj i mbajti gjalle dhe u dha fore e krenari te gjithe atyre qe kane jetua lark atdheut.
    I pa harruar kujtimi dhe vepra e saj.

  39. xfemme LILOLABJA says:

    Iku SKENDERBEU i muzikes shqiptare.
    Ngushellime familjes dhe gjithe shqiptare per shuarjen e ketij Ylli.
    Kam pasur shume fat, qe jam rritur duke degjuar kete perle qe i vjen vendit nje here ne 500 vjet.Krenaria kombetare .
    U prefsh ne paqe o ZONJE E MADHE !
    LILOLABJA

  40. KE QEN , JE E DO TE MBETESH NE JETE TE JETEVE KRENARIA LUSHNJARE DHE E MBARE SHQIPERISE. Zeri yt do te bucas fushave e maleve te ketsaj SHQIPERIE QE E DESHE E I KENDOVE GJITHE JETEN TENDE !
    GUSHELLIME FAMILJES E U PREFSH NE PAQE!

  41. ARUSHA says:

    JU FALEMINDERIT SHUME E DASHURA DHE E PA HARRUARA BIJA E POPULLIT TONE VACE ZELA,
    per Muziken dhe Kenget qe na dhurove
    dhe Gezimet na i shtove

    breza te tere shume edukove

    kengen shqiptare dashurove

    ne gjuhen E SHQIPES kendove

    gjuhen e YJEVE e lartesove !

    NE ISHIM NJE BREZ ME FAT QE TE NJOHEM , TE PAME DHE DEGJUAM KENGEN ME TE BUKUR NE BOTE TE KENDUAR NGA JU DHE NE GJUHEN ME TE BUKUR NE BOTE , GJUHA SHQIPE QE NA MUNDESON TE LEXOJME CDO LIBER DHE GLOBIN MBARE ME GJITHE EMERTIMET QE AI KA !

  42. elinor says:

    Vdekja eshte dicka e pashmangshme. Tani thjeshte duhet t’i gezohemi legacise qe Vacja na la. Ne nje periudhe te tille te zymte ku shoqeria eshte e zhveshur nga cdo vlere morali dhe principesh, ku i korruptuari konsiderohet si “i afte” dhe krimineli si “i forte”, njerez si Vace Zela te bejne te ndihesh sadopak krenar per origjinen tende.
    U prehte ne paqe!

  43. Shoku Cimit says:

    Ngushllime Familjes Zela Ne Lushnje.
    Vaçja do vazhdoje te jetoj me ne me kengen e saje.

  44. sonja says:

    Per Madonen thuhet-Di te kendoje, di te performoje por s’ka ze kurse per Vaçen tone mund te thuhej- Di te kendoje, di te performoje dhe sidomos ka zë- ajo ishte yll nderkombetar por nuk ju dha hapesira qe meritonte.
    Respekt dhe u prehte ne paqe

  45. besi says:

    Ngushellime familjes per vdekjen e Vaqes.Vaqe Zela eshte latuesja delikate e zerit shqiptare.Perulje ndaj ZONJES SE MADHE VAQE ZELA.

  46. Ngushellime te sinqerta familjarve.u preht ne paqe.Do jete ne jete te jetve e pa harruar.

  47. Uji i ftohte says:

    Kush ai bir nene qe thote se Vace Zela ka vdekur?

  48. Uji i ftohte says:

    Kush eshte ai bir nene qe thote se Vace Zela ka vdekur?

  49. Tajson says:

    Ngushellimet me te sinqerta familjes se ,
    Artistes se Madhe te popullit tone Vace Zela.
    Asgje ne kte bote nuk do mbushte ate vend bosh qe le nji personalitet i permasave te tille te Art-it ,si ne shpirtin e te aferme,
    familjareve te ksaj Artiste te Jashtzakoneshme e cila i dhuroj ktij vendi ,aq shume Art ,aq shume kualitet e kenaqsi ,
    mbi skenen Shqiptare e ate te huaj duke na falur kenaqsi e ber te ndihemi krenar ,
    por nji munges e tille e dhimbje per largimin nga jeta te ksaj Artiste Shqiptare ndihet sot thell ,ne shpirtin e cdo Shqiptari .
    Qofte e paharruar shpirti i madhe i ksaj Artiste te Madhe e cila kalonte permasat kombetare .Rrespekte.Qofshe e nderuar Artiste Madhe.

    ——————————————————————–Jashte ktij komenti ngushellimi per artisten tone te madherishme duke u nis nga ajo indiferen e poltikes se ktyre 23 vjeteve poshtersi , nji Personalitet i tille i Artit si z.Vace Zela u braktis turpshem nga poltika e qeverrite bastarde shqiptare duke u lene ne Harres dhe mos patur ate perkujdesje per ate qe ajo i dha ktij populli e e Artit te ktij vendi ,sidhe shume Artiste te Medhenj te ktij vendi ,do theksoja ;

    (Ajo qe i bashkon vertet Poltikanet me Artistet ne nji vend ,eshte sepse te dy palet qendrojn mbi Skenen e Jetes Shqiptarit ,
    nedrsa ajo qe i dallon nga njeri tjetri eshte se Poltikant paguen me shume se Artistet e ktij vendi . ( Dhe e dini perse ? Per tna shkaterruar jeten ne Shqiptarve # ndryshe nga Artistet qe Zbukurojn kte jete ) Sikur te kishte pak ndergjegje kjo shoqeri …

  50. Qemali says:

    Nder ditet me te hidhura te 66 viteve te mia te jetuara. Na la kryevepra shqiptare Vacja. Zoti me siguri do shpjere ne parajse se prej andej erdhi zeri i saj. Por Vacja vetem se ka ndrruar jete. Portreti i saj do te mbetet e gdhendur perjetesisht ne zemrat dhe shpirterat tone te trazuara. Zeri dhe figura e saj do ushtoje perjetesisht ne mendjen dhe zemrat e te gjithe shqiptareve. Zoti e prehte ne paqe! Ngushellime familjes te afermve dhe te gjithe ne shqiptareve.

  51. azom says:

    E kam takuar Vacen para kater vitesh ne Bazel ne nje dyqan lulesh…..
    Me te vertete ikone e muzikes dhe krenari per Shqiperine. U prehte ne paqe.

  52. Gezimi says:

    Nje kengetare e arrire, e respektuar, e guximshme, interpretuese dinjtoze, elegante ne skene, me nje nur te rralle, me karakter te forte skenik, e embel te mikrofoni, thjeshte e paarritshme!

  53. fieraku4u says:

    I PAHARRUAR QOFT KUJTIMI JUAJ Z. VACE ZELA…

  54. Rrapi VOGLI says:

    U preftë në paqe shpirti i të madhes VAÇE ZELA.

  55. mendimi says:

    Ne shekuj kane lindur e lindin talente,por ne ne Shqiperi ky talent lindi kur ky vend po qante nga pushtimi i huaj.Vitet bejne te tyren dhe brezat do zevendesohen por,tek ne sot nuk po shohim te zevendesohen figura madhore te artit tone.Sot shohim festivale pa vlera,nuk shohim filma te rinj,lexojme letersi bajade e.t.j.Bota na i ka treguar rrugen ,por ne nuk kemi mbaruar akoma grabitjet ndaj do te vuajme shume.
    Ngushellime familjareve te saj,ngushellime gjithe dashamireve te kebgetares dhe artit tone.
    I pa harur kujtimisaj.

  56. Viktor Hoti says:

    C’eshte ky “lesh arapi” qe na e thote per Vacen “e kualifikiuar”, “produkt i realizmit socialist ” e te tjera qe te na shitet si erudit , kur Vacia ishte produkt i mirfillte i tradites e muzes popullore , Ne se ka pase keto apo ato pikpamje askush nuk ka te drejte te nderhyje perderiss pozicioni i saj si artiste e madhe nuk lekund nga politika duke mbetur e dashur per te gjithe me perjashtim te ketij gomari me emrin “lesh arapi” qe une e lexoj “lesh prapanice” . me falni per shpre hjen . Viktor Hoti

  57. Mihallaq Furxhi says:

    Zoti e bekofte ne parajse kete perle te muzikes shqiptare.Ngushellime te thella nga zemra familjes se saj.
    Vepra e saj le ti shtyje politikanet dhe qeveritaret per pune te mira per ritjen e mirqenies se Shqiptareve.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

  58. agostin says:

    Ngushllime Familjes.Shqiperia e humbi fizikishte,por nuk humbe kurre, zeri hyjnore i Vaçe Zeles.

  59. LORA says:

    E shtrenjta artiste e zemrave te shqiptareve,largohet vetem fizikisht.Ajo eshte e pranishme ne rrugetimin e jetes dhe gezimit te qindra mijera shiptareve;aty do te jete perjete, per gjeneratat qe do te vije ne kete token tone,duke ngrohur zemrat dhe duke cuar shpirtin peshe me zerin “qe rrjedh ne ligjerime” me muzike te paperseritshme.
    A e mori vesh VACE ZELA sa e ka dashur dhe e do populli i saj?A e mori vesh ndonjehere se zeri i saj me sherbeu si balsam ne ditet me te veshtira te jetes sime?Diskun me kenget e saj e kam ilac per plage,zjarr ne te ftohte,drite qe me cel udhen.
    Dashurine virtuozitetin dhe fisnikerine e artit te saj duket se njerzit e mbajne ne gji;ashtu te bekuar.
    U prehsh ne paqe,ne token tende qe e deshe dhe te deshti aq shume
    e shenjta VACE ZELA.

  60. 46385Xyx says:

    “telent” si kjo gjen ne çdo shkoll fshati ne Perndim
    Shkoni dhe shifni sesi kendojn ne karaoke njerz krejt ordiner ,qe s kan lidhje me muziken
    Kjo shqiptarja ka pas ken e perkdhelme nga rregjimi hoxhist.
    E privilegjuara e Shqiperis se Kuqe
    Edhe kjo i ka pas knue me “pathos revolucionar” kohes s Enver hoxhs
    Sepse ishte siper te tjerve qe i hyte uji n kpuc.

    1. Pelasgian says:

      ti as fjalen ” talent ” nuk di ta shkruash mire e le mo te japesh 1 gjykim per Vace Zelen . Ok …regjimi Hoxhist e perkedheli por sot ai regjim nuk egziston me …per shume kompozitore dhe kengetare te kohes se Vaces por edhe kta te sotmit e konsiderojne Vacen si ZERI ME I BUKUR I SHQIPERISE .

  61. Treviso says:

    Ngushullimet me te perzemerta per humbjen e mbretereshes se muzikes.
    Brenda nje perjudhe dyjavore Shqiperia humbi 3 yje te pazevendesueshem.
    Ishin tre yje qe kan tronditur artin boterore me mjeshtrine e tyre. I perjetshem qofte kujtimi i tyre.

  62. tori says:

    R.I.P, Jenis Joplin Shqiptare,….

  63. nora mali says:

    ME LINI NJE COPE VEND TE THEM DY FJALE PER TE MADHEN VACE ZELA , VACJA NE SHQIPERI DHE NEXHMIE PAGARUSHA NE KOSOVE MBAJTEN GJALLE FRUMEN E SHQIPTARIZMES NE KETE VEND , NE VITET 70 DERI NE 90 , KU SHPRESA KISHTE VDEKUR ATO DUJA ISHIN KUSHTRIM NE ZEMRAT TONA , KENGETARET E SOTEM DUHEN TE PERULEN DHE TEMOS E BASTARDOJNE KENGEN SHQIPE PASI LARTESIA E NJE KOMBI VARET VETEM TEK ARTI DHE JO TE EKONOMIA .

  64. Shkemb i perjetshem says:

    Shqiperia dhe shqiptaret paten fatin e miresine te kene ne fondin e arte te muzikes popullore e te muzikes se lehte nje soliste brilante te paharrire deri me tani nje artiste me fame te cdo periudhe kohore Vace Zelen.Jehona e interpretimit te saj kalon cdo cak.Per figuren e saj ne cdo periudhe te veshtire qe ka kaluar populli yne,gjithemone eshte vleresuar e do te vleresohet nga te gjithe shtresat e popullit(qe nga njerezit e thjeshte e deri tek intelektualet me emer e nga politika e cdo krahu)Per meritat e pa diskutuara Vacja eshte vleresuar me cmime e tituj te panumert e per nder te saj jane vene per se gjalli emra rrugesh e institucionesh ne kujtim te gjenialitetit te saj.I vetmi person i cili nuk pranoi te dekoronte Vace Zelen ka qene per turpin e vet Rexhep Mejdani ish President i Shqiperise.Me ardhjen e Presidentit te nderuar Alfred Mojsiu,menjehere i u akordua titulli i merituar per se gjalli “Nderi i Kombit” artistes Vace Zela……I paharruar do te mbetet perhere kujtimi i saj!!!

  65. (-?; says:

    Sa shpejt qe t bojn hero shqiptart
    Dhe po ashtu te shkelin me kom!

    1. Wendy-B says:

      (-?; nick simpatik ke jo shaka.
      Vacja ishte kengetare e madhe ne ate kohe robi. Per mua e pa arritshme, personifikimi i thjeshtesise dhe modestise artistike. Vertete ka qene e privilegjuar, po cdo gje e ka arritur ne saje te talentit. E kam njohur personalisht, femer fantastike dhe njeri i thjeshte.
      I pelqente pak te pinte, po kujt nga ne shqipetareve nuk na pelqen????? Une jam nje nga ato qe me pelqen pak vera.
      Cheers to you “robi” dhe respekte per kete artiste te madhe.

  66. (-?; says:

    Shifni shqiptart!
    Si gjithnji, krijojn idhuj edhe atje ku s ka, dhe i rrezojn monumentet e tyre bythperpjet masanej!
    Kush ishte Vace Zela .
    Nji kengetare normale. Gjen me tonelata si ajo gjithanej.
    Pati nji jet qejfi ne koh te diktatures, ishte artiste e privilegjume nga rregjimi,banonte n qender t Tiranes, apartment i rehatshem,kur dynjoja flinin ne korridor e ballkon, i kendoi partis dhe enverit, kur ra shteti i ktheu kurrizin dhe ra rehat ne zvicer, dhe shqiptart si rr k te perjetshem post i knojn himne
    Shifni or trapa veten tuj se jeni bo gazi i botes..

    1. Per shgarravinen me lart says:

      Çfare llumi qe qenke ti me lart. . .

    2. Pelasgian says:

      kishte privilegjet e saja por nuk mund te thuash qe ishte thjesht ” nje kengetare normale ” …ishte shume me shume se nje kengetare normale .

      Shtetin mos na e rrezun UFOT ???? vete i prishem te gjitha .

    3. Je mbreti i injoranteve me kete koment.
      Kenga per Arberine te duket si kenge sllave ?
      Pac hijen tende !(-?

    4. ARUSHA says:

      JETA E VACES NUK KA QENE E LEHTE AS SI GRUA E DIKUJT DHE AS SI NENE E NJE VAJZE TE VETME DHE AJO NUK ISHTE ASNJEHERE KOMUNISTE

      DHE JETOI E NDERSHME ME PUNENN E SAJ DHE ME NJE RROGE SIMBOLIKE SI GJITHE POPULLI DHE KURRE NUK BZAJTI APO U ANKU , DERI DITEN QE VDIQ DHE MBETI NJE BIJE PATRIOTIKE E SHQIPERISE DERI NE FUND te JETES SE SAJ DHE KREU SHERBIMIN NDAJ ATDHEUT AUSGEZEICHNET , NJE YLL PER BREZAT QE DO TE VIJNE !

  67. sugar says:

    mbaj mend me 1974-75 ne nje premiere te teatrit te estrades
    vace del ne skene pas rreth 1 muaji mungese ,kishte qene semure me grip
    salla shpertheu aq fort ne histeri , sa nuk mund te degjoje asgje
    me ne fund e lane te kendonte deri ne fund
    pastaj bis , ulerima , duartrokitje pa fund derisa e kthyen prape
    e njejta gje derisa u kthye prape dhe prape dhe prape
    ajo u lodh dhe nuk doli me por dolen aktoret per numrin pasardhes
    salla i perzuri me thirrje : vace , vace sa here qe afroheshin mikrofonit
    asnje s’u dorezua derisa drejtoria u detyrua ta mbylle shfaqjen para perfundimit
    kush e kujton le ta konfirmoje
    artistja pop me e madhe ne historine e kombit

  68. Rajub says:

    Vace Zela eshte ndare vetem fizikisht por kurre nuk mund te harrohet nga populli Shqipetar per te cilin kendoi pa reshtur dhe e deshi deri ne fund te jetes.Ngushellimet me te sinqerta familjes dhe ne vecanti vellait te saj te vogel Virgjilit(Xhilit,sic e therrisnim ne). Bujari Londer

  69. tani says:

    Ja, kjo eshte figura e nderuar e kombit; e tille do te mbetet per jete.

    Pisat, hajdutet, llumi …si sAla, Iliri, Fatos Nano …e politikane/pushtetar te tjere do te harrohen pas vdekjes ose do te kujtohen si llumi i kombit.

  70. durrsaku says:

    E degjoj duke kenduar pa dashur me rrjedhin lot.
    O zot sa keng ka kenduar,nje jet te ter,per fatin tend te keq
    linde ne nje vend me nje pushtet qe e vleresoj shum pak talentin dhe zerin tend.
    (NJE APARTAMENT TEK RRUGA E DURRESIT 80m2)

  71. Ilir says:

    u prehte ne paqe!

  72. beksi says:

    NGUSHELLIME FAMILIES.

  73. Joni says:

    E madhja artiste Vace Zela do mbetesh perhere e gjalle me zerin tend te mrekullueshem me kenget e tua rinore. Kur degjojme kenget e tua ndihemi krenare qe jemi shqiptare.

  74. arjana says:

    perla e muzikes shqiptare ,ngushellime nga zemra per familjen e saj ,do te mbeten te paharruara kenget e saj brilante ,e adhuroj pa fund kengen e gjyshes e kendon aq bukur sa zeri i saj ma sjell prane gjyshen time te embel qe me rriti ,i paharruar perjete kujtimi i te madhes Vace Zela!

    Arjana -Chicago

  75. jersey boy says:

    vace zela nje emer i pa vdekshem u nda fizikisht prej nesh por arti i mirefillte nuk ndahet kurre nga shpirti i tokes shqipetare u prehte ne paqe

  76. FASLLI says:

    FASLLI HALITI
    _________________________________________

    Sapo u mor vesh lajmi i shuarjes së Mbretëreshës së Këngës, gjeneshës, Vaçe Zerla, shqiptarët kudo që ndodheshin; në rrugë, në kafene, para televizorëve, me celularënë dorë, pa diversitet dhimbjeje dhe mendimesh, filluan t’i thoshin njeri-tjetrit jo «mirëmëngjesin» e gëzueshëm të përditshëm por ngushëllimin e jashtëzakonshëm, të përzishëm: «t’i rrojë kënga», njëlloj si t’i të thoshin, «ngushëllime vëllezër, t’i rrojë fëmija».
    Kështu që, ndërsa Zoti ua ngatërroi gjuhët njerëzve që të mos e ndërtonin Kullën e Babelit, Vaçja i unifikoi gjuhët tona, që ne ta ndërtojmë patjetër dhe mrekullisht «Kullën e Babelit…

    ________________________________________

    VAÇE ZELA
    (1939-2014)

    KËNGËTARES SË BUKUR

    Vaçe Zelës

    Ke
    Sy
    Buzë
    Të bukura
    Bëhu topmodele
    Këngën lërja Vaçes
    Bukuria e këngëtares-zëri
    Sytë
    S’e dëgjojnë këngën

    Sytë shohin gjoksin tënd përpëlitës
    Zbrit
    Nga skena më mirë
    Bëhu topmodele
    Këngën lërja Vaçe Zërit
    Vaçe Melodisë,
    Vaçe Ritmit
    Vaçe Zelës
    Gjoksi
    S’ka zë
    Ka qumësht për beben
    Spektatori do zë ritme melodi shpirti
    S’do qumësht epshe gjiri
    Dil
    Nga skena

    Zbrit
    Bëhu topmodele më mirë
    Këngën lërja Vaçe Zelës
    Spektatori
    Yt

    S’janë veshët, por sytë!

    1996

  77. era says:

    RIP,Gjithmone ne zemrat tona,ZEMER!

  78. Silva says:

    Patem fatin e mire te jetonim ne nje epoke qe njohem Vace Zelen,Laver bariun e shume te tjere.Sot ka qen nje dite e zymte per mua sepse me ikunje pjes e femijrise time,nje pjese e kujtimeve.E mbaj mend kur iknim me klasen ne kinoteater dhe Vacja kendonte.Per ne ne lushnje ka qen krenari ashtu sic jane shume artiste te tjere lushnjare,normale ka qene artiste kombetare por askush smund ta kuptoj krenarine qe kemi ne lushnjaret per keta artiste ashtu si askusht smund te kuptoj hidherimin ne keto raste…
    U prefte ne paqe Zonja e madhe dhe e nderuar e kombit Shqiptar e ketij kombi qe e deshi pa fund…
    Ngushellime familjes dhe Hysniut,familjareve ti kete len uraten dhe ta kujtojn me nder e krenari ashtu si te gjithe ne.

  79. Vladimir says:

    Ngushellime per kete humbje te madhe!
    Vace Zela eshte Olimpi i Muzikes se Lehte Shqiptare! Gjeni i kesaj kenge, ajo dinte t’i jepte intensitet dramatik cdo tingulli, cdo fjale, cdo kenge!
    Lum ne qe patem fatin ta degjonim dhe te mrekulloheshim prej saj!
    Dhe ajo do te jete ne shpirtin tone dhe ne shpirtin e brezave qe vijne e keshtu ne pavdekesi!
    Vladimir Pasku
    Boston. USA

  80. Sot zemrat dhe mendiet atdhetare shqiptare,janw bllokuar.Jane bllokuar nda nga jeta,(fizikisht,se ajo jeton nw PERJETESI) V a c e Z e l a.
    Dhimbie e madhe pwr tw gjithw,mbi 20 vjet ajo,vuajtur,pwr tw qwnw mes nesh fizikisht, ani se ne emigracion tw detyruar.
    Vace Yela u nda nga jeta fizikisht, po la nje monument tw pashoq,me zerin e saj tw ZEMRES si ATISTE e MADHE.
    Dhimbia ime eshte e madhe,jam ndoshta nga tw paket,spektator i dites se pare te kengetares vogwlushe ne SKENEëatje maje kodrave te LUSHNJES(Reparti ushtarak i VAINI_T,i vetmi stacion R.llokativ nw mrojtie te vendit 1955-58-une ushtar nderlidhes ne tw,me{pionieret{ e R[Llokacionit shqiptar Jashar Gaba, Simon Leska, Kristaq Toce, Luci Bullari me shokw deri mjeshterit Arian Beqarin, Koco Kita,Taja Agollin me shokw nw qwnder komande me komandant Rako Gjermenn.Me ta kwshilltare sovjetike si tw ishin vellezer, velleyeri qw u shtoi VACE YELA, me yerin e saj sa nisur kengen atje mes shtareve e oficereve tw LUSHNJES se LUSHNJAREVE,kush nuk i man mend ata tw atzre viteve, pse jo tw {Kongresit tw Lushnjws).Aty lindi AJO e PAVDEKESHME V A C E ,qw arriti kulmin e vokalit shqiptar ne vite ngadhnjyzese pwr shqiperine e pas luftes N.Cl.,qw sot i japim lamtumirwn.
    Lamtumire e pavdekeshme VACE ZELA. me ju jetoj e do jetoje CDO SHQIPTAR i VERTETE. KENGET ETUA jane nje {HYMN K O M B E T A R )i pa shoq. PVDEKESINE TA DHA SHPIRTI YT ME ZERIN E PASHOQ.
    Fansari juaj,sot 77 vjecar,qw nw rinine tonw,
    Guri Naimit D.

  81. Kam mbi 20 vjet kthuer nw atdhe pwrfundimisht ani se lindur, ritur e burreruan ne mwrgim(nga manastiri ne Stamboll tw Turqise),po dhimbien mw tw madhe e mora sot, me lajmin pwr lamtumiren qw na jep kengetaria e pashoqe atdhetare Vace Yela,ndare nga jeta me dhimbie te dzfishte.
    Dua ti perciell nje mesazh te madhes ARTISTE te pa shoqe unw, njw jwtw mwrgimtar ,kthzer nw atdhe dhe me mesazhin pwrcjelle ajo kengetare e madhe me kenget e saj atdhetare. Me yerin e saj melodioy sa tadhetar,Vacia JONE mi beri fwmijwt e mij lindur ne dhe te huaj,dzhere atdhetare,qw sot mbaruar deri universitete ne StambollëIkbali mjeke dhe Enisi Ekonomist,krenohen se janw kthzer ne Tirane e po ndertojne jeten e tzre ne atdheun e tw pareve te tzre,me gen nga KORCA e Rilindasve tane atdhetare te pa shoq.
    Emri Vace Zeles jeton e do te jetojw nw ywmrat e mendien e cdo shqiptari nw jetw tw jetwve. Ajo u be nnje NENE TEREZE e kwnges shqiptare.
    I pa haruar kujim i VACE YELES, me vepren LENE:
    SDEDIN BENARI. Tirane-

  82. homazh says:

    Per bilbilin e kenges se lehte
    Poezi homazh
    nga Bujar Kardashi

    “Në art qenë ikona”

    Duhet të vazhdojë
    Kjo poezi homazh
    Për njerëzit e ndritur,
    Dhe për ç’lanë pas
    Hikën katër diva
    Në art qenë ikona
    Si perla mbi tortë,
    Për tërë viset tona
    Trishtim na ka sjell
    Ndarja në zëmrat tona
    Ishin në kujtesë
    Si rrënjë atje thellë
    Për artin e tyre
    Për shijen e mbjellë
    Ja Laver Bariu
    Mjeshtër i klarinës
    Qe legjend e gjallë
    Me muzik si stinët
    Por nuk shkojë gjatë
    Të ndrrojë jetë
    Një tjetër kollos
    Mjeshtër i vërtetë
    Në hark Virtuoz,
    Në violinë qe ikonë
    Ibrahim madhi,
    I madhi gjithmonë
    Ka nis ters ky vit
    Për tërë artin tonë
    Po na mer ikona
    Nga arti violina
    Nga kënga e lehtë
    Mori kanarina
    Ja dhe Vaçe Zela
    Ka nërruar jetë
    Duke lënë këtu,
    Thesare të vërtetë
    Të gjithë për artin,
    Punuan një jetë
    Shkrim më të vështirë
    S’kam shkruar kurrë
    Por ky amanet
    Duhej lën dikurë
    Ja Skënder Sallaku
    Që bëri epokë
    Të bënte të qeshje
    Dhe t’ishe nën tokë
    U prefshi në paqe,
    Veç trupin keni marë
    Për veprat legjenda,
    Ne s’kemi të larë

    “Në art qenë ikona”
    Poezi homazh nga Bujar Kardashi

    1. adi says:

      u prehshi dhe jo o prefshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje