Mikja e Vaçe Zelës: Ju rrëfej se përse Vaçja nuk lëvizte në skenë

7 Shkurt 2014, 13:41Kulturë TEMA

Nga: Anisa Xhani

Amaneti i saj i fundit ishte të prehet në Atdhe dhe pikërisht kështu do të ndodhë. Trupi i pa jetë i artistes Vaçe Zela pritet të mbërrijë në Tiranë sot rreth orës 17:00, ndërsa homazhet do të zhvillohen nesër në orën 10:00 deri në orën 12:00, në Teatrin Kombetar të Operas dhe Baletit.

Në një rrëfim për gazetën “Tema”,ish-gazetarja e “Zërit të Popullit” dhe mikja e ngushtë e Vaçe Zelës, Ballkiz Halili tregon se si u njoh me vajzën lushnjare çapkëne dhe me zë të mrekullueshëm.

“Kisha dëgjuar që në Lushnje jetonte një vajzë me zë shumë të mirë.Vajta në Lushnje dhe e takova.Vaçe ke një zë të veçantë-i thashë.Je në gjendje të regjistrojmë disa këngë.Sëbashku me mua ishte Liri Qela shefe e muzikës në RTSH.Regjstruam tre këngë, pa muzikë. Me të ardhur në Tiranë këngët u transmetuan në RTSH”, tregon Halili teksa thekson se dëgjuesit po njiheshin për herë të parë me zërin e saj.

Znj.Halili rrëfen se sëbashku me sekretarin e Partisë së Lushnjës ranë dakort, që Vaçja të transferohej në Tiranë.

“Gjysmën e shtëpisë në Lushnje e kishin dhënë me qira, sepse kishin probleme ekonomike.E ëma dhe një prej motrave të saj kishin zë.Gjithashtu dhe i vëllai, tashmë një këngëtar i njohur. Ishin familje me talent në  këngë”, rrëfen Halili.

Ajo shprehet se ishte e bindur që Vaçja ishte një talent që duhet t’i takonte të gjithë Shqipërisë dhe ditët e para të qëndrimit në Tiranë, ajo strehohet në familjen e saj dhe më pas regjistrohet në konviktin e vajzave.

“Për një kohë të shkurtër këndoi në Ansamblin e Ushtrisë. Më pas, zhvendosën dhe familjen në Tiranë, në rrugën e Durrësit, karshi Gjykatës, në një hyrje në katin e katërt.Ajo filloi të bëhej e njohur. Me këtë Ansambël doli edhe jashtë vendit dhe kudo pati sukses.Filloi të merrte pjesë në festivale, ku gjithnjë rrëmbeu çmimet e para. U bë njohur edhe jashtë vendit”, tregon ajo.

Halili tregon arsyen se përse Vaçja përdorte vetëm duart në intepretimin e këngëve të saj.

Në Bukuresht e pyetën:Përse nuk lëviz në skenë?Dhe ajo përgjigjet: këndoj jo për të demostruar trupin, por për të demostruar zërin”.

Hali pohon se Vaçja nuk i vinte rëndësi vetëm zërit, për të po aq rëndësi kishte dhe teksti i këngës.

Vaçja herë pas here këndonte dhe në estradë. Një herë do të këndonte këngën franceze “Je t’aime”. Sëbashku,vajtëm me teksin në dorë tek një përkthyes.Pasi përkthyem këngën ajo tha:Tashmë di unë se si do e këndoj.Doli në skenë, këndoi katër këngë dhe s’po pushonin duartrokitjet”, thotë ajo.

Vaçe Zela ishte në Bazel të Zvicrës me bashkëshortin e saj, Pjetrin dhe vajzën, Irma, që nga viti 1997. Mikja e saj rrëfen një episod të treguar nga bilbili i këngës shqiptare.

“Kur vajta në Zivicër, më rrëzohet vajza, Irma dhe nuk isha në gjendje që ta ngrija e vetme. Asnjë njeri nuk po ndalonte që të më ndihmonte.I vetmi mendim që më qarkullonte në mendje ishte:Shqipëri ku je?” i ka rrëfyer Vaçja mikes së familjes znj.Ballkiz Halili.

Artstja e njohur Vaçe Zela  mbetet  e preferuar edhe sot nga publiku. Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.”

Për nder të këngëtares, viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

Është përfshirë në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë.

Në Paris është krahasuar me Edith Piaf, ndërsa në Itali me këngëtaren e madhe, Mina. Çmimet në adresë të artistes janë të panumërta. “Artiste e merituar”, në vitin 1973, “Artiste e Popullit”, në 1977, “Mjeshtre e madhe e punës”, “Qytetare Nderi e Lushnjes”, deri te çmimi më i lartë, “Nderi Kombit”.

29 komente në “Mikja e Vaçe Zelës: Ju rrëfej se përse Vaçja nuk lëvizte në skenë”

  1. Niku says:

    Ndersa Xhelal Mziu eshte bere Prof.Dr…..Bujar Nishani President…Jozefina ka qene kryetare Parlamenti…Majlinda Bregu ka Jaguar me vlere 80,000 euro…DONI ME?

    1. Agimi, Detroit, MI says:

      Te lumte Niku ?

    2. posht komunizmi says:

      po jot eme car titulli ka

      1. tOnuzi says:

        Babai im, vella i panjohur, ka titullin qe ja ka dhene nene jote. Te fala mamit tend, por e di qe nuk do mbaje mend, se ka kaluar shume vuajtje mbi………

    3. ina says:

      Xhelal Mziu jep akoma mesim ne Universitetin Bujqesor nen kujdesin e vecante te dekanit… hapu dhe te futen dekani e rektori bashke…

      1. Abedini says:

        Po clidhje ka xhelal mziu mer topsha ktu flitet per intelektual te vjeter te shtetit tonnn!!!

  2. Vladimir Dushniku says:

    Nder e lavdi ARTISTES LEGJENDARE TE MUZIKES SHQIPTARE ,BIJES SE QYTETIT ARTIST TE LUSHNJES,qe i dha publikut shqiptar INTERPRETIME TE NIVELIT BOTEROR!!!
    Vetem nje here ne 500 vjet lindin TALENTE KAQ TE MEDHA,si e PAHARRUARA VACE ZELA!!!
    Vace Zela pushtonte skenat e Shqiperise dhe te shume vendeve ku ajo u tregua si nje amasadore e kenges shqiptare!!!
    Kur transmetoheshin kenget e Vaces ne radio Tirana njerezit ndalonin hapin,degjonin me kenaqesi te madhe kengen dhe pastaj leviznin nga vendi!!!
    Per fatin e keq te brezit te ri,te pas 90-tes,kenget e Vace Zeles,jane dhene pak ne radio dhe pothuaj ASPAK NE TELEVIZIONE!!
    Jane bere emisione per Vacen si kengetare edhe nga TOP-CHANNEL-i,por cuditerisht kenget e saj i kane kenduar ca amatore,qe me shume i kane ulur vlerat e interpretimeve te saj!!!
    Nuk e kuptoj pse eshte ABANDONUAR NE TV-ra nje kengetare aq e madhe,sa nje te dyte si ajo veshtire se do dale per shume kohe!!!
    BREZI I RI DUHET T’I DEGJOJE DHE SHIKOJE INTERPRETIMET E VACE ZELES sa me shume,per t’i krahasuar edhe me NIVELIN MEDIOKERR TE KENGEVE DHE INTERPRETIMEVE TE SOTME ME SHUME TALLAVA!!!
    Thuhet se gjoja eshte bere shume per nderimin e Vace Zeles,por une do te thoja,se eshte bere aq pak,sa eshte TURP t’i zesh ne goje!!!
    Vace Zela eshte e do mbese per shume kohe ETALONI I ZERIT DHE INTERPRETIMIT TE MUZIKES TONE TE LEHTE E POPULLORE,per te gjithe kengetaret shqiptare!!!
    Vace Zela nuk ka patur nevoje per REKLAME,perkundrazi,MUZIKA DHE INSTITUCIONET E KULTURES SHQIPTARE kane patur e kane nevoje nevoje per GJENINE E SAJ TE INTERPRETIMIT!!!
    Me kenget e Vace Zeles edhe sot mund te mburremi neper bote,bile me shume se me ca palo kenge,qe jane derguar per t’u “shitur” edhe ne EUROVIZION!!!
    U PREHTE NE PAQE,SHPIRTI I TE MADHES VACE ZELA!!!

    1. genti says:

      Nuk eshte e vertete qe lindin nje here ne 500 vjet. Te pakten ne Shqiperi ndodhin me shpesh. Kujtoni Tefta Tashkon, Mentor Xhemalin… Pyetja qe duhet te bejme eshte se perse kultivoheshin dhe shperthenin talented ne kohen e komunizmit, ndersa ne demokraci sundojne antivlerat dhe injorantet

    2. lab says:

      po shpellari s’kishte mendim ta zhvillonte vendin ne asnje aspekt ,ashtu si e shkaterroji nga industria ,ushtria , bujqesia , me shume e shperbeji nga aspektet kulturore , ne tv qe nga 91 flitet vetem per “politik” vrasje , prostitucion, kurva,pederasta, IMORALITET 100%
      DHE BREZI I PAS 90 KENDON TALLAVA DHE ASGJE ME SHUME

  3. Non gratta says:

    Unë jam dakord me @Nikun. I rrofshin dekoratat Vaçe Zelës…Xhozi dhe Majlinda janë më të famëshme…

    1. elio says:

      Me vjen keq or mik..po nga jeta nuk ke kuptuar gje…

    2. azsxyv anticensurë says:

      deri diku ke të drejtë!!mendim legenash!
      sa herë del xhozi a bujari o turrli legenash me nano e ramë,unë ndërroj kanal,KURSE vaçe zelën e kam në makinë e dëgjoj për ditë!!
      nuk kam këngë të këtyre lakuriqeve,çingijeve të sotme,por vaçen dhe anita taken i dëgjoj!!
      vaçen nuk e kemi parë të dalë në skenë nga fundi i ’80ës,por askush nuk e ka harruar,këta debila i harron pa i kujtuar fare!!

      1. gjyshi says:

        Këta të sotshmit janë për një përdorim, si letra higjenike.Vetëm se është rrezik të mësohemi me ta e pastaj…lamtumirë vlera !

  4. redisheheri says:

    Eshte e vetmja kengetare ne shqiperi qe kendon me gjoks dhe jo fallceto,me vjen keq per kengetaret e rinj qe mesojne hilet para se zanatin.Edhe ne kohen e Vaces ka pasur hileqare qe kendonin fallceto,ose me ze koke etj,por ata i mbuloi harresa.Shkollat e muzikes dhe keto konkurset ne tv duhet te kene model te kenduarit e drejtperdrejte te Vaces.

  5. bjordi says:

    po lexoja thenien e Sherif merdanit ,se Vacia vlen sa 100 politikane,ndersa une do te thoja,qe Vacia i ka shtypur te 140te qe jane aty ne parlament,sepse ishte nje kengetare epoke,sepse emonicipoi nje shoqeri te tere,sepse po te ishte ne nje shqiperi te hapur,do te ishte delegatia me e mire per te na perfaqesuar neper bote,i paharruar kujtimi i saj.

  6. ardian says:

    ÇFARë THOTë AI SHERIFI KRAHASON Vaçe Zelën me 100 deputetë shqiptarë!
    Mos more Shero pse ja ul vlerën që vaçe Zela ka në të vërtetë.PSE MO SHERO RRETH 600 DEPUTETë Që SHQIPëRIA KA PATUR KëTO 60 VJET Më THUAJ A KANë BëRë ATë PëR ATDHEUN E TYRë SA KA BëRë E VETME VAçE ZELA.

  7. Dod Kazazi says:

    Po mir mor?!
    Kur e paska marr malli kaq shum per Shqipnin, pse nuk u kthy!?
    Dhe nëse ajo kangtarja “vonoj” me u kthye n Shqipni, le t kthehet familja e saj e ta lshoj Zvicren!
    Shum t çuditshëm jan shqiptart e Zvicres!
    “jem te dekun per Shqipni” flasin.,por me fjal ama se me vepra bajn te kunderten.
    Por kur vjen ceshtja reale me da shapin nga sheqeri, zgjedhin pasaporten zvicerane, para asaj shqiptare, zgjedhin ekipin kombtar zvicerran te futbollit perpara atij shqiptar, ,dhe kur ju rrëshket kamba n rrug mendojn “o ku je o Shqiperi”,porse çuditnisht vazhdojn te rrijn atje larg shqipnije dhe kur vdesin dun me u kthye.!!!
    Komb çud!!

    1. Sali=Geddaf says:

      mos flit brockulla kur nuk din asgje mor gomar,, Vace Zela prej me shume se 15 vitesh ka qene e paralizuar dhe shendet te dobet e shume here ka qene shtruar ne spital, e vajza e saj punon dhe jeton ne Zvicer si shume emigrante Shqiptar, dhe Vace Zela nuk kendon me prej me shume se 20 vitesh, keshtu qe para se te shkruash brockulla informohu mor trap.

      Vacja eshte ikon e Shqiperis qe do kujtohet dhe mbas 100 vitesh e emri i saj kurr nuk do harrohet, FALEMINDERIT VACE PER KENAQESIN QE NA KE DHENE ME ZERIN TEND, NUK DO TE HARROJME KURR,

      U PREFSH NE PAQE!

  8. E paska ndihmue Partija e Enverit Vaçen per me bo karrjer

  9. joel shkodra says:

    Artistet si Vaçja jane te pavdekshem. Jo vetem ne Shqiperi, por kudo ne bote, politikanet e parlamentaret harrohen, por artistet e medhenj nuk harrohen kurre.

  10. Dizenjatori says:

    PER KOMENTUESIN NIKU: Mendimet e dhena nga ana juaj jane me se te verteta po t’i shikosh nga ana materjale,po asnjeri nga keta qe permendni ju nuk i afrohen dot Vace Zeles. VACJA vdiq fizikisht,po do kujtohet ne jete te jeteve si ikona e kenges Shqipetare.Kenget e saj do kendohen e do degjohen ne fusha e male,e nuk do thone kurre se Vacja ishte e varfer. Kurse ketyre qe permende ,ka filluar t’u harroht emri qe sot,me gjithe pasurine e madhe qe kane. Madeje do qeshin kur t’i kujtojne e do tallen me ate qe i permend.

  11. DRITAN HAXHIA says:

    I PERJETSHEM KUJTIMI I SAJ. SA TE KETE SHQIPTARE VAQE ZELA DO MBAHET MEND PER MIRE, NDERSA KETA MILJONERET POLITIKAN, NATYRISHT SE DO KOHE DO MBAHEN MEND, POR PER KEQ.

  12. Elba says:

    I perjetshem qofte kujtimi per artisten e madhe Vace Zela.Nje Komb I vogel si Shqiperia nxorri nje kengetare te permasave Boterore.Nuk eshte pak.Por ne se do te kishte lindur ne Perendim Paret nuk do ti mungonin.E rendesishme eshte te qenurit njeri.Vacja ishte humane dhe shpirtmire.

  13. Agushi says:

    E ndersa Vaçe Zela me interpretimin e saj virtuoz ngriti ne piedestal personalitetin e saj, gjithashtu i dha emer popullit shqiptar e Shqiperise.
    Vaçe Zelen disa perverse te TVSH-se nuk gjeten kohe program qe t’a shikonim keto 23 vjet, duke e zevendesuar me Çiljetën,Gretën dhe me disa te tjera si pula pa bisht qe bejnë sikur kendojnë ne skene.

  14. arian deveja says:

    Mendoj qe fakultetit te arteve ti vihet emri i Vaces, se nuk besoj se do kemi nje artist apo artiste te nivelit te SAJ. Faleminderit VACE.

  15. Zonja mike e te madhes Vaqe Zela,me shkruaj nje kengetar Shqiptar qe luante para mikrofonit deri ne fundin e viteve 1990,asnjeri sepse cuhej shfaqje borgjezo revizioniste.Shqiptaret ironine e tyre per qendrimin statuje te kengetareve e shprehnin ne kete menyre,per kengetarin Luan Zhegu thonin;kendon S`Luan Zhegu me kengen……..po ku te luante i shkreti se Spaqi dhe Batra punetore pa rroge donin.

    1. fatmir mehmeti says:

      o ju bishat qe urreni ç-ne

  16. hidherimi me i madh i shqiptareve mbetet se kush do na kendoje sot pas humbjes se artistes,muzika sot si dhe kengetaret jane si bashkesi magjypesh ku emocionet qe japin jane ; shale ,bythe, e gjokse ciljete, dhe tekte pijanecesh ,nje shqoqeri e deshtuar totale me udheheqes shpellarofolklorike mesjetare te cilet kane kontribuar kto vjet per vendosjen e antivlerave ne cdo fushe te jets shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje