Shqiptarët kudo që ishin i dhanë lamtumirën e fundit këngëtares së madhe, Vaçe Zela.
Qindra njerëz u mblodhën për të nderuar një zë të jashtëzakonshëm.
Flamuri mbi arkivol ishte dhuratë pikërisht e një grupi fëmijësh nga Lushnja, të cilët ia dërguan Vaçe Zelës në Zvicër, në 100-vjetorin e Pavarësisë.
Një ceremoni homazhesh, ku mbizotëronte zëri i Vaçes me këngët e kënduara në vite.
Trupi i saj u vendos aty ku këndoi një pjesë të mirë të tyre, në skenën e TKOB-së.
Pikërisht në këtë skene ku fitoi një varg çmimesh të para, duke ngritur publikun në këmbë me zërin dhe emocionet që përcillte.
Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në homazhet e fundit për këngëtaren.
“Vaçe Zela iku nga mesi ynë kur ra “Perandoria” e bardh e zisë. Dhe e la kyçur zërin e saj këtu, në rrjetin e kujtesës sonë bardh e zi, pa u kthyer kurrë më me hapat e saj në skenën e re të jetës sonë, për të na kërkuar shpërblim, ndere apo vëmendje, për minutat e paçmueshme që na bëri të jetojmë. Dhe ja tani, pas kaq shumë vitesh, na dërgoi, befas, thjesht lajmin e vdekjes, mu si një kartolinë të një dashurie të pa thënë dot kurrë deri në fund.
Nuk ka vdekur Vaçe Zela! Ajo vetëm ka ikur për fare nga kjo botë, pasi kohë më parë iku për fare nga ky vend. Është shuar thellë brenda nesh një Yll magjepsës, të cilin askush që nuk e pa të ndizej në skenat dhe në kuzhinat e vjetra të Shqipërisë , nuk do të jetë asnjëherë dot në gjendje t’ia ndjejë magjinë përmes ekranit dhe altoparlantëve të botës së sotme plot zhurmë.
Për të gjithë ata që e ndajnë me mua këtë përjetim, dua t’i them, sot, Vaçe Zelës, “Faleminderit që ekzistove për secilin prej nesh, atëherë kur ekzistenca jonë ishte thuajse e ngrirë, mu si një këngëtar festivali, dhe kur zëri yt na tregonte fshehur, pas tekstesh dhe melodish të zakonshme, mrekullinë e jashtëzakonshme të të jetuarit të kësaj bote”.
Më ka qëlluar të pyes veten, si do ta këndonte Vaçja, sikur të ishte më me fat, këngën “I Will Always Love You”. Asnjëherë nuk do ta dimë! Por, unë di vetëm që në këtë orë lamtumire, të gjithë ata që e njohën nga afër, apo e dëgjuan nga larg, i thonë Vaçes, secili me zërin e tij – “I Will Always Love You”,” tha Rama.
MIRELA KUMBARO: Unë të kam parë, të kam ndjekur, të kam kënduar me vete por se pata kurrë fatin të të afrohem sepse kam qenë dhe jam shumë e vogël përpara teje. Sot je këtu afër dhe unë ndihej mall siç edhe ti vetë ke thënë “sa mall kemi sa deti valë”. Ne Vaçe të duam shumë, por ti vetë prapë e ke thënë “Dashuria është si kënga dhe duaje sot gjithë botën ta pushtoj”. Prandaj po të lë Vaçe që të na pushtosh siç na ke bërë gjithmonë, që atje lart tek yjet se pjesë e tyre ke qenë dhe je. Prej ku do të na vazhdosh të na shohësh duke na pushtuar të gjithëve
BUJAR KAPEXHIU: Sot do themi të njëjtat fjalë për Vaçen, janë të njëjtat fjalë se i njëjtë është mendimi dhe vlerësimi ynë për madhështinë e saj dhe e njëjtë është dhimbja për largimin saj nga kjo jetë. Sot ka ikur prej nesh një pjesëtar i familjes sonë, më e madhja Vaçe Zela. E rrallë. Edhe sot si askush tjetër ajo po largohet duke kënduar dhe në të njëjtën kohë është këtu midis nesh me zërin e saj.
SHERIF MERDANI: Ne jetuam në një Shqipëri që lëngonte që rënkonte. Ku këngëtari burgosej për këngën e tij poeti pushkatohej për veprën e tij. Zoti nuk na i vrau shpresën, dërgoi një zë që na i zbuti dhimbjen dhe na dha shpresë, kjo ishte Vaçja. Me zërin e saj na shoqëroi në gëzimet mjerave të gjimnazit. Sot dëgjojmë këngën tënde që na mbush ende me shpresë. Vaçja me profesionalizmin e saj bëri një popull të ndihet krenar kudo ku shkeli. Jam krenar që jetova në brezin e sa. Të faleminderit Vaçe.
SOKOL BALLA: Kur nuk e prisnim, Vaçja u largua, të zënë me ethet e tranzicionit, pak kush nga ne pyeti ku është ajo, pse u largua, aq shumë e harruam sa ndonjëri e vdiq para kohe. Vaçe Zela na dha mësim dhe me jetën dhe me vdekjen.
JULIANA PASHA: Mundohesha ta imitoja kur isha fëmijë, ndërsa kur u ngjita në skenë mes qindra sysh ishin edhe ato të Vaçes që më ndiqnin me mirësi dhe buzëqeshjen që e karakterizonin. Unë kam pasur fatin të kisha shembull një artiste të madhe si Vaçe Zela, zëri i saj rrjedh krejt natyrshëm si një ujëvarë.
DAVID TUKIÇI: Isha i vogël që fitova një çmim në festival se përndryshe Vaçja do kishte fituar për herë të 13-të. Ajo e çonte këngën nga zemra e saj me madhe në zemrën e spektatorit
OSMAN MULA: U rritëm me zërin tënd brilant, askush nuk na mësoi më mirë se ti ‘e dua vendin tim’. I këndove nënave, gjyshes, partizanit që erdhi në një natë dimri në shtëpi. U gëzuam kur the sot jam 20 vjeç, i këndove djaloshit në shi… të ndrittë shpirti Vaçe Zela.
ILIR KERNI: Jam krenar që kam interpretuar në një skenë me ty, misioni yt ishte paqja, dashuria që kemi nevojë të gjithë, shko në paqe e dashur Vaçe.
ALEKSANDËR LALO: Këto ditë kam ndjerë diçka të veçantë, një ndjenjë kombëtare për të cilën flitet shumë. Një njeri i vetëm si Vaçja, në mënyrë të natyrshme, pa urdhëruar sensibilizoi të gjithë njerëzit. Vaçja i mori të tëra kur ishte gjallë. Kemi punuar dhe jetuar në një sistem ku të gjenim edhe vrima që t’i çanim, Vaçja me imponimin e saj krijoi një oaz lirie në shkretëtirë. Lamtumirë Vaçe!
LUAN ZHEGU: Është një humbje shumë e madhe. Jam i privilegjuar dhe krenar që kam kënduar në kohën e Vaçe Zelës.
ALKETA VEJSIU: Sa të kisha frymë më tha do këndoja për vendin tim”. Kam kaluar pak kohë në shtëpinë e saj e cila si ilaç për ta shëruar kishte dashurinë por kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar si të gjithë ju muzikën e saj.
ALFRED MOISIU: Duke vlerësuar dhe duke njohur nga afër talentin e saj dhe kontributin e saj në dhjetor të 2002 pata kënaqësinë ta vlerësoj me urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”. Unë dëshiroj t’i jap ngushëllimet e mia familjes fëmijëve. Ajo u largua nga jeta po ka lënë kaq shumë gjurmë dhe pasuri sa do të mbahet mend në jetë të jetëve.
BAMIR TOPI: Kam privilegjin të shpreh pak fjalë zemre për një artiste të madhe që na shoqëroi nga fëmijëria në pjekuri. Vaçja lindi dhe u rrit si një talent natyral, i lindur në një shtëpi të thjeshtë dhe një familje të thjeshtë pa asnjë lloj përkujdesje në fillimet e karrierës së saj. Por sikurse thotë Gëte “talentet e lindura ndihen të lumturuara nëse arrijnë ta përdorin atë në funksion të të tjerëve”. Kam bindjen se Vaçja talentin e saj, jo vetëm e realizoi në funksion të imazhit të saj, por këtë lumturi arriti ta përçojë në gjithë brezat.
Sektori i ditës së mirë të korrikut: Nëse jeni të zhgënjyer nga një magjistar tjetër ose keni nevojë për ndonjë lloj ndihme, unë dua që ju të merrni fjalën time dhe të kontaktoni Dr Ogundele për zgjidhjen e problemeve tuaja të marrëdhënies, sepse ai më ndihmon të kthej burrin tim pas rastit të divorcit dhe ai mund të sjellë përsëri Ish-partneri juaj brenda 24 orëve, ky njeri është shumë i fuqishëm, ai e ktheu burrin tim brenda 24 orëve dhe magjitë e tij janë të padëmshme. Kontaktoni me të në WhatsApp, Telegram ose Viber: 27638836445. Ky postim është një shenjë vlerësimi për Dr Ogundele për mbajtjen e fjalës së tij.
Per nje njeri shume te respektuar qe ka lene gjurme ne jeten publike ashte e veshtire te gjinden fjale sepse njeriu kerkon sa ma te bukurat ma te merituarat.E kjo ndodhe sot me te Madhen VACE ZELA.Une jam shume i vogel te shkruaj per ATE por jam rritur me kenget e saj,me duket se melodia e kengeve te saj ma shoqerojne çdo dite por mbi te gjitha cilesite e SAJ si njeri me frymzojne.Ato e çka AJO la mbrapa jane nje shkolle e madhe per te gjithe njerzit e thjeshte por ne menyre te veçante per Politikanet dhe Drejtesine qe jane ba njerzit ma te pa pelqyer per njerzit e thjeshte.Shembull ashte VACE ZELA !
Sokol BALLA beri nje prezantim inferiori. nje turp per nje gazetar qe sic jane te gjithe gazetaret ne Shqiperi jane turp. Sokoli u ngjit ne skene me celular a mini I Pad dhe e hapi e filloi te lexonte. harroji vetem te ngrinte mengen e xhaketes te shihte oren sic bene ai dhe Fevziu
LAMTUMIRË! TI U LARGOVE POR KUJTIMI PËR TY DO TË JETOJË NË PERJETESI,SEPSE TI I DHE SHPIRTIN KËTIJ KOMBI, KURSE NE TE DHAMË
ZEMRËN,SEPSE TË DESHEM SHUMË E MADHE VAÇE ZELA DHE ATJE TI DO TË JETOSH PERJETË NE ZEMRAT TONA.
NDIHEM E PIKËLLUAR ,PËR HUMBJEN TËNDE. DO TË NA MARË MALLI SHUMË.
U PREFSH NË PAQE.
Rrespekt rrespekt ,rrespekt Ikona e Kenges Shqiptare .
Qosh gjithmon e nderuar nga ky popull ,
sepse i fale ktij vendi aq shume dhe te dha
i fale jo vetem kenaqsi me zerin tend prej engjulli te vertet ,
sepse i kendove me shpirt vendit tend ,
ather ku ky vend kishte aq shume nevoje per nji ze engjulli te tille ,
per te shpresuar se ne jete ka gjithmon nji shpres duke besuar ke ajo
dhe rrespektuar ate .
Ti ishe ajo drit qe ndricove aq shume ne finsternis te shpirtit shqiptarit
Engjujt jetojn ne qiell .Qofsh e nderuar prej njerezimit te ksaj toke.
Qofte i perjetshem kujtimi i simbolit dhe krenarise se muzikes shqiptare. U prehte ne paqe shpirti i saj.
–po e perjetoj me dhimbje kete vdekje , jo se eshte njeriu im biologjik, por ajo ishte pjese e shpirtit tim , e formimit tim , un u rrita me ate ze dhe e adhuroj,
me kujtohet kur erdhi ne kucove estrada e lushnjes shume vite me pare. ne te rinjte, une ndaj 5 vite me pak se ajo, e morem vesh menjehere.bileta nuk kishte dhe ishim te detyruar te degjonim jasht mureve te kinemase.vacja at’here shkelqente me dy kenge ‘binario’ dhe ‘esperanza’ ishin dy kenge brilante qe dukeshin sikur qene bere enkas per vacen dhe ajo i kendoi ato. kengen e funditb e kendoi bis.
sot ndahemi nga ajo po jo nga jeta e saje ajo na le kenget e shpirtit te saje.ne do ta mbajme mend ate per emocionet qe na dha dhe do vazhdoi te na japi gjith popullit shqiptar.
lamtumire vace zela.
pranine e sokol balles ne sallen e lamtumires per artisten Vace Zela, dhe fjalet e tije duke na kujtuar se kush ishte e madhja vace ku pjesmarresit ne salle ishin baballaret e sokol balles, i tregonte ktyre te fundit per vacen sa e madhe ishte dhe se cfare lidhje kishte ky femije(koli) me Vace Zelen se kuptova ,por kuptova qe njerzit me ane te ktyre ceremonive futen (me mik) per te performuar, mos te permend dhe pranine e tjere te ish politikaneve qe pervec mediave nga mengjezi ne darke na dalin dhe ne lamtumiren e njerzve te medhenj
E kam pare si femij ne koncertin e fundit kur kendoi ulur me kitare ne dore..Dhe ritransmesjone te hershme qe jipnin kur ajo kendonte..Shikoja fytyrat e njerzve qe tregonin momentin qe ajo kendonte dhe te gjithe i mbanin syte lart me goje hapur, pa perjashtim, burra dhe gra..E pane si nje yll ne ndricim..Kurse gjenerata jone i ka syte tek kembet dhe e la yllin te digjej ne nje qiell tjeter..
“me këmbët gjysëm të hapura dhe syte gjysëm të mbyllur, me mikrofonin në dorë”…
Kol qorri e paska pa Vacen sikur po bente gojore. Personalisht kerkoj ndjese.
As qe nuk arij ta kuptoj kete histeri per Vace Zelen, nje kengetare e zakonshme, qe pati nje shkelqim ne fundet e viteve 60 dhe pastaj u shua dhe nuk u ndi me. Nuk di ndonje kenge te kete kenduar pas viteve 80 edhe pak perpara viteve 80. Ish dashnorja e Beqir Ballukut dhe te gjeneraleve te denuar, nje banore e thjeshte e Tiranes qe te gjithe kohen e kalonte me cigare dhe konjak. Kjo ishte Vace Zela
Po Vacja ishte komuniste e majte qe vajti te jetonte te kapitalistet e europes, i harroi cfare i kishte mesuar Enveri dhe gjithe ato sharje qe i bene Europes kapitaliste qe “s`kishshin buke te hanin dhe ishin te degjeneruar”, Po keshtu ishin komunistet qe edhe bar do hanin e parimet nuk i shkelnin…..Vacja iku nga “keshtjella e pamposhtur ” e PPSH te ciles i kishte kenduar aq shume e perkedhelura e Partise.
I punonte qindin kolegeve te punes ne organizaten baze te partise……
babo,laje bythen or derr,se te vjen era mut edhe nga internet.te pakten nje here ne vit hidhi trupit nje kanace uje.DERR
O BABO..QENKE BA-BOLE ne ate kohe te gjithe i kendonin enverit nga me i vogli deri me i madhidhe VACJA NUK U MOR KURR ME POLITIK O KARAGJOZ
Fjalim i padenje per nje gazetar, pasi eshte thellesisht medioker. Brenda nje fjalie thote Vacja i mbante syte mbyllur, pastaj gjysem mbyllur, pfff …
Megjithate fjalim shume i denje per Sokol Ballen, pasi i shkon si kostum i qepur me porosi mediokritetit dhe pamjes se te tij prej bufi.
Pastaj, me c’status mban fjalime ky njeri ne nje rast te tille: si mik i familjes, i njohuri i te ndjeres Vace apo gazetar futja p.rdhes kot, meqe kishte edhe ca minuta bosh ne protokoll pasi nuk foli Basha? Po t’a dije kush le te mos na lere te vdesim injorant.
Tung,
Blendi
Vacja kishte zerin e saj dhe kushdo qe e krahason zerin e saja ,si dhe juve z.Sokol e keni gabim.Zei i Vaces mund te merret si etallon.
I paharruar qofte kujtimi i saje !
VALSI I LUMTURISE NE KOHEN E KOLERES
Keshtu do te ishte me mire ta titullonte shkrimin e tij BOSI i Top Story-it, Sokol Balla qe nuk guxoi asnjere te pyese ambasadoret amerikane qe interviston papushim ne studion e tij, famoze pse SHBA nuk demshperblyen familjet e viktimave te Gerdecit kur Pentagoni ishte investitori kryesor me 300 milione USD per BUMJEN e Saliut dhe djalit te tij. Sepse ne fund te fundit ASKUSH nuk kerkon te mohoje talentin e kengetares se zbuloi Beqir Balluku ne mocalet e Myzeqese, por buja dhe ekzagjerimi enverist i nje epoke te ZEZE kulturore per popullin tone 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit tregon se Koha e Qepes e Enver Hoxhes nuk eshte shkulur nga trojet shqyptare dhe eshte ngulitur thelle ne media tone kombetare. Sic e deshmon eshte shkrimi nonsens i BOSIT Sokol Balla me taborin e analisteve nga pas me plot hipokrizi ideollogjike.
U prehte ne paqe dielli yne..ajo nuk shuhet kurre, ajo nuk vdes kurre…Valle a vdes kenga?! Me vjen keq, qe qeveria nuk shpalli Zi kombetar..kete gje e beri kur vdesin lloj lloj njeriu. Nejse VAcja nuk do te merzitej..ajo kishte kaq shume dashuri dhe kaq shume miresi, sa ia fali gjithe shqiptareve..Vace Zela eshte e pavdekshme..
E ka filluar me nje kitarre ne dore, me kenge spanjolle dhe italiane. Per here te pare kendoi shqip ne festivalin e pare, naten e pare, kengen e famshme “Ere pranverore” e cila u eliminua. Nuk iu nda pastaj kengeve shqiptare te lehta dhe popullore. Kudo shkelqeu. Asgje nuk i ul Vaces numrimi i sakte i festivaleve te fituara. Jo 12, por 8. Kete gabim e bejne te gjithe gazetaret e analistet. Per here te pare ka fituar ne festivalin e peste. Dy festivalet e para ka marre çmimin e pare si kengetare, por jo kenget e saj. Ne festivalin e trete nuk pati çmim te pare. Ne festivalin e katert ka fituar “Te dua o det” qe nuk e ka kenduar ajo. Ne festivalin e peste fiton per here te pare me kengen “Shqiponje e lire”.
S. Balla eshte teper i ri dhe fantazon kur thote se Vacja merrte mikrofonin ne dore. Nuk eshte e vertete. Asnjehere nuk ka kenduar me mikrofon ne dore. Te gjithe e mbajme mend se kur kendonte hapte krahet. S’kishte si t’i hapte te dy krahet po te kishte mikrofonin ne dore. Deri ne festivalin e 26 asnje kengetar nuk e ka marre mikrofonin ne dore. Vacja per here te fundit ka marre pjese ne festivalin e 19 qe e ka fituar me kengen “Shoqet tona ilegale”. Perse flasin njerez jo kompetente?