Një libër për vlerat njerëzore të qytetit të Durresit

12 Shkurt 2014, 18:44Kulturë TEMA
Një libër për vlerat njerëzore të qytetit të

Bashkim Kadiu, na dhuroi, brenda vitit 2013, veprën e tij në dy vëllime, prej 1250 faqe, titulluar: “Vlerat e qytetit tim”.

Zgjedhja e këtij titulli i ka ardhur natyrshëm  autorit tonë  ndaj veprave të bashkëqytetarëve të tij durrsakë. Ai godet që në fillim, si i thonë, në shenjë. Një titull i gjetur me mejshtri e çiltërsi nga ky shkrues e vëzhgues sistematik i vlerave të qytetarisë durrsake.

Në të dy vëllimet autori ndjek portretizimin e personazheve të tij që me punën e tyre, idealet, dashurinë, përkushtimin, kanë lënë në memorien e qytetit kujtimin e bukur të njeriut-qytetar e patriot, familjar e profesionist. Ai i ka dhënë ato në profilet ku ata kanë punuar e sakrifikuar me vitet e tyre, me idealet patriotike, dashuritë për punën, respektin për jetën, shoqërinë, etj. Shkrimi pasionant i tij është i kapshëm ashtu siç është dhe vetë jeta e persanazheve të tij, të lidhur organikisht me idealet, frymën patriotike e qytetare, ndjenjat e pastra dhe  përkushtimin ndaj idealit, punës, shoqërisë, familjes. Portertizimi që Bashkimi u bën personazheve të tij është real, i kapshëm, i konceptueshëm, ku spikat respekti e vlerësimi për ta.

Organizimi i të dy vëllimeve është hartuar në bazë rubrikash apo zërash tematikë si: Figura të Lëvizjes Patriotike në Durrës; Figura të respektuara të tri besimeve fetare; Figura të pushtetit lokal; Njerëz të respektuar të Kapitenarisë e të Flotës Detare; Figura të fushës së drejtësisë; Figura intelektualësh të fushës së traditës historike-arkeologjike; Figura mbresëlënëse të fushës së artit, e të sporteve; Figura mësuesish, arkitektësh, mjekësh; Figura inxhinierësh e agronomësh me reputacion në shkallë kombëtare.

Ashtu siç kanë qenë të pasqyruara në shtypin e kohës, lexuesi nuk arrinte të perceptonte volumin tematik të shkrimeve të këtij autori pasionant. Tani, të mbledhura në dy vëllime voluminoze shihet jo vetëm gama e gjërë e trajtesës së tij, por del në pah dashuria, përkushtimi i këtij njeriu i lidhur organikisht me vlerat patriotike e qytetare të figurave të qytetit tonë në një periudhë kohore njëqindvjeçare, që me ngritjen e flamurit kombëtar me 26 nëntor 1912 në Durrës, e deri sot me jetëshkrimet e bashkëqytetarëve tanë me ndihmesa në fusha të ndryshme të jetës. Galeria e personazheve të tij arrin në shifrën 789.

Stili gazetaresk i shkrimeve të tij shkon përshtat me mesazhin që don të përcjedhë autori: vlerësim e mirënjohje për ndihmesën e gjithësejcilit prej tyre në fushat përkatëse. Vetë psikoglogjia e autorit tonë është e brumosur në tabanin e qytetit të tij të origjinës familjare: respekt për cilindo qytetar të Durrësit, pavarësisht prejardhjes së tij nga qytete a krahina të ndryshme të vendit, ardhur e banues në këtë qytet mikpritës e tolerant, duke vlerësuar si kurdoherë ndihmesën, kontributin qytetar, intelektual, patrioitk, shkencor në shërbim të prosperitetit të qytetit e të mbarë vendit. Është një pozicion që në shekuj është kultivuar në këtë port të lindur në mugëtirën e shekujve; “Kujdo i jepej e drejta për të jetuar në qytet” (Ch. Aeliani “Varia Historia”, XII, 16).

Për rubrikën e parë të shkrimeve të tij, ajo mbi patriotët, autori i këtyre shkrimeve ndjek stilin e të shkruajturi me një pathos që është i justifikuar për të glorifikuar (madhështuar) veprën e atyre patriotëve emëri i të cilëve lidhet me mbrothësinë e gjuhës shqipe dhe lartësimin e historisë së kombit shqiptar në vazhdën e luftës patriotike mbarëkombëtare për mëvehtësi deri sa u arrit ngritja e flamurit kombëtar më 26 nëntor 1912 në Durrës e në shkallë kombëtare në Vlorën Heroike të 28 nëntorit 1912, ku qyteti i Durrësit pat dhe delegatët e tij. Në galerinë e shkrimeve të tija për figurat patriotike janë: Dom Nikoll Kaçorri, Abaz Çelkupa, Kasem Durrësi, Kristaq Rama, Sulejman Kadiu, Adem Haxhi Rama, Stefan Kaçulini, Av.Hysen Myshketa, etj. Ja si i portretizon këto figura autori i ynë;

“Dom Nikollë Kaçorri, një patriot i orëve të para, famulltari i kishës katolike me motive e përkushtime për çështjen kombëtare…”

“Kasem Durrësi ishte personifikimi i ndershmërisë që punoi për konsolidimin e shtetit dhe demokratizimin e tij…Ai ishte pjesëmarrës në luftën e Vlorës. I del në mbrojtje dhe propagandon qëllimin fisnik të punimeve të Kongresit të Lushnjes” . “

“Kristaq Ramën lindi në Durrës, më 1866, nga një familje autoktone durrësake… I përkushtuar e me ndjesi të pakufijshme patriotike….Ishte burrë i vlerave patriotike”.

Publicisti i ynë ndalet dhe në figurat e pushtetit lokal e partiak, duke sjellë në artikujt e tij respekt e dashuri për ta,  për vlerat e tyre komunikuese e ndjeshmëri qytetare. Kështu, ai nuk e fsheh respektin dhe adhurimin për figurën e Iliaz Rekës: “I përgatitur, i pa lodhur, përfshihej në hallet e bashkëqytetarëve të tij dhe me këshillat e urta, shpaloste fjalët e arta: Shpreso më të mirën!”. Autori i ynë ndalet me respekt ndaj figurës së respektuar Sali Verdha, që siç e cilëson ai: ”Njeriu i virtyteve të mëdha.”. Apo, për Bajram Thermia siç e cilëson: “Djali i qytetarisë durrsake” në postin e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të qytetit.. Një figurë me të cilën ndalon autori i këtyre dy vëllimeve është dhe portretizimi i Marko Karolit, i emëruar më 1968 Drejtor i Portit të Durrësit, kurse në vitin 1971 u zgjodh Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Durrës. Autori ndalet dhe në figurat me reputacion në qytetin tone, siç ishin Sadik Bocaj dhe Zini Muço.

Autori Bashkim Kadiu e ndërton punën e tij voluminoze, gazetareske, mbi një plan të menduar kronologjikisht e tematikisht, në kohë e në hapsirë. Personazhet e tij janë real, me kontribute në qytetin tonë në fusha të ndryshme të dijes, shkollës (mësuesisë), ingjinierë, studjues, artistë, etj.  Ata i bashkon një emërues i përbashkët: dashuria për profesionin. Janë njerëz të thjeshtë ku spikat serioziteti i një pune vetmohuese, dashuria e madhe drejt sakrifices, duke ju larguar humbjes së kohës, me motivin e bukur e të shenjtë:lartësimi i vlerave intelektuale, etj.

Në zërin “Arti”, bën një “paradë” të bukur të vlerave të qytetit. Pena e tij është e zhdërvjedhtë për të plazmuar portretin e tyre. U shkruan me ndjenjë e vërtetësi. Kështu do të përmendja disa portetizime të arrira të tij,si: Sabri Tuçi, Agim Faja, Baskim Hoxha, Nikolin Xhoja, Gjergj Vlashi, Vangjel Heba, Mirush Kabashi, Shaqir Kodra, Semiha Ishmi, Spiro Urumi, Qemal Kërtusha, Zef Ujka, Lutfi Hoxha, Shpendi Topollaj, Ruzhdi Raklli, Kadri Pirro, Haxhi Rama, Ramazan Njala, Fadil Hasa,etj.

E pasur është dhe rubrika mbi mjekësinë të cilën ai e vlerëson :”Respekt për bluzat e bardha…vlerë e qytetit tim” Me dashuri e respekt ai radhit ndihmesën e tyre, plot ndjesi e humanizëm e me sakrifica, në ruajtje të shëndetit. Galeria e kësaj plejade është e madhe, ku ai gjen rastin të shprehi vlerësim, mirënjohje, adhurim  për punën e tyre.

Figurave të arsimit i kushton jo vetëm vëmendjen e duhur por dhe u fal atyre përshkrime plor respekt e dashuri për ndihmesën e tyre aq të vyer në edukimin e brezit të ri. Kështu do të përmendim emrat e disa prej tyre me reputacion në qytetin tonë: Prof.Dhosi Liperi, Isuf Puka (“Mësues i Popullit”), Burhan Kaduku, Liri Babameto, Naim Babameto, Aneta Gashi, Zeqai e Fiqerete Spahiu, Areti Ormanidhi, Jorgji Çerepi, Telha Çela, Qazim Domi (“Mësues i Popullit”), Isak Isaku, Bashkim Taga, Dylaver Cara, Tom Gjiri, Bardhyl Plangarica, Hamdi Faja, Matish Gjeluci, Bedri Rama, Ilia Jorgo, Nasie Vrioni (Metalla), Naim Rexha, Ali Rexha, Danish Bebeziqi, etj.

Si publicist sistematik vëmendja e tij  ndalet dhe përshkruan me dashuri punën kërkimore-shkencore të figurave të njohura të qytetit tonë. Do të veçojmë këndvështrimin e tij për punën e figurave të tilla, me njohje dhe jashtë kufijve të atdheut, studjuesit produktiv të shkencës bujqësore si: Andon Papingji, Lutfi Isufaj, Rexhai Fishta, Bajazit Habibi, Enver Isufi. Për punë studimore-shkencore në shërbim të teknologjisë së peshkimit, autori i ynë ndalet me respekt në veprën e kimistit të dëgjuar me kontribute në fushën e teknologjisë e të  pedagogjisë, të ing.Qazim Hoxha, i diplomuar si ing.kimist në auditoret  universitare të Çekisë.

 

 

7 komente në “Një libër për vlerat njerëzore të qytetit të Durresit”

  1. Skenderbeu. says:

    Po Adem Reka, heroi, a nuk ishte vler?
    Po Mujo Ulqinaku…
    ……

  2. Shabon Momli says:

    Ka harru pa nderue “Pepinin” ,”Kapterr Rramiun”,dhe “Islamin” qe ishin pishtaret e demokracis,dallendyshet e para shtegtare drejt Perndimit,frymzuesit e atyre qe hyne neper ambasada si ,Vllezrit Popaj,pasandaj atyre te 2 Korrikut, E me vone kemi edhe “pasagjeret pa bileta “qe i kthyen anijet tregtare ne “tragete” drejt Italis me eksodin e famshem qe vec bibla konkuron. Per tu pasu nga “malli njerzor” i perdor nga skafistet per me shtu paret neper banka… Te gjith kta pra kan si idol frymzimi Pepinin me kompani te filmi “dyel i heshtur”
    Tash n Durres jan akomodu edhe shum “qytetar te nershem prej kosove ”
    Kan apartments e hotele bregdetit.
    Jan me pare plot, dhe bisnese nderkombtare..
    Shum “miell”,”mish i njom,”, bje er atje!!
    Esht qytet i bukur durrsnimi…..

  3. artur llana says:

    Po per arqile gorene dhe fahri balliun ka shkruar? Turp qe ky shkrim pa autor hedh balte mbi vlerat e durresit nga nje I moshuar qe shkruan per babain, per vellain, xhaxhain, hallen, tezen e kamariere te Durresit po dhe per vete.

  4. Me qan zemra per Durrsin says:

    Per sa i perket “Djalit te qyteteris durrsake” bajram thermia ne kohen kur ishte kryetar i komitetit ekzekutiv (qe kishte te bente me strehimin e qytetareve)Gjat te gjith kohes qe ishte kryetar e shemi ne rrena tim at per gjith kohen (ne ishim nje familje me 10 pjestar)dhe jetonim o zot kur me kujtohet me vjen keq per tim at qe i besoi duke i shkruar kerkesa(lutje)me vite.
    Rrespekt per cilindo qytetar te Durresit,pavaresisht prejardhjes.
    M.ziçishti,e ter Korça erdhi ne Durres…….mos te zgjatem te shohim sa vellime do te blejn Durrsaket.

    den babaden durrsak ju pershendet.

  5. kujtimi says:

    Po per arkeologen qe u be shefe e urbanistikes dhe ngriti pallate mbi thesaret arkeologjike te durresit ka shkruar me fjale te bukura ky zoteria?

  6. Petro says:

    Para se te themi se c ka shkruar te themi se kush ishte ky qe ka shkruar.Ishte shume i mire qe ne rini, me skandale qe ne gjimnaz, u detyrua ta le Durrein per shume vjet e te strehohet ne Kavaje.As shkolle te larte s ka mbaruar.A mund te shkruaj e te vleresoje ai njerezit dhe kontributet?Po s kemi pse habitemi.Keto jane paradokset e tranzicionit qe s mbarojne kurre.

  7. Uji i ftohte says:

    Po per durrsjanet s,paska shkruar fare,ata e mbajne Durresin gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje