Na la Skënderi, u nda nga ne!

11 Shkurt 2014, 12:13Kulturë TEMA

Nga Pëllumb Kulla

 

As unë nuk e di se si këtu në një cep të ShBA, sot u ngrita më herët se zakonisht dhe, më e pabesueshme akoma, hapa kompjuterin pa ndonjë shtysë të veçantë. Pashë për emailet. Më goditi një ngushëllim. Ma dërgonte ime mbesë, Ejona. Lajm i dhimbshëm: Sallaku i ndarë nga jeta! E prisja. Gjithë këto ditë kam qenë i lidhur me të shoqen, Vitoren dhe me të bijën Denisën. Ato nuk kishin fare besim se ai do t’ia dilte në përpjekjen e madhe. Dhe ja, e pritura e dhimbshme, ndodhi.

Nuk kishin kaluar veçse dyzetetetë orë nga urimet që i shprehëm për ditëlindjen e tij të shtatëdhjetenëntë. Nuk kishin kaluar veçse një muaj nga dreka që hëngrëm bashkë në ditën që në Fier u zbulua memoriali i Kujtim Spahivoglit, njërit nga miqtë e tij më të mirë. Shtrimi papritur në spital, dy ndërhyrjet kirurgjikale, njëra pas tjetrës…

Në ditën e lindjes unë dhe ime shoqe Xhuli, folëm gjatë me çiftin Sallaku ne telefon. Folëm bile edhe për organizimin pas një viti të 80- vjetorit. Unë i premtova se përgatitjet do t’i fillonim që këto ditë. I premtova se “do t’i piqnim hutat” me Bujar Kapexhiun dhe do ta bënim atë një festë të madhe… Po, ja, nuk qe e thënë që t’ia arrinim asaj dite!

Dhe tani, këtu, në një cep të Floridës, kur mëngjesi nuk ka feksur ende, unë përgatitem t’i telefonoj Vitores. Jam si i mpakur, si në një dhimbje të pa provuar edhe pse shumë vdekje njerëzish të afërt më kanë goditur gjatë gjithë jetës. Në këto ditë të para të këtij shkurti të zi, na vdiqën shumë artistë të vyer, me të cilët kam pasur nderin të punoja tok. Kemi festuar tok, kemi qeshur e kemi harxhuar ditë e net duke u kujdesur për repertorët, dekoret, dritat….

Të qoftë dheu i lehtë Skënder Sallaku! Të prehesh në paqe!

Dihet që unë kam shkruar një libër të posaçëm, me figurën e Sallakut në qendër. Dhe këto ditë, një trokitje e çuditshme në kujtesë, më përmendi ta publikoj në Facebook ca nga ca, kapitull pas kapitulli. Si të më kishin përmendur hyjnitë! Kanë kaluar 12 vjet nga botimi… Por shumë vetë dukej se e lexonin për herë të parë. Bëra mirë që iu binda asaj parandjenje të fshehur.

Dhe për gazetën vendosa të sjell pikërisht një fragment nga libri. Me dëshirën, me lutjen ndaj Zotit, që këtë artist të rrallë ta marrë nën kujdesin e tij të madhërishem. Artisti ynë e meriton!…

 

DINOSAURËT

 

Në vitin 1994 në Moskë vdiq në një moshë të madhe komiku i njohur Jurij Nikulin dhe Nju Jork Tajmsi i pat kushtuar kësaj ngjarje dy faqe të tëra gazete me shënime biografike dhe fotografi.

Mediat ruse, kuptohet me vdekjen e tij u morën ditë me radhë.

Në reportazhin e të dërguarit të posaçëm të Tajmsit, thuhej se Nikulini ishte një komik mjaft popullor, humorin e të cilit popujt e Bashkimit Sovjetik ishin mësuar ta kishin si bukë të përditshme gjatë gjithë periudhës së rëndë komuniste dhe për këtë aktori gëzonte një famë të jashtëzakonshme. Ai tregonte anekdota të hidhura që Brezhnjevi me shokë nuk i gëlltisnin dot dhe Tajmsi rikujtonte një tufë nga ato, ndër të cilat unë zgjodha një frazë të tij, thënë pikërisht gjatë ndrydhjes brezhnjeviane:

“Ne kemi komunistë të ndershëm që i paguajnë kuotizacionet partisë, jo vetëm nga përqindjet e rrogës, por edhe nga përqindjet e ryshfeteve që marrin! Të tillë i do komunistët partia jonë!”

Shikoja arkivolin e komikut që, pas erës së re në Rusi, mbante postin e drejtorit të Cirkut të Moskës. Trupin ia kishin vendosur mbi një shtrat topi dhe ai shoqërohej nga ushtarakë me uniformat e paradës. Prapa topit, në krye të kortezhit çapitej Presidenti rus Boris Jelcin dhe pas tij një turmë e madhe pafund, dyqind, treqind mijë a ndofta më shumë njerëz që qanin me dhimbje ndarjen nga komiku i dashur. Një bllok me tri foto paraqiste grupe vajtuesish me fytyra të përlotura që shpinin drejt varrezave atë më të cilin lidheshin gëzimet e një epoke të tërë. Rusë të thjeshtë i patën treguar gazetarit amerikan, se artisti ishte e vetmja pikë takimi e vazhdueshme që miliona banorë të kontinentit sovjetik mbanin me misionin shoqëror të artit në një vend ku mediat ishin të superkontrolluara dhe kur gjinitë e tjera të artit në mos kufizoheshin duke shfaqur thjesht art të pastër, si muzika, apo baleti, vuanin pezullime të bujshme siç ndodhte tepër rrallë me poezinë, narrativën dhe filmin.

Rusë të ndryshëm që pyeta më pas në Nju Jork, më bindën më shumë për paralelin që mund të hiqet midis artistit tonë dhe Nikulinit. Këta lloj artistë të gjithanshëm ishin bij të një periudhe historike të trazuar, të cilën ata e jetuan si qytetarë të thjeshtë të vendeve me jetë të vështirë, si artistë të klasit të parë që punuan e rrezikuan shumë, si anëtarë të asaj partie që ishte ironikisht vetë farkëtarja e dhunës e shtypjes dhe e gjithë pasojave që vinin pas.

Të udhëhequr nga ideale demokratike e të vetëdijshëm për rolin e bukur që u takonte edhe jashtë dritave të skenës, këta artistë e bënë jetën e tyre dhe të bashkëkohësve të tyre më pak të hidhur nga sa e nxjerrin llogaritë e të gjithë treguesve të kohës.

Theksoj afërsinë e të dyve, pasi shumë të ngjashme ishin kushtet, miqtë dhe armiqtë e tyre. Edhe valët artistike që u dhanë jetë dhe i mbajtën mbi kreshtat e veta, ishin të njëjta. Ata ishin artistë të një kalibri të veçantë me vlera shumëpalëshe: mendimtarë, kllounë, aktorë të komedisë së shkurtër dinamike që është më afër popullit të shtresuar poshtë. Lloji i veçantë i këtyre komikëve ngjan me një specie që tani jep shenja se po shuhet, ashtu siç janë shuar dinosaurët. Tani kolegët e tyre 40- 50 vjet më të rinj as që kanë ndërmend t’u kacavirren litarëve të arenave dhe bile as që duan të vënë fijen më të vogël të pudrës në fytyrën e tyre. Shumica e këtyre tani ngrihen nga salla marrin një mikrofon në dorë dhe jo pa hir dhe elegancë, marrin e trajtojnë lajmet e kronikave duke ngacmuar modën, personat më publikë të kohës, presidentët, kryeministrat e shefat e policive sekrete duke mos e vënë fare në dyshim se pas mbarimit të shfaqjes, do të arrijnë shëndoshë e mirë në shtratin e tyre të përnatshëm. Shumë prej këtyre nënqeshin me ironi kur i hedhin një sy repertorit zyrtar të dinosaurëve tanë, duke mos e vrarë mendjen se si jetuan edhe sidomos se qysh mbijetuan.

Përse vallë diktatura, në vend që këta lloj artistësh t’i godiste, i ruajti i afroi dhe u përpoq t’ua shuante shkëndijat kryengritëse, duke i bërë anëtarë të partisë e duke i graduar në strukturat e gjinisë?

Rritja e popullaritetit u solli atyre vetvetiu më shumë imunitet, paçka se imuniteti nën diktaturë nuk ka pasur kurrë vlera plotësisht të qëndrueshme. Kështu që digën e parë mbrojtëse, artistë të tillë e ngrinin me përsosjen e vlerave të tyre të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, imazhi i një partie të mbyllur e jo gjithëpopullore, fitonte mjaft kredi, në rast se në radhët e saj ajo regjistronte dhe figura të dashura popullore, njerëz me vlera të fushave të ndryshme të shkencës, letërsisë dhe artit. Këta, natyrisht, në jetën politike ishin më të papërshtatshëm se militantët fshatarë e punëtorë që ofronin cilësinë më të lartë që i lypsej një partie komuniste staliniane: bindjen. Por sidoqoftë ofronin përfitime të tjera, jo pa rëndësi. Edhe sot emrat e artistëve i bëjnë nder partive, prandaj ende ata lajkatohen, mbahen afër, futen në lista kandidatësh parlamentarë, pa vrarë shumë mendjen nëse ia thonë apo nuk ia thonë dot artistët në atë mejdan. Ata mobilizohen në koncerte elektorale të fryrë duke llogaritur se zgjedhësit do të tërhiqen më shumë nga bukuria e këngëve dhe eleganca e humorit se sa nga programi i partisë, kështu që partia arrin të budallallepsë votuesit dhe artistët bashkë me ta. Edhe kjo nuk është një shpikje vendase. Kjo edhe në Perëndim nuk është e përbuzur.

Vetë afrimi i Skënder Sallakut në rreshtat e Partisë së Punës pra, ishte një plus i madh propagandistik, i cili fliste pa qenë nevoja të komentohej.

Sallakun nuk e adhuronte më pak edhe pala që cilësohej reaksionare. Në radhët e goditjeve të panumërta që pësonte kjo shtresë e gjerë, dukej sikur merrte edhe një më tepër kur të shihte që beniamini i tyre u kthente krahët dhe radhitej në një formacion politik të cilin ata e urrenin. Veçse këta lloj reaksionarësh kishin kohë që nuk i shikonin më në mënyrë aq kritike miqtë, kushërinjtë apo idhujt e tyre që hynin në parti për njëmijë e një nevoja të vogla e të mëdha dhe që ishin të shpjegueshme. Shqetësimi i tyre i vetëm ishte ndryshimi cilësor i marrëdhënies së komunistëve të rinj me ta, që në të shumtat e rasteve përkeqësohej.

Por nuk ndryshoi aspak marrëdhënia e Skënder Sallakut me simpatizantët e tij të të gjitha shtresave. Ai vazhdonte të ishte artist po aq i dashur, po aq i këndshëm, po aq i befasishëm në prurjet e reja.

E mbi të gjitha, edhe pas muajit të parë edhe pas vitit të parë edhe në vitet në vazhdim, kurrë nuk ndryshoi ajo parathënia pëshpëritëse “e dini të fundit që ka nxjerrë Sallaku?”, në prag të dëgjimit të një anekdote kundër partisë, të asaj partie, ku ai kishte futur këmbët dhe sidomos kokën.

Nga Ministria e Brendshme doli një komision nëpër rrethe për të parë ngritjen arsimore të forcave të policisë. U ndalën në një qytet dhe filluan nga testimet. Thirrën policin e parë.

-Sa bëjnë dy edhe dy? – e pyetën.

-Tri! – u përgjigj polici.

-Pa mendohu mirë… – i thanë ata të komisionit.

-Pesë! – ia ktheu polici.

-Mendohu përsëri!

-Katër!

-Je i sigurt tani?

-Shtatë! – tha polici.

-Mirë, mund të largohesh, – i dhanë lejë të dalë nga salla e provimit.

Pasi doli polici, anëtarët e komisionit vendosën ta mbajnë në shërbim dhe shkruan në procesverbal: “Pa shkollë, por përpiqet dhe e kërkon zgjidhjen me këmbëngulje. Të mbahet”

Futën brenda policin e dytë.

-Sa bëjnë dy edhe dy?

-Pesë! – ia bëri polici pa i u dridhur qerpiku.

-Pa mendohu edhe një herë!

-Pesë! – nuk tundej nga e tija polici.

-Sikur të mendohesh edhe një herë…

-Pesë! – ia bëri polici i dytë më i sigurt se kurrë.

-Mund të dalësh! – i thanë.

Me të dalë polici, komisioni dha përshtypjet dhe në procesverbal u shkrua: “Nuk i duken shenja shkolle gjëkundi, por ngjan si shkëmb i patundur. Të mbahet”.

Thirrën të tretin.

-Sa bëjnë dy edhe dy?

-Katër, – u përgjigj qetë polici.

-Mendohu edhe një herë!

-Katër! – tha polici i sigurt.

-Mos e ke gabim?

-Aspak! – tha polici. – Katër!

Anëtarët e komisionit e nxorën kandidatin dhe në procesverbal shkruan: “I mprehtë. T’i kontrollohet biografia. Me të tilla përgjigje të sakta, po na krijohet bindja se në forcat e policisë ka depërtime nga bij reaksionarësh!”

Pas kësaj barsolete askush nga pinjollët e familjeve të përmbysura nuk do të derdhte lot për regjistrimin e komikut të dashur në listat e komunistëve.

Sallaku për gjithkënd ishte gozhda më e kollajtë ku mund të varej origjina dhe përhapja e këtyre gazmoreve të hidhura. Citimi i çdo burimi tjetër ishte më i rrezikshëm pasi e asgjësonte vetë burimin. Nuk mund të pranohej për shembull, që njerëzit të ndërronin pyetjen parathënëse “e dini këtë të fundit që ka thënë Sallaku” me një të re, si fjala vjen, “ e dini këtë të fundit që ka thënë i biri i aksh antikomunisti të pushkatuar”. Këta bij të fundit edhe pa nxjerrë nga kallami flluska të këtij lloji, kishin mbushur burgjet. Në burgje ndodheshin njerëz që kishin bërë një pyetje pa të keq. Një kooperativist nga Devolli ra në burg edhe i kërkohej llogari se përse ai vështronte aq shpesh nga ana e kufirit(!). Të tillë kandidatë burgjesh nuk kishin aq shumë nevojë për të bërë ndonjë faj, pasi në vendin tonë lavdimadh, ata ishin fajtorë ende pa lindur akoma.

Kështu që tek e fundit të gjithë kishin përfitim nga forcimi i pozitave të Skënder Sallakut. Përse nuk u burgos ai? Përse nuk u prangos edhe kur vetë Kadri Hazbiu e pa tek me ashk e vullnet të plotë, në një tryezë me të, nxirrte nga goja të vërteta aq të hidhura që të merrnin brinjë më brinjë? Kaq kavalier dhe burrë i besës ishte ministri i Sigurimit me Skënder Sallakun, kur më parë e më pas kish marrë vetë në pyetje dhe kish çuar në pushkatim shokë të luftës partizane, që dikur i patën shpëtuar jetën! (Vetë Hazbiu e dinte i pari se këta shokë lufte ishin të pafajshëm). Përse pra nuk i hodhi hekurat Sallakut e t’i jepte një shtrëngim nofullash atyre që pëshpëritnin humorin e zi?

Arsyeja ishte e thjeshtë: humori i zi ishte një fenomen i gjerë e i përhapur i gjithë Evropës Lindore e i gjithë diktaturave në histori dhe ky fenomen nuk do të asgjësohej aspak me asgjësimin e Sallakut. Epidemia e tregimit të anekdotave ishte aq e përhapur dhe ishte më tepër pasojë se shkak, siç është hija pasojë e diellit. Të deshe të mbyllje gojërat e popullit ishte njësoj si të luftoje me mullinjtë e erës. Për hir të kësaj fushate duhej të burgosje tre të katërtat e popullsisë shkodrane. Skënderi ish një individ i shquar, por ai kurrë nuk mund të krahasohej me një komunitet të tërë si Shkodra, e cila ngjante si një kolegjium i zi repertori, që u dërgonte drithë në mokra artistëve të saj të zinj.

Në se lemë mënjanë hesapet “ta puthim a ta kafshojmë” që bënte partia për Sallakun, duhet të kemi parasysh që talenti i vërtetë sa më shumë rritet aq më shumë gjeneron njerëz që urojnë theqafjen e tij. Këtu ne mund të përfshijmë ndonjë koleg ziliqar të llojit të tij, si edhe gjithë ata që nuk kishin të bënin me artin e Skënderit, por që bezdiseshin nga lehtësia dhe guximi me të cilin ai vinte gishtin mbi plagët e shumta. Zakonisht guximtarët e rrallë janë të urrejtshëm, pasi ata të pacipë e venë më në dukje frikën e të tjerëve të cilët sikur urojnë që guximtari ta pësojë sa më shpejt, që vetë të duken të mençur e praktikë dhe jo vetëm frikacakë.

Dashuria e përgjithshme popullore që e rrethonte Sallakun bënte që denoncimet ndaj tij të ishin gati në nivelin e zeros. Një dashuri kaq e përgjithshme ishte e përpjetë e madhe për ata që mund të deshin t’i bënin keq. Por mos harrojmë se nga ana tjetër e barrikadës, dashuri ndaj tij kishte edhe në njerëzit që mbanin në këmbë mekanizmat represive, si sigurimsa, hetues dhe policë, të cilët sa nuk kishin marrë ende një urdhër në dëm të idhullit të tyre, u vinte më për mbarë plogështia. Në jetën e tyre të zymtë ai lëshonte rrjedha drite dhe gëzimi si për ata vetë ashtu edhe për fëmijët e pleqtë e tyre.

(Shkëputur nga libri “Skënder Sallaku, ose, si qeshnim nën diktaturë”)

50 komente në “Na la Skënderi, u nda nga ne!”

  1. QITESJA says:

    SI GUXON NE KETE DITE ZIE,QE HUMBEM NE, TE GJITHE SHQIPTARET ,PJESTARIN E CDO VATRE SHQIPTARE DUKE FUTUR DHE POLITIKE ???? A JETOJ NE KOHEN E DIKTATURES ,POR ISHTE ME I VLERESUARI NGA TE GJITHE QEVERITARET, ME I RESPEKTUARI NGA POPULLI QE E DONTE !!¨PELLUMB KULLA ME VJEN KEQ QE PO FLAS KESHTU, POR ME DUKET SE NE PLEQERI PASKE ARRIT FUNDIN E LLOGJIKES TUAJ,,,, NE KETE EPOKE ZOTROTE BERE KARIERE SE BASHKU ME FAMILJEN TUAJ !!!!¨NJI NJERI ME KULTURE SI JU, ME VJEN KEQ QE PASKE MARRE FUND !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! AJO DIKTARE NXORRI ARTISTE SPORTISTE , NE KOHEN E KRIMINELIT SALI BERISHA U FUNDOSEN 100 M. NEN DHE,,, JE ATY NE AMERIKE E MOS FOL SHUME,,, SE SKENDERI E DONTE TOKEN E NENEN E TIJ E NDENJI KETU ME TE MIRA E TE KEQIA !!!¨TURP TJU VIJE !!! BUKESHKELUR , HARAM TE GJITHA, BUKA QE TE DHA KJO TOKE E AJO DIKTATURE QE TE SHKOLLOJ !!!!!!!!!!!!¨NE DJALL TE VENI TE GJITHE MOSTRAT SI JU !!!!

    1. Zigur Qarri says:

      Nuk besoj se komenti yt ofendues i pergjigjet shkrimit te Zotit Kulla!
      Kujtimet lehtesojn dhembjen.
      Ngushellime familjes.

      1. raimond vlonjati says:

        Po natyrisht komentet e atij zoterise qendrojne shume here me lart se ky karagjozi Kulla qe edhe ne nje dite zije ben politiken e tij prej deficenti
        Mire qe nuk tha e ka fajin Berisha

        Ngushellimet me te sibqerta familjes Sallaku !

        1. Bardho says:

          Na ore, ti vlonjat i Tropojes! Te kane djegur ato shkrimet e Kulles per Berishen tend? Kete radhe, per vdekjen e Sallakut, sinqerisht, nuk e ka fajin Berisha. Per vdekjet e ketyre artisteve Berisha ka vetem merita.

          1. Sokrati says:

            shume shpejt vdekja mori kater artiste,Laver Bariu,Ibrahim Madhi,Vace Zela dhe Skender Sallaku.Besoj se te kater do mbeten te pazevendesueshem per skenen shqiptare.
            Ne si popull me keta jemi ndare si duhet por shteti nuk ka bere asgje kur kujton se shume artiste kane ikur nga kjo jete pa kujdesin me te vogel te ketij palo shteti.

      2. R.I.P. SKENDER SALLAKU says:

        R.I.P. SKENDER SALLAKU!
        A E DINIT SE SKENDERI KA QENE EDHE SPORTIST-MUNDES, AKROBAT?
        DO NA MUNGOJE HUMORI I TIJ SHPOTITES.
        http://goo.gl/U0bRCf

        1. raimond vlonjati says:

          po ka qene mundes i talentuar sic thoshin
          por nuk e kam pare ne ndonje video te ndeshej

          1. Milo says:

            Po Skenderbeun e ke pare duke luftuar?

    2. Enoja says:

      Shkrimi qe lexove, moj snajpere (QITESE), nuk eshte bere sot. Eshte pjese e nje libri te gjere. E ke te thene ne fund e ne fillim. Perse nuk ke vajtur edhe ne shkolle por vetem neper zbore, moj e zeze?! Nuk di as te shkruash me germa te vogla. Pa le po shkruan: nji njeri me kulture si ju, me vjen keq po paske marre fund!!!!!!!!! Ah snajpere, snajpere! Shkruan ngjitur e ngjitur edhe me ti edhe me ju. Edhe gegerisht edhe toskerisht! Ke mall per ato kohera? Mos u merakos per Sallakun e per Kullen po beji yzmet vetes!

      1. argita says:

        Eno:Me mire te thoshe se:
        Nje Budalle si punae “Qitses” hedh
        nje llaf qe kundermone dynjane dhe
        te mencurit kerkojne ti kthejne rrjedhen
        Lumit per ta shperlare te palarin…por,
        me kot,ndofta Koken mund ta kete ne vendin
        e gabuar..Po si i bene elozhe sistemit te kaluar
        ai tru bosh,kur favori me i madh qe ai komunizem
        i beri te madhit Kulla,ishte se nuk e futi ne Burg
        por e dergoi ne Gurore si puntor…
        Po c,te meresh me ata qitsa qe gjuajne per Laraska…
        dhe thone se vrava Thellenza!!!!

        1. raimond vlonjati says:

          Po komunizmi e ka kuptuar tamam qe ky ishte per gurore, se ky sa ishte diplomat i PD-se ne Washington, nuk beri azgje…vetem llogje me keta budallenjte e diaspordhes duke share Salen lart e poshte .
          ,
          nderkaq qe Sala e mori kete nga nje estradaxhi province e solli ne mes te Amerikes.

          Komunizmi te vleresonte tamam per aq sa tru kishe,se ne krye viheshin kuadro klasi …
          ndersa kete meqe kishte humor kinez e coi ne Fier meqe ne Fier kishte kinez ne Azotik, lol,
          shto pastaj se fieraket e kuptojne humorin qamet .Dy ruge e nje pune.lol

          Po eshte interesant ky tullumi, ka urejtje per Salen
          kur Sala ketij i ka bere vetem mire,
          se kete nuk e hoqi Sala nga puna ndaj ky s’ka te drejte morale te flas kunder Sales
          Apo te ligut beji mire sa te duash , prape i lig mbetet

    3. HDD says:

      Ndale veten he burre, he t´dhivsha Enverin e komunizmin!

  2. PO SHUHEN YJET NJE NGA NJE
    ATA IKIN FIZIKISHTE,
    PO LANE VEPRA TE MEDHA,
    NDAJ JETOJNE PERJETESISHTE.

  3. mani says:

    Skender Sallaku – ja kush do te jetojne e kujtohet per jete nga mbare shqiptaret! Funderirat, hajdutet, pisat… si Sali Berisa, Ilir Meta, Fatos Nano, Arben Imami etj…qe e shkaterruan Shqiperine dhe i vodhen shqiptaret, do te kujtohen per te keq ose do te harrohen.

  4. Patrioti says:

    Te lumte pena Kulla(Zemblaku)

  5. bentirona says:

    Kam pasur fatin ta shof nga afer dikur ne estraden e TIRANES legjenden e humorit shqiptar zotin SKENDER SALLAKU.Ngushellime familjes.

  6. Korabi says:

    Po ti c`pate moj shoqja “(sh)qitese”?!

  7. y says:

    Skenderi, nje emer i madh i humorit shqiptar. Do na mungoje !
    Kish kohe qe nuk e shihnim ne Skene por e shihnim xhiro me Vitoren. tani s’do ta shohim me.
    Po pse o zot, merr te miret e le te ligjte ?
    Keto jane punet e tua!
    NGUSHELLIME FAMILJES.
    Mirupafshim ne ate jete mjeshter!

  8. moi says:

    Kulla ben mire te shohe veten e te paret e tij a kush ja ka fajin biografik e mos merret me barcaleta si femije kopeshti sepse ai e di mire forcen e sistemit qe shkoi.Ne analogji kete gafe me Sallakun do e kishte bere edhe me Vace Zelen.Ne Florida qenke afer z.Kulla,ne djall ta ka caktuar vendin populli.

  9. xhebar says:

    iku dhe nje perle e kesaj toke. I lehte dheu.

  10. bbb says:

    Ngushellime familjes. Humorist i madh. Ne vitet 70te ka qene pa dyshim humoristi nr1 ne Shqiperi

  11. QITESJA says:

    E DI ZOTI ENO, POR DESHA TE THOJA, QE TE GJITHE KETA ARTISTE E SPORTISTE QE JANE NDA NGA NE, KUR DUAN TE KOMENTOJNE , O TE THONE DY FJALE, FUSIN NE MES KANE JETUAR NE KOHEN E MONIZMIT,,,,,, E KY MONIZEM NYOEEI YJE TE PA SHUAR NE JETE TE JETVE, SE KJO KOHE E QELBUR TE DEMOKRACISE-ANARSHII, JANE MBULUAR ME PLUHUR ,E NUK DO TJA DIJE ASNJI ,,, EDHE NE CEROMINI E TE NDJERES VACE ZELA, IKONA E KENGES ,SALIU THA ESHTE KENGETARE E DIKTATURES KOMUNISTE, TJETRI, E KOHES SE MONIZMIT, TJETRI KENGETARJA E ENVERIT,,, TURP TURP !!!¨NE SHQIPERI KA MARRE FUND ARTI E SPORTI,,,, E KURRE NUK DO NGREJE KOKE,SA TE JENE TE GJITHE KETA TE KORRUPTUAR NE QEVERI !!!!¨ PASTAJ ZOTI KULLA NUK KISHTE VENE KETE FOTO, POR NJI KARIKATURE MBI KOKEN E SKENDERIT, QE ISHTE NJI BUNKER E POSHTE TIJ SKENDERI,,,,,, RESPEKT PER KETO YJE ,QE PO LARGOHEN NGA NE !!!!! FIZIKISHTE,SEPSE VEPRAT E TYRE DO JETOJNE NE JETE TE JETEVE !!!

    1. capajevi says:

      Moj qitese! Po c’te duhet o varfer polemika me te shkolluarit?Ku e di ti se c’eshte politika apo arti.!
      Shko dhe vri morrat. Kete zanat me siguri qe e njeh mire

    2. Albana says:

      Ti moj qitese te paskan thartuar trute. Kush thote qe keto figura nuk nderohen, absolutisht nuk e thote njeri. Por mos harro se cdo njeri ka te drejte te kujtoje dhe te analizoje kohen ne te cilen keto artiste shkelqyen. Vertete shkelqyen ne nje kohe te tmerrshme, mizore, por ndoshta dhe kjo e ben shkelqimin e tyre me te ndritshem sepse arriten te mbijetojne dhe te na japin neve gezim ne ato kohera qe vetem erresire kishim perreth, kete ti nuk e mohon dot nqs mendon ndryshe nuk kupton asnje gje dhe mendoj qe ke probleme shume serioze. Kryeveprat ndonjehere dalin ne drite nga dhimbja.

  12. Sakrileg says:

    Ja se si shprehet satiristi i mirenjohur Pellumb Kulla ne nje fjalim te mbajtur dhe te organizuar nga Biblioteka e Kongresit Amerikan me teme “Humori shqiptar ne kohen e sundimit te njerit prej regjimeve me diktatoriale te vendeve te Lindjes”.

    “Ne kushtet e nje shtypje te eger lulezoi nje humor i mprehte politik qe sherbeu per vite si flake e shpreses ne nje realitet te erret. Humori ishte si nje guacke e forte qe e mbajti shpirtin tone gjalle. Por kjo nuk ishte e lehte, pasi kjo krijimtari humoristike qe satirizonte veset e karakterit ishte fasada e nje kritike te nenkuptuar ndaj veseve te gjithe regjimit. Asnjehere humorit, aktoreve te komedise nuk ju kerkua te hymnizonin Enver Hoxhen dhe Partine, dhe ky ishte si te thuash avantazhi i tyre i madh, te cilet ata nuk e ndoten veten me gjera te cilat ata as vete nuk i besonin.”

    I nderuar zoti Pëllumb Kulla,
    Ju ishit nje nga penat me te forta te satires shqiptare. Vepra dhe shkrimet e tua humoristike, asokohe te vena ne skene me profesionalizem dhe mjeshteri nga aktore te medhenj e te shkelqyer, sic ishte dhe i ndjeri Skender Sallaku, ndikuan drejtperdrejt ne formimin dhe ndergjegjesimin e shoqerise se atehershme. Ju me ane te forces se humorit ja dolet mbane t’ja cirrnit masken maskarenjve te veshur me pushtet, ju ja arritet te bindnit popullin per marrezite e tejskajshme te funksionareve te perjetshem qe instaloi me forcen e dhunes diktatura antipopullore e regjimit komunist.

    Ju faleminderit per gjithshka qe keni bere ne sherbim te qytetareve shqiptare i nderuar zoti Kulla.

    Bashkohem me mpakjen dhe dhimbjen Tuaj per ndarjen nga jeta te njerit prej artisteve me te shquar te humorit, per humbjen e nje talenti te jashtezakonshem te interpretimit.

    Shpirti i tij u prehte ne paqe!

  13. aleksandri i madh says:

    Ty shqitese te qenka shqitur truri i vogel se te madhen nuk e ke pasur asnjehere. Respekt per Pellumb dhe Xhuljeta Kullen. Ngushellime familjes Sallaku. U prefsh ne paqe Skender Sallaku.

  14. ALbani says:

    bashkohem 100% me komentuesin Qitesja dhe me lejoni tju a spjegoj.

    Pellumb Kulla eshte artist i shkelqyer i penes dhe i humorit dhe per kete nuk ka njeri jo vetem ne glob por asnje lloj specie e kozmosit tja heqe kete merite,talent apo dhunti.

    Por kjo nuk mund te na pengoje per te thene ca ane te shkerdhyra(na falni per shprehjen) te tij te cilet jane.

    1-Sistemi i para 90′ talente si Pellumbi i shfrytezonte ne interes te tij por dhe vete ata duke perfshire dhe Plumbin tone silleshin si bythlepires shume here pa qene nevoja.Ja pane qefin dhe lezetin atij sistemi njelloj si dhe bllokmenet.

    2-Pas 90′ keto tipa ishen te paret qe kur “anija po mbytej” dolen si minjte ne breg dhe moren poza disidenti.

    3-Jo vetem kaq por talentin e tyre e perdoren duke bubulluar kunder sistemit Enverit me shume se te burgosorit e Spacit dhe Burrelit.

    4-Per keto sherbime u shperblye ne Aambasdor ne OKB duke qene nje injorant ne sektorin dipllomatik.

    5-Kushe e njeh kete Pllumin e ktheu missionin ne nje shtepi private ku me teper flitej per pazare ushqimesh se probleme kombetare.

    6-Ne kohen e tij kishte ne dore te tregohej atdhetar ne lidhje ne thyrjen e embargos se berishes ndaj milloshevicit por u tregua tradhetar dhe pule fushe.

    7-Pasi Berisha ra nga fiku Pllumi ne menyre te peshtirosur “regjistrohet” si azilant se erdhen komunistet e Nanos ne 1997.

    Zoti Pllum bashke me fansat e tij nuk mohon njeri qe je i shkelqyer si humorist por je dhe po aq i shkerdhyer si atdhetar.

    Rasti i ketij artikulli qe nje funeral home e kthen ne skec “doni me per belulin” i sterros dhe ato merita qe keni ne art.

    RIP SKENDERBE SALLAKU I HUMORIT

    1. Laboviti says:

      Qe ti or ALban ia fut kot, se thua gjera qe nuk i di e nuk ke nga t’i dish kjo ia ben muuu ashiqare. Ku e di ti se ne mision flitej per pazare ushqimesh. Ke qene edhe ti ne mision? Nuk besoj. Embargon e beri Berisha me shoke 8000 kilometra larg OKBse dhe asnjeri nuk e dinte kete. Kjo hile dolli kur e nxorri dhjete vjet me vone presidenti malazez dhe Berisha e pranoi. Tere kemi lexuar nje koment te ashper te Pellumb Kulles per kete. Po ti si duket shfajesimet nuk i lexon, lexon vetem shpifjet. Po c’na plasi ne sa i mire apo sa i keq eshte Kulla?! Ketu flitet per nje artist legjendar qe na iku. Hajd po t’i pranojme tere brockullat mor ALban. Na thuaj nje gje te keqe, nje pune te ndyre (ne piken 2) te Kulles ne sherbim te atij regjimi. Do thuash per skece me balliste? Por ai edhe tani i shfaq neper TV-ra e nuk nuk i ka terhequr ata skece, sic kane bere me dhjetra shkrimtare e dramaxhinj te famshem qe po shuajne dhe po fshijne gjithcka kane shkruar ne favor te Hoxhes. Po nuk na the ndonje te keqe a po nuk na tregove nje bythlepirje (qe te mos e dije vetem kujtesa jote shpifendyre), atehere meriton te te thone ALban By..qiri! Opo bli kompiutera e peshty, ky popull! Si per dasma edhe per vdekje!

      1. ALbani says:

        I c’nderur Labovit

        Para nje viti isha ne nje varrim ne NY te nje njeriu te nderuar i cili kishte patur nje “aksident” jo politik me sistemin e para 90′ dhe kishte bere rreth dy vite burg por kurre nuk tha qe jam disident edhe pse disa Labovicer e ftonin te fliste kunder.Biles nje tip Labovici ne fjalen e lamtumires filloi te shante sistemin komunist dhe meritat e te ndjerit kunder “regjimit”.. vellai i te ndjerit ja nderpreu dhe e mori vete fjalen.
        Ishte me e rende se vdekja nje veprim i tille qe per perfitim politik te shfrytezosh varrimet.E kam dhe me Edi Ramen qe “don me nxire” sistemin nga ai ka dale bashke me berishen,nanon por dhe kete gushpellumbin tone.
        Ideja eshte kjo :boll se na i peshtiroset jo vetem te kaluaren por te tashmen dhe te ardhmen.boll ju kakerdhija te enverit te shani enverit kur ai vend po ja kalon ferrit.Njezet e ca veta kane vdekur nga varrimi i Vaces te varrimi Skenderit nga rruget,bombat,aksidentet.A nuk po jetojne shqiptaret nje ferr.shut up disidente leshi !

        1. Laboviti says:

          Te tera i the mor shpifes i ndyre… Edhe shembullin pozitiv te te vuajturit qe nuk e kujton ate kohe na e dhe. Vetem pyetjeve nuk iu pergjigje. E meriton tani: By..qire!

          1. ALbani says:

            Ne 23 shkurt 2013 KELLUMB PULA jep nje interviste te Adrian Thano per thyerjen e embargos naftes.Te rekomndoj te lexosh pergjigjen e pyetjes nr 8 qe ka te bej me amb. antonio napolitano dhe do kuptosh se kush eshte pellumb sorra.

            1. lili says:

              Beson vertet ashtu? Edi ishe pjese e ramizizmit,qe fatqesisht per te e dergoj jashte bash ne duhet e rendsishme…

    2. Tropojani says:

      Nuk kam ç’t’i shtoj komentit tuaj, Alban. Bythlepires gjate periudhes se Pushtetit Popullor, maskara mbas vitit 1990. Skender Sallakuberi humor te shendetshem, paçka se kishte edhe batuta komike ne mbeshrtetje te kritikave qe bente vet koha qe jerohej. Ke rene ne origjine, zoti Kulla, keshtu qe nuk mund te pritet tjeter gje nga ju.

  15. QITESJA says:

    dora te lumte Albani,,,,,ne kete moshe qe jam, nuk po kuptoj,qe shume njerez me pare ju flet goja se mendja,kjo eshte per te ardhur keq,, se eshte i ri edhe falet,por se ka jetuar ne te dyja kohet jo !!!!!!!!!!!!!¨pellumb kulla ka henger me te gjithe qeverite, eshte respektuar ne kohen e monizmit per veprat e tij, e pastaj cberi ????’ Alban me vjen keq vetem per nji gje, edhe ne funeralin e artistes se madhe Vace Z ela, politikanet e sotem ne fjalen e tyre nuk lane pa thene kengetarja ne kohen e monizmit, sikur ishte serbi qe ka qeveris me pare ,apo greku, e jo shqiptari ,me te mirat e te keqijat,,, por kjo sduhet te thuhet,ne fjalen e lamtumires njeriut te dashur,qe me zerin e saj ,na ka dhuruar dashuri,miresi, ndjenje,,,,, pse z. kulla e nxorri sot kete shkrim qe e ka bere para dy vjetesh ???? pse e nderroi foton mbasi une i shkruajta turp, se e kishte nxjerre Skenderin me bunker siper kokes, pse e hoqi ate foto lecca culo ?????????????????????”” njerez pa vlere !!!!!!!!!!!!!! pershendes ALBAN !!!!

    1. Enoja says:

      He, snajpere, snajpere! E paske rregulluar shkrimin. Po na shkruan me germa te vogla tani! E shikon sa mire ?Se kur jane me te vogla, edhe budallalleqet qe thua nuk duken gomarlleqe. Po si e mesove? Hyre ne ndonje kurs kunder analfabetizmit? Apo atje ne zbor apo SHNUM, ke afer ndonje mesuese? Te paska mbetur peng ay bunkeri. Do ta shohesh prape mos u merzit, se nuk e ka nxjerre dhe hequr Kulla ate, e kishte lajmi. Po ju te vjetrit nuk dini as ku shkelni. Shendet, moj qitese!

      1. raimond vlonjati says:

        Boll ti ore se na hape barkun, me kete ironi bajate qe perdor, qe duket si ironi e Kulles kur mundohet te duket bithe e zgjuar..

    2. Albana says:

      Qitese mos i ngatarro gjerat, politikanet shqipetare nuk kane ndonje vlere ne kete moment ashtu sic nuk kane patur ndonje vlere dhe ne kohen e monizmit. Fatkeqesisht popullin shqipetare e kane udhehequr dhe po e udheheqin nuk di cfare epiteti tu ve, po te gjithe te keqijat i kane, kete e perfaqeson me se miri fytyra e nenes Shqiperi, e lodhur, e plakur, e mjeruar, e vajtuar. Artistet sjellin drite ne kohet me te erreta.

  16. Duam , apo nuk duam , koha e diktatures ,ka nxjerre nga
    brendesia e saj e ftohte ,njerez te nxehte.
    Njerez te medhenj dhe te paperseritshem.
    Eshte shume e veshtire te lindin njerez me kaq talent
    te madh , dhe kaq shume kokulur.
    Megjithate , nga zemra ime ,me sinqeritet i uroj ;
    Udhe te Mbare i madhi Skender Sollaku !

  17. Viktor Hoti says:

    Pellumb Kulla ke rene nga kulla. Skenderi ka qene antar i PPSH dhe ti flet kodra mbas bregut. Kane qene shume te sojit te Skenderit e megji thate nuk jane futur ne PPSH,ndersa Sabri Godua doli nga PPSH- ja qe me 1946 se nuk e linin te lidhej ne ate qe donte . Ti mor Pellumb mos fluturo poshte e perpjete sepse ne kete menyre ne vend ti besh nderin e mortjes e dhjet fare. Prandaj them se ke rene nga kulla e je coroditur Viktor Hoti

    1. raimond vlonjati says:

      Jo vetem qe ka rene nga kulla, por ka thyer dhe kemben…

  18. petrit zela says:

    Artistat;Kane qene dhe do te mbeten pasqyrat e mrekullis..Artistat ne pergjithesi,e kane urryer politiken, dhe ne vazhdimesi do ta urrejn ate.
    -Megjithate ata jane te detyruar te bashkepunojne me te,jo per interesa
    -vetijake,por per interest e kombit-dhe te vete popullit..Duhet te binden kushdo dhe cili doo..Se besniket me te medhenj,qe I kane ndejtur
    popullit me prane ne ditet me te -zeza-jane dhe do te mbeten universalisht,artistat e te gjtha ngjyrave…
    -Kushdo qytetar,qe kerkon te shperbej buzqeshjen,qe I ka mbetur e ngrire prej dekatash apo shekujsh,le te ballafaqojne vetveten,me pasqyrat e mrekullive,te artisteve tane te pa arritshem..,
    I perjetshem qofte kujtimi I tyre…

  19. Mazllemi says:

    Bravo Alban me bukur nuk bohet se komenti yt , po dhe Skeneri ka qene i madh si aktor por i vogel si njeri, te pakten kush eshte lind e rrit ne Tirone e di kete,kurse keta qe e lavderojne Pellumb Kullen me shoke duhet te jene brezi qe i kane pare mbas 90 neper zyrat e partise demokratike se ska si kuptohet ndryshe

    1. raimond vlonjati says:

      Mesoje se ,kur dikush iken nga kjo jete , thuhen vetem fjale te mira.

      Ky eshte regulli i perjeteshem

  20. DY FJALE PER ZOTIN CAPAJEV. Zoti Capajev,jam dakort ne nje pike,ne ate qe i thua “Qitses’ : ” SHKO E VRIT MORRA , se ate di te besh” PO, ka ardhur koha qe edhe morra mund te shtypim,pasi edhe ata pas 45 vjetesh jane shfaqur ashtusi u shfaq turbekulozi,malarja ,sifilizi. Jan shfaqur bashke me lindjen e pashallareve blu,po edhe te kuq,mbas disa vite lufte qe u shfaros.Linden me lindjen e analfabetizmit,me lindjen e papunesise e te varferise .E kishte te drejte mesuesi im ne vitet 1954,edhe pse ishte pesalles ne kishethoshte: “Njeriu kur nuk punon ,do dali ne diell e te shtypi morra” PO ne ato vite kur ne SHQIPERI bucisnin kenget e kenduara nga Vace Zela,kur populli fukara i ardhur nga nje sundim anadollak mesjetar shqyehej se qeshuri nga humori i SKENDER Sollakut,punonte e jetonte jo ne pasuri ,po nuk shtypte morra ,pasi eshe ai u zhduk,me zhdukjen e injorances mesjetare, me zhdukjen e semundjeve qe permenda me larte,me zhdukjen e analfabetizmit,pasi krahes punes per ndertimin e veprave ,punohej edhe per kulturen e njeriut. NUK PO ZGJATEM TE TE BEJ INVENTARIN E VEPRAVE KULTURORE QE U NGRITEN,ku nje ndihmes te shkelqyer ka dhene edhe PELLUMB Kulla,po si shume e shume te tjere edhe PELLUMBIT JA DO INTERESI TA SHAJ PAK ATE “DIKTATURE” Ndaj i nderuar Capajev, mbase sot ke te drejte t’i thuash njerezve shkoni e vrisni morra,keta morra qe na i sollet ju,pasi mbund te jesh nga ata,perkete te kerkoi ndjese,psi mund te mos jem i sakt, qe ke pervetesuar djersen e mundin e ketij populli. Hidhi syte e shiko me larg,jo vetem 2-3 m para vetes tende dhe do te bindesh se je shprehur gamim ndaj zonjes apo zonjushes,apo edhe zotrie qe perfaqeson emri “Qitese” EPOKAT HISTORIKE DUHEN SHIKUAR NE TERESI E JO VETEM NE NJE DREJTIM !

  21. uragan says:

    …po ikin një nga një gjigandët e artit shqiptar. Për fat të keq po përcillen me debate të kota e të politizuara. A thua se jemi në vitet 90-të, në kulmin e histerisë antikomuniste. Nuk flasim për vlerat e tyre, për atë çfarë na lanë trashëgim, por nxjerrim pengjet personale. Mosmirënjohje…

  22. GG says:

    Xhaxhi Pellumb, Juri Nikulin ka vdekur ne vitin 1997. Shenimi s’ka te beje me permbajtjen e artikullit, thjeshte nje korrigjim, kam qene ne Moske diten pas vdekjes se tij

  23. arbeni says:

    Po c’merresh o Eno me qitesen e mushkonjave,ajo me kujton policin qe kur me gjobiste shkruante ne fleten e gjobes ‘nji mi lek’!Hahahaha!

  24. ludi says:

    sa te vegjel jemi ne para Z.Pellumb Kulla, po do te kesh pak tru dhe ta kuptosh, se ai shkruan per njerez jo per sende

  25. nastradini says:

    Mos u zini kot djema, merrni pak humor te Skenderit.
    Dikur ne ato vite te lavdishme, ne nje rast pervjetori, u organizua nga Lidhja (e Shkrimtareve dhe Artisteve) darke festive, ku merrte pjese edhe i ndjeri Skender. Formaliteti partiak beri qe Skenderi te ulej prane Ramiz Alise e dikujt tjeter. Gjate mbremjes Ramizi i kerkoi Skenderit te tregoje pak humor. Pas disa kembenguljeve Skenderi u dorezua e tregoi:
    Dikur shume me perpara, tek dyqani ishte shkruajtur KASAP. Kur hyje mrena ne dyqon gjejshe mish, e peshk nga me te ndryshmet. Kurse sot shkruan MISH-PESHK, e kur hyn mrena gjen kasapin.
    Natyrisht qe qeshen me zor, sidoqofte pas ca kohesh skenderi u dergua “per edukim” prane klases punetore.

  26. Qytetari says:

    I nderuar z Kulla, per disa prej komenteve te mesiperme do te kujtoja fjalet e Jezusit te kryqezuar; “O at fali se nuk dine seç bejne”, ndersa per shkrimin ne kujtim te Sallakut i falem penes tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje