Arti përtej qelisë

11 Shkurt 2014, 09:29Kulturë TEMA

Të dobishëm janë edhe brenda qelive të burgut. Të dënuar që zotërojnë një talent të veçantë dhe krijojnë me ato pak mundësi e mjete që kanë brenda vendeve ku vuajnë dënimin, u krijohet mundësia që veprat e tyre të artit edhe t’i shesin e madje të nxjerrin fitime.

Një dyqan do të qëndrojë i hapur në një Qendër Tregtare për 6 muajt në vijim. Numri i vizitorëve por edhe i kuriozëve ishte i lartë që ditën e çeljes së tij.

Gazetari Zylyftar Bregu, që inicioi projektin, thotë se janë rreth 70 të dënuar që kanë krijuar punime dhe do të furnizojnë vazhdimisht dyqanin./Vizion Plus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje