Të gjithë shqiptarët të festojnë së bashku 6-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Kjo ka qenë një ftesë miqësore i bërë nga ministri i Kulturës së Kosovës, Memli Kasniqi, drejtuar homologes së tij Mirela Kumbaro dhe të gjithë qytetarëve në Shqipëri.
Gjatë një takimi të përbashkët mes kabinetit të ministrive respektive u shqyrtuan propozimet e bëra që do të çojnë në hartimin e një kalendari të parë të përbashkët kulturor,bashkëpunimin për harmonizimin e legjislacionit dhe bashkëpunimin për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore kulturore në festivale muzikore, apo në shfaqje teatrale.
Drejtuesit e insitucioneve të artit e kulturës prezantuan objektivat e tyre duke vendosur më parë datën e caktuar për këto aktivitete.
Kalendari nis me datën 14 shkurt, kur ministrja Kumbaro do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës të Muzeut Marubi në Prishtinë “Objektivi i lëvizshëm i një arkivi”.