Aktori Enver Petrovci:Zoti më ka falë për një vend tjetër

28 Shkurt 2014, 13:23Kulturë TEMA

Aktori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci, të premten mbush 60 vjeç, përvjetor që do të organizohet nga familjarët e tij. Vetë aktori, në një intervistë për KultPlus ka thënë se ndihet sikur të mos ketë bërë asgjë.

 Për  këtë boshllëk shpirtëror ai ka një adresë, te shpirti i tij prej nacionalisti që e kthej në Prishtinë, e sipas tij, nëse do të jetonte diku tjetër do të bënte shumë më shumë se sa kaq

 Aktori i madh shqiptar, është një ndër aktorët më të njohur në trojet shqiptare, duke përfshirë edhe rolet e mëhershme në Beograd, shprehet të mos ketë bërë asgjë përgjatë këtyre viteve.

Në një deklaratë për KultPlus ai ka thënë se sa më i moshuar të jesh e ndien se nuk ke bërë asgjë.

Sa më i vjetër të jesh aq më shumë të duket se nuk ke bërë asgjë”, ka thënë, i cili edhe për shënimin e 60 vjetorit të tij të lindjes nga ana e familjarëve të tij, në ora 10:00 në Akademinë e Arteve dhe në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ka thënë se është duke u bërë pa dëshirën e tij.

Krejt këtë arritje jetësore duke e përfshirë kyçjen e Petrovcit në teatro dhe në filma të ndryshëm duket se nuk e merr me emocion të madh, për faktin se, sipas tij, ka pas mundësi të bëhet shumë më shumë se sa kaq.
Për krejt këtë ftohje në prizmin e arritjes në karrierë, Enver Petrovci ka thënë se nuk i ka fajet askush, pos Enver Petrovcit.

Nuk i ka fajet askush, por kam faj vet. Askush nuk më ka faj që jam kthyer në Prishtinë që më pas nuk kam mundur të bëj më shumë se sa kaq. Zoti më ka fal për një vend tjetër, por shpirti im prej nacionalisti më kthej në Prishtinë. Çfarë të bëjë që kam lindur nacionalist dhe nacionalizmi më kthej këtu”, ka thënë Petrovci duke qeshur, i cili krejt në fund ka thënë se nëse do të jetonte diku tjetër do të arrinte shumë më shumë se sa që ka arritur këtu.

18 komente në “Aktori Enver Petrovci:Zoti më ka falë për një vend tjetër”

  1. Labi 24 karratesh says:

    Aktor gjigand dhe njeri me kripe!

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Jan shenjat e nje Depresioni dhe pleqerise se parakohshem zotni i nderuar Petrovcizoti.
      Kosova sot ka nevoje me shume per aktorin e madh Petrovcizoti sesa per nacionalistin Enver.
      Vazhdo te punosh sepse arti nuk behet vetem ne sallat mondane te Beogradit por dhe ne çdo shtepi arti dhe shkolle te Kosoves.
      Nje aktor i madh edhe nga nje teater i vogel provincial,ben qe shume sy te shkelqejne dhe shume mendje te kthjellohen.
      Mos u dorrzo o Enver.

  2. ibush says:

    Po, z.Petrovci, guri peshon ne venin e vete.Te lumte.

  3. xxxx 13 Shkurt 2014 12:40 says:

    Gezuar kete dite te bukur te jetes tende.EDHE 100 !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Scandal says:

    Edhe nje 100 z.i madhi Petrovci

  5. kosovari X says:

    Mos mendoni se eshte noj far nacionalisti…!!! Ky ka nostalgji per Beogradin ! E thot vet ….

    1. drinni nga Kosova says:

      Fakt i GJALLE

  6. frank says:

    Mbeturine turke me emer turko-serb.po me shqiperine ku eshte lidhja ???

    1. Kosovar says:

      Ore frank ike ore malok ku mer veshe ti o shpellar ju te veriut te shqiperis shumca kopila te kral nikolles jeni prandaj lidhni krushqi me shkije e malazez se ju lidhe gjaku me baballar. Turku ju la mbyllure ne shpella per 500 vite pastaj xhaxhi enver per 50 vite nuk keni faje

    2. RRONI says:

      Frank @ Po ti cfra m.t emri ke? Kolumbian,rom(jo romak),afrikan…

  7. bashkim kozeli says:

    I nderuari ENVER PETROVCI,ta gezosh diten jubilare te 60 vjetorit te lindjes! Mund te ishit bere aktor shume me i madh, por jo kaq i dashur per ne. Te kemi Yll Polar, udhendricues te artit te vertete ! …
    Me shume respekt, BASHKIM KOZELI

  8. tourkofagos says:

    ne cilen xhami e ngre marmiden ky big aktor leshit!!??
    ne Turkye do te ishte njish duke lujt sulltanin……….

  9. BARDI says:

    AI U KTHYE NE PRISHTINE SE ESHTE BIRE I ASAJ TOKEDHE DESHIRA PER ATDHEUN TEK ARTISTET E TEATRIT ESHTE SHUME E MADHE.JO ME KOT POPULLI THOTE:ME MIRE MBRET NE PRISHTIN SE SA SKLLAV NE BEOGRAD:
    BARDI

  10. Sa turp! says:

    More gomere! Kur do ta kuptoni dhimbjen dhe sakrificen qe kane bere njerez si Enver Petrovci dhe te tjere si ai? Jeni te verbuar nga padija nderkohe qe guximi barbar per te share/kundershtuar ate qe nuk kuptoni dot nuk ju le te beni para. Jeni per turp dhe shkaku kryesor se pse shqiptaret jane te fundit ne ballkan.

  11. Fatma says:

    Z. Petrovci, ne vend qe te mendoje se nuk eshte lindur per Kosove, le te jape me te miren e tij ne ate qe di te beje me mire, aktrimin, dhe kete jo per nacionalizem, po si nje detyre e cdo qytetari qe di ku e ka vendin dhe nuk pretendon lavd edhe atje ku nuk mundet…Nje nga rreziqet me te medha te ketij profesioni eshte pikerisht “fluturimi” dhe Petrovci nuk eshte kthyer per nacionalizem, por sepse nuk ka ku te beje tjeter me mire…Le te jete ky 60 vjetor nje ulje me kembet ne toke e kthjellim per te ecur perpara…Gezuar!

    1. sa turp! says:

      Moj Fatma a e lexon veten kur flet? Me cte drejte merr persiper ti kallzosh nje njeriu se cfare te mendoje? Me cte drejte i jep mend se cduhet te beje me profesionin (jeten) e tij? Me cte drejte aludon qe smund te kete lavd gjekund tjeter? Me cte drejte tall nje person per fluturim? Ku e di ti se pse eshte kthyer aktori, qe dyshon nacionalizmin e tij? Ka vetem nje mundesi qe ti ti dish te gjitha pergjigjet me lart! Te jesh Zoti! Ne te dy e dime shume mire qe ti sje zoti kshu qe veri gishtin kokes dhe mos u bej qesharake! Ne rastin me te paket je e paedukuar, e pa nxene, e pa lumur, e varfer shpirterisht, dhe nje skllave qe tmerrohet nga liria qe ka fituar tjetri permes kalvarit te dhimbjes se brendshme. E ke pare Djangon? Ti fatma Ngjan si skllavi zezak (Samuel Jackson) ne shtepin e Candit qe urrente zezaket e lire sepse nuk kishte fituar dot kurre lirin e vet! E tmerrshmne! Cfare paditurie! Cfare guximi! Cfare mungese respekti per veten dhe tjetrin! Sa turp mi fatma qe ka shqiptare si ty!

    2. sa turp! says:

      Kete nuk mund te rri pa ta thene, po nuk e censuruan! Mendimet e tua jane shprehur ne formen e nje diarreje qe vjen ere shume te rende dhe qe nuk mund te burrojee vecse nga nje trup jo ne gjendje te mire! Njeri i pa turp!

  12. agostin says:

    Urime per 60 vjetorin. Me pelqen thenia e tije:”ZOTI ME KA FALE PER NJE VEND TJETER” .Dhe ka te drejte. Nje hoxhe ne Kosove thoshte se:”MUZIKA ,VEGLAT MUZIKORE DHE ARTISTAT, JAN TE NDALUAR ME KURAN,JAN VEPRA TE DJALLIT” . Prandaj ky artistE si dhe Bekim Femiu nuk kane lindur per ate vend,qe me shume vlersojne nje hoxhe injorant se sa nje artist si BEKIM FEMIU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje