Shlyerja e borxheve/ Financat gati të nisin procesin pas marrëveshjes me FMN

1 Mars 2014, 13:03Politika TEMA

Ministria e Financave ka gati skemën për shlyerjen e borxhit ndaj biznesit, pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi financimin e programit 3- vjeçar në vlerën 330.9 milionë euro. Qeveria shqiptare ishte në pritje të disbursimit të këstit të parë, i cili nis me 26.4 milionë euro për të nisur procesin e shlyerjes së borxheve.

Sipas të dhënave zyrtare, në total janë parashikuar 35 miliardë lekë (rreth 250 milionë euro) për të paguar bizneset në 2014, nga të cilat 100 milionë euro u siguruan nga FMN dhe në qershor pritet të miratohet fondi nga Banka Botërore për të mbuluar pjesën tjetër.

Pjesa e mbetur e totalit të detyrimit të llogaritur në 72 miliardë lekë do të ndahet në dy vitet e mëpasshme, 2015-2016. Shlyerja e borxhit ndaj biznesit do të bëhet në bazë të punëve të kryera, nga vitet 2010 e në vijim. Sipas Financave pjesa tjetër e shumës së borxhit do të sigurohet nga BB nëpërmjet dy programeve, nga 100 milionë dollarë secili, shumë kjo që pritet të merret në maj-qershor.

Kredia nga FMN dhe BB është marrë me interes 2%, ndërkohë që nëse kjo shumë do të merr një treg, nëpërmjet eurobondit, do të ishte 5%.

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura që qeveria shqiptare ka ndaj biznesit do të marrë 3 vjet kohë. Strategjia e Ministrisë së Financave, për shlyerjen e detyrimeve, vlerëson se borxhet e prapambetura të shtetit ndaj sipërmarrjes janë në total rreth 72.6 miliardë lekë ose 5.3 % e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

Detyrimet konsistojnë në 5 zëra.

Kontratat e papaguara të punëve publike dhe pagesat për mallra e shërbime, respektivisht me 24.6 miliardë lekë dhe 5 miliardë lekë, detyrime të tjera që rrjedhin nga tatimet, 22.8 miliardë lekë, përkatësisht 12.8 miliardë lekë TVSH e parimbursuar dhe 10 miliardë lekë tatim mbi fitimin që duhej t’i ishte kthyer biznesit.

Sipas kësaj strategjie, në zërin e fundit, qeveria grupon detyrimet e tjera, të cilat i vlerëson 20.1 miliardë lekë dhe ku përfshihen vendimet gjyqësore kundër shtetit, detyrimet për shpronësimet publike, por edhe pagesat e prapambetura të personave me aftësi të kufizuara.

Për vitin 2014, qeveria ka vendosur të paguajë nga buxheti 35 miliardë lekë ose gati gjysmën e detyrimeve totale.

Pjesa e mbetur do të shlyhet në dy vitet e ardhshme, përkatësisht 20 miliardë në 2015 dhe 17.5 miliardë të tjera në vitin 2016.

7 komente në “Shlyerja e borxheve/ Financat gati të nisin procesin pas marrëveshjes me FMN”

  1. dorjeta says:

    Bizneset do te clirohen dhe shlyerja e borxheve, perkthehet direkt investim ne ekonomi, permiresim i klimes se biznesit ne vend qe eshte kusht edhe per thithjen e investitoreve te huaj.

    1. xhafer says:

      Deri me tani vetem i kemi dhene qeverise, permes taksave, permes sherbimeve te kryera pa marre ate qe na takonte.
      Me ne fund ka nje qeveri qe kujtohet edhe per ne, se me aq borxhe qe me kane per tu shlyer, tani jo vetem do rimekemb ndermarrjen time, por do rris edhe fuqine punetore, qe u detyrova t’i shkurtoj, si dhe do t’u jap atyre qe kam parate e prapambetura qe u detyrohem se nuk kisha mundesi t’ua shlyeja.

      1. greiss says:

        Kishim muaj te tere pa marre rrogat se vete biznesi ka qene ne borxhe, ishalla tani me likujdimin e borxheve qe na ka qeveria do fillojme te marrim rrogat.

  2. derri migjenian qe shtiret si sokraten i pervuajtun ose shkurt lul basha says:

    bravo qeveria, lani borxhet e paaftesise se bashajve e berishajve

  3. Leone says:

    Kta zjejne te gjithe ne nji kazane .
    Kjo eshte nji lloj cirkulacioni mafieoz i parase me qender FMN.
    Ju 10-fsha bizemsin qeverrine kurve dhe mafiozet nderkombetare qe vazhdojn tallin kart me kte popull ptuuuuuuuuuuuuuu.
    Po neve pronaret qe keni 23 vjet e na mashtroni nuk ju dukemi pjes e ktij vendi ,problem i ktij vendi ,pjes e ktij populli qe kerkojm te pronen tone ??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!! Spo ju kerkojm asgje tuajen por tonen ?
    Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu juve duhet vene flaka duke filluar nga ndertesa e PD-reve ederi ke parlamenti kurvave te shqiperise

  4. plaku says:

    Kuptohet, se kredia e bute e dhene nga FMN eshte gje e mire. Mos harrojme, se FMN nuk eshte Jesus Krishti. Kjo kredi lidhet edhe me reforma dhe shtrengim rypi. FMN i do leket qe dha perseri, nuk i fali.
    Eshte e sigurte, se grate nuk do te dalin me ne pension ne moshen 60 vjec por ne 65 vjec. Mendoj, se qeveria duhet te ule numurin e punonjesve ne administrate, ne shkollat dhe spitalet publike, ne ushtri etj.
    Qeveria qe hiku, per te marre sa me shume vota, rriti shume me teper numurin e punonjesve ne administrate duke e cuar ne 84.600 vete.
    Mos harroni, se borxhi i marre sot do te thote taksa per neser. Kjo eshte e verteta dhe e verteta dhemb.

  5. valter says:

    Pse mor Fullani a me fal Bode oups z. “minister i financave” kjo eshte rilindja juaj ekonomike, borxhi lahet me borxh. Ah derrat nje fytyre kane por mjer ata qe sju njohin dhe sju kuptojne. Ju jeni te tere tradhetare, ja keni shitur shpirtin djallit dhe i çuat shqiptaret ne skllaverim, mallkuar qofshi te gjithe!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje