Një nxitëse tifozësh në një shkollë të mesme në SHBA ka hedhur në gjyq prindërit e saj, duke u kërkuar mbështetje të menjëhershme financiare.
Rachel Canning ka mbushur 18 vjeç, por u braktis nga prindërit e saj pikërisht për ditëlindje.
Ajo tani jeton tek prindërit e një mikeshës së saj.
Racher nuk e ka mbaruar akoma shkollën e mesme, ndaj kërkon nga prindërit e saj ndihmë financiare.
Por babai i saj, Sean, një polic i dalë në pension, thotë se e bija është një gënjeshtare e llastuar, e cila nuk pranonte të jetonte në shtëpi sipas rregullave të tij.
Deri më tani duhen paguar të paktën 5 mijë dollarë për shkollën.
E gjithë beteja ligjore po financohet për Rachel nga familja e mikeshës së saj. Babai i saj është një avokat dhe deri më tani ka shpenzuar 12.500 dollarë.
Shkolla i ka dalë në mbrojtje Rachel, duke thënë se ajo është një nxënëse e shkëlqyer.
Deri më tani dhjetëra universitete kanë pranuar kërkesën e saj për pranim, ndërsa një kolegj privat në Nju Jork i ka ofruar edhe një bursë prej 20 mijë dollarësh.
Babai i Rachel
Shtepia ime, rregullat e mia!
Cheerleader eshte fjala tema nxites tifozesh cfare perkthimi eshte?si te quash nje femer jo femer por sytjenambajtese.
Ti shko gjej emrin njehere… Cheerleader eshte anglisht. Ne gjuhen tone nxitese tifozesh perkthehet, te pelqen apo jo ty…
Tema ahi qe ti e quan ship Esther gjuha ime gjithashtu Po ti do mesh ndonje Malik qe ste kan heq NBA puna akoma.Sigurisht qe sja ke diene anglishtes por ke perdorur google translate.Ku e ke fjalen nxitese?Cheer apo leader?
Cheer perdoret per te treguar gezim good time she leader udheheqes kryetar drejtues hajde Po pranoj edhe fjalen frymezues Po nxitese? Wtf