Një kompani gjermane është nën kritika të ashpra pasi ka vazhduar reklamën e një produkti, që ka si imazh Michael Schumacher.
Kompania e ujit mineral e ka printuar reklamën e saj në janar të këtij viti, kur Schumacher kishte rënë në gjendje kome.
Sot është dita e 65-të që Schumacher është në gjendjen e komës së induktuar.
Ndërkohë është shtuar gjithmonë e më shumë shqetësimi se ai nuk do e marrë kurrë veten plotësisht pas këtij aksidenti.
Schumacher ishte duke bërë ski në një resort francez kur u rrëzua dhe përplasi kokën.